BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Imitimi butaforik i ’97-tës, grotesku i fundit i politikës!

Imitimi butaforik i ’97-tës, grotesku i fundit i politikës!

Nuk mund të ketë më turp dhe më marrëzi butaforike, se sa krijimi i "kushteve imituese" në vitin 2019 si evokim tragjik i vitit 1997! Krijimi i të ashtuquajturës "Aleanca Qytetare" është imitimi tragjik, por dhe komik e butaforik, i "Komiteteve të Jugut" në Shqipërinë e Sali Berishës së vitit 1997-ta! Imitim "jakobinist" dhe medemek revolucionar i vitit 1790-1793 në Francën e revolucionit! Qëllimi na qenka "sqarimi i njerëzve", por dhe të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”! Vetëm në Shqipërinë tonë të shkretë, prokuroria dhe organet e drejtësisë, lejojnë që një organizim partiak i dalë jashtë nga Kuvendi i Shqipërisë të proklamojë "organizim qytetar" që duhet të mbrojë rendin demokratik në Shqipëri!? Vetëm në Shqipëri policia dhe shteti, po lejon që një parti politike (ti zëvendësojë) të sillet kërcënuese si një organizatë pothuaj ilegale dhe me tiparet e një organizimi devijat anti kushtetues që kërcënon qytetarët, kërkon t’i trembë ata dhe të bëjë organizime paramilitare, që pastaj kërkojnë hakmarrje politike dhe ndoshta edhe gjyqe publike si në kohë të fashizmit apo dhe komunizmit! Si ka mundësi që të lejohet një kryetar partie si Lulzim Basha dhe të tjerë aty bashkë me të, që të ndërtojnë institucione jo kushtetuese për ""mbrojtjen e rendit kushtetues dhe akoma më shumë demokratik"! Kush po e cënon rendin kushtetues dhe demokratik dhe me çfarë do ta mbrojnë këtë rend "aleanca qytetare"!? Në Shqipërinë anëtare e NATO-s dhe me polici, prokurori dhe gjykatë të ndërtuar dhe në funksion!? Si do ti ndërgjegjësojë kjo "aleancë qytetare" pikërisht qytetarët për rrezikun që i kanoset demokracisë? Me çfarë? Me fjalë? Po ja që në demokraci shumë kush nuk do të dëgjojë dhe nuk i bindet fjalës, çfarë do të bëjnë do ta kërcënojnë, do ta rrahin do ta dhunojnë?! Me urdhër të kujt? Të Lulzim Bashës?! Apo Sali Berishës?! Apo Monika Kryemadhit? Do të kërcënohen dhe do të rrihen me lista sipas rëndësisë dhe idesë së "aleancës" ato që nuk ndërgjegjësohen dot!? Të dhunohen nga "aleanca qytetare" ato që nuk duan as ta shikojnë me sy këtë aleancë "jakobine në marrëzi" dhe anti kushtetuese në butafori? Qytetarët i binden ligjit dhe janë të detyruar ta zbatojnë atë, prandaj çfarë do të bëjë Lulzim Basha kur mos ti binden "Aleancës së tij"? Apo do ti vrasë, do ti fusë në listat e linçimeve me miltantë të paguar që të rrahin njerëz që nuk binden, gazetarët që nuk binden, anëtarë të partive të tjera që nuk duan, militantët të tjerë të krahut kundërshtar!? Pse kërkon karriken e Edi Ramës kryetari i PD-së Lulzim Basha, ndërton institucion të kërcënojë dhe "ndërgjegjësojë" me imitime të ’97-tës, por dhe me luftë civile e matje forcash!? Për hir të pushtetit të humbur dhe inatit që nuk e largojnë dot Ramën, do të persekutojë individë dhe popull tjetër si elektorat, jo të rreshtuar me të?! Në fund të fundit, ku e kanë të shkruar këta tragjikomikë se "mund të ndërtojnë institucione private të mbrojtjes së rendit, kushtetutës dhe demokracisë, jashtë pikërisht kushtetutës"?! Të tilla falanga janë ndërtuar dhe në kohë përpara "marshimit mbi Romë", apo mbledhjes së Nurenbergut, por sot nuk mund ti ndërtojë dot kush dhe ti vërë në punë! Pse ne kemi një prokurori të dobët dhe shtet levend që lejon këtë përçudnim me fjalë dhe vepra, kjo sigurisht nuk është një diçka që do të tolerohet nga institucionet ndërkombëtare dhe dikush që e proklamon dhe e bën, do të shkojë në burg! Është e disata herë, që po kërkojnë gjak dhe ndalen vetëm pse ndërkombëtarët ndërhyjnë fort! Por sikur sherrit të tillë individë (politikanë) që janë për burg, për vjedhjet dhe krimet që kanë bërë, do ti shkojnë deri në fund sepse nuk kanë më se çfarë të humbin kur letrat i kanë të përgatitura si dosje nga drejtësia që po vjen - çfarë do të ndodhë?! Në anën tjetër ky shtet që është sot, Edi Rama me gjithë kusuret e tij dhe të Rilindjes së tij, por kryesisht Partia Socialiste si forca më e madhe politike dhe e vetmja që mund të bëjë mazhorancë për mbrojtje të shtetit dhe stabilizimit të tij do ta lejojnë këtë "fashistizim" së paku me fjalë! Apo të lejojnë që njerëzit të marrin vetë masat për ti dalë zot mallit dhe djersës, por dhe jetës së tyre përballë këtë maskarenjve arrogantë dhe butaforikë pa kuptim! Do të lejojnë që horra militantësh të mos lejojnë njerëzit në mitingjet e një partie, do të lejojnë që "të mos lejohen" nga vagabondë politikë të votojnë?! Apo të kërcënohen nëpër shtëpira? Apo do të rrinë pasiv që pastaj e majta dhe njerëzit e pakënaqur dhe nga Rama, të mobilizohen për të përballur lehjet dhe kafshimet e të dëshpëruarave të vetingut?!

Do të ulen për të bërë pazarin e fundit në kurriz të shqiptarëve, apo do të mbrojnë dinjitetin e shtetit përballë aventurierëve butaforikë që kërkojnë ose më tepër revokojnë si me shtypin dhe analistët apo politikanët e tyre, tragjedinë e vitit 1997? Po pra të atij viti ku Sali Berisha mbasi vodhi zgjedhjet, rrahu njerëzit dhe pastaj ju mori e ju humbi lekët! Ju hapi depot e armëve, rrëzojë shtetin, deshi ti bombardonte, vrau dhe i vuri të vriten me njëri tjetrin! Këtë kohë po revokojnë dhe këtë kohë do të tolerojë prokuroria dhe policia? Po ushtria e anëtarësuar në NATO sigurisht e jona?! Do të rrijë serhirxheshë!?

Sigurisht unë e di se nuk janë kaq trima! E di se më tepër janë horra se revolucionarë, që t’ju kesh frikën! Por paralajmërimet e një imitimi butaforik i bëjnë, dhe sigurisht ky është grotesku i fundit i politikës tonë grabitëse dhe destabilizuese e shtetit, por edhe popullit të vet! 

Nga Besi BEKTESHI