Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Irracionalizmi i lidershipit shkaktar i shkërmoqjes së formacionit opozitar

Postuar: 24/08/2019 - 07:45

Roli i lidershipit ka qenë dhe mbetet objekt studimi, për vetë domosdoshmërinë dhe interesimin që shprehet në çdo segment të shoqërisë. Shumë specialistë të studimeve për figurën e tij, e kanë krahasuar atë me një prind të mirë ose të keq, në kuptimin alegorik të rolit të tij. Ai nënkupton udhëheqësin politik eksplorues, komunikues me votëbesim dhe aftësi për ta kthyer vizionin në realitet. Në se i referohemi portalit Amazon books, i cili informon dhe reklamon disa mijëra libra, që kanë si titull nocionin lidership, çdo lexues do të njihej me performancën dhe të vërtetat e veprimeve të tyre. Por në se do të ballafaqonim liderët e partive dhe shtetit tonë, me kërkesat dhe shembujt influentë të figurës së një lideri model, dalin plotësisht të zbuluar. Vetë aktualiteti që po përjeton vendi në kushtet e acaruara të politikave absurde të formacioneve majtas e djathtas, është treguesi më sinjifikativ, që flet për mungesë intelektualizmi, kulturë politike dhe mos respektim të normave demokratike. Fatkeqësisht liderët tanë u kthyen në emra e mbiemra me tipare ekstremiste, karizmatike, duke mos i shërbyer çështjes sonë kombëtare, por interesave të tyre duke u bërë simbole të së keqes. Nëse i referohemi analizave të historisë botërore, për ngjarjet kyçe që i kanë dominuar ato, na flasin për mijëra raste të lidershipëve të mirëfilltë, por edhe të gabuar si shkaktarë të ngjarjeve tronditëse për shoqërinë njerëzore. Kështu nuk mund të shpjegohet suksesi ushtarak i romakëve, pa iu atribuuar lidershipit Julius Cezar-it. Po ashtu lufta për pavarësi e Indisë, nuk do të kishte kuptim pa vënien në krye të revolucionit popullor pa dhunë, të Mahatma Gandi-t. Një tjetër shembull i lidershipit model, ka qenë ai i lëvizjes amerikane, për të drejtat e qytetarë më ngjyrë Martin Luther King. Filozofia e tij e kthyer në moton "I have a dream"(unë kam një ëndërr), bëri realitet aspiratat e tyre, duke i thënë jo diskriminimit racial. Studimet nuk mund të linin pa përmendur, hulumtimin e suksesit të Gramen Bank në Bangladesh, pa u investiguar roli i Muhamet Junus. Por bota ka njohur edhe shembuj negativë, si analiza e Gjermanisë naziste pa Adolf Hitler, Rusia pa Stalinin, Kina pa Mao Tse Tung e deri tek Shqipëria pa A. Zogun, E. Hoxhën, S. Berishën, I. Metën e L. Bashën. Ajo që i karakterizon liderët tanë, është se ata nuk ndoqën shembujt dhe eksperiencën pozitive të liderëve model, por u pushtuan nga gjithfarë ndjenjash agresiviteti e destruktiviteti. Ata nuk e ngritën rolin e tyre në pastërtinë e figurës, në sinkron me cilësitë pozitive të qytetarëve. Kjo vërtetohet nga faktet e situatave të tensionuara politike ku në vend të bashkëpunimit dhe dialogut, është demonstruar dhunë verbale, por më keq akoma kur ajo ka degjeneruar edhe në skena të turpshme fizike. Ekstremiteti i liderëve në krye të opozitës, arrin deri atje sa edhe pas vapës së këtyre ditëve të nxehta vere, paralajmërojnë një shtator të zi me mosbindje civile deri në gjakderdhje. Ky aventurizëm politik tregon edhe një herë se këta lidership, nuk e kanë konsideruar veten problem dhe zgjidhje, për strategjinë e zhvillimit ekonomik e social të vendit, por shkojnë deri në absurditet duke pritur orën historike të ardhjes me çdo kusht në pushtet. Kjo tregon se avaluini i impaktit të tyre është antiteza e dinamikës, që kërkojnë interesat e vendit në kushtet e sotme, ku krerët e opozitës në një linjë me presidentin u përgjigjen me krisma molotovësh. Këto krisma të shoqëruara me gjuhën e ashpër të komunikimit i kanë kapërcyer kufijtë e ekstremitetit të logjikës së tyre, nga e cila nuk kemi përftuar asgjë pozitive përveç përçarjes dhe urrejtjes. Duke u vetëpërjashtuar nga temat shqetësuese të qytetarëve, si lufta ndaj varfërisë, emigrimit, emergjenca e vënies