BREAKING NEWS

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në festën e pavarësisë së Amerikës: Është e turpshme

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në
x
BREAKING NEWS

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”, Kreshnik Spahiu jep lajmin e madh: Faleminderit Zot

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”,
x
BREAKING NEWS

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa infektime dhe humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti bën kthesën e madhe javën e ardhshme, ja çfarë pritet të ndodhë

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti
x
BREAKING NEWS

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën deklaratën e fortë për dy politikanët

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën
x
BREAKING NEWS

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti
x
BREAKING NEWS

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje Perëndimin: Do ta merrni përgjigjen në vetëm një sekondë!

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje
x
BREAKING NEWS

“U mbars mali dhe polli një mi”/ Ilir Demaliaj ngre alarmin dhe zbulon prapaskenat e protestës së 7 korrikut: Rama nuk do të ishte i qetë nëse...

“U mbars mali dhe polli një mi”/ Ilir Demaliaj ngre alarmin dhe
x

Opinion / Editorial

Intriga, luftë klasash e për vulgfolklorizma kemi Partinë Demokratike të Foltores, të tjerët në punë parlamentare!

Intriga, luftë klasash e për vulgfolklorizma kemi Partinë

Folk&Vulg politika e Foltores,  e cila është në kulmin e saj te shishja e Rakisë së njerzve që e përfaqësojnë  sigurisht është fenomen. Berisha thotë se ka 40.000 mbas vetes, por unë besoj se ai ka më shumë! Sepse, ai ka vulg shoqërinë shqiptare që refuzon demokracinë, shpërdoron lirinë dhe do sharlatanin sipër vetes që i duket “burrë shteti”!  Ka plot,  por edhe në Shqipëri tashmë mbas tre dekadave të një marrëzie folklorike tipike  e “lirisë së foltores” për të sharë dhe fyer gjithkend përveç kryefoltoristit Berisha nuk janë shumicë. Foltorizmi është një fenomen politik në Shqipëri, që ka qenë prej kohësh shumicë, por sot nuk është më. Partia Demokratike e Foltores do të  vazhdojë jetën e saj sa të ketë biologji të fortë Berisha!  Por ky fenomen nuk është kompatibël me demokracinë! Ata sot shajnë dhe shpallin armik të gjithë të vetët që deri dje i kanë mbrojtur dhe thurrur lavde. Ata besojnë sot njeriun që ka bërë Bashën kryetar të foltoristave dhe ka pranuar degjenerimin në themel të PD-së dhe sot shajnë njëri tjetrin me libër shtëpie dhe shpallin luftë e klasës me tradhëtarë dhe armiq, sepse kështu i mëson Berisha dhe kështu janë të mbrujtur të jetojnë në politikë. Nuk jetojnë një ditë në origjinal, jetojnë gjithë ditën fals. Nuk pranojnë asnjë ide apo parim ndryshe logjikës së tyre retrokulturore dhe intrigante deri në folklorizëm absurd. Por po e përsëris, nuk janë më (falë zotin në qoftëse është e që ju iluminon mendjen shqiptarëve shumicë në Shqipëri) e kjo është madhështore.  Sigurisht shoqëria shqiptare dhe ata që duken në rregull, i ka me probleme të mëdha në politikë me gënjeshtarë dhe amoralë dhe imoralë politikë, por që në ndryshim nga Partia Demokratike e Foltores apo ajo e konsideruar berishiane, nuk vrasin demokracinë haptas dhe po ashtu nuk bëjnë gjak duke thënë “po mbrojmë kryeministrinë”!  Sot Bylykëbashët dhe Tritan Shehët e PDF ose Partisë Demokratike të Foltores, dhe vetë njeriu që buzeqesh me marrëzitë e mitomanëve me shishe rakie apo idiotëve që thonë të duam më shumës e fëmijët e mi, shpallin tradhëtarë dhe armiq ose bashkëpunëtorë të Ramës apo ambasadës amerikane Alibeajn apo të tjerët që nuk janë në foltore.  Por le të vazhdojnë. Ata për këtë punë janë, për intriga dhe luftë klasash. Po nuk shpallën armiq dhe tradhëtarë, berishkët nuk jetojnë dot. Nuk ju kalon rakia poshtë. Demokracia shqiptare për këtë gjë i ka berishkët. Por sot socialistët dhe Rama nuk duhet të zgjedhin me ndihmën e LSI apo me marrëzitë borxhlije të pushtetit që Rama bënte kur zgjidhte një individ si Meta që madhështinë e tij e ka te deliri i kthyerjes në marrëzi të dekoratave dhe titujve sidomos atij “Mjeshtër i Madh”! Meta pra, që Rama bëri President, ktheu në “lojë Çepanishte fshatshe” zyrën! Ishte Rama që bëri një pakt të tillë dhe pastaj paturpësisht ankohej. Sot nuk është problemi që të kemi një President antikomunist, por një njeri, thjesht njeri normal në krye të Presidencës dhe pa më të voglin dyshim, një qytetar në origjinë dhe veprimtari. Kjo është detyra e atyre deputetëve që nuk kanë më asnjë punë me Foltoren dhe që akuzohen prej saj, se janë tradhëtarë dhe në shërbim të Sorosit, Ambsadores Kim, Amerikës dhe sigurisht Ramës. Po të shpallën armim, në foltore je shumë më mirë se të dekorojë Ilir Meta! Teoritë e konspiracionit dhe marrëzitë e Foltores, janë për “msysh” dhe po të shanë shumë foltoristët,  ke shumë arsye të besosh se je në rregull me urbanitetin dhe qytetërimin. Kur je anti qytetërimit dhe kur je kundër demokracisë ata nuk të shajnë, biles të lavdërojnë. Kur nuk uluret, nuk shan, nuk akuzon pa baza dhe fakte, kur nuk intrigon për të bërë marrëzi folklorike pushteti, nuk je i tyri dhe nuk duhesh më në Foltore. Kur nuk i ha fjalët ose nuk gënjen aty për aty, nuk je i tyri. Kur nuk pranon që të quhesh folklorik dhe pjesë e  vulgut kulturor që dje të kesh qenë me një person dhe ta kesh duatrokitur dhe mbas një idiotësie personale të Berishës të bëhesh hero foltoreje akuzues i tij, nuk mund të jesh i tyri. Pra je në rregull me pjesën tjetër të shoqërisë. E deputetëve të PD-së me firma dhe vula akoma ligjërisht, kjo gjë ju duhet të bashkëpunojnë që Rama dhe socialistët të mos bëjnë me fajin e dikurshëm të quajtur Meta. Cilido që ka principe politike dhe moral politik që nuk shkon deri në folklorizëm dhe retro kulturë që nuk refuzon demokracinë duhet të vazhdojë parlamentarizmin. Për intriga, luftë klasash dhe vulgfolklorizëm, kemi Partinë Demokratike të Foltores.