Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Implementimi i ligjit “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” nga shoqëritë tregtare, domosdoshmëri

Postuar: 07/11/2018 - 07:19

Është pothuajse e pamundur që të ketë ndonjë veprimtari publike e cila të mos ketë implikime financiare, ofrim shërbimesh apo produkti, pra ofrim të një të mire publike me një kosto të caktuar. Kjo realizohet natyrisht nëpërmjet ushtrimit të aktivitetit apo veprimtarisë ekonomike dhe financiare të njësive. Pikërisht për përdorimsa më efiçient, efektiv dhe ekonomik tëburimeve financiare publike, duke respektuar parimet e transparencës dhe të ligjshmërisë, si dhe shmangiene shpërdorimit, keqpërdorimit dhe vjedhjes së pasurisë njësitë publike, vjen në ndihmë zbatimi i Ligjit “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”.

Implementimi dhe zbatimi i ligjit “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, shoqëritë tregtare, organizatat jofitimprurëse dhe autoritetet e përbashkëta, të cilat zotërohen, kontrollohen, financohen ose garantohen financiarisht nga një njësi e qeverisjes së përgjithshme, si dhe njësitë që shpenzojnë fonde publike, sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare, është domosdoshmëri e kohës.

Drejtoria e Përgjithshme e Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik në Ministrinë e Financave, si struktura përgjegjëse përharmonizimin e standardeve, rregullave dhe procedurave në kryerjen, monitorimin dhe raportimin e veprimtarisë së auditimit të brendshëm dhe të menaxhimit e kontrollit financiar në sektorin publik në veçanti, ka për detyrë ndjekjen e zbatimit të këtij ligji nga të gjitha njësitë publike.

KLSH, në punën e saj audituese, që gjatë planifikimit e projekt-auditimeve e ka vlerësuar si të rëndësishëm vlerësimin e funksionimit të sistemit të kontrollit të brendshëm dhe menaxhimit financiar në njësitë publike. Gjithashtu, në çdo raport të zbatimit të buxhetit, është në fokus vlerësimi i funksionimit të sistemit të kontrollit të brendshëm nga njësitë publike, duke i kushtuar një kapitull të veçantë, si një prej aktiviteteve të vetme ku përfshihet i gjithë stafi, gjithë veprimtaria e njësive, si dhe shtrihet për gjatë gjithë vitit.

Nga auditimet e kryera mbi vlerësimin e zbatueshmërisë së MFK, ka rezultuar se ka përparime nga viti në vit, përsa i përket kuptimit të MFK, zbatimit të tij nga njësitë publike të qeverisjes së përgjithshme, ndërkohë që vërehet një nivel i ulët i njohjes, kuptimit dhe zbatimit të këtij ligji nga shoqëritë tregtare.

Kjo është evidentuar pothuajse në të gjitha auditimit e kryera, ku disa prej subjekteve të audituara, nuk kanë njohuri mbi ligjin “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, VKM-të, udhëzimet e MF, si dhe Manualin mbi MFK, në disa prej tyre ka njohuri, po ka një nivel të ulët të zbatueshmërisë së këtij ligji gjatë ushtrimit të veprimtarisë, si dhe në disa prej tyre ku është evidentuar një nivel më i mirë i zbatimit të këtij ligji, ka mangësi në funksionimin e komponentëve të veçantë të kontrollit të brendshëm, gjë e cila në të gjitha rastet ka sjellë pasoja në menaxhimin e të ardhurave të shoqërive. Për të paraqitur një tablo të problematikave të evidentuara gjatë auditimeve, pavarësisht se për një menaxhim me efektivitet, efiçencë dhe ekonomicitet të njësisë, zbatimi i 5 komponentëve ka rëndësi, por po veçojmë tre prej tyre, të cilat kanë impakt më të lartë në realizimin e objektivave.

Nga vlerësimi i 5 komponentëve të kontrollit të brendshëm, “Mjedisi i kontrollit” si një prej komponentëve më të rëndësishëm krahasuar me komponentët e tjerë, për shkak të elementëve që ai përfshin si: struktura organizative, ndarja e detyrave, planet strategjike apo vjetore të punës, delegimi i detyrave, politikat e menaxhimit të burimeve njerëzore, etika personale dhe profesionale, etj, ka rezultuar me mangësi të cilat janë evidentuar pikërisht në:

-Mungesën e strukturave organizative të studiuara dhe funksionale për përmbushjen e objektivave, si dhe të pa miratuara nga organet drejtuese dhe kolegjiale të shoqërive publike;

-Mungesë të unifikimit të nivelit të pagave për pozicione të njëjta pune;

-Mungesë të kritereve të rekrutimit dhe politikave në zhvillimin e burimeve njerëzore;

-Ekzistenca e Rregulloreve të Brendshme të Funksionimit të SHA-ve, të pa përditësuara me ndryshimet organizative dhe strukturore të njësive, ku mungon ndarja e detyrave, përshkrimi i punës, të drejtat dhe detyrimet e punonjësve për një sërë pozicionesh, kodi i etikës;

-Përcaktimi i përgjegjësive të titullarit, nëpunësit autorizues, nëpunësit zbatues, si dhe përgjegjshmëria menaxheriale e menaxherëve të tjerë të njësisë, delegimi i kompetencave;

-Mungesë e planeve strategjike, planeve vjetore etj.

