BREAKING NEWS

Pas Berishës, Genc Ruli shënjestron Metën dhe e cilëson LSI parti klienteliste, Basha në luftë të hapur me paraardhësin dhe Presidentin

Pas Berishës, Genc Ruli shënjestron Metën dhe e cilëson LSI
x

Opinion / Editorial

Injorantët në kuvende ose demokracia “plotësisht” përfaqësuese!

Injorantët në kuvende ose demokracia “plotësisht”

Para pak ditësh një “kongresmen” ose deputet në kongresin e SHBA-ve bën “budallain e parë të vitit” sepse për ta mbyllur fjalën e tij me një lutje në fund, thotë “amen” dhe në marrëzinë e tij e plotëson dhe me një “a’women”. Pra, ai e di se “a-men” është në mashkullore meqë mbaron me “men” dhe për të bërë të përbashkëtën shpik dhe shton nga vetja – a’women, duke futur dhe femrën... Fantastike. Mirë injorant që nuk kupton përfundimin e lutjes që nga hebraishtja do të thotë “ashtu qoftë”, por dhe mitoman shpikës, që ja merr mendja të krijojë lutje përfundimtare me burra dhe gra të ndara veçmas? Pra nuk kemi vetëm ne në Shqipëri modelin “këpërata” dhe injorantë të tjerë, por dhe amerikanët në kongres injorantë të tillë të tyre. Ne mirë që kishim dhe kemi kriminelë dhe njerëz që duhet t’i ketë ligji nën kujdes, por dhe milionerë që po t’iu vendosësh letrën përpara nuk dinë ta lexojnë. Jo vetëm që nuk kanë lexuar një libër, por nuk e kanë filluar asnjë libër për be. Ka në Kuvendin tonë dhe janë të fortë e të pasur me tendera të shumtë dhe të majtë të “vërtetë”. Fatkeqësisht dhe ky i “a-women” ishte i majtë amerikan demokrat. Por ka boll të djathtë dhe kjo nuk diskutohet. Kështu ka mundësi që dhe Amerika të nxjerrë përfaqësues të popullit nga “elektorati injorantëve”. Këtë fat nuk mund ta ketë bie fjala Suedia, apo Norvegjia dhe padyshim këto lloje vendesh në Europë, apo Korea e Jugut, Singapori dhe Taiwani apo dhe Japonia, por Amerika sigurisht që ka këtë “fat” dhe ka plot në periferitë e saj si popullsi që duhet përfaqësuar nga një i tillë. Ne kemi plot dhe partitë i rrëmojnë shumë të tillë, sepse kanë hallin që “demokracia” të jetë plotësisht e përfaqësuar te ne. Pyetjet janë: A janë përfaqësues të popullit këta tipa injorantë dhe e dyta, a duhet të përfaqësohen injorantët në kuvend? Pyetja e parë ka përgjigje të menjëhershme dhe është. Sigurisht që dhe të jo mirë edukuarit, jo instruktuarit, jo arsimuarit, duhet të përfaqësohen, sepse ajo shoqëri që nuk edukon dhe instrukton, apo arsimon nuk mund t’i shmangë nga politika të tillë individë. Kur demokracia i jep të drejtën e votës një të burgosuri që ka vjedhur apo përvjedhur apo ka bërë dhe një krim më të madh, pse “injorantit” të mos i lejojë si votën e garantuar me ligj dhe përfaqësimin e shtresës së tyre? E te kjo shtresë përdorimi politik është akoma më i paturpshëm, më korruptiv dhe më kriminal. Te pikërisht një pjesë e këtij bazamenti gjenden për të lulëzuar ata të zgjuarit, sipër për të krijuar militantët e punësimit si polic dhe roje partie për vota dhe për “elektorat bërje idiote” që ne e dimë mirë si e bëjnë pa dallim PS, PD, LSI etj. etj. Te kjo shtresë gjendet “brumi” jo idealistëve, por “militaristëve” të partisë. Atyre që urdhërohen dhe kërcënojnë, vjedhin votat për partinë dhe luftojnë me llojin e tyre armiqësisht sikur ta kenë armikun për jetë a vdekje. Këta modele mund të marrin ura zjarri dhe djegin vendin për partinë dhe për hatër të udhëheqësit. Këta mund dhe të vrasin për hatër të tyre. Pra janë përfaqësues të popullit, sepse një pjesë e tij është pikërisht kështu. Nuk e di përqindjen se sa, por jam i sigurtë se ka plot. Prej tyre dalin dhe milionerë grabitjesh në rrugë dhe pastaj me përfaqësimin politik. E prandaj politika shqiptare i do të përfaqësuar në Kuvend dhe padyshim pas fitoreve, marrin dhe poste, sepse vazhdojnë “militantizmin” e shtresës së injorantëve në administrimin e këtij vendi fatkeq. Po po, kudo në zyra shteti duke larguar mijëra e mijëra njerëz, që i kanë shkuar (lexuar) një librit deri në fund dhe kanë nisur dhe një tjetër. Pyetja e dytë imja ishte: A duhet të jenë në kuvend përfaqësuesit e injorantëve? Po unë dorëzohem, sepse “demokracia” që kemi realizuar nuk lejon mos përfaqësimin. Njerëzit janë të barabartë në ligj dhe në votë – thonë. Unë sot e kam të vështirë ta besoj dhe pranoj një gjë të tillë, por ta mbyllin gojën kur thonë se: demokracia nuk është perfekte, por është më e mira dhe unë jam dakord. Por unë nuk mund të pranoj se vota ime është e barabartë shpesh herë me votën 30 mijë lekëshe (të vjetra) apo 50 mijë lekëshe të atij që e shet votën e tij. As me votën e një njeriu që ka vjedhur apo vrarë. Një individ që lejohet të votojë dhe pse nuk ka paguar taksa për mua nuk ka votë të barabartë me mua që gjithë jetën time kam paguar taksa dhe të padrejta kur kanë qënë dhe janë. E injoranti është më lart se këta tipa. Pra na u dashka të pranojmë se “duhet të përfaqësohet” si e keqja më e vogël e përfaqësimit politik te ne dhe në botë. Sidomos te ne. Pastaj aty ai përdoret nga të zgjuarit e komandës së injorantëve të pushtetit dhe politikës. Përdoret nga të korruptuarit e lartë në pushtete. Përdoret nga kriminelë politikë që me përfaqësimin e të tillë kretinëve që kanë pastaj mundësinë e madhe të jetës së tyre në korrupto-demokraci të jargavitur me krim të përditshëm. Duhen të jenë në Kuvendin e shqiptarëve se mbajnë elitokracinë kriminale korruptive për kohë të gjatë në pushtet. E nuk lejojnë asnjë tjetër elitë demokratike të ndërhyjë për mirë në demokraci. Kjo është detyra e injorantëve në politikë. Të mbajnë sa më gjatë në pushtet të korruptuarit dhe kriminelët dhe të bëjnë militantin agresiv ndaj të tjerëve që nuk janë dakord. E klikat politike e dinë këtë gjë. Prandaj i marrin, i lartësojnë dhe i vendosin në vende ku kanë mundësi të kafshojnë.