BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Ish bashkitë e djathta në “padurim” të pritjes së çlirimtarëve

Ish bashkitë e djathta në “padurim” të pritjes

Partia Demokratike trashëgoi nga zgjedhjet e pushtetit lokal të vitit 2015, një numër jo të vogël bashkish me shtrirje nga Përmeti në jug, Mallakastra në qendër, deri me Shkodrën në veri. Dy vjet më parë, bashkitë e fituara nga LSI me votat e socialistëve, iu bashkuan atyre të PDsë. Në këtë mënyrë numri u rrit, duke zënë një peshë specifike të vlerësueshme të pushtetit lokal. Braktisja e zgjedhjeve të 2019-ës nga opozita me justifikime të pabaza, gati qesharake të ngjashme me lodrat e fëmijëve, këtë potencial pushteti e zhbënë dhe e tretën si kripa në ujë, duke e çuar në zero. Betimi për moslejim të zgjedhjeve, fillimisht dhe kërcënimi në harmoni simetrike, opozitë-President me revolucion e gjakderdhje dhe më pas betimi se nuk do dorëzoheshin me asnjë çmim, bashkitë kështjella të opozitës, sikur të ishin pronat personale të Basha –Monikës nuk e kanë mbyllur ende ciklin. Edhe pse u konstituuan këshillat bashkiakë dhe u betuan kryetarët e rinj, me përjashtim të kryebashkiakut të Shkodrës i cili dha dorëheqjen për arsye të prekjes nga ligji i dekriminalizimit, fakt i kthyer në kalë beteje, kauzë e flamur qëndrese për opozitën që përdoret si presion ndaj mazhorancës, një betejë e re edhe më e egër ka nisur. Është aksioni riorganizimi në pritje të shtatorit, po këtë herë me terma ushtarakë, rreshtim për luftë. Është beteja me rreshtim forcash e përqendrim energjish njerëzore e fizike, mobilizim i militantëve, nxehje e gjakrave për të rimarrë “kalatë” e sapo dorëzuara. Kuptohet, jo në mënyrë të natyrshme. Kurrsesi me zgjedhje. Po sipas praktikës së dhunës. Opozita për rimarrjen dhe mosdorëzimin e bashkive, ku deri dje bënin komandën të zgjedhurit prej tyre, ecën me logjikën për të rikthyer “mallin” tek i zoti. Njëlloj si të ishin tregtarë sipas strategjisë dhe taktikave të betejave në lashtësi. Ju mi morët kështjellat me shpatë dhe shigjeta! Vërtetë ne nuk rezistuam, po duhet ta dini ua lamë vet për të kursyer jetë njerëzore. U toleruam. U mbrojtëm. Nuk deshëm të përplasej populli. Vini nga zgjedhje farse, të paligjshme. Tani është radha jonë. Mbahuni, ruhuni, trembuni, dridhuni, jemi duke marshuar drejtë bashkive tona. Do ua rimarrim. Do u tregojmë vendin juve të paligjshmëve. Hajdut pushteti. Zaptues bashkish. Liderët e opozitës ecin sipas praktikës se: Janë malli ynë. Janë pronat tona. Dhe në emër të rimarrjes së bashkive kështjella opozitare, kanë lënë mënjanë politikën, instrumentet partiake dhe shtetërore, rrugët demokratike si merret pushteti. Nga kryetarë partish, të gjithë janë kthyer në komandat ushtrie. Ngado komanda: Ndal! Përpara! Majtas! Djathtas! Ti përmbysim! Ti djegim! Ti detyrojmë! T`i rrëzojmë! Është pushteti ynë. Të mos guxojnë të shkelin në këto troje. Do të luftojmë. T`i çlirojmë! Nuk e duam përplasjen, po jeni duke na detyruar. E gjithë energjia opozitare, sot për sot është përqendruar në kryeqendrën e veriut në