Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Integrimin e mbajnë peng "Makronët" shqiptarë, jo Emmanueli..!

Postuar: 20/10/2019 - 07:40

....Emmanueli francez, nuk ka shumë kohë që ka dalë në skenë për t'i thënë "Jo" hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Edhe gjyshërit e tij përpara njëqind e kusur viteve, kështu kanë vepruar me Shqipërinë dhe më shumë, nuk mund të prisnim. Duke e ditur këtë, më parë se të sulmonim dhe "shpartallonim" Makronin, duhej të kishim punuar me "Makronët" brenda nesh që nuk janë as të rastësishëm, as të kohëve të fundit, por përkundrazi, janë shumë të hershëm. "Zoti e ruajtë Shqipërinë nga shqiptarët"! Duhet të kuptojmë njëherë e mirë që të majtë e të djathtë tek ne janë "Makronë" dhe kanë punuar në dëm të Shqipërisë e të shqiptarëve. Kjo është e para dhe kryesorja. Makroni francez, i tha "Jo" negociatave me Shqipërinë. Ai e lidhi këtë "Jo" me atë që "BE-ja, ka problemet e saj të brendshme dhe nuk është gati për zgjerim. Megjithatë Shqipëria ka bërë përparime, por duhet të bëjë më shumë". "Makronët" shqiptarë, as me këtë vlerësim të tij nuk janë dakord, por shkojnë edhe më tej sikur "për integrimin e Shqipërisë në familjen europiane, pengesa kryesore, është bërë qeveria e inkriminuar dhe një kryeministër kriminel e i korruptuar dhe pa largimin e të cilëve, Shqipëria, nuk mund të bëhet anëtare në familjen europiane"! Kësaj i thonë: gjysma e "Makronëve", ua hedhin fajin gjysmës tjetër të "Emmanuelit"! Shqipëria, thotë Emmanueli, ka bërë reforma të mëdha, por duhet më shumë të bëjë për t'u bërë pjesë e BE-së! "Makronët" shqiptarë, shkojnë më larg. "Shqipëria, nuk ka bërë asnjë progres për reformën në drejtësi, përkundrazi, ka bërë vetëm hapa pas. Shqipëria, ka probleme të mëdha me krimin e organizuar dhe korrupsionin"! E si të mos thonë kështu këta "Makronë", kur me kohë janë bërë e bëhen pengesë për realizimin e reformës më të thellë siç është ajo e reformës në drejtësi, që e kanë "çimentuar" me kohë pikërisht ata që sot akuzojnë Shqipërinë edhe më shumë se të huajt! Këta lloj "Makronësh" opozitarë që ne kemi, janë nga ata tipa që e "bëjnë e ta lënë në derë"! E kanë mbushur Shqipërinë me ndërtime pa lejë për t'u bërë "të dashur" me qytetarët dhe këta që janë në pushtet, duke u bërë edhe më "allçakë" nga të parët, i prishin sipas mënyrës së tyre, sipas parimit "ca të nënës e ca të njerkës", shkurt, bien në "grackën" e kurdisur nga "Makronët" e tyre paraardhës pikërisht që sot, më shumë se kurrë t'i kundërvihen sa më shumë qeverisë, të nxisin urrejtje siç është zakoni mes nesh e më pas të presim se si do të zhvillohen ngjarjet që të realizohen "ato që themi ne", ato që kemi bërë ne në protesta të vazhdueshme si të vetmin mjet që kemi patur në dorë, për të "rrëzuar qeverinë" dhe "për të integruar Shqipërinë"! E sulmuam me tërë forcën tonë Emannuelin e Francës, këtë "plangprishës" këtë "fajtor", këtë "pengesë" për integrimin e Shqipërisë në BE. E ç’mund t'i bëjmë atij më shumë se kaq? Por, ja që me po këtë "ashpërsi" nuk kemi luftuar për të bindur "Makronët" tanë. Ashtu si Franca, edhe ne kemi një "Makron"! Ky "Makroni" jonë nuk ka bërë një gjë të mirë për Shqipërinë, as për atë që e ka detyrim kushtetues atë të qenies si "simbol i unitetit"! Si "simbol i unitetit" ka futur vetëm përçarje! Gjithmonë ka bërë sikur gjoja "i digjet barku" që "Shqipëria të futet sa më parë në familjen europiane"! Me fjalë ka qenë dhe është pro, kurse në praktikë, bën të kundërtën. Anuloi