BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Inatçori Reja dhe leksioni “anglez” që mori prej... Armandos së vogël

Inatçori Reja dhe leksioni “anglez” që mori prej...

Urime kombëtares sonë, që fitoi një ndeshje tepër të rëndësishme! Urime djemve kuqezinj, të cilët ditën të dalin mbi zhgënjimin e natyrshëm të disfatës 4-1 në Poloni, të kompensojnë pa asnjë deficit mungesën e tre titullarëve, Hysaj, Bare dhe Manaj! Urime edhe tifozëve kuqezinj, që u kthyen në stadium pas gati një viti e gjysmë, duke i dhënë zemër e forcë kombëtares në një moment delikat dhe krucial për fatin e fushatës kualifikuese. Fitoret kanë shumë “baballarë”, thonë, por ne për të diel mbrëma duam të veçojmë Armando Brojën. Talenti i madh shqiptar, vetëm 19 vjeç, triumfoi jo vetëm mbi zhgënjimin e krejt grupit kuqezi pas humbjes së thellë në Varshavë, por edhe degdisjes së pamerituar në tribunë, atje ku nuk u takonte të ishte nga Edy Reja. Edhe në mungesë të Cikalleshit, trajneri veteran italian nuk e preferoi sërish titullar. Madje, kush ka qenë në stadium, ka kuptuar se nuk do ta aktivizonte fare në fundin e ndeshjes, po të mos shfaqte probleme e pamundësi për lojë në nxehje Cikalleshi. Pra, zëvendësuesi i Balajt për Rejën do të ishte Cikalleshi e jo Broja. Tani, pas “faktit të kryer”, kur djaloshi i artë i Chelsea shënoi atë gol të jashtëzakonshëm, që mbajti kombëtaren në lojë për kualifikim në grup, por me siguri i zgjati të paktën edhe 6 muaj qëndrimin në stol trajnerit italian, duket më shumë se absurde sjellja e Rejës me të ardhmen e padiskutueshme të sulmit tonë kuqezi. Edhe pse nderoi kombëtaren, krenoi mbarë shqiptarinë, djaloshi mjaft i ri dukej si “gjemb në mish” për trajnerin kuqezi, teksa deklaronte mbas fitores se duhet të rritet, të mësojë të sillet… Lotët e Brojës në momentin e golit dëshmonin frustrimin e tij, injorimin e pakuptueshëm nga ai që duhet ta përkrahë edhe njerëzisht e moralisht, jo vetëm taktikisht. Po sikur të mos e kishte shënuar atë gol, a do të “fryhej” ashtu Reja para mediave, duke marrë indirekt meritat për vete si “strateg”? Me siguri do të kishte përfunduar në “ferr”. Armando tjetër, ai i madhi prej të cilit i dridhen gjunjët sepse i ka në dorë të ardhmen e qëndrimit në krye të kësaj kombëtareje, do t’ia kishte “prerë biletën” pa kthim. Këtu po flasim për futboll, për produkt në fushën e lojës, jo për “dhëndrin” e denjë të Rejës, që të jetë i qeshur, i shoqërueshëm me grupin, të mos flasë shumë në celular me shtëpinë etj. etj. Ai hyri ato pak minuta në fushë dhe iu tregoi të gjithëve se sa vlen, se Chelsea nuk i ka besuar kot kontratë 4-vjeçare, se nuk luan në Premier League me mik. Të gjithë “iu përulën” talentit dhe kryeveprës së tij, vetëm Reja vijoi me skepticizmin e vet absurd. Nëse nuk e lavdëron dot publikisht, të paktën t’i thotë faleminderit privatisht 19-vjeçarit, sepse “i shpëtoi lëkurën”, ia zgjati jetën në krye të kombëtares së Shqipërisë. Çdo trajner i bën skemat në funksion të lojtarëve që ka në dispozicion, sidomos në kombëtare, ku nuk ke mundësi merkatoje. Reja vijon “thundrafortë” me 3-5-2 e tij, duke sakrifikuar jo pak talente kuqezinj. Mjafton të kujtojmë se kemi në sulm emra sugjestionues si Cikalleshi, Manaj, Broja, Uzuni. Në funksion të tyre, pse të mos provojmë skemën 4-3-3, që t’i marrim më të mirën grupit ekzistues? Me ardhjen e Bajramit, një “Skela i ri” pa asnjë dyshim, potenciali ynë ofensiv është shpërthyes, si mund ta “ngujosh” atë në një skemë arkaike të trajnerit? Apo që Reja të jetë komod, të vijojë pa plan B, me skemën e vetme që ka në mendje, e cila nuk është se e ka nderuar shumë. Para se të sakrifikojë e marrë inat talente si Broja, do të ishte më mirë që Reja të kishte guximin t’iu thoshte faleminderit senatorëve të tillë si Balaj, Roshi, Abrashi… Të tre janë flamuj kuqezinj, kanë dhënë shpirtin për kombëtaren, mbi të gjitha janë djem të mrekullueshëm, por vjen një moment kur duhet hapur krahu… Mirë trajnerin e kemi “pensionist”, por nuk mund ta bëjmë krejt kombëtaren me “pensionistë”! Nëse të rinjtë e inatosin trajnerin tonë kuqezi, sepse mes tyre duket vetë vërtet shumë i vjetër, ky është një problem serioz. Sidomos kur talenti vlen më shumë se eksperienca. Dhe Broja e dëshmoi qartë këtë gjë, se peshorja anon nga e para në rastin e tij. Nëse tribunën dhe nisjen nga stoli në këto dy kualifikuese të shtatorit, djaloshi i artë i Chelsea i pranoi me profesionalizëm, duke thënë se kombëtarja qëndron mbi të gjithë, skepticizmin në deklaratat pas fitores së siguruar prej tij ndaj Hungarisë, nuk ia ka për borxh Rejës. Fundja, ai është e ardhmja e Shqipërisë në futboll për më shumë se një dekadë, ndërsa Reja do t’i kishte “varur këpucët në gozhdë” qysh të diel, pa golin e 19-vjeçarit. Nëse nuk e kupton këtë gjë, atëherë Reja ka probleme si me emrat e kundërshtarëve, që i bën lëmsh nëpër konferenca shtypi. Nëse është kështu, nuk mund ta ndihmojë as Armando i madh, as i vogli. Të dy, por ai i madhi së pari duhet të mendojnë dhe veprojnë se nuk është Reja primari, por ekipi kombëtar. Rejat shkojnë e vijnë, kombëtarja është aty nga jetë e mot. Lartësimi i saj mbetet primari.