BREAKING NEWS

Ben Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë Demokratike, tregon a do ketë bashkim PD-LSI: Do hanë kokat e tyre e më pas radhën e ka...

Ben Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë
x
BREAKING NEWS

“Kanë marrë mesazhe nga SHBA”/ Ben Andoni plas deklaratën e fortë, zbulon për çfarë i është dhënë garanci Metës dhe Kryemadhit

“Kanë marrë mesazhe nga SHBA”/ Ben Andoni plas
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret LSI-në: Meta nuk do ketë kohë për...

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret
x
BREAKING NEWS

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillimet e reja: Nuk janë kaq të qetë sa duken!

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me
x
BREAKING NEWS

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në histori që do të përjetojë Evropa, ja dy planet e frikshme që po përgatit Putin, Zelensky alarmon botën

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës, rruga Kardhiq-Delvinë aferë e pastër korruptive

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës,
x
BREAKING NEWS

Sa do të kapërcejnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit për datën 6 korrik 2022

Sa do të kapërcejnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit
x
BREAKING NEWS

Priten valë arrestimesh? Kryemadhi plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron politikanët: Ja lista e ministrave që përfundojnë në burg

Priten valë arrestimesh? Kryemadhi plas deklaratën e fortë dhe
x

Opinion / Editorial

Impresione që të rrëmbejnë

Impresione që të rrëmbejnë

S'di pse atë mëngjes këmbët më çuan drejt" Biblotekës Kombëtare". Fill ju drejtova biblotekares, vajza e mbushur, me një shikim të ëmbël, gjithë xhentilensë, për t'i dhënë përgjigje pyetjes sime, iu drejtua kompiutrit. Mbasi kaloi çaste, duke u marrë me mausin foli e vendosur: Njëmbëdhjetë libra janë në karton."Si është e mundur !? Kam botuar shtatëmbëdhjetë, shfaqa habinë. Vajza filloi të lexojë titujt ."Mungojnë ....shpejtova të sillja në kujtesë, ndërkohë që celulari, më solli sa hap e mbyll sytë, vajzën me trup filingor, sy të mpreht që, kapi në ajër shqetësimin tim. "Neglizhencë e shtëpive botuese. Gjithsesi ka zgjidhje. Ne i ndërpresim kontratën në rast..."Shtëpia botuese" Koha" ka kohë që ka lënë shëndenë.Vajza u shtang. E sapo punësuar në biblotekë, ardhur nga bangat e UT, u ndodh përballë të papriturës. "E keqja është se këta tituj, janë me kokra në biblotekën time. "Koha", se shtëpia" Dudaj "i sjell me vrap, duke bërë kopententen, vajza deshte sikur të zbuste nervat e mija e zgjatura llastik. Ashtu instiktivisht nxorri.:"Cudi! "Dudaj" është korekt,mbase....deshi sikur të shfaqësojë vajza, apo të largonte shqetësimin. Me dert në shpirt shpërtheva: Ka tre vjet, botuar romani" Brenga e lotit", mos vallë lexuesi duhet të presë dhe pesëmbedhjetë të tjëra siç ka ndodhur me bëmat e  shtëpisë "Koha" ( që tani vetëm t' i korim barin tek Lana)?! Fatin e tragjedive të Eskilit, paskan patur dhe librat e mi "...Vajza po ndihej keq. Ashtu e trazuar foli: Shkruaj dhe unë, po kam frikë të botoj. Qënke poete!? Po s'i e ke