BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

Integrimi dhe “melankolia e demokracisë”, si mund të bëhemi zotër të së drejtës dhe të arsyes legjislative?

Integrimi dhe “melankolia e demokracisë”, si mund të

Shqipëria është në pritje të marrjes së statusit të kandidatit për integrim në BE. Presidenca çeke e BE-së, që do të nisë në korrik 2022, ka të ngjarë të ketë si prioritet çështjen e zgjerimit të unionit në Evropën Juglindore. Megjithatë, fjalët duhet të pasohen nga veprimet konkrete. Por BE-ja duhet të gjejë, para së gjithash, një zgjidhje të qëndrueshme ndaj dukurisë së migrimit të vazhdueshëm nga rajoni të njerëzve më të arsimuar, që i ka lënë shumë vende në Ballkan të varfëruara demografikisht dhe pa një potencial ekonomik. Ikja e vazhdueshme e shqiptarëve  jashtë vendit (ku përfiton kryesisht Gjermania, Italia, Greqia), po e dëmton perspektivën e vendit  për t’iu bashkuar një ditë Bashkimit Evropian. Që të frenojmë eksodin e trurit dhe të burimeve tona njerëzore, këtë hemorragji që po trondit nga themelet ekzistencën dhe mbijetesën tonë, duhen zhvilluar potencialet e popullit shqiptar, aq të nevojshëm për demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, zhvillimin, konkurrencën. Pa këto potenciale nuk bëhëmi dot pjesë integrale e Bllokut. Është e pafalshme të humbasim edhe një dhjetëvjeçar tjetër për të kapur trenin e  Evropës. Që të mos vuajmë brejtjet e ndërgjegfjes, na duhet një filozofi tjetër të menduari, një filozofi tjetër e shikimit të historisë dhe kundrimit të së ardhmes. Tani që Shqipëria po ndërton institucione demokratike është e udhës të mos  ndiqen hijet e venitura të komunizmit. Pra të mos lejohet që edhe sot dikush t’i jap të drejtë vetes që, në emër të shtetit, të dhunojë të drejtat kombëtare. Që të frenohen emigracioni dhe humbja e shpresës duhet të nxiten kapacitetet  tona kombëtare, me programe konkrete në fushën e arsimit, edukimit, tregut të punës, zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë dhe zhvillimit njerëzor. Në procesin e anëtarësimit është e nevojshme të përcillen bashkarisht mesazhe dhe programe, që u hapin udhë shkëmbimeve apo realizimeve të përbashkëta, pasi kemi të bëjmë me bashkësi gjuhësh e kulturash jashtë kufijve politikë. Duhet përpunuar një plan aksioni për nxitjen e partneritetit kombëtar, ku të përfshihen mediat, partitë politike, sindikatat e mësuesve, grupe profesionistësh, institucione kërkimore, organizma fetare etj. Burimet njerëzore dhe institucionale që ofrojnë kata partnerë duhen mobilizuar në mënyrë sa më të efektshme, për të luajtur rolin që u përket në zbatimin e planit të integrimit. Ne tani jemi para një rreziku të madh që quhet “melankoli e demokracisë”. Apatia rrezikon të pushtojë të gjitha organet jetike të demokracisë sonë të re. Pikëmbështetja te intelektualët është lëkundur mjaft dhe prandaj gjendemi në errësirë dhe pasiguri. Prandaj tundohemi për të mos bërë asgjë. “Tek prisnim të piqeshin kushtet, na u kalbën dëshirat”, thoshte dikur Faik Konica, dhe polemizonte: “Shqiptarët e mjerë presin që Evropa të vijë sot a nesër t’i shpëtojë. Është nevojë të themi, të bërtasim të vërtetën: Evropa shqiptarët i ka për të egër e për të humbur… Le të themi pra të vërtetën, gjithnjë të vërtetën… të përpiqemi t’i fryjmë popullit tonë pak jetë e pak guxim. Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq. Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni. Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit. Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot”. Ky është një mësim që vjen para më shumë se 100 vjetësh, por duket se shumë pak gjëra kanë ndryshuar. Ende shqiptarët vërtiten në këtë kurth vdekjeprurës , pa e vrarë mendjen se brezat e ardhshëm të na shohin me përbuzje e përçmim. Ende nuk marrim guximin t’u dalim zot përgjegjësive tona. Mësimi i demokracisë është një punë e gjatë dhe e mundimshme, që kërkon durim e këmbëngulje. Demokracia mësohet me kalimin e kohës. Dialogu, ballafaqimi i ideve, shpirti kritik dhe konkurrenca e ndershme, janë aleatët më të mirë në demokraci. Ne nuk duhet të lejojmë që demokracia të përvetësohet nga  grupe ideologësh, nga politikanë që hiqen si “gardianë” të demokracisë, të cilët injorojnë parimet tona kombëtare. Vetëm në një shoqëri të qytetëruar mund të lulëzojë shpirti demokratik. Me një pjesëmarrje aktive të popullsisë forcohen themelet e një demokracie të vërtetë. Me një individ të përgjegjshëm, që t’u përmbahet të drejtave të tij civile, demokracia merr energji. Në rrugën drejt BE-së ne duhet të aspirojmë që bashku si një shtet, si një komb, jo vetëm me dëshirën për ndryshime demokratike, por edhe me aspiratën e bashkimit kombëtar. Nuk duhet të heqim dorë nga çështja kombëtare. Ajo është sa hyjnore aq dhe njerëzore dhe nuk i përket vetëm  historisë, sado të armatosemi me norma universale. Nuk mund ta ndash arsyen nga historia, kombin nga tradita, të ardhmen nga kultura e trashëguar e brezave. Kjo do të ishte arrogancë fatale. Asimilimi, tjetërsimi, shkombëtarizimi dhe zhdukja përfundimtare e Shqiptarëve është projekt shekullor greko-serb, saktësisht është projekt shovinist i fqinjëve tanë, që ende kanë ngelur në mesjetën e errët antinjerëzore. E kundërta e saj është projekti civilizues bashkëkohor i shqiptarëve për Shqipëri të Bashkuar, si projekt demokratik, në shërbim të paqes, stabilitetit të rajonit dhe zhvillimit të mirëfilltë të të gjithë popujve në Gadishullit Ilirik e më gjërë. Nuk duhet të harrojmë se Shqipëria  i përket trashëgimisë së përbashkët të njerëzimit, trashëgimisë evropiane. Në këtë çast historik të tranzicioneve të shumëfishta duhet të rishqyrtojmë mjaft startegji, të ripërcaktojmë mjaft koncepte, të përshtasim larmine e metodave, procedurave e normave, me një fjalë të rishikojmë e  përshtatim udhët që huazon Evropa e bashkuar si një botë që lëviz. Për këtë na duhet zgjidhje origjinale; të ndryshojmë skemat e të menduarit. Na duhet një bashkëpunim i nivelit mbikombëtar në mbushjen e boshllëkut mes asaj që dimë dhe asaj që duhet të bëjmë. Të gjithë kombet e rruzullit kanë mënyrën e vet për të qënë të pashembullt e të papërsëritshëm. Ne duhet të hyjmë në Evropë si një shumësi e një shpirti kolektiv, pa u zhveshur nga sovraniteti ynë, me të gjitha vlerat kombëtare  e mbikombëtare, qofshin juridike, estetike apo morale. Që të bëhemi evropianë duhet të promovjmë pareshtur vlerat tona kombëtare: “Themelet e vlerave tona mbeten trashëgimia jonë historike, kulturore dhe humane. Ne duhet të dimë nga vijmë dhe ku po shkojmë. Krenaria për kombin tonë duhet të jetë e papërsëritshme. Integrim nuk do të thotë asimilim i integruar. Principi i identitetit  është sipëror, pavarësisht nga korniza mendore e disa shteteve të tjera evropiane, të cilët në disa raste kërkojnë të hiqen profetë jashtë vendit të vet. E vërteta jona, historia jonë, krenaria jonë kombëtare, e harmonizuar me vlerat universale, duhet të mbeten të papërsëritshme. Ne duhet të jemi zotër të së vërtetës dhe të së drejtës sonë. Zot të arsyes legjislative e progresit demokratik. Kjo është rruga jonë e integrimit evropian. Ndryshe do të ishim me dy fytyra. Do ktheheshim në një qënie amorfe pa formë e ngjyrë dhe nuk do i shërbenim aspak mozaikut evropian, që është bashkim kulturash dhe vlerash identitare.