një dekret që e bëri "shashërdi" Shqipërinë, që i ndau si qëmoti siç bëri gjyshi i Emmanuelit në vitin 1913, jo në pesë shtete, por në "të nënës e në të njerkës" për të shkaktuar një kaos brenda vetes e për t'i treguar botës, "ja kush jemi ne"! Nxori edhe një dekret tjetër, por që nuk shkuan në votime jo 20% si më 30 qershor, siç vendosi "Emmanueli" kryeministër, por nuk shkoi as edhe një votues i vetëm, që "holandezi" i "Jo-së" për Shqipërinë, të thoshte më pas që "shkuan në votime 85% për qind e elektoratit" aq sa kishte parashikuar ai, ata që mbështesnin opozitën! E megjithatë, Makroni jonë nuk u shqetësua aspak atë ditë, përkundrazi, ishte edhe më i qeshur se kurrë dhe na shfaqej duke lozur futboll në bregdet, duke shijuar pushimet në rrezet e nxehta të diellit në muajin tetor, si në ditën e 30 shtatorit, kur na shfaqej duke lozur me macet! Nuk u shqetësua as një çikë që dekretin e tij askush nuk e përfilli. Emmanueli mbetet Makron dhe ai, është në Francë. Ashtu e mendoi ai, ashtu ja "preu" dhe ashtu vendosi. Atij, i kanë rënë në "qafë" nja dhjetë apo pesëmbëdhjetë mijë shqiptarë që i kërkojnë azil. Megjithatë, ne si shqiptarë ju vërsulëm dhe e "shpartalluam"! E sulmuam nga bashkëshortja që e ka marrë njëzet vjet më të madhe nga vetja, e ç'nuk i thamë, siç dimë ne të shpartallojmë "armiqtë" tanë! Kështu i kemi sulmuar ne, "ku të ha e ku të djeg" derisa kundërshtari të mos marri frymë. Europa, ka shumë "kusure" ndaj nesh, por duhet të pranojmë që fajtorët e vërtetë jemi ne shqiptarët. Gjithmonë fajtorët i kemi kërkuar jashtë, gjithmonë akuzojmë të huajt dhe asnjëherë nuk e kemi kthyer "koburen" nga vetja. A nuk do të ishte më e udhës që rruga më e mirë për t'u integruar në BE, do të ishte ajo që të uleshim të gjithë sëbashku tok. T'i lëmë përkohësisht ato që na ndajmë dhe të bëhemi njësh me ato që na bashkojnë. Por jo, nuk është e thënë. Muaj e ditë të tëra në ankth gati edhe sa nuk harruam të merrnim frymë. "A do të hapen negociatat"? Dëgjonim, analizonim, mbanim shënime e veshët i mbanim "bigë" se ç’thonë të huajt. Edhe të huajt, sipas "dymësë" së tyre, ca me ne e ca të tjerë kundra nesh, flisnin sipas oreksit të tyre, sipas bindjeve të tyre Makronët e vendeve perëndimore, të lidhur me "Makronët" brenda Shqipërisë, justifikoheshin me atë që "Shqipëria nuk ka bërë detyrat e shtëpisë"! "Makronët" shqiptarë, shkonin edhe më larg akoma. Si do të hapi negociatat Shqipëria kur ajo drejtohet nga një qeveri e inkriminuar, kur vendi është mbushur me drogë, kur korrupsioni bën kërdinë kur krimi i organizuar ka marrë përmasa të mëdha? Cili është ai vend i BE-së që sot nuk ka probleme të tilla megjithëse kanë shekuj në demokraci? Cili është ai vend i BE-së, e sidomos ata që janë pranuar kohët e fundit në familjen europiane që sot nuk kanë probleme me krimin, me drogën, me korrupsionin? Kanë, bile edhe ndoshta më shumë nga ne. Por ndryshimi ynë, krahasuar me ata, është vetëm në një çështje, që vendet e tjera, "Makronët" e tyre, nuk i nxjerrin në "pazar" si "tellallë" nëpër botë e të "llomotisin" poshtë e përpjetë duke kërkuar "Makronë" edhe atje ku nuk ka!. Ata i mbajnë, i bindin që edhe ata të jenë një mendje kur është fjala për interesat madhore të vendit, që në rastin konkret është ajo e anëtarësimit në BE! Mbas arritjes së këtij qëllimi madhor "Makronët" le të vazhdojnë "makronizmin" e tyre për të bërë më të mirën, për të gjetur alternativat më të përshtatshme për të ecur përpara. Kanë kohë që "Makronët" shqiptarë, venin