BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Impresione mbi dy versione të një jete dhe “brain drain”

Impresione mbi dy versione të një jete dhe “brain drain”

Epilogu i një karriere intensive në këtë retro refleksion me një optikë diverse veç impaktit impresiv mund të ketë dhe efekt “didaktik” veçanërisht sot, në epokën Covidiane (ku strategjia në një realitet të panjohur pëson “oscilacione të papredikuara”, në konfrontim me surprizat e një “biogenetic war” apo një “jete evazive”), me dominimin e performancës të “brain drain ”. Nuk mund të analizosh një fenomen pa e jetuar atë në kompleksitetin e tij. Kur nuk i percepton të dy anët e një çështje nuk mund të kesh konceptim të drejtë. Mund të krijosh impresione dhe kur mbetesh “përkohësisht i heshtur” dhe i shpreh në momentin e duhur, pa retouche, aromatizuar nga eksperienca personale (aludoj për jetën precovidiane). Mbase do të ishte më ekzakt titulli “impresione në dy jetë”, por këtu konfliktohesh me aforizmin filozofik të Confucius: "Ju keni dy jetë, e dyta fillon kur ju të kuptoni se keni vetëm një". Inspiruar nga ky konceptim, u shpreha para pak kohësh në LinkedIn me artikullin “Brain Drain a Dream, Brain Gain an Illusion”, (në një tjetër sens), i cili u prit me mjaft interes. Por sugjerimi i një kolegu shqiptar se kjo çështje përbënte dhe për ta preokupacion, me obligoi në një analizë praktike me interpretimin konsekutiv. Disa herë në jetë mund të marrësh vendime të mira në rrugën drejt një gabimi të madh dhe disa herë të tjera, "mund të marrësh vendime të vogla në dukje jo të drejta në rrugën drejt rezultatit të duhur"! Duke qenë protagonist i "brain drain" në vitet ‘90 –‘91, jo si "aventurë, por si sfidë" për konfirmim profesional, diktuar nga insuficienca e meritokracisë dhe nga "sindrom insekuriteti " u largova nga atdheu per kualifikim postuniversitar. Kjo nuk do të ishte thjesht një refresh, por më tepër një "restart ", me entuziazmin dhe kuriozitetin për të përjetuar një alternativë të re progresive, profesionale me oportunitete teë shumta dhe standard të lartë jetese. Abandonon me dhimbje "një version të jetës" duke i shumëzuar të gjitha me zero, në konfrontim me një ekuacion me shumë të panjohura, ku e vetmja e njohur dhe i vetmi "aset" është validiteti personal, në një integritet moral dhe profesional. Ajo që exteriorizohet në këto momente është “reflektim i internes” invisible, ndërsa verdikti e "penalizon sentimentin e ekzagjeruar". Duke qenë nga personazhet e parë të kësaj drame, pavarësisht karrierës beneficiale profesionale e shkencore është e vështirë t’i fshij disa gjëra principale nga memoria… Nuk është aspak e lehtë të njohësh një mentalit të ri, të përshtatesh me kërkesat dhe ritmin e ri të jetës, i cili kërkon "të jesh i aftë, i zgjuar dhe substancial". Duhet të integrohesh në të renë pa u " alternuar ", në një mision mbijetese, duke u fokusuar në opsionet e tua. Kini parasysh se asnjë nuk të pranon nëse nuk i plotëson kriteret e deklaruara. "Brain drain" vërtet është diçka e pabesueshme, imazh i një "discover progresist” që mund të ndryshojë jetën, por jo pa kosto… I cili në mënyrë simultane afekton vendlindjet, në një "circle vicious". Veçanërisht sot në skenën kovidiane ku mjeku ka marrë trajtën e “engjëllit shpëtimtar”, ai përbën problematikë. Ekzistenca paralele e "brain drain" me Covidin e agravon "suportimin" e këtij të fundit duke krijuar konflikte interesash ne strategjinë medikale. Fenomeni "brain drain" që tashmë ka marrë përmasa pandemike duke vendosur statusin e vet, shoqërohet me “eksportin” e elitës intelektuale (veçanërisht