BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Investimet nuk kanë as kombësi as ideologji

Investimet nuk kanë as kombësi as ideologji

“Qeveria ka dështuar me investimet”. “Ka rënie drastike të investimeve të huaja”. “Ato që bëhen sot në Shqipëri, janë të siguruara nga qeveria Berisha”. Ai është “babai” e noteri i “TAP-it”, njeriut që solli kompanitë e mëdha. Negocioi privatizimet. Këta, rilindasit, mburren me sukseset e tij. Kështu evidentohen veprat që bëhen në vendin tonë sot si investime të huaja nga shtetet mike. Në optikën opozitare më shumë vend i lihet ndonjërit që ikën se atyre që zgjedhin për të ardhur. Denoncimi për mungesën e investimeve strategjike nga shtetet perëndimore vazhdojnë si një refren bezdisës dhe dashakeqës. Flitet me siguri gati matematikore nga shumë “kompetent” sikur këtu të mos ndërtohet asgjë. Flaken si pa të keq statistikat dhe treguesit zyrtarë. Konsiderohen nul rezultatet e organeve që ndjekin investimet. Propaganduesve të mungesës së investimeve nuk ua zë sytë “Shelli” një nga liderët e botës në kërkim dhe nxjerrjen e naftës. Praninë e SHBA, Gjermania, Italia, Franca, Austria, Greqia, Anglia, Kina, Belgjika, Japonia me bankat dhe investime direkte e shumë shtete të tjera që e shikojnë vendin tonë si partner ekonomikë . Gjeografia e investitorëve është realisht nga shumë shtete të botës. Kuptohet, për investime Shqipëria është gjithnjë e uritur. Dhe asnjëherë ata nuk janë shumë. E nesërmja do sjelli më shumë investime nga kompani të mëdha dhe këtë do ta nxisë e garantojë edhe e ardhmja europiane e vendit tonë në Bashkimin Europian, si dhe zbatimi i reformave të ndërmarra për drejtësinë, pronën e turizmin. Sa më shumë të huaj të vijnë të investojnë këtu, aq më mirë është për ekonominë, mirëqenien e punësimin e shqiptarëve. Aq më shumë do shëndoshet ekonomia jonë dhe do rriten treguesit e punësimit, prodhimit dhe do evidentohen në tregjet e jashtme markat “Made in Albania”. Po investitorët para se të hedhin një hap për të transferuar kapitalet e tyre, maten shumë herë. Vlerësojnë e studiojnë kushtet. Mundësitë. Ligjshmërinë. Klimën e biznesit. Infrastrukturën, llogarisin fitimet. Taksat e tatimet. Sjelljen e institucioneve. Dhe në këto drejtim ka praktika të mira, po edhe të kritikueshme të evidentuara, jo vetëm nga organet shqiptare, po edhe nga raportet e organizmave ndërkombëtare si FMN, BB etj. Investitorët, qofshin të mëdhenj apo të vegjël nuk i hedhin paratë në fusha të minuara aq më pak atje ku ka luhatje politike. Askush nuk i ka dollarët për t`i hedhur në vrima të zeza, secili llogaritë fitimin dhe shtimin e pasurisë. Kushdo investon për të shtuar të ardhurat e kompanisë që përfaqëson.

Po nëse e ardhmja e investimeve varet nga shumë faktorë në Shqipëri ndeshet një qëndrim i çuditshëm kur flitet për origjinën e investitorëve. Paragjykimi për prejardhjen e tyre ndihet si tek specialistë të fushës dhe organe të ndryshme deri tek liderët politikë. Faktorët politikë, përfaqësues të biznesit deri edhe tek studiues të tregut të ekonomisë dhe opinionistë të ndryshëm që luajnë rolin e kompetentit të çdo fushe, harxhojnë orë të tëra për të treguar, jo peshën e investimit po vendorigjinën e tij. Për këtë kategori më shumë rëndësi u jepet prejardhjes dhe kombësisë së investimeve, gjuhës që flasin investitorët, ideologjia që udhëhiqen se sa teknologjisë që importojnë këtu. Qëndrimi më kritikë, kohët e fundit fatkeqësisht është ndaj investimeve dhe investitorëve që vijnë nga Turqia. Këtu, politika del nga kornizat e realitetit me shpatë të madhe dhe kërkon të na mbush mendjen se vërtetë i ndihmojnë zhvillimit investimet turke, po ja që kanë një të keqe, vijnë nga Turqia!? Dhe jo nga shtetet e BE-së. Vërtetë Turqia ka teknologji të përparuar, po mirë do ishte të frenoheshin dhe të kishim më shumë investime gjermane, franceze, italiane, spanjolle, e shtete të tjera të BE-së. Inspiruesit e një ideje të tillë nisen nga subjektivizmi ekstrem. Shumë prej tyre, ngjajnë si propaganduesit të sistemit që lamë pas. Atëherë kur politika zyrtare e sanksionuar edhe në kushtetutë nuk lejonte absolutisht të merrnim as një qindarkë, një orë apo një aparat fotografik made in “USA” ,“ITALIA” apo “FRANCA” . Vendi ynë nuk bënte tregti me gjigandët botërorë. Për politikën komuniste nuk mund t`i dorëzoheshim SHBA e Rusisë. Ato ishin vende me ideologji ndryshe, “imirealiste” e “revizioniste” dhe të papranueshme nga jona si mbrojtës të Marksizëm-Leninizmit. Dhe një sjellje e tillë dihet ku na çoi. Po fatkeqësisht kështu ngjajnë edhe sot deklaratat e disa ekonomistëve ekselentë e gjithëditur dhe politikanëve që kërkojnë, para teknologjisë dhe cilësisë së investimeve kombësinë dhe ideologjinë e investitorëve. Po a kanë të drejtë këta “mendimtarë” e “vizionarë” ekonomistë dhe ku gabojnë në kërkesat për një kufizim të tillë dhe sakrifikim të bumit të investimeve tek ideologjia e kombësia nga vijnë? Atëherë nga ndryshojnë këta ekonomistët e kohëve moderne nga ata që i kishte ndryshuar kushtetuta dhe politika zyrtare e para 1990-ës? Sa vlerë ka kërkesa të shikohet se pas investimeve turke apo shteteve të tjera ka qëllime keqdashëse? A nuk po vihet para nevojës për zhvillim edhe këtu, politika dhe meraku se mos na marrin për lindorë? Se mos Shqipëria rrëshqet në lindje? Mos largohemi nga perëndimi dhe i dorëzohemi Turqisë? Dhe këtë merak nuk është se e kanë vetëm ekspertët shqiptarë. Në të njejtën linjë janë edhe disa profesorë të huaj që e njohin në themel politikën e investimeve dhe e dinë shumë mirë se ato nuk duhen parë nga kombësia e ideologjia. Po nga teknologjia e cilësia, korrektesa e investimit pa folur për koston dhe rendimentin post investim. Në këtë aspekt, gjykoj se është e gabuar edhe përfundimi i analistëve të disa specialistëve të politikave ekonomike dhe më shumë e politikave që barazojnë origjinën e kombësinë e investitorëve me vetë investimet, se investimet e shtetit turk janë shtrirja e Perandorisë Turke të dikurshme. Dhe vijojnë me argumenta të një historie 500 vjeçare për të bërë paralelizma që nuk kanë asnjë sens. Veprat që bëhen, i shërbejnë ekonomisë tonë. Janë në interes të mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik. Ndikojnë fuqimisht në rritjen e treguesve financiarë dhe krijojnë mundësi zhvillimi e punësimi. Pikërisht, këtu qëndron problemi për tërë kundërshtarët.