Nga vlerësimi i komponentit “Menaxhimi i riskut, ku është evidentuar se pothuajse në të gjitha subjektet e audituara, mungon:

-Strategjia e riskut;

-Regjistri i riskut;

-Strukturat e menaxhimit të riskut, si GMS dhe koordinatori i riskut;

-Edhe në rastet e ekzistencës së strukturave është evidentuar mosfunksionim i tyre, etj.

Nga vlerësimi i komponentit “Aktivitetet e kontrollit”ka rezultuar se nga shoqëritë tregtare ka mangësi në njohjen e kërkesave ligjore në lidhje me aktivitet e kontrollit. Është evidentuar nevojë emergjente për përgatitjen e manualeve apo udhëzimeve për rregullimin e veprimtarive të brendshme të njësive, si: procedura të shkruara për mbledhjen dhe rakordimin e të ardhurave, hartimin dhe zbatimin e programeve financiare, për menaxhimin e detyrimeve dhe procedurat për ndjekjen e tyre, mbi menaxhimin dhe ruajtjen e aseteve, pra duke u fokusuar minimalisht të aktivitetet kryesore të njësisë, ndërtimin e gjurmës së auditimit dhe hartës së proceseve. Nga këto subjekte nuk ka një perceptim të drejtë mbi nevojën dhe domosdoshmërinë e përshkrimit të proceseve të punës, gjë e cila shpesh ngatërrohet me përshkrimin e pozicioneve të punës.

Një problematikë tjetër e rëndësishme, e cila ka ndikuar në nivelin e zbatueshmërisë së MFK nga shoqëritë tregtare, është mungesa e komunikimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik në Ministrinë e Financave, si dhe raportimit pranë kësaj strukture. Nga auditimet është evidentuar mungesë orientimi e subjekteve të audituara shoqëri tregtare (SHA), mbi strukturën se ku duhet të raportojnë.

Në nenin 3[i] dhe 8 të ligjit është shprehur qartë se titullarët e njësive publike, përgjigjen për vendosjen e përmbushjen e qëllimeve dhe të objektivave të njësive publike, zbatimin e sistemit të menaxhimit financiar dhe kontrollit, si dhe zbatimin e çdo detyrimi për raportim, por nga ana e tyre nuk është vepruar. Mungesa e raportimit është evidentuar si mungesë orientimi dhe dijenie nga ana e titullarëve, edhe për shkak të mungesës totale të trajnimit të tyre mbi “MFK”, nga ana e strukturës përgjegjëse në MF.

Referuar raporteve të Drejtorisë së Përgjithshme e Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik,mbi Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik në Njësitë e Qeverisjes së Përgjithshme në vite, vërehet mungesa në këto raporte e informacionit dhe të dhënave për implementimin dhe zbatimin e MFK-së nga shoqëritë tregtare, edhe pse ato me ligj janë pjesë e këtij procesi.

Duke vlerësuar rolin e rëndësishëm e të veçantë të Drejtorisë së Harmonizimit të Kontrollin Brendshëm Financiar Publik në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, si udhëzuese dhe koordinatore, monitoruese, vlerësuese dhe raportuese e funksionimit të sistemeve të kontrollit të brendshëm financiar të sektorit publik në rang kombëtar, duhet që nga ana e saj të vlerësohet niveli i implementimit dhe zbatimit të sistemit të kontrollit të brendshëm edhe nga shoqëritë tregtare, të identifikohen mangësitë dhe të veprohet për të ndihmuar këtë proces nëpërmjet, trajnimeve me stafet e tyre, dhënies së asistencës teknike, si pjesëmarrjes në seminaret e ndërgjegjësimit, me qëllim rritjen e efekteve pozitive në menaxhimin me efektivitet, efiçencë dhe ekonomicitet të të ardhurave të tyre.

Nga Brunilda ZENELI



[i] Ky ligj zbatohet në njësitë publike, ku përfshihen:

1. Njësitë e qeverisjes së përgjithshme.

2. Shoqëritë tregtare,organizatat jofitimprurëse dhe autoritetet e përbashkëta, të cilat zotërohen, kontrollohen, financohen ose garantohen financiarisht nga një njësi e qeverisjes së përgjithshme.

3. Njësi të tjera që shpenzojnë fonde publike, sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 07:12

Edhe pse çështja e përkatësisë fetare të një Heroi Kombëtar, në fund të fundit, nuk ka aq rëndësi, në këtë vit jubilar të Gjergj Kastriotit, kjo çështje ka qenë ndër më të debatuarat në mesin e studiuesve dhe të histo

Postuar: 15/11/2018 - 07:11

Është e sigurtë se diktaturat krijojnë siguri dhe rend publik!

Postuar: 15/11/2018 - 07:09

Teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si punojmë dhe mendojmë në shumë drejtime përfshirë dhe audit

Postuar: 14/11/2018 - 12:25

Prishja e shtepive te banoreve te Unazes se Madhe eshte antikushtetuese, jo thjesht e paligjeshme

Postuar: 14/11/2018 - 07:06

 Protestat e opozitës tonë ngjajnë shumë me informacionet që jepeshin përditë në seksio

Postuar: 14/11/2018 - 07:05

 Shteti, duket se është e kundërta e asaj që thotë kënga për të dashurën.

Postuar: 14/11/2018 - 07:03

 Më thanë se edhe tre njerëz të kulturës, intelektualizmit kishin aplikuar për llotarinë ame