BREAKING NEWS

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat në administratë, ja kush përfiton! Zbulohen dhe sa do të jenë pagesat e kompensimit për efektivët e policisë që shërbejnë larg vendbanimit

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë kokën dhe të heshtë, do të turpërohet kur...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë
x
BREAKING NEWS

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e dyta...”, Sali Berisha njofton lëvizjen e radhës për padinë ndaj Blinken-it

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me selinë e PD-së nëse gjykata i jep vulën Alibeajt

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me përgjigjen

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me
x
BREAKING NEWS

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në protestë!”, Arian Çani bën reagimin epik ndaj deklaratës së Luçiano Boçit: Uaaaa, o Ylli e di ç’do të thotë...

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në
x
BREAKING NEWS

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar
x
BREAKING NEWS

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani paralajmëron surprizën e Ilir Metës më 25 korrik: Edhe ata që janë me pushime do të hapin ekranin

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani
x

Opinion / Editorial

Ironia e “fatit” të pushtetit arrogant rilindas në sajë të një pakice folkbolshevike të pushtetit berishist!

Ironia e “fatit” të pushtetit arrogant rilindas në

Ja pra dhe Berisha si fitues dhe triumfator në rikthimin “dejure” mbi partinë e tij Berishiste!  Një nga fajet e mëdha të Bashës ishte se ai imitonte Berishën, duke mos pasur talentin e tij të triumfalizmit bolshevik dhe folklorik tipik shqiptar! Basha ishte njeriu i përzgjedhur i Berishës por vetëm për të bërë punën e Berishës,  jo të imitonte Berishën deri në largimin e tij dhe zëvëndësimin e Berishizmit me Bashizëm! Ky ishte një delir i një të pa merituari politik si Basha!  Sot folkbolshevikët e Berishës, kanë partinë e tyre! Si ta njohi gjykata, si mos ta njohë bolshevikët janë bashkë dhe jenë të lumtur me Berishën dhe pse janë antiamerikanë dhe anti perendimorë. Në fakt, ato ashtu janë! Në esencë janë si ajo intervista e një burri në moshën e të gjithë trushkulurve të indokstrinuar që në mungesë të Enverit, kanë Berishën. Këtyre tipave ju mungon njeriu që sundon dhe lufton në marrëzinë e tij korruptive dhe tiranike me gjithkend. Ai i moshuari e dinte trim Berishën “që mundi Amerikën” dhe e dinte dhe për të ndershëm! Këto tipa janë më shumë se 40.000 votues të Berishës. Këta folkbolshevikë janë mbi 200.000 në Shqipëri. Po për fat,  nuk janë më shumë.  Berisha është kryetari i folkbolshevikëve që kur bëjnë si antikomuinistë, janë dhe më komunista, se dikur komunistat! Foklbolshevikët e sotëm të partisë së Berishës, janë inatçorë, injorantë dhe delirantë të gatshëm për një luftë klase të re dhe të gatshëm të djegin Shqipërinë në qoftëse i lejon kush! Ata i ngjajnë Berishës që nuk do asnjë ligj veç të mendjes së tij, asnjë organizim vule dhe firme, veç të shpikjes së tij, asnjë lloj regjimi veç të vetes së tij dhe asnjë lloj demokracie veç asaj të shpikur prej tij! Janë idiotët funksionalë në shoqëritë post tiranike dhe post komuniste apo orientalo-integruese  që përshtaten me mënyrat e tyre groteske dhe idiote, në demokraci. Po, por Berisha ka një marrsh më tepër. Ai ka dhe origjinën e tij folklorike absurde dhe klasike, për të marrë rrëshqanë mijra mitomanë injorantë dhe për ti përdorur politikisht si opozitë zjarrvënëse dhe në pushtet si luftëtarë të ashpër intolerantë të demokracisë pluraliste. Partia Berishiane është anti amerikane, anti europiane dhe anti urbane! Ata jetojnë si shpellarë që monopatin e duan tani të kioskëzuar dhe bulevardin si vend ku mund të