
Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja pse ndodhi sulmi me armë te zyrat e Top Channel

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të tjera largime nga listat e Alibeajt

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Ish-kancelarja gjermane Merkel për shqiptarët, Shqipërinë për Turqinë dhe për borxhlinjtë europianë?

Shkruar nga Skënder Kapiti 6 Shkurt 2023

Pse mediat dhe politika shqiptare nuk i thanë ato që ka deklaruar Merkel për Shqipërinë,shqiptarët, për Turqinë e për borxhlinjtë europianë? Kancelarja Gjermane, Kristjandemokratja, Zonja e hekurt Angela Merkel, gjatë një takimi me gazetarët në Berlin ka folur rreth disa çështjeve në Ballkanin Perëndimor ku ka folur gjithashtu edhe për Shqipërinë e shqiptarët që jetojnë në Ballkan. Është interesante se Ish-kancelarja gjermane, mikja e madhe e shqiptarëve që nuk lejoi copëtimin e Kosovës tha të vërtetat e mëdha historike për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Në ato fjalë të saj po të shikohen e të analizohen me kujdes bien të gjitha alibitë dhe gënjeshtrat historike te islamofobëve se Turqia është shkaktare e coptimit të trojeve shqiptare që opinionit ua ka mësuar shtrëmbër dhe me gënjeshtra historiografia komuniste sllavo-serbe. Angela Merkel theksoi se Shqiptarët u ndanë gjatë Luftërave Ballkanike dhe pas Luftës së Parë Botërore, ajo tha se Shqipëria është i vetmi shtet në botë i cili kufizohet nga të gjitha anët me bashkëkombësit e vet, që do të thotë se shqiptarët nuk i ndau dhe as nuk i copëtoi Perandoria Osmane, por trojet shqiptare i ndanë, i coptuan, i grabitën dhe i pastruan etnikisht Luftrat grabitqare ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore. Pra ajo vërtetoi të vërtetën e madhe se Shqiptarët u ndanë gjatë luftërave ballkanike dhe pas luftës së parë botërore, pasi dy Luftërat Ballkanike në fakt ishin luftëra që u zhvilluan vetëm për të grabitur trojet shqiptare serbët, bullgarët, grekët e malazezët, dhe për të mos lejuar krijimin e një shteti shqiptar. Shqiptarët në fillim të shekullit të 20 -te jetonin ne trojet e tyre rreth 150 mije kilometra katrorë dhe ishin kombi i dyte me i madh në Ballkan.Këto të vërteta të padiskutueshme historike nuk u pëlqejnë serbëve, grekëve, rusëve, as qarqeve antishqiptare në Perëndim dhe as nuk u pëlqen aspak as turkofobëve dhe islamofobëve serbo e grekofilë shqipfolës dhe as mediave të tilla të cilat nuk e pasqyruan këtë që deklaroi Znj. Merkel. Kurse fanatikëve kristian do u pëlqente çfarë deklaroi znj. Merkel por vetëm mos ta kishte thënë për Turqinë si mbështetëse për shqiptarët. Kancelarja Angela Merkel u jep një përgjigje edhe turkofobëve shqiptarë atyre që urrejnë muslimanizmin shqiptar, kur i drejtohet shtetit shqiptar të Shqipërisë se “shteti Shqiptar duhet të punojë fortë për mbrojtjen e popullit shqiptar në çdo anë të kufirit duke mos lejuar që shtetet e tjera të përfitojnë, ashtu siç po bën Turqia me shekuj, duke i mbështetur financiarisht dhe politikisht shqiptarët në Maqedoni, Kosovë dhe Luginë”. Pra ish-kancelarja Kristian Demokrate Angela Merkel vlerëson dhe thotë të vërtetën tjetër, atë se aq shumë Turqia mbështet shqiptarët, saqë edhe Shqipëria duhet të bëjë të njëjtën gjë për të gjithë shqiptarët ne trojet e tyre jashtë Shqipërisë. Pra Merkel nxjerr zbuluar hipokrizitë djallëzore të disa turkofobëve nga Kosova, Maqedonia e Lugina e Preshevës kur ajo deklaron se Turqia me shekuj, i ka mbështetur financiarisht dhe politikisht shqiptarët në Maqedoni, Kosovë dhe Luginë”.Këtë e thotë edhe e vërteta historike se Osmanët, Kosovën dhe trojet shqiptare që janë në Maqedoni dhe në Luginën e Preshëves, Turqia i çliroi prej despotëve genocidistë serbë, dhe i shpëtoi shqiptarët nga asimilimi serbo-sllavo-ortodoks. Dhe në fund ajo e pyetur nga një gazetar gjerman se pse Merkel po kujdeset kaq shume për shqiptarët? Ajo u përgjigj shkurt: “Ja u kemi borxh”. Pra, Merkel me pak fjalë tha ato të vërteta që janë të vërtetat më të mëdha historike, madje edhe tha se shqiptarëve ua kemi borxh që t’i ndihmojnë, duke pasur ashtu parasysh padrejtësitë që shqiptarëve ua ka bërë Europa. Dhe këto të vërteta i ka thëne një prej personaliteteve më të shquara e më të larta politike e shtetërore të Europës, ish-kancelarja e Gjermanisë, shtetit drejtues të BE-së. Dhe tjetra më e rëndësishme për shqiptarët është fakti se ishte znj. Merkel ajo që shkatërroi planin antishqiptar për copëtimin e Kosovës; dhe është po Merkel ajo që e ka mbështetur fuqishëm si Shqipërinë dhe Kosovën për anëtarësimin e tyre në BE. Mirëpo Europa edhe sot po mbështet akoma Serbinë, po ua imponon shqiptarëve që brenda Kosovës së copëtuar pa Luginën e Preshevës dhe pa Sanxhakun, perëndimi kërkon që edhe këtë Kosovë te copëtuar kërkon ta copëtojë akoma, fillimisht me një të ashtuquajtur Bashkësi të Komunave Serbe , e cila i hap rrugën shpalljes së një shteti serb brenda Kosovës i cili me vone të kërkojë qe t’i bashkëngjitet Serbisë.
Më të lexuarat


Belind Këlliçi, vendas të ardhur si qengjat në ‘89, femrën thereni, mashkullin mbajeni

Modeli jonë patetik i medias dhe fjalës së lirë!

Gazeta “SOT” dhe patriotizmi real, vetingu, antikorrupsioni e proamerikanizmi

Lidershipi Basha-Alibeaj ose “binomi” i së ardhmes!

Pse qytetarët duhet të paguajnë dy herë për të njëjtin “mall”?!

A është sulmi me breshëri kallashnikovësh ndaj Top Channel, sulm kundër fjalës së lirë?!!

Midis kontatimit dhe idesë në strategjinë e kuptimit

Shkolla Ushtarake “Skёnderbej”, historia dhe lavdia...

Ndryshimi midis dy deputetëve tanë!

Skënderbeu i kompletuar
