BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Internimi në diktaturë dje vs "vetë-internimi demokratik" sot!?

Internimi në diktaturë dje vs "vetë-internimi

Më kanë larguar nga qendra e Tiranës që kur isha 8 vjeç, në bazë të deportimeve dhe largimit internim "të zbutur" nga qendra në periferitë e vendit, të kuadrove të cilët partia nuk i donte më! Më vonë, akoma më keq gjithë familja e pësoi sepse u dënua babai politikisht dhe padyshim do ta pësonim dhe ne të gjithë mbas tij! Nuk dua të tregoj jetën, se tashmë as që ka më rëndësi kjo gjë e kaluar e momentit internim dhe deportim në diktaturë, kur në fakt shumë familje intelektualësh e pësonin nga diktatura shumë më keq se sa ne! Por e kam fjalën se ajo kohë ishte pikërisht esenca e "internimit dhe deportimit" pastaj vinin burgjet dhe pushkatimet! Të deportuar, larguar nga vendi i tyre, shtëpia e tyre, puna e tyre, dashuritë e tyre, pasionet e tyre ishin shumë e shumë më tepër se sa burgosjet dhe pushkatimet! Por si burgosjet dhe pushkatimet, kishin si "dokumentar" internimin dhe deportimin pa dëshirë dhe me dhunë! I bënte PPSH-ja, Fronti Demokratik, Lagjja dhe Komiteti Ekzekutiv dhe patjetër merrte pjesë Sigurimi i Shtetit! Ishte një kohë plehrë ideologjike dhe politike, e sajuar kryesisht kundër intelektualit në formim, ose të formuar, kurse me njerëzit e pjesës poshtë saj merreshin ashtu si me instinkt dhe ishte e qartë se armiqtë kryesor ishin ata që lexonin libra dhe dinin më shumë! Kështu ishte dhe nuk ka nevojë për shumë komente! E kanë pësuar mijëra e mijëra familje! Ky ishte internimi politik në diktaturë! Por ka më shumë se 29-të vite, që kjo shoqëri i është nënshtruar një tjetër internimi, një tjetër deportimi nga vendi i tyre! Me sens të kundërt, por me të njëjtën përmbajtje! Sot nuk është PPSH dhe levat e saj që të deportojnë dhe largojnë nga vendi jot, por ti detyrohesh nga bijat e sotme të PPSH-së të ikësh, largohesh, vetinternohesh nga vendi jo! Sot shqiptarët vetinternohen, sepse kështu janë politikat si ekonomike dhe financiare dhe ato politike në thelb! Sigurisht jemi në liri dhe të ashtuquajturën demokraci dhe të gjithë kanë të drejtë të lëvizin, por jo për karshillëk të diktaturës, e cila nga ideologjike është bërë politike dhe ekonomike! Tani është bërë një garë idiote dhe e çmendur mes "internimit politik në diktaturë dhe vetinternimit "demokratik"! E quaj "demokratik" sepse ai po u jep rrugët jo vetëm rinisë shqiptare, por dhe shoqërisë në përgjithësi e cila kujton se jeton në demokraci! Por fajtorja është e njëjta! Po pra po, dhe nuk e kam fjalën për "nënën Parti", por për bijat e saj! Si mund të iket nga një vend kaq i begatë me pasuri, me turizëm dhe me resurse ujërash e klimë apo faunë pa fund? Si mund të iket nga vendi me pasuri nëntokësore fenomenale kromi, bakri, nafte, xeherorësh hekuri? Si mund të iket nga vendi kur ka ujëra shumë më tepër se sa Evropa e pasur, ku ka lumenj dhe liqene më tepër se sa Evropa për sipërfaqe dhe numër të popullsisë? Si mund të iket nga një vend me klimë dhe pasuri turistike malesh dhe pyjesh, por dhe alpesh dhe liqenesh të mëdhenj e të bukur? Si mund të iket nga një vend përrallor bregdeti ranor, dhe ligatinash madhështore, por dhe bregdeti shkëmbor me bukuri magjepse? Si mund të iket nga një vend që të krijon kushtet më të mira për shëndet dhe banim? Por ja që iket dhe njerëzit realisht duan të ikin se nuk jetojnë dot në mungesë të rregullave të qytetërimit dhe kulturës urbane akoma të pa ushtruar nga shteti dhe si pasojë shoqëria! Ikin ose vetinternohen, largohen nga vendi i tyre i bukur, sepse nuk durojnë dot destabilitetin politik dhe korrupsionin gjigant në administratë. Ikin dhe abandonojnë vendin dhe pleqtë e tyre, sepse nuk pranojnë t’iu shkojë jeta dëm nga presionin i rrugës dhe i dhunës verbale e ligjore në korrupsion! Ikin, sepse prona nuk ka asnjë rëndësi faktike! Ikin dhe vet internohen, duke shërbyer rrugëve të botës, sepse nuk pranojnë më të bëjnë shkollë false dhe të pësojnë shëndetësi false dhe të korruptuar! Ky është një vetinternim katastrofik gjigant! E kush e krijoi gjithë këtë vetinternim akoma më keq se internimi në kohë të PPSH-së? Po pikërisht vajzat e saja ose PSSH (rilindja në krye), PDSH, LSI dhe të gjithë të tjerat me radhë! Vajzat jo vetëm me trashëgiminë njerëzore, por dhe veset e nënës parti! Biles akoma më keq se sa ajo! Sepse vërtetë ajo të internonte, por nuk të linte pa punë si këto mostra partish që kemi sot! Shqiptari është ankuar dhe ka mallkuar se e internonin dje, por sot po ankohet se po vetinternohet dhe po ikën nga sytë këmbët, pikërisht nga vendi i tij! Pse e kanë krijuar këtë garë me të djeshmen, pse e realizuan këtë vetinternim? Sepse, vetëm kjo është mënyra për të sunduar! E vetmja mënyrë për të mbajtur në pushtet një shoqëri e cila nuk është e zonja të bëjë hapin e madh të rëndësishëm përpara në qytetërim. E mbajnë kështu, sepse nuk duan demokracinë! E mbajnë kështu dhe e detyrojnë shqiptarin të vetëlargohet, sepse nuk duan as kundërshti shoqërore dhe as zbatim ligjor të pikërisht shtetit me ligje! Prandaj kanë shkatërruar shkollën dhe edukatën në përgjithësi! Për ti dhënë arratinë njerëzve, për ti "internuar" me mënyrën e sotme që është - vetinternimi! I kanë mbushur me taksa dhe i kanë vënë sipër kokave shqiptarëve në përgjithësi - horra dhe gangsterë politikë dhe ordinerë si dashnor të politikës! I zvarrisin në protesta, jo për demokracinë, por për hallin e tyre, miliardat e tyre dhe pasurinë e tyre! E njerëzit sa më tepër e kuptojnë këtë gjë, akoma më shumë ikin! E dinë se do të vijë një ditë që do ta kthejnë këtë vend në fatkeqësi njerëzore dhe pamundësi jetese! Kjo garë është, ose pikërisht ajo "internimi në diktaturë vs vetinternimi demokratik" sot! E mund ta them me bindje se e kanë fituar garën e ndyrë mes njëra tjetrës, ose njëra më e poshtër se tjetra!

Nga Besi BEKTESHI