BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen'
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me politikanët që kanë dosje penale në SPAK

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

“Nisi me Dakon, por...”/ Kreshnik Spahiu ‘plas’ deklaratën e fortë dhe zbulon planin e SHBA-së për 12 personat non-grata

“Nisi me Dakon, por...”/ Kreshnik Spahiu ‘plas’
x
BREAKING NEWS

“Shumë shpejt Dako do lërë qelinë”/ Eksperti Karamuço bën paralajmërimin e fortë: Ja pse ish-kryebashkiaku nuk i plotëson kriteret për...

“Shumë shpejt Dako do lërë qelinë”/ Eksperti
x
BREAKING NEWS

Arian Curri zbulon skenarët që po luhen në prapaskenë: Pse ambasadorja Yuri Kim nuk reagoi për arrestimin e Vangjush Dakos

Arian Curri zbulon skenarët që po luhen në prapaskenë: Pse
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e tensionuar në Kryesinë e PD-së, Jorida Tabaku merr vendimin e papritur

Mbledhja e tensionuar në Kryesinë e PD-së, Jorida Tabaku merr
x
BREAKING NEWS

Zhvillimet e bujshme në vendin tonë, Artan Hoxha tregon 5 çështjet e bujshme që Ambasada Amerikane ka në sitë: Janë personazhe të shumë të rëndësishëm

Zhvillimet e bujshme në vendin tonë, Artan Hoxha tregon 5
x

Opinion / Editorial

Integriteti si kapital politik

Integriteti si kapital politik

Në demokracinë liberale, për një politikan profesionist, integriteti është kapitali simbolik më i rëndësishëm që disponon. Asnjë kritikë apo censurë nuk e prek aq shumë sa akuza e mungesës së integritetit. Askush nuk “lind” me integritet, pasi integriteti është karakteristikë, e cila kultivohet te njeriu nga familja, shkolla, shoqëria, kultura politike. Është një karakteristikë që nuk mund të mësohet dhe as grupi shoqëror nuk mund të mbrohet nga mungesa e tij, gjatë periudhës kur mban një person, një politikan  postin dhe titullin e liderit politik.  Dhe kjo ndodh sepse integriteti lidhet drejtpërdrejt me vlerat tona, të cilat janë kodi që përcakton standardet e sjelljes sonë. E thënë thjesht, dikush është i plotë kur imazhi i tij përputhet me atë që është në të vërtetë. Por çdo politikan ka të gjithë të drejtën e Zotit që të shkojë ku të dojë, në cilëndo parti politike të dëshirojë. Edhe kur një gjë e tillë nënkupton shitje të ideologjisë së tij. Por këtë gjë duhet ta bëjë përpara zgjedhjeve. Nuk mundet të jesh anëtar apo politikan karriere i një force politike që ka parime e qëndrime specifike, të votohesh nga elektorati si i kuq e të bëhesh i verdhë; të gdhihesh blu e të ngrysesh vishnje. Nuk mund të votohesh nga elektorati që beson tek ti dhe programi i partisë tënde dhe, menjëherë, pas zgjedhjeve të shkosh në një parti tjetër. Sepse humbet morali. Dhe këtë skenar e shohim të vijë që në këto zgjedhje. Disa do të japin edhe intervista për të përligjur dezertimin dhe kapërcimin e ylberit nga ana e tyre. Sepse një gjë të tillë e lejon, madje “e bekon” kultura politike shqiptare. Por Shqipëria e vitit 2023 nuk ka nevojë për qeveri e as për forca politike, që ngrihen e mbështeten nga renegatë dhe politikanë, të cilët, qëllimin e tyre të vetëm kanë “allishverishin”. Dhe te politikanë, të cilët tradhtinë do ta emërtojnë “Hapje për të mirën e vendit dhe demokracisë!” Cilido që dëshiron të ikë nga partia e tij dhe të përqafojë qëndrimet e të tjerëve, le ta bëjë tani, jo pas zgjedhjeve. Sepse atëherë do të jetë tradhti, tradhti e besimit të elektoratit që i votoi nën flamurin e një partie politike të caktuar, nën e për një sigël të caktuar. Dhe, nëse diskutojmë në vitin 2023 me fjalor të viteve ’90, përgjegjësinë e ka sistemi politik, i cili e ka të pamundur të dëgjojë dhe kuptojë kërkesat e popullit dhe shoqërisë. Që e ka të pamundur të kuptojë zemërimin e të rinjve të margjinalizuar, që nuk mund të kuptojë e rrokë kërkesat gjithnjë e në rritje të qytetarëve për një jetë më të mirë, për zhdukjen apo minimalizimin e pabarazive shoqërore, për zërin që duhet të dëgjohet. Dhe as nuk mundet të flasim në vitin 2023 me shantazhime mafioze politike. Gjithandej në Europë ka një pakënaqësi të dukshme për politikanët pa vizion, për administratorët politikë, për ata që nuk kuptojnë se ekziston një revoltë e heshtur sociale që mund të çojë në situata të paparashikueshme. Dhe të gjitha këto janë të rrezikshme, pasi shumë shpejt mund të na udhëheqin drejt ekstremeve. Populizmi mundet që në çdo moment të fitojë mbi urtësinë, seriozitetin, arsyen. E vetmja gjë për të cilën nuk kemi nevojë sot janë “hapjet” dhe tradhtitë, të cilat nuk mbështeten në qëndrime politike, programe e vizione, por në dallaveret për pushtetin. Dhe kjo vlen për të gjithë!