Shkodër, ku figura të rëndësishme të opozitës lëshojnë ultimatume e deklarata të mos iu qasen Shkodrës, socialistët. Të qëndrojnë larg bashkisë simbol të Voltana Ademit, që për hir të së vërtetës ka qenë një nga gladiatoret më luftarake të kundërshtimit të zgjedhjeve dhe luftës në çdo hap kundër të sapozgjedhurve, të cilët jo për faj të tyre hynë në një betejë nga e cila ishte larguar fronti kundërshtar, duke i hequr garës konkurrencën e ndershme edhe vet qëllimin e politikës për tu ballafaquar alternativat, ide, programe, shkurt të bëhej një rotacion demokratik, pa trauma dhe plagë, aq më pak për të mos bërë garë me vetveten, siç realisht ngjau. E veçanta në këtë betejën post konstituimit të këshillave bashkiakë dhe betimit të kryetarëve të rinj është padurimi i PD dhe LSI-së për ti rimarrë bashkitë deri dje të drejtuara nga përfaqësues të tyre. Në vijim të kësaj politike të mbrapshtë, pa asnjë ndroje, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka nisur rrebeshin e akuzave kundër të gjithë kryebashkiakëve fitues të 30 qershorit 2019. Qëllimi? Si ti denigrojë përfaqësuesit e zgjedhur dhe ti armiqësojë me popullin. Këtë mënyrë sjelljeje po e përdor ngado, veçanërisht në ato bashki që i gjykon të vetat, sikurse bëhen zgjedhje edhe kur nuk ka garë serioze, siç ndodhi në zgjedhjet e fundit. Nuk është vetëm Bashkia e Shkodrës që përdoret si eksperiment i demokratëve të Bashës. Kudo që gjykojnë se u është marrë pushteti, u është ngrënë copa e simites pushtet, pushtet që e mendojnë të trashëgueshëm dhe të pamundur ta fitojnë kundërshtarët. Sulmet janë dhe më fyese. Oratorët opozitarë nga podiumet e selive të partive, sulmojnë me të gjitha mënyrat dhe hedhin baltë përmes shpifjeve kundër cilitdo që është ulur në karriget e bashkive që ata i gjykojnë shtëpinë e tyre. Shikoni ç`bëjnë kundër Sulit të bashkisë Kamzë, që e mbanin si model të fortesës demokratike dhe bazë e furnizimit me militantë protestues. Nuk lënë asgjë mangët kundër drejtuesve të rinj. U hedhin mbi shpinë, jo ato që kanë, po ato që vet ata imagjinojnë dhe llogarisin, si efektive për t`i degjeneruar me rrënjë e degë, për t`i shpallur armiq të popullit, individë që duhen hedhur në det, si të ishin pushtues e grabitës postesh dhe qytetesh. Kjo logjikë, është e denjë për kundërshtarë që luftojnë dhe nuk konkurrojnë. Nuk ka lidhje fare me demokracinë dhe as me sistemin që jetojmë. Dëgjoni si flasin përfaqësuesit e PD-së: Flakë për flakë, Sekretari i kësaj force politike deklaron se populli i Lezhës është gati të çlirojë bashkinë nga ata që e kanë uzurpuar. Me të njëjtin fjalor dhe në të njëjtën gjatësi vale, kryetari Basha ftesës së kryebashkiakut Pjerin Nderu për të dialoguar dhe për tu takuar në zyrë dhe diskutuar për hallet që ka Lezha dhe që PD dhe kryetatri i saj të bëhen pjesë e zgjidhjes dhe të mos mbeten problemi, iu kundërvu me fjalorin më të egër dhe fjalët më fyese. Akuza pa fund nga më monstruozet, si vjedhës, bashkëpunëtor me kriminelët, drogaxhi. Sikur Ndreu të vinte në krye të Bashkisë së qytetit të Lezhës i deleguar nga