emrin ?Alma Brazhda,- m'u prezantua. Gocë librazhdase."Origjina, po le e ritur në Tiranë. Sidoqoftë ti mos resht së shkruari, pavarsisht nga këto ndodhi, arti është i bukur. Ja vlen çdo sakrificë,- po i flisja si për ta cliruar, atë, duke haruar se viktima isha unë. S'prita më gjatë .U largova duke marrë me vete një ngarkesë, e cila s'po më ndahej rrugve të Tiranës. Hahesha e grihesha me veten. Si ka mundësi!? Në kontratën e lidhur me shtëpinë botuese, fillimisht shënohen librat që ke detyrim për biblotekën ...Neglizhencë apo çfarë mund ta quash !? Me shtëpinë botuese "Dudaj" kemi lidhur dhe një kontratë tjetër, për shpërndarjen e treqind librave, nëpër libraritë e Tiranës, po rah këmbën e kalit dhe s'po qëlloj në titullin e librit. Informacion e gjë s'kam marrë, ndonëse janë pjesë e kontratës. Le taksiratet e tjera të shkrimtarve me librat ,por të bjenë për hise shtëpi botuese, të cilat mbasi të kanë ruar e qethur në kostot e kripura, të fshijnë dhe emrin nga bibloteka, të vetmën pasuri që i le krijuesi fëmijve ,emri,se për të tjerat, del me buzë të kuqe me tregun e kohës, të cilit i është ftohur libri sepse, nuk u ndahet fesbuku nga dora. Ngushëllimi i vetëm, ështe streha në këtë ndërtesë që për shkrimtarin është parajsa e shpirtrave të vdekur. Por të del ajo, që as të ka shkuar ndërmend. Më duket se po kërkoj shumë nga jeta!? Nga një kohë, që vret njeriun në mes të rrugës dhe kriminelin e lëshon në drejtim të paditur, çdo të presësh tjetër!? Hidhja këmbët kuturu, me mendime të bëra lëmsh në kokë, gati për të pësuar ndonjë përplasje më njerëzit, që ngisnin sekush i ngarkuar me hallin e vet, kur isha gjendur pa pritur e kujtuar, te stacioni i autobuzit. Se bëra dysh, por fill u gjenda brenda duke ndjekur linjën që të çonte tek gazeta" Sot". Një ditë më parë, kisha dërguar me email një shkrim për ta botuar. Aq besimhumbur isha, sa dhe tek emaili më lindi dyshimi. Duhet rënë pas se dhe ai, mund ta dredhë me shkrimin. Fatin e tragjedive të Eskilit mund të këtë ! Çfarë s' pret në këtë botën tonë të bërë corap!?. Pa shkuar ndonjëherë, mbeta i befasuar nga zyra vendosur në formë lëje, gazetarë dhe gazetare, që qëndronin të ngulur në botën e ekranit, pa ndjerë bezdi nga qënia ime, e cila priste çdo komunikim, sepse këndi i vendosjes së tyre qëndronte me vështrim nga jashtë dhe dera hyrëse me zyrën  prezantohej me pamjen kurizore. Diçka formale, por gjithsesi fliste për kujdesjen, deri në detaj për të përqëndruar vëmendjen e çdo gazetari, duke u marrë vetëm për vetëm më ekranin. Kryredaktor, Rigels Seliman me një meso shtat, me sy të qeshur që të krijonin afrimitet që në zgjatjen e dorës për takim, u gjend me njëherë në këmbë. Ishte kjo natyrë e ngrohtëe që më lehtësoi bisedën edhe, në kërkesën time për t'u ulur veçmas dhe ndarë disa ide. Zbritëm nga kati i tretë, ku janë vendosur zyrat dhe qëndruam tek dera hyrëse, ku ta bënte me sy, një tavolinë e vogël me dy karige. Hodhëm dhe pritëm me njëri-tjetrin rreth kohës së ngarkuar, duke rahur cekanët tek media vizive dhe e shkruar, e cila për hir të së vërtetës ,është kthyer në një teatër absurd, aktorët e të cilit,sa komikë aq dhe