BREAKING NEWS

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik raportimesh për UFO-t në Itali, ja rasti i paprecedentë që ka kapur radari në aeroportin Malpensa në Milano dhe lidhja me pandeminë e COVID-19

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik
x

Opinion / Editorial

Irfan Daut, mësuesi patriot që shpërndau dijen në Kamnikun e neolitit dhe u vra pabesisht nga grekët në luftë

Irfan Daut, mësuesi patriot që shpërndau dijen në Kamnikun e

Patrioti Irfan Daut ideator e tribun për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare rrjedh nga familja me kontributin më madhor në Kamnik. Mësuesi i mësimit dhe shkrimit shqip në Kamnik. Në periudhën e Rilindjes Kombëtare solli Abetaren dhe u mësonte fshatarëve të shkruanin e lexonin shqipen e bukur. Në të gjitha dokumentat e arkivuara në muzeun e Ersekës shkruajnë patriotë e dëshmor. Fatkeqësisht nuk është as në listën e patriotëve dhe as në atë të dëshmorëve në Kolonjë. Pretendohet për në Përmet. Irfani për aktivitetin e tij patriotik në dobi të çështjes kombëtare dhe kundër regjimit turk ishte burgosur shumë herë dhe për mungesë provash lirohej. Bie në kontakt me patriotët e shumtë kolonjarë si P.N.Luarasi, Gani e Sali Butka, Frashërllinjtë, leskoviqarë etj. Mëson të shkruajë e lexojë gjuhën shqipe. Fshehurazi iu lexonte fshatarëve Qerbelanë dhe vjersha të tjera të Naimit. Mbolli dhe ngjalli në fshat besimin për të ardhmen. Aktiviteti patriotik i tij nuk shihej me sy të mirë nga osmanët. Përndiqej nga qarqet grekofone. Veprimtar i shquar në luftën me pushkë e me penë për mëmëdhenë. Gjyshi, Dilaveri e kujtonte Irfanin duke luftuar me shovinistët grekë në ara mbi shtëpi. Luanin cingla. Irfani me nagant në dorë luftonte me andartët grekë që e ndiqnin. Ai çalonte, tregonte gjyshi, por nuk e dallonte dot, ishte i plagosur apo e kishte të lindur. Kujtonte që u mësonte të lexonin e shkruanin shqip. Dilaveri fliste dhe për Refat Daut shumë trim. Irfanin e radhiste ndër patriotët më në zë në Kolonjë. Është mësuesi i parë në Kamnik. Irfani u mësoi fshatarëve gjuhën e nënës. Solli fshehurazi abetaren dhe u mësonte alfabetin shqip të Veqilarxhit. Nga dokumentat arkivore provohet se Dilaver e Neki Dake, Seit Seiti, Demir Nazif që ishin fëmijë në kohën e Irfanit kanë ditur të shkruanin e lexonin. Brezi mbas tyre kanë vënë gishtin. Prove bindëse e kujtimeve të pleqve që Irfan Dauti u ka mësuar. Për Irfanin është folur në fshat nga pleqtë e moçëm. Është shkruar pak e për të mos thënë aspak i publikuar. Si fis kanë rënë disa dëshmorë të Rilindjes e nuk kanë fis në fshat. Fis e fisni e tyre jemi ne, gjithë Kamniku. Të moshuarit Baki Lamce, Hekuran Beqiras, Zenel Feta, Demir Nazif, Qazim Beqir e Hysen Shuaip shkruajnë: “Nga fshati quhet dëshmor e patriot”. Qëndrim të njëjtë ka dhe në dokumenta të tjera arkivore, por nuk figuron në asnjë listë patriotësh e dëshmorësh. Në ‘78 u bënë historikët e fshatrave e shkruajnë “patriot e dëshmor”. U fol që ndodhet në muze në Përmet. Jam interesuar disa here në atë muze. Kastriot Bezade po rikërkon. Mundet të jetë. Ra si dinë të bien heroikisht trimat e përkushtuar për Atdhe në Treske, në Guri Qytetit Radimisht në luftë me andartet greke me 28. 05. 1914 ish-teritor i kazasë Përmet. Atje ka dhe të rënë të tjerë nga zona jonë. Të gjithë shkruajnë e mbajnë të njëjtin qëndrim për Irfan Daut “Patriot e dëshmor” e i tillë do vlerësuar se ka qenë patriot i flaktë dhe ka luftuar me pushkë e penë për mëmëdheun. Irfan Daut nga Kamniku i Kolonjës ka marrë pjesë në betejat e zhvilluara me andartet greke në Bënjëz, mbi Novoselë, në Barmash e rreth fshatit. Në mars 1914 andartet greke u sulën në Kamnik për të plaçkitur e rrëmbyer bagëtine. Katër orë luftë të përgjakshme kanë bërë dhe i sprapsën andartet duke lënë dy të vrarë. Në historikun e shkollës 8-vjeçare “Xhafer Ameli” shkruhet “Irfan Dauti që kishte qenë për një kohë të gjatë në burg nga turqit kishte mësuar abetaren dhe luajti një rol të madh në fshatin tonë. Ai mblidhte fshatarët dhe u lexonte vjersha të ndryshme të Naimit. Shovinistët grekë e kuptuan e ndoqën këmba këmbës dhe bie heroikisht më 28.05. 1914 në Guri Qytetit në Treskë”. Në tre historikë të Kamnikut që për hir të së vërtetës kanë mospërputhje për Irfan Daut mbajnë të njëjtin qëndrim “patriot e dëshmor”. Nuk kanë lënë pasardhës e fis në fshat e s’është interesuar njeri. Irfanin e ka mbuluar harresa bashkë me kulturën neolitike të Kamnikut. Shpresoj që në kuadër të 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjes të vlerësohet me dekoratën më të lartë Irfan Daut, që ka luftuar me pushkë e penë për mëmëdhenë. Ra heroikisht si trim me fletë për liri e dije. S’ka pse mbetet anonim dhe legjendë. Irfan Daut e meriton të vlerësohet me dekoratë të klasit të parë dhe të radhitet përkrah patriotëve më me zë kolonjarë. Irfani boll mbeti anonim aq sa po shuhet dhe nga kujtesa e brezave. Në muzeun e Esekës janë dhe Kasem Dauti në listën e patriotëve të Kamnikut. Irfan Daut dhe i shtati radhitet Kasem Daut, që kanë luftuar kundra andarteve greke në vitin 1914. Nga familja Dauti tre dëshmorë. Dauti, është vrare në Higer, më 22 prill 1914, në luftën e Vrëpckës me andartet greke ku ka qenë Refati, Irfani e Kasemi. Dashtë zoti të mos jenë shuar si fis e Kasemi me familjen të ketë emigruar. Duke shpresuar që kryetari Bashkisë Kolonjë të bëjë homazh për atë patriot që është krenaria jonë.