BREAKING NEWS

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e Vlorës, reagon Spartak Ngjela dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën tonë: Aty i kanë provat e krimit...

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Opinion / Editorial

Imitacioni i shëmtuar i radhëve në dyert e ambasadave, sot në klinika letrash covidi!

Imitacioni i shëmtuar i radhëve në dyert e ambasadave, sot

Nuk kam bërë më shumë se tre km në rrugë urbaniteti qytetar dhe isha dëshmitarë i radhëve në tre klinika që kanë laboratorët e analizave dhe tamponëve që duhen për udhëtim jashtë shtetit. Radha në dyer dhe plot korrupsion për kërkesën e “shpejtësisë” për të cilën duhen këto analiza dhe letra që lejojnë udhëtimin. Nuk duan aspak të merrem nëse janë të vërteta apo jo, nëse janë fiktive apo jo dhe nëse janë brenda ligjshmërisë apo jo, sepse personalisht mendoj se janë forma të një “destabiliteti demokratik dhe logjik” që po pëson BE. As dua të bëj “anti vaksinistin, sepse për mua nuk ka asnjë rëndësi nëse e bëj apo nuk e bëj meqë e kam kaluar” dhe nuk e kam problem të bëj dhe njërën prej vaksinave. Problemin në Shqipëri, nuk e shtroj si faj i Ramës apo qeverisë, sepse për mua kanë muaj që sillen normal. Rama ka shtetin më të hapur dhe kjo është gjë e mirë. Janë vaksinuar shumë dhe pse muhabetet e BE-së, janë kundra për vaksinat kineze dhe ruse. Janë kundra, ndërkohë që nuk mund të kenë Pfizer për të gjithë në Shqipëri. Janë kundra, kur e lanë në baltë vendin në kohë kritike. Pra nuk kam gjë me Ramën që ka hapur vendin për turistët dhe për shqiptarët të jetojnë lirë. Ato që kanë mbyllur kufij dhe kanë vendosur gardhe dhe po vendosin tirani me pasaporta vaksinimi janë BE dhe sidomos disa vende si Franca dhe Italia, por dhe logjika tashmë e qartë e një tiranie letrash dhe pandemie, që nuk lejohet të dalë nga jeta jonë si nga pushteti dhe nga elita që kanë humbur jo vetëm besimin e masave në Europë, por po tentojnë dhe prishjen e rregullit demokratik dhe lirisë së individit të pranuar me kushtetuta kudo dhe sidomos me parime demokracie ndërkombëtare. “Passvacine” që kur mungon që të lejojnë shërbime dhe veprime kur ti je një njeri i lirë dhe nuk i ke asnjë borxh shtetit apo që je një taksapagues, janë gjyqe idiote që u ngjanë viteve 1920-‘30 të Europës në imitim kot të diktaturave atëherë fashiste dhe komuniste. Por ky nuk është qëllimi i opinionit. Qëllimi është se kanë kthyer marrëzinë e dikurshme të radhëve nëpër ambasada dhe korrupsionin pastaj kudo që ka të bëjë me udhëtimin e njerëzve “medemek” të lirë, që tani nuk kanë pasaportën ID kryesore, por letrat për covidin. Njerëzit mërziten, kthehen mbrapsht dhe harxhojnë mijëra e mijëra euro kot fare. Ka dhe që nuk iu njihen vaksinat kineze dhe ruse dhe që shteti i tyre iu ka aplikuar. Pra mbeten laboratorët dhe letrat e tyre “gjasme” të njohura në Europë dhe botë. E te laboratorët ka radhë dhe ka dhe korrupsion, sepse kështu është ku ka radhë ka dhe jashtë – radhe. Por dhe letra fiktive. Ne nuk jemi shoqëria franceze dhe italiane që proteston. Ne jemi shoqëria shqiptare që përshtatet dhe përshtatja do të thotë - korrupsion. Po pra, pagesa më shumë dhe prishje radhe apo dhe fiktivitet endemik kudo në letra, sepse nuk ka kohë askush të bëjë kaq shumë analiza dhe përgjigje gjatë ditës dhe natës. Ky turp i kthyer tashmë si në kohë të ambasadave është prodhim “Made in UE”. Më vjen mirë ta them se nuk ka punë shteti ynë që zakonisht është ai i pari që bën korrupsion. Rama dhe konkubinat shëndetësore të tij kanë bërë – hahaha, punën e tyre dhe nuk kanë mbyllur as polakë, as suedezë, as çekë as rusë dhe as serbë dhe as italianë dhe as francezë dhe as amerikanë. Mund të vijnë të gjithë. Ne nuk mund të shkojmë kollaj atje. Kanë ngritur sërish klonin që quhet – vaksinë apo tampon, apo letra koti, për të treguar në se je apo s’je. Por kësaj radhe sërish klon nga jashtë. Klon që është turp logjik dhe demokratik. Ka një muaj që nuk ka një vdekje në fakt dhe mbase në BE ju vjen keq, por ja që nuk vdesim. Tani teoria korrupto-politike dhe bigpharma, janë për variantet Delta dhe Beta apo Mega apo dhe ku e di unë si do t’ua vendosin emrin. Po një gjë dihet – shqiptarët kurohen dhe bëjnë vaksina. Kush nuk do ta bëjë, mban përgjegjësinë që nesër duhet të përballet. Por nuk mund të jetë kurrë fajtor dhe kriminel ai që nuk do ta bëjë. Nuk mund të shpallet armik si dikur kur Rama nxirrte blindat për të kapur armiqtë e rrugës së kovidit. Ju kujtohet që thoshin mos dilni pa maskë në mal apo në breg të detit. Po po, nuk ka mbaruar akoma kjo marrëzi, sepse është në përdorim të klikave elitokraci korruptive, sipër në botën e demek qytetëruar. Unë nuk jam negacionist dhe nuk them kurrë “mos bëni vaksinën”, por unë do të jem dhe ka plot si unë që ngushtimin e lirive të njeriut, nuk e pranojnë sepse thua – do mbroj jetën e njeriut. Jeta e njeriut është personale e tij dhe liria është model personal. Askush nuk shpallet armik dhe nuk persekutohet pse nuk do të prekë lirinë e tij. Në Shqipëri nuk e kanë bërë detyrim dhe kanë bërë mirë. Në Europë janë drejt marrëzisë dhe tiranizimit të pushteteve pandemikë absurdë. Po tentojnë, por në fund do të humbin. Sa do t’iu duket vetja të fortë, do humbin. Elitokracitë korruptive financiare ose e vetmja diktaturë e rëndësishme sot në botë, do të humbë kur prek liritë dhe demokracinë me anën e urdhrave dhe ngushtimin e pikërisht lirive me ligj ose pa ligj.