tragjikë janë kthyer në Makbetha, tekset e të cilve, janë të thurura vetëm me lodra fjalësh për pushtet. "Do zbritur në bazë,- i flas Rigelsit-gazeta juaj më pëlqen, se ka afruar zërin e njerëzve të thjeshtë në mjaft rubrika, ndaj duke iu përgëzuar duha të afroj bashkëpunimin, për t'i dhënë frymarrje edhe më të gjërë me kontakte të drejt përdrejt, ku përmes eseve, të zerë vend mendimi,gjykues e vlerësues i njeriut, pa pushtet "Rigelsi mbasi ndoqi  me vëmëndje idenë time, s'vonoi të shprehet: -"Do ta shtroj në diskutim në një mbledhje me stafin,-ktheu kryeredaktori ndërkohë që nga makina zbriti Arjani Prodani, pronari i gazetës “SOT”. Mbas përshëndetjes, Arjani iu drejtua Rigelsit: Kush është ky Braho që ka shkruar shkrimin "Zërat e ndërgjegjes"!?  Zotria përballë ,-ktheu në çast kryeredaktori. Nuk di se si u'ndjeva në ato caste! Nuk kishte prezantim më të mirë, për më tepër vëmendja e tërhequr e shkrimit ende pa i shkuar mirë redaksisë, nga pronari. Dëshira ma kishte të vazhdoja pafundësisht me Arjanin, por koha nuk priste. Kishte takim me stafin e gazetarëve. U largua duke ja lënë kohës për pirjen e një kafeje. "Këtij i thonë drejtor! Vlerësoka dhe jetën e njerzve të thjeshtë, që kurse është ulur të lexojë ende pa i kaluar shtypshkronjës, shkrime që flasin për shtresa të ndryshme shoqërore. Dhe unë shpejtova mos humbnin gjurmët e shkrimit, por jo ore vëlla, s'janë të gjithë si " Koha,"Dudaj "që i çojnë në drejtim të paditur librat, ka dhe drejtorë vizionarë që i flasin të tashmes me sy nga e ardhmja, ndaj dhe lexohet nga Shqipëria e tërë gazeta" Sot”, falë stafit e drejtimit të përsosura, informacionin me shumë vlerë që i servir lexuesit  (Si për të vërtetuar tirazhin e shitjes, në një kioskë gazetash në Dombosko e pyes gazetashitsin se kush ishte gazeta që shitej më tepër!? .Ai me përgjigjen në xhep, foli:-"Sot" dhe" Panorama". Si për të më bindur për atë që shprehu, tha më tej :- Ja ti po merr gazetën e fundit të Sotit. U ndjeva mirë teksa dëgjoja të flitej nga goja e tregëtarit për gazetën me të cilën unë desha të bashkëpunoja. Kam qëlluar vërtet në gazetën e duhur. Fjalët e fundit ranë në vesh të Pandeliut. "Ku të fal Arjani e Rigelsi andej,-ra menjehëre në gjurmë Pandeliu, që  kishte kaluar një copë kohë në zyrë me gazetarët e tjerë. Puna prej një kohe të gjatë në gazetë si bashkëpuntor i jashtëm, kishtë bërë të njihte me rrënjë e me degë stafin. Si për të mësuar më tepër rreth kësaj gazete, ne ishim gjendur për një kafe së bashku me gazetarin Adriatik Ballën, i cili mbulon rubrikën sportive. Adriatiku ka mbaruar për mësues historie, por ka përfunduar në gazetë. Kureshtja më shtyn të pyes; "Rastësisht”. Qëllova në kohën e duhur, me njerëz të duhur. Në një ndeshje. Trajneri i skuadrës, në bisedë e sipër, lëshoi: Partizani do të bojkotojë kampionatin. E thëna mbasi ishte veresie, por e rënë në veshin tim ,u kthye në titull shkrimi. U bë lajmi i ditës, që shqëtësoi tifozërinë mbarë, por ktheu vëmëndjet nga shtypi. U deshte ky shkrim që të filloja gazetarinë "Rast indetik, sigurimi i titullit të shkrimit, ka ndodhur dhe me mua, kur punoja redaktor, tek gazeta "Agimi" Librazhd. Në