BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

"Intelektualët e inatosur" si lumpen militantët e "New Dum Babës"!

"Intelektualët e inatosur" si lumpen militantët e "New

Kryeministri i Shqipërisë, ka një veti të jashtëzakonshme për të bërë armiq si të inatosur të tij dhe intelektualë! E ka "cilësi" të madhe, në saj të një "arrogance vetëmohuese" e cila e shoqëron gjithmonë duke pasur dhe një epërsi në lartësinë dy metra nga ku ai i shikon shumicën e njerëzve nga lart poshtë! Kjo lloj arrogance dhe me pjesë të intelektualizimit, letrarë, piktorë, aktorë, poetë, të njohur apo pak të njohur, miq dhe jo kaq shumë miq, e bën kryeministrin tonë një personazh që luan mes një "origjinali strambo dhe populistin me batuta" që shpeshherë masës i pëlqejnë! Ai mbikalon (sidomos me intelektualë) me batuta, duke mos respektuar prodhimin e tyre pikërisht intelektual dhe sigurisht e bën këtë jo me francezë, as danez, biles as me hollandezë, por me shqiptarë si puna e tij! Por pikërisht kjo e bën akoma më interesant, sepse ato pastaj e marrin inat dhe sikundër është zakon normal te ne, e kthejnë këtë inat në moment personal!

E për shoqërinë tonë, nuk ka kurrfarë gjë të "jashtëllogjikshme" në këtë lojë forme "qit e prit" sidomos me gazetarë dhe njerëz, që shkrimin ose narrativën, e kanë një talent të tyre! Sepse KM-ja kujton (ose duhet të kujtojë) se vetëm ai di të shkruajë "bukur"! Mirëpo problemi nuk është këtu te forma "alla shqiptarçe" e kësaj "armiqësie" dhe krijimi i situatës "intelektual batutaxhi" mes palëve, por te përmbajtja më pas! Kush është përmbajtja më pas? Sigurisht dalja e këtyre intelektualëve që marrin inat, e bëjnë personale me Ramën, në krahun e "Dum Babistëve të Rinj"! Po pra, atyre që protestën e bëjnë për "babën" dhe djemtë e tij, në historinë e 30-të viteve të fundit në Shqipëri dhe dihet se kush është ai! E "kryengritësve new dum babistë" që djegin, gjuajnë me gurë, shishe molotov, shashka, bëjnë sh..rrën" në derë të Kryeministrisë, hanë domate kur protestojnë, kanë dëshirë të përleshen me policinë dhe shkojnë përballë saj enkas, që shajnë me ça kanë në gojë në çdo dy tre fjalë, që rrumpallojnë, sepse kështu e dinë ato më mirë. Të lumpen militantëve, që nuk kanë kurrfarë ideali, as nuk dinë se ku bie me shtëpi dhe origjinë ai, që nuk interesohen për shoqërinë, por vetëm për "Dum Babën" dhe partinë e tij. Intelektualë të inatosur që "ju bën çudi se pse njerëzit e quajnë "hollandez" Bashën, kur në fakt ai është shtetas (pra mund të mbrojë interesat e shtetit të tij hollandez në Kuvend të Shqipërisë) pikërisht hollandez! Kështu bën dhe një e zëmëruar, e cila ngatërrohet fare kot me historinë e Thomsonit (që në 2014 dhe sot) me leximet vetëm të dikujt andej, por pa lexuar, pa ditur, pa hulumtuar se kush ishin marrëdhëniet e tij me Wied, me de Weer realisht në kohën kur "Dum Baba" çohej në kryengritje! Kur nuk di se çfarë tha dhe bëri realisht me grekët e Karapanos, kur nuk di se kush ishin momentet e Italisë në atë kohë te ne dhe të feudalëve e princave shqiptarë në atë kohë, kur nuk di se nga realisht i erdhi plumbi dhe pse vdiq, ose pse e donin të vdekur? Po kot fare, futet ashtu si "ky agua" dhe pastaj kërkon që ne (shqiptarët vdekatarë) mos ju vendosin faj hollandezëve dhe hollandezit në Tiranë si në lëmshin "hartim" që ka bërë në 2014 dhe bën sot në 2019-tën! E gjitha kjo, sepse ka marrë "zët" Kryeministrin e Shqipërisë!