të kuadrove mjekësorë) akoma nuk ka gjetur zgjidhje. Megjithëse kushtet në shumë vende në zhvillim janë duke ndryshuar në sensin pozitiv dhe trajtimi intelektual ka vlerësim neoterik. Strategjia më e dobishme, promovuese do të ishte perfeksioni i nivelit profesional të mjekëve dhe e mundësive të “ kualifikimit shkencor integral”, me eficiencë të lartë në mënyrë që të reduktohet fluksi i brain drain, por dhe duke inkurajuar e stimuluar individë me aftësi ekselente si brenda ashtu edhe jashtë vendit. “Brain drain” në contekst të Covidit nuk është anekdotë, por risk me impakt bilateral! Implementimi i “menaxhimit motivues” mbetet “çelësi i artë”, për ta prevenuar. Nuk kam asnjë kundërshtim apo rezervë për kualifikimet kudo, në klinikat më prestigjioze… e kundërta, i shikoj me empati. Por “brain drain” të mos jetë permanent, ai të shoqërohet nga riversi i tij, “ brain gain" dhe influksi në atdhe. "Brain gain" të mos mbetet një ëndërr romantike as si alkimi spirituale. Obligacioni i dyfishtë, ndaj vetes dhe më tepër ndaj të tjerëve mbetet imperativ, transmetimi më i kualifikuar i edukatës shkencore të gjeneratës së ardhme dhe misioni human është obligacion! Kur mendimet përdoren kryesisht si një mjet për të jetuar, është aplikim i njëanshëm për jetën, limitimi i mendimit dhe i veprimit shkakton soference! Një version i jetës është thjesht të jetosh, versioni i dytë është t’i japësh jetës tënde “përmbajtje”… Nga eksperienca ime …, lashë një version jete “më dramatik” për një version tjetër “më poetik”, një version “formal” për një version “genuin”, një version “simbiotik” për një tjetër “indipendent” apo një version “diktatorial” për një version “demokratik” (mos iluziononi mbi demokracinë e Cleisthenes, ideatorit të saj, vështirë ta gjeni). Çdo rend social ka konsensusin e tij, me pozitivet dhe negativet. Asnjë nuk është ideale. Idealen ruajeni në fantazinë tuaj! Ajo do të mbetet në sferën e utopisë. Epilogu i një versioni jete identifikonte motivimin e prologut të një versioni të ri jete, të panjohur, por tq nevojshme! Jeta është si një “game”, ku ka rregulla për të ndjekur, synime për të arritur dhe “sfida për të transceduar”. Refuzimi i "unfair" pjesë të jetës dhe aprovimi i një pjesë tjetër "fair" të jetës, por me ekspresion jo proporcional në vendimet që marrim është jo pa konsekuenca. Nuk është thjesht “tourism journey”, por akumulimi i një energjie pozitive në një aplikim racional dhe në “testim permanent”. Eksperienca më dikton se ajo që mund të të diferencojë është vetëm harmonia karakterialo-etike me aftësitë dalluese profesionale, por stampën e vendos puna intensive, efeciente dhe infleksibiliteti. Të duhet të sakrifikosh jo vetëm week-end, festa, por dhe gëzimet në familje, pra “standby”, në një forme “survivor”. Duke qenë vazhdimisht në kontakt me “highlights dhe updates” profesional, (bëhesh avangard duke mbetur student). Asgjë nuk të dhurohet, gjithçka fitohet! Kështu konstrukton me insistim një atitude të ri me mentalitet të rinovuar, në një vizion ndryshe, bazuar në një model konceptual dhe rutina profesionale të inkludon ne “ritmin vertiginoz”, me suspens të botes moderne... Por vitet kalojnë mes planesh e objektivash dhe kështu mbetesh në funksion të “brain drain”, në “versionin e ri” divers të jetës, ndërsa targeti në kontekst të “brain gain” mbetet një ëndërr … dhe si epilog me nostalgjinë e kujtimeve, në një “kolorit miks”, me simbolikën emocionuese të lirikës melodike atraktive, të " My Way " të F. Sinatrës dhe "Il tempo se ne va" të A. Celentanos, zhytesh në meditim...

 *Consulent Oftalmolog, Athinë