Ata që kundërshtojnë investimet me prejardhje nga Turqia, nisur jo nga leverdishmëria dhe impakti në zhvillim po nga origjina, duan që tek ne të mos ketë asnjë investim serioz. Që shteti të mos arrijë të zbatojë strategjitë e veta të zhvillimit. Të dështojë në ekonomi. Të mos ketë bum punësimi. Mos të rriten pagat. Të ulen pensionet. Të mbetemi në ato segmente rrugore që kemi trashëguar dhe të mos avancohet më tej. Të ngremë duart e të presim nga qielli. Sapo u mësua lajmi se në Vlorë do ndërtohet një aeroport me tregues më të mirë se ai i Rinasit dhe se investitorët do jenë kompani me përvojë nga Turqia, pikërisht ata që sot ndërtojnë aeroportin më të madh në botë në Stamboll, liderët e opozitës tonë, filluan sulmin kundër një investimi të tillë që i kalon 100 milionë euro. Ku do punësohen gjatë ndërtimit mbi 2000 punëtorë. Dhe do paguhen miliona për shpronësimin e pronarëve, ku do ndërtohet ky aeroport. Deputetët e opozitës as denjuan të marrin pjesë në miratimin e këtij ligji. Edhe vetë Presidenti Ilir Meta e la të hynte në fuqi, duke mos e dekretuar, po në heshtje. Dhe nuk është i vetmi investim që shahet për origjinë e biografi. Dhe ambalazhohet me alibinë se është një shpenzim i madh për xhepat e shqiptarëve. Dhe lihet mënjanë impakti që do sjell në turizëm. Në përmirësim të strukturës rrugore. Në udhëtimet jashtë shtetit. Po kështu u anatemua e dhe fillimi i fluturimeve nga kompania ajrore shqiptare “Air Albania” e cila do të jetë me mbështetjen e “Turkish Airlines” Edhe kjo nismë vetëm se është me mbështetjen e Turqisë u kritikua. Ata që kundërshtojnë investimet turke, jo pak herë thonë: Pse jo investime gjermane apo francezë? Pse pikërisht turke? Apo shkon qeveria e Edi Ramës drejtë lindjes? Pse i hapen kaq shumë portat Turqisë? Këto pretendime, vetëm në interes të investimeve nuk janë. Përkundrazi. Janë kundër zhvillimit. Po i pyesim kundërshtarët e këtyre investimeve: A është kthyer mbrapsht një investitor i një vendi perëndimor deri sot? Cili mund të na e thotë? Kush erdhi dhe u zbua? Askush. Politika ekonomike e vendit tonë është liberale. Porta është e hapur. Përpjekjet duhen shumëfishuar për kushte të mira për investitor perëndimor. Po këtu nuk ka vend për seleksionime. Investimet nuk kanë ideologji. As bindje. Ato nuk kanë kombësi. Investitorët nuk kanë origjinë. Vendet përreth Shqipërisë edhe ato që janë në zemër të BE-së nuk vendosin kufij të tillë. Përkundrazi. Janë mendje hapur dhe mikpritës. Ndaj përkundër ideologjisë dhe biografisë së investimeve dhe ndarja e shteteve sipas orientimit ideologjik e gjeografik është praktikë e gabuar e cila është provuar plotësisht nga shqiptarët. Ekonomia nuk është baraz ideologji. Dhe kombësia e investimeve i takon kohë që lamë pas. Ndaj në këtë kontekst, investitorët turq janë të mirëpritur. Ashtu si ata kinez, rus e të tjerë. Mjafton të jenë të dobishëm. Dhe investitorët turq që kanë peshë prej 2.7 miliard euro investime tek ne janë shumë vlerësuar. Dhe për këtë duhet t`iu themi: Faleminderit që zgjodhët Shqipërinë!/ Nga Bardhyl BEJKO