një takim, në fabrikën e verës me puntorët,ata ngritën shqetësimit ,se si kuadrot drejtues, që s'kishin dhënë asnjë kontribut në tufzën e ndërmarjes (ishte koha e krijimit të tufzave në Shqipëri), ishin bërë pjesmarrës në ndarjen e mishit, biles me atë cmim të ulët që përfitonin puntorët nga kostoja e  shërbimit. Drejtoresha filloi të dilte në mbrojtje. Shprehjen e saj: Kështu e menduam nuk u thelluam "-e bërë titull shkrimi, botuar të nesërmen. Dita tjetër, më gjeti andej nga kisha ardhur drejtoresh ishte deputete. Kishte qënë kryetare kominiteti për një kohë të gjatë dhe, vetëkuptohet..."Arjani s'ndërhyn andej .Unë kam dhjetë vjet punë në këtë gazetë, por kur s'më ka zënë dorën për asgjë. Këtu je i lirë ..".I lirë !? Rëmbeva nga goja, fjalën Adriatikut si të kishin hasur për herë të parë apo se më kaloi në çast nëpër mend, vajza nga Devolli, Marilda Bejleri (për të cilën kam shkruar tek romani "Diferenca" ) ishte larguar nga gazeta ,vetëm e vetëm se s'mund të duronte diktatin e pronarit i cili i imponohej për çdo shkrim politik, sepse mbulonte pjesën politike në një nga gazetat qëndrore në Tiranë ."Arjani është shumë i komunikueshëm, por edhe Rigelsi mbaruar për etikë dhe komunikim francez me një kulturë të gjërë, të le shumë hapësirë për të treguar veten në shkrime pa t'u imponuar-shprehu konsiderat gazetari i kënaqur nga eprorët e tij. "Ndërsa ndiqja bisedën , kujtesa më hodhi në kohë. Ishim në promovimin e librit të Shaqir Vukës te salla e "Muzeut Kombëtar". Mbasi mbaroi diskutimi, Pandeliu u ndah nga unë, për të takuar autorin, për të mësuar më tëpër për veprën, për të pregatitur shkrimin për aktivitetin. Shkrimet e gjetkan në burim materialin Nga burimi mer krahë e vërteta.Se ja ,duke qënë prezent në sallë më rrodhën vetvetiu idetë. Promovimi, ku s'mungonin figura si; Namik Dokle, Gramoz Ruçi, Arta Dada ,dhe sa e sa figura të tjera të dëgjuar ,por po t'i hidhje sytë sallës mosha e tretë mbushte kariget .S'ishin afruar të rinjtë të cilët jo vetëm mësonin nga libri që sillte mbresa dhe përjetime nga përvoja e gjatë e autorit; deputet, ministër, ambasador, por me diskutimet e tyre thyenin retoriken politike të diskutantëve të cilët shpesh dilnin nga konteksit duke sjellë përjetimet e veta (për nostalgji të kohës, mosha apo ideja se një ditë, autori do të ribotonte librin  dhe mund të shtonte ndonjë kapitull me kujtime të ndërkallura), duke iu larguar librit për të cilin ishim mbledhur, hanin diskutim në atë takim. Këtij tundimi nuk i shpëtoi dhe gazetarja Rudina Xhunga, e cila e rëmbyer me sa dukej nga shtresa shoqërore e sallës, në mbyllje ,u hodh në kërkesën e  zgjedhjes  se presidentit: s'duhet pranoheshin obsionet e njeriut të ’97, sepse vendi nuk kishte më këllqe të përsëriste e vuante tragjeditë e së shkuarës së hidhur. Një ide gjeniale e gazetares, po a e mbante eventi!? Më mbetën në memorje copza diskutimesh nga ky event, që për hir të vërtetës kisha shkuar për të mësuar më tepër mbi veprën e autorit e jo mbresa e kujtime të vetë diskutantëve. "Nuk mund të hesht pa dhënë një opinion në lidhje me eventin që më tepër se promovim libri u kthye në një