e vinin nëpër Europë për të bindur kolegët e tyre Makronë që "Shqipërisë, nuk i duhet hapur drita jeshile për të çelur negociatat". Me një entuziazëm të paparë televizionet dhe shtypi opozitar u frynin borijeve dhe u kapte veshi edhe ato kundërshtime fare të "padëgjueshme" për hapjen e negociatave. Sapo ato merrnin ndonjë kthesë për të mirën e Shqipërisë, që ajo të merrte një "Po" në mbledhjen e krerëve europianë, lëshoheshin më pas me tërë urrejtjen e tyre, sikur në Shqipëri të "ishte bërë hataja"! Ah moj Shqipëri sa "Emmanuelë" të hapur e të fshehtë që keni, por që e nxjerrin kokën vetëm në raste të veçanta, atëherë kur duhet jo për të ndrequr, por për të prishur punë! E ndërsa Emmanueli i Francës ankohet për dhjetë apo pesëmbëdhjetë mijë shqiptarë që i kanë "zënë derën". "Makronët" shqiptarë ankohen ditë e natë për qindra mijëra shqiptarë që "qeveria i ka nisur nëpër udhët e Europës e Amerikës, duke mos parë asnjë perspektivë këtu në Shqipëri për të punuar e jetuar"! Këta lloje "markash" nuk thonë që këta i kanë treguar rrugën e emigrimit qytetarëve shqiptarë, por fajin ja hedhin qeverisë aktuale, sepse pikërisht në këto momente qeveria ka "sikletin" më të madh, atë të pranimit në familjen europiane. Njerëz tinëzarë që më shumë se sa luajnë me qeverinë, spekullojnë në dëm të interesave të Shqipërisë. E ardhmja e Shqipërisë është në familjen europiane. Rrugë tjetër nuk ka. Herët a vonë kjo do të ndodhë, por është diçka që nuk shkon. As mazhoranca, as opozita, nuk e shohin problemin e negociatave, si një çështje jetike për qytetarët shqiptarë, nuk e shohin atë në interes të të gjithëve. Këta "Makronë" shqiptarë e shohin integrimin si një sukses të tyren, ashtu siç bënte "merhumi" paraardhës, që edhe liberalizimin e vizave, edhe futjen në NATO e quante si një sukses të tyre dhe jo të si realizim të një ëndrre shekullore të popullit, si një e drejtë themelore e çdo populli. Kështu duan të "privatizojnë" edhe integrimin në BE mazhoranca qeverisëse, kështu duan ta trumbetojnë edhe opozita, këtë çështje madhore, si një "dështim të madh të qeverisë, si një disfatë të madhe për t'u larguar një orë e më parë nga qeverisja e vendit"! Me këtë rast, "esnafët" opozitarë, duke parë që shumica e "gështenjave" janë nxjerrë nga "zjarri" ato pak "kokrra" që kanë mbetur në zjarr, t'i mbulojnë me "hi" dhe ta quajnë më pas integrimin e Shqipërisë, si një "fitore historike, si një "cunam" të madh gëzimi, si një arritje mbresëlënëse për shekujt e ardhshëm", siç edhe e kanë zakon. A do t'i lejojë mazhoranca këto "britma histerike" t'i dëgjojmë përsëri me veshët tanë?

Nga Pandeli Bardhi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 13:40

Sipas nenit 129 të Kushtetutës “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës”.

Postuar: 15/11/2019 - 07:14

Sa nisi reforma në drejtësi të skicohej dhe komisioni i posaçëm nisi punë, përplasjet mes palëve

Postuar: 15/11/2019 - 07:13

Quhet Francesko Becchetti (në shqip Françesko Beketi).

Postuar: 15/11/2019 - 07:11

...Nuk kanë asnjë ndryshim bile muhabetet e gjahtarëve pas gjahut sikur plagosin arinj, ujq, çake

Postuar: 15/11/2019 - 07:10

Tashmë janë të qarta dhe ditët e përfundimit të "dashurisë" së politikanëve andaj këtej

Postuar: 15/11/2019 - 07:09

Për nga faktet dhe historia e shqiptarëve të Kosovës, vërehen dy elementë kryesorë që i ngjajnë k

Postuar: 15/11/2019 - 07:08

Pas më shumë se një viti pritjeje për fillimin e punimeve në shëtitoren “Naim Frashëri&rdqu