BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Injoranti si refuzues dhe pa përputhshëm me demokracinë, “full abuzues” me lirinë!

Injoranti si refuzues dhe pa përputhshëm me demokracinë,

-Në sallën e sportit në Shkodër shumë pak dinin shkodrançen qytetare!-

Lodhja (stërmundimi) jonë në tranzicionin problematik, katastrofik po të kemi parasysh “Piramidat, 1997-tën, 1998-tën, por dhe Gërdecin e 21 janarin” nuk është se ka vetëm Berishën si emërues të përbashkët! Jo, kjo lodhje duket dhe stërmundon se “Sali Berisha ka elektoratin e tij të posaçëm” të injorantëve dhe njerëzve që me padijeninë e tyre, retrokulturën tragjike antiperëndimoren deri në marrëzi, përbëjnë akoma një sasi impresionante njerëzish! Berisha e di sepse ka punuar vit mbas viti, duke humbur shumë pjesë të intelektualizmit në saj të tiranisë, korrupsionit dhe krimit politik të tij, por ka ruajtur me fanatizëm, pjesën më abuzuese me lirinë dhe demokracinë që është “injorantit funksional në demokraci” i përkrahur nga pikërisht Berisha në mënyrë fantastike. Ky “injorant funksional në shoqëri” ka marrë toka ku nuk ka pasur pjesë fare, as pronë as trashëgimi, ka marrë poste në polici dhe gjykata apo prokurori, ku nuk duhet të ishte, ka marrë biznese dhe ka marrë role militantizmi në polici dhe turizëm për tu bërë pastaj një elektorat solid në të keqen e madhe që i ka sjellë vendit, një marrëzi e tillë antikulturë dhe projekt tragjik i një njeriu pervers dhe folkpolitik kriminal si Berisha, për të bërë Shqipërinë tragjizmin e antidemokracinë në rajon. Të gjithë janë më mirë se ne duke filluar nga Mali i Zi, nga Maqedonia dhe padyshim Bullgaria dhe nuk bëhet fjalë Greqia e Turqia në krahasim me retrokulturën antidemokraci, qytetërim dhe liri që ka imponuar Berisha në shoqërinë shqiptare. Ky elektorat folkpolitik injorantësh në demokraci dhe ligjet e saj, ka bërë dëme të mëdha në Shqipëri dhe faji është i joni në përgjithësi. Situata politike me PS-në dominante dhe vetëm tragjikisht në pushtet dhe PD-në e shpartalluar janë pasoja të një veprimi kriminal antidemokraci në saj të Berishës si sundimtar me “miltantizimin injorant” të tij në Shqipëri. Po po nga jugu në veri. A i ka krijuar mostra që luftojnë me hunj dhe gurë, që djegin dhe vrasin për Berishën dhe modelin e tij tiranik folklorik në Shqipëri. Çfarë do lloj marrëzie absurditeti që ju thotë Berisha, ata dhe sikur mos ta besojnë për nga grotesku e “dashurojnë” për nga injoranca e tyre, kundër vlerave të njeriut të lirë ose realisht të lirë. Injorantët “duhen” sepse kultura të bën njeri kritik, e kritika të bën njeri të lirë. Taborri i këtyre tipave përreth Berishës, janë njerëzit që nuk përputhen kurrë me demokracinë dhe lidhjet e saj e abuzojnë me lirinë. Berisha është abuzuesi i parë me lirinë në Shqipëri dhe një nga njerëzit më agresivë në liri e kundër demokracisë pikërisht në shoqërinë shqiptare.

Po prisja të shikoja se kush po i brohoriste Berishës në sallën e sportit në Shkodër. Kush po e shoqëronte. Më vjen keq, por veç Voltanës së tij dhe Lorencit për fat të keq dhe disave që dikur ishin me Topallin, por që nuk ishin tashmë me Topallin, askush qytetar shkodre nuk ishte me Berishën! Një pjesë e punonjësve të bashkisë për “forca” ishin në periferi të sallës, por askush qytetar shkodran nuk po e shoqëronte “Doktorin e Famshëm” në Shkodër. Berisha e dalloi mirë e bukur këtë gjë sepse i njeh të gjithë. Po ishin plot periferikë që Berisha kishte sjellë me vete, Salvatori nga Lezha dhe disa nga malet si elektorat që po ulurin, por qytetarë të Shkodrës nuk ishin. Bile në atë sallë vetëm shkodrançe nuk flitej, ose më mirë nuk dinin! Berisha e kuptoi mjaft qartë se vetëm folklorikët militantë të tij, po e dëgjonin dhe disa nga ata që “gallatë duan” e i mungonin emra të qytetarisë shkodrane si myslimanë dhe katolikë. Mungonin “dyert e mëdha” ose “mbiemrat e mëdhenj” që dikur PD i kishte të vetat! Mungonin familjet e persekutuara të Shkodrës. Mungonin njerëzit e akademizmit dhe qytetarë që kanë peshë në mendimin qytetar shkodran dhe që sigurisht kanë në filozofinë e tyre politike, jo të majtën. Te Berisha, kishin ardhur pjesa e vlugut politik dhe ajo pjesë e paditurisë që abuzon me lirinë dhe nuk përputhet me demokracinë. I kishin ardhur pikërisht ata që nuk jetojnë dot as në liri dhe nuk mësohen kurrë të jetojnë në demokraci. Ky ishte elektorati i Berishës në Shkodër, kësaj radhe. Sigurisht elektorati i PD-së në Shkodër është rrudhur, por ky i Berishës tashmë ishte i identifikueshëm me pjesën me folklorike dhe injorant kulturor politike të qytetit, rrethit dhe qarkut. Të tilla kishte Berisha dhe ai e vuri re se qytetarët shkodranë nuk i shkojmë më pas. Berishës i kanë mbetur vetëm dy apo tre njerëz që kanë lidhje të pa ndashme me të, ose që i detyrohen shumë, ose që nuk i ikin dot, sepse ai u di biografira ose fakte dhe që kanë frikën se vjen momenti dhe ua thotë haptas. Berisha shpik intrigën më folklorike në Shqipëri dhe jo më kur “të ka fakte” se çfarë ju bën atyre që dikur u ka bërë një nder dhe sot nuk e pasojnë ose shoqërojnë. Megjithatë doktori, nuk kishte në sallë qytetarë shkodranë. Jo kishte plot pjesë të paditurisë e cila Berishën e ka idhull dhe me të kalon dhe kohën në demokraci, duke i bërë keq asaj dhe duke abuzuar me lirinë.