promovim mbresash të jetës së diskutantëve. Nuk di si është ndjerë autori, por në raste të ngjashme promovimesh për librat e mija, do të ndihesha keq. Desha të ndaj këtë opinion që mos kthejme cdo gjë në ujrat e politikës ,në raste promovimesh librash me shumë vlerë e peshë si ai i Vukës, por t’i futemi në brendësi veprës për ti zbuluar vlerat sepse kështu mësojmë nga libri, por ndihmojmë dhe autorin për ndonjë reflektim në krijimet e më vonëshme.Unë po jap opinionin tim, që një tjetër gazetë mund ta vinte në diskutim, por që për gazetën "Sot" mendimi ndryshe është i shëndetshëm për tu hedhur në shtyp. Është gazeta "Sot" që krijon mundësinë e hedhjes së copzave të tilla ,sjellë bio, pa presticidet që kanë atrofizuar trurin e njerzve dhe i sheh të ecin si manekinë ,nga se janë krijuar shkëputje mes popullit e politikanve gati Pindareske ,nga medja me sy vetëm nga piramida lart.Dje në diktaturë hyjnizohej jeta e qytetarit ,demokracia i ka vjedhur ,jo vetëm pasurinë, por edhe shpirtin nga se ekranet, media e shkruar, bëjnë cirqe ku në lojë futen aktorë të dhjamur nga taksat e njerëzve ,qytetari në dhomën e paraburgimit pret avukatinë e medias për ta nxjerrë nga burrgu, ku e kanë cuar njerëzit e mbytur nga korupsioni. Flasin për ta nga mëngjezi në darkë, duke u kthyer në avukate të  djallit ,disa mendja të kapura. Më 2020 botova romanin "Karta të djegura". Nga vetë metafora e titulli mund të kuptosh, atë c'ka përcillet në libër. Bëhët fjalë për djegjen e mandateve të opozitës, mos futjen në zgjedhjet lokale, duke goditur këtë aksion opozitar amoralitet poilitik , shkelje të rregullave të lojës së demokracisë, kthimin pas në kohë, duke cënuar rrëndë sistemin. Shumë medja dhe analistë, i thurnin diterambe lidershipit por s'vonoi dita dhe i dolën lakrat sheshit vizionarve busullhumbur. Kur pa se ku e kishte çuar egua për pushtet, vëllai Kaini i djeshëm ,vrau jo vetëm Abelin, por ka plagosur rëndë opozitën, shoqërinë dhe krejt sistemin. Sançot e djeshëm, sot luftojnë me mullinjtë e erës, duke ngarë tura vrap mbas Donkishodit, që s'i ka mbetur as këllëfi i shpatës. Të kthyer në avuketër të djallit ,analistë,gazetarë, politikanë, mundohen të zgjatin ditët e kufomës në një agoni totale. Askush nga këta pelivanë s'pyet për halle populli edhe pse atë s'e ndajnë nga goja në çdo foltore të cilat, sa vjen e më shumë, po dalin boje. Por në këtë vorbull mediatike, ka dhe një  gazeta "Sot" (Falkonja e mafies shqiptare) dhe të  tjera, si motra që s'venë gjumë në sy për  t'i zbuluar e goditur, fytyrën e vërtetë politikanëve të verbuar nga pushteti. Interesat e qytetarit, janë fshirë nga faqet e disa medjave, sepse s'lenë radhë" hallet e politikanëve" që s'fryen së mbushur xhepat. Janë thjesh lojë kungulleshkash nëpër medja, se gjemb në këmbë ,nuk u futet "baballarve të kombit". Mirë që ekziston një gazetë" Sot" që u del krah dhe lufton për t'i mbrojtur, ndaj dhe lexohet e blihet sepse qytetari aty sheh vetveten, hallin, me alternativat për t"u zgjidhur. Ndoshta tregu mediatik nisur nga modeli, do të ndrojë, kurs, për t'u vënë në shërbim të qytetarit, demokracisë e jo të bëjë avukatin e djallit.