bëhet gjak. Berisha e ka vërtetuar këtë marrëzi retrokulturore në pushtetin e tij grotesk, vrastar dhe korruptiv. Por Berisha sot është njeriu më i dashur dhe më i shtrenjtë për delirin e fatit cinik dhe ironi e thellë të Rilindjes! Pjesët e partisë demokratike jashtë Berishës, janë kotësi bufanadë e Gjekmarkajt dhe Dumës apo Alibeajt dhe Bashës vetë, Salijanit, apo dhe tipave të tjerë aty që Berisha i hëngri sepse në fakt kujtuan se mund të jenë pjesë moderne brenda groteskut folklorik tiranik të partisë që vetëm në tre dekada në saj të Berishës ka futur në turp dhe hall dhjetra herë demokracinë dhe lirinë në Shqipëri. Janë njerzit që nuk duan të pranojnë se partia e Berishës është vajza më keqane dhe idiote, por dhe shëmtuar e groteske e PPSH! Kujtuan se do të bëjnë një model të tyrin, por nuk janë të merituar! Sot mbase janë më të pranueshëm për demokracinë por mjafton që kanë qendruar afër dhe kanë dëgjuar me orë të tëra Berishën për të nxjerrë si konkluzion që janë sëmurë. Po po sëmurë politikisht dhe filozofikisht! Si te komedia e Prefektit që mjaftonte të “qëndroje në burg me komunista dhe ishe kthyer në komunist safi dhe vetë”! Tani ky është dhe fati i Ramës! Sot në numra dhe model elektoral partia e berishkave dhe jo berishkave, nuk kalon as gjysmën e Partisë Socialiste dhe pjesës administruese dhe drejtuese të saj që është Rilindja! Ironia e fatit të Ramës kjo është! Folkbolshevikët e Berishës dhe partisë groteske të shëmtuar të tij, janë arsyeja më e mirë dhe më e qartë që ai (Rama) të qëndrojë në pushtet! Të qëndrojë në pushtet si nga faktori i brendëshëm që në shumicë është kundër një deliranti tiran dhe vrastar si Berisha dhe padyshim faktori i jashtëm sidomos në USA që nuk duan tja dëgjojnë as zërin njeriut të 96-tës, 97-tës, 98-tës, por dhe Gërdecit e 21 janarit!  Njeriut më të degraduar filozofikisht dhe politikisht përfshi dhe diktaturën që ka “prodhuar” kjo tokë për fat të keq në më shumë se 100 vjet. Rama në mënyrë perfide këtë gjë ka llogaritur mirë. E pushteti i tij dhe konkubinave politike mashtruese dhe renegate, është i sigurtë me një person të tillë dhe me një parti të tillë folkbolshevike. Pushteti i Rilindjes është një arrogancë korruptive e qeverisjes në Shqipëri. Nuk janë bolshevikë dhe kaq shumë folklorikë sa Berishkët, por janë të korruptuar teatralë të pushtetit post modernist idiot në Shqipëri. Shëmtimi i pluralizmit dhe degradimi i demokracisë nga Berisha e nxjerrin në pasqyrë disi më të bukur (pashme)  pushtetin rrënues dhe arrogant të Ramës! Po pra të “Rilindjes” së tij cinike dhe imorale në përgjithësi.  Por përpara të huajve dhe shoqërisë shqiptare që kanë dy pare mend në kokë, sigurisht pushteti i Ramës edhe pse nuk përtypet dhe nuk hahet me asgjë, mund të vazhdojë sa të jetë përballë dhe alternativë një grotesk bolshevikësh periferi dhe folklori mitomanësh shqiptarë. Ësdhtë më i mirë sepse nuk vret për burrni! Sepse nuk ka burrni fare! E shyqyr, sepse do kishin vrarë ose frymëzuar për të vrarë apo ndihmuar për të vrarë dhe këta, si ai përballë tyre në Gërdec dhe 21 janar, por dhe raste të tjera që nga Hajdari, 14 shtatori,  e 2 prilli në Shkodër që e manipuluan për të ardhur në pushtet mbas një viti.  Folkbolshevikët e Berishës janë pakicë por ato shërbejnë shumë mirë që të zgjatet jeta pushtetit arrogant korruptiv të Rilindjes së Ramës. Për asgjë tjetër nuk vlen partia e Berishës përfshi dhe mënyrën për të bërë karshillek titullit të tij dhe familjes së tij Berishiane si “nongrata” në USA. Po po dhe më e bukura është se Putini sikur ta dinte,  ka shpallur non grata (  state department)  në Rusi, të gjithë ata individë përfshi dhe Blinken që kanë shpallu “non grata” Berishën në tokë të USA!  Kjo tregon se sa afër mendërisht janë Berishkët me Putinistët. Po po, mjaft afër.