mbretëria e djajve apo ufot, të sundojë në një trevë që PD e vlerëson si ngastër të vetën, si mall të saj, të patjetërsueshme dhe të patrashëgueshme nga askush tjetër, veç nga njerëzit e opozitës. Bashkia e Lezhës për katër vitet e shkuara ishte në drejtimin e përfaqësuesit të kësaj partie. Për të gjithë janë të njohura bëmat epike të drejtuesve të kësaj bashkie. Ekip që privatizoi dhe shiti deri dhe vijën e ujit. Për këto vepra në dëm të shtetit e popullit, u arrestuan e gjithë kupola bashkiake. Po nuk u dënuan. Megjithatë askush nuk i denigroi dhe nuk i fyeu as i kërcënoi. Ashtu siç po bën sot kryetari Basha dhe njerëzit rreth tij ndaj të zgjedhurve në bashki. Ftesa e Ndreut për Bashën mund të jetë sa për të larë gojën. Mund të bëhet për politikë ose për ta vënë në provë sa i gatshëm është kryetari i PD-së për t`u ballafaquar me fakte dhe të marrë pjesë në debate në të mirë të qytetarëve. Po kundërshtimi i Bashës është vërtetë luftarak. Pa sens dhe pa pikën e luajalitetit. Nuk është ndonjë hata e madhe nëse të fton kundërshtari. Ti edhe mund të mos shkosh në zyrën e tij se do të etiketonin tradhtar të partisë. Po nëse nuk bën këtë akt formal, nuk e ke të drejtën morale të sulmosh sikur të hodhën mizat e kalit apo xhindet dhe nis të hedhësh shkelma e të ulërasësh. Thjesht një ftesë qytetare është, asgjë më shumë. Po pse u acarua Basha kaq shumë? Arsyet janë të shumta. Së pari Ndreu i ka marrë karrigen e njeriut të partisë. I është futur në kështjellën e djathtë. Ai ka hyrë në atë zyrë pa pëlqim të opozitës, në një garë që Basha nuk e njeh siç nuk njeh datën e re të caktuar nga Presidenti. Ndreu ka qenë i drejtpërdrejtë me opozitën dhe ka mbajtur qëndrime të prera të guximshme. Nga opozita është sulmuar si i inkriminuar, si trafikant, i përjashtuar nga policia, dhe pas ftesës së fundit sulmet u bënë më të egra. Po sikur të mos mjaftonte refuzimi i ftesës dhe fyerja flagrante, akuzat e ashpra, sikur flitet për një të burgosur ordiner, keqbërës apo individ të pavlerë. Për Bashën, jo vetëm lufta për rikthimin e bashkive tek të vetët vijon dhe nuk ndalet, po ajo që habiti tërë opinionin shqiptar është thirrja dhe deklaratat e tij se bashkitë që kanë qenë në drejtim të njerëzve të tij, presin me padurim të çlirohen nga uzurpatorët socialistë. Të majtët konsiderohen pushtues në këto bashki. Dhe opozitarët vetëllogariten si çlirimtarë. Logjikë që i shkon për shtat vetëm PD-së dhe kryetarit të saj Lulzim Basha. Vetëm ai mund të bëjë deklarata të tilla boshe, me pushtues të majtë dhe çlirues të djathtë. Ne, populli nuk dimë deri tani që ndonjë nga bashkitë shqiptare të jetë e pushtuar. Cili është pushtuesi dhe cili çlirimtari tek e fundit? Kush na pushtoi dhe cili do na çlirojë? A nuk jemi të gjithë qytetarë të këtij vendi? Cila pjesë e shqiptarëve llogaritet si ushtri armike dhe cila antifashiste nga kryeopozitari i opozitës së rrugës? A nuk është logjika e 1941-1944-ës kjo? Në realitet, çlirimtarët nuk kanë ç`të çlirojnë. Veç çlirimit të mendjeve të armatosura të kryeopozitarëve tanë!

Nga Bardhyl BEJKO