në funksion të institucionit të munguar të drejtësisë, nuk i kanë analizuar kurrë si shqetësim kombëtar. Këto dukuri që vazhdojnë të na shoqërojnë, nuk janë bërë pjesë e përgjegjësisë së tyre përpara shoqërisë, por e kanë nxjerrë veten jashtë kontekstit lider-organizatë-individ. Po t'i referohemi shpjegimit sociologjik, në letigjimimin e autoritetit, pushtetit dhe privilegjeve, ata mbeten liderë formalë duke e mos e justifikuar statuquo-në e drejtuesit, si asete dhe vlera kombëtare. Po të kthehemi shumë vite larg në kohë, duke hequr vija paralele midis një lideri të sotëm dhe një kryeplaku fshati të djeshëm, ku kushtet ishin mjaft të diferencuara, figurat e tyre ishin shumë më autentike e autoritarë. Personaliteti i tyre ishte i mbrujtur nga thjeshtësia, humanizmi, pastërtia morale, komunikimi dhe përkushtimi në zgjidhjen e problemeve të komunitetit. Marrëdhëniet dhe raportet që ata kishin ndërtuar me komunitetin, bazoheshin tek traditat, kodet zakonore, besa, edukata, ku respektimi i tyre ndihmonte dukshëm në zgjidhjen e problemeve, duke e konsideruar vendimin e kryeplakut ligj për të gjithë. Ndërsa liderët tanë të partive, organizatave e grupeve të ndryshme, raportet e interaksionit i kanë zhveshur nga roli i tyre interaktiv e ndërveprues, duke u bërë të kundërshtueshëm, të pakapshëm e të parespektueshëm. Profilet e tyre nuk plotësojnë karakteristikat e një lideri modern, por plotësisht artificial. Shembullin më tipik sot e gjejmë tek dy liderët e partive PD e LSI, ku Lulzim Basha vendoset në krye të saj nga Sali Berisha, ndërsa tek partia familjare rrotacioni u bë brenda saj, ku presidenti aktual ja bëri dhuratë bashkëshortes Monika Kryemadhit. Duke qenë të paaftë dhe artificial në drejtimin e partive, me sagat e tyre në emër të karakteristikave ekstraverse, masakruan dhe shkatërruan strukturat brenda tyre, pa mundur t'i reformojnë ato. Kryetari aktual i PD Lulzim Basha, me mungesa të theksuara në komunikim pa elokuencën dhe kulturën e duhur demokratike, i pahapur për defektet e tij të drejtimit, nuk ka mundur ta kompletojë figurën e tij. Mungesat e theksuara brenda pushtetit të tij, e kanë çuar në dështime të njëpasnjëshme, deri dhe në shkërmoqjen dhe degradimin e partisë, ku me të drejtë anëtarët e vjetër të saj e fajësojnë dhe e ngarkojnë me përgjegjësi. Kështu identiteti social i tij në vend që të vinte në rritje, erdhi gjithnjë e më shumë në rënie. Pushteti i tij ineficent dhe pa kapacitetin e duhur, nuk prodhoi raporte normale si brenda formacionit opozitar ashtu dhe me kundërshtarët. Ky pushtet nuk u përshkrua nga eksperienca relacionale, që varet nga interaksioni me të tjerët. Rruga për të ardhur në pushtet nuk është dhuna, por konkurrimi i ideve dhe programeve, janë respektimi i traditave dhe rregullave të etabluara të rrotacionit. Rruga e dhunës i përket revolucioneve proletare, ajo është një instrument i papajtueshëm me ligjet dhe normat e demokracisë.

Nga Kastriot Aliaj

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2019 - 19:17

Dita e sotme si një ditë përkujtimore për çlirimin e kryeqytetit nga formacionet partizane u festua nga të gjitha palët e politikës si një ditë e veçantë për kontributin e shqiptarëve në a

Postuar: 17/11/2019 - 07:47

“Nga të gjitha fatkeqësitë që mund ta gjejnë një Komb, asgjë nuk është më tragjike dhe me k

Postuar: 17/11/2019 - 07:45

Për mendimin tonë, për politikën shqiptare në përgjithësi, sindroma e mosrespektimit të të rinjve

Postuar: 17/11/2019 - 07:44

Jam një nga tre milionë shqiptarët që jetoj në Shqipëri.

Postuar: 17/11/2019 - 07:42

Një njeri kërkon të marrë një për qind të produktit tonë të përgjithshëm të Shqipërisë.

Postuar: 16/11/2019 - 20:43

Reforma në Drejtësi përpos çlirimit të drejtësisë nga turlilloj injorantësh, hajdutësh, sharlatan

Postuar: 16/11/2019 - 07:21

Është një ulërimë e madhe, është një gjëmë pa përmasa, është një apokalips dhe përmbysje rrënjëso