Në fakt, e keqa e madhe e shumë prej këtyre intelektualëve është se "zemërimin" ndaj kryeministrit e bëjnë një taborr lufte që bashkohet me "kryengritësit" që duan kohën dhe sigurisht mënyrat e "new dum babës" ose Sali Berishës! Shpesh herë ruhen dhe nuk e thonë direkt, por inati personal me Ramën i çon të pranojnë, të bashkohen me "zaptuesit e pronave, tokave, asnjëherë taksapaguesit, asnjëherë paguesit e faturave të ujit dhe të energjisë me koshiencën e tyre"! Inati me Kryeministrin e Shqipërisë i bën që të kapërcejnë edhe "ylberin" por jo si hollandezë, por si "Dum Babistë" që realitetin e sotëm e transfigurojnë në bazë të inatit të tyre me KM-në!

Po kush ju ka thënë këtyre se shqiptarët nuk duan Hollandën? Çfarë lidhje ka inati i tyre me KM-në dhe me komentet e shqiptarëve kundër Hollandës sot? Po asgjë fare realisht, sepse njerëzit në fakt nuk e kanë aspak kaq shumë me Hollandën se sa me marrëzitë e tona të brendshme si të jenë në pozitë dhe opozitë! Akoma më keq në opozitë, kur aty duhet të duket qartë progresi dhe demokracia, e ku në fakt duket qartë - Dum Babizmi!

Në fakt, kjo është e keqa e madhe jona! Një e keqe e jashtëzakonshme e cila as ka shpjeguar "Dum babizmin" dje në kohën e kolonelit Thomson dhe as "Dum Babizmën" sot, në kohën e shkrimtareve që bëjnë "historianen letrare" e inatit me KM-në! Inat KM-ja, inat intelektualët, inat pronarët, inat lumpen militantët, inat politikanët, inat pensionistë dhe inat fëmijët e gratë e ky vend është kthyer në një marrëzi "New Dum Babiste" e pa masë dhe pa kufij!

Por ka diçka që një "açka" ndoshta e di se "çka"! Ishte një zënkë, një "dyluftim" personal, një arrivizëm, një konkurencë e dobët dhe jo e ndershme mes Gjeneralit De Veer dhe Kolonelit Thomson! Mes dy hollandezëve që erdhën për të shërbyer KNK-s dhe më pas Wied-it dhe që interpretuan gabim si shoqërinë, kohën, raportin mes feudalëve shqiptarë dhe Europës, interesave të fqinjëve dhe po ashtu karrierës së tyre! E sot po ashtu po bëjnë gabim aty në Hollandë sërish politikanë dhe policë e prokurorë, me shqiptarët! Pa qenë kurrë të zot të jenë të qartë, të mirë ditur në histori si Austriakët, Italianët, por dhe Gjermanët e shumë të tjerë, që kurrë nuk do të bënin aktin idiot dhe anti integrim apo dhe anti shqiptar, të rivendosjes së vizave shqiptarëve!

Sepse sigurisht kanë faj qeverisjet dhe opozitat në Shqipëri, që kanë luajtur gjithmonë si "Dum Babistë" kundra interesave të vendit dhe pro interesit të pushtetit, por pikërisht ai vendi që në vitin 1913-14 dërgoi xhandarë të pajisur me aparate fotografike dhe një ish politikan si Thomson të vendoste rendin dhe dhënë jetën - por nuk ngritën realisht xhandërmarinë! Atë e ngritën më vonë britanikët dhe e filluan austriakët e gjermanët në Shkodër në 1913-tën, sepse njohën, përshtatën dhe e kishin seriozisht me shqiptarët dhe jo me gradat e vendin e tyre si kthim!

Kthimi i intelektualëve në "New Dum banistë" përbën dhe një nga të këqijat e mëdha të shoqërisë sonë! Ato përbëjnë dhe vështirësinë më të madhe, sepse janë bashkëbiseduesit si poshtë me masën dhe lart me botën! Por edhe për të "zbutur" intelektualët nga zakoni i inatit dhe personales na duhet shumë kohë! Deri atëhere do të kemi prapë kryeministra që prodhojnë batuta dhe intelektualë që inatosen!

Nga Besi BEKTESHI