BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes
x
BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x

Opinion / Editorial

Italia e viteve`90 dhe Lezha afrikane

Italia e viteve`90 dhe Lezha afrikane

Situata e përgjithshme politike, shoqërore dhe sociale në Shqipëri sot për sot është në kulmin e saj dhe po shkon drejt ekstremizmave dhe ekseseve të panevojshme. A do të kemi përplasje brirësh të forta? – Këtë nuk di ta them, por gjasat janë, që të ndodhin. Kryeministri Edi Rama para disa kohësh në një nga prononcimet e veta të bëra për televizionet vendase kishte deklaruar me të madhe dhe me forcë, që në Shqipëri nuk do të ndërtoheshin dhe nuk do të ngriheshin asnjëherë kampe për refugjatët e huaj nga vendet e tjera, sepse kapacitetet e vendit tonë nuk ua mundësojnë këtë gjë këtyre refugjatëve të mjerë, të cilët largohen nga vendet e tyre të varfra afrikane dhe mësyjnë përmes Detit Mesdhe duke vënë në rrezik jetët e tyre për të mbërritur në brigjet evropiane për një jetë më të mirë dhe më të sigurtë.

Ndërsa kryeministri Rama e hëngri fjalën, që kishte thënë para disa kohësh, duke nënshkruar me kryeministren italiane Xhorxhia Meloni marrëveshjen për strehimin dhe akomodimin e emigrantëve të paligjshëm, që mbërrijnë në brigjet italiane. Nën petkun e fjalëve diplomatike „Kur të ketë nevojë Italia, ne do t`u përgjigjemi për ndihmën e dhënë në vitet `90“ politika zyrtare shqiptare do të fshehë dhe do të mbulojë me hi atë të “maçokut“, e cila në fund të fundit do të bjerë erë më vonë. Sipas kësaj marrëveshjeje bilaterale në Portin e Shëngjinit do të ngrihet qendra për pritjen e refugjatëve që do të jetë nën juridiksionin e Italisë, dhe një tjetër strukturë do të ngrihet në Gjadër për akomodimin e tyre. Pikërisht në Lezhën e Besëlidhjes së famshme, ku Skënderbeu dhe princat shqiptarë bashkuan forcat për të luftuar osmanët deri në fund dhe për të mbrojtur trojet shqiptare nga turqizimi dhe islamizimi i panevojshëm. A mund të ketë kjo përzgjedhje qëllime me veprime prapavepruese? – Sepse asgjë nuk bëhet pa një qëllim të mirëcaktuar. Sigurisht kjo çështje është vërtet sensitive dhe shumë e ndjeshme, jo vetëm për Italinë dhe për vendet e Bashkimit Evropian, por edhe për vendin tonë dhe sigurinë kombëtare të tij, sepse dihet, që ne nuk jemi të aftë të menaxhojmë këtë fluks të madh, kur dihet se midis këtyre refugjatëve mund të penetrojnë elementë islamistë, që mund të na dëmtojnë në të ardhmen dhe të ndërmerren akte dhe veprime subversive dhe dashakeqëse ndaj popullit shqiptar (Kjo është frika më e madhe, sepse këtu kemi ngritur kampe për iranianët dhe për afganët. Ata janë ulur këmbëkryq me ne dhe tek - tuk na bëjnë edhe ligjin.

Dhe koha ka vërtetuar, që iranianët na e punuan pas krahëve. Kjo gjë nuk do të zbulohej, po të mos ishin shërbimet inteligjente perëndimore.) A nuk do të ishte më e ndershme dhe më e duhura, që para se të nënshkruhej kjo marrëveshje e arritur pas bisedimeve të fshehta të kryera pa dijeninë e askujt, por nën një rreth tepër të ngushtë të besuarish, t`u bëhej e ditur gjithë popullit dhe të sqarohej, se pse ishte e nevojshme kjo gjë. Kjo është një tjetër poshtërsi, si shumë poshtërisish të kryera gjithë këto tre dekada nga politika jonë ndaj popullit shqiptar. Sepse politika jonë ka vepruar gjithmonë pas shpinës së shqiptarëve dhe në dëm të interesave të përbashkëta shqiptare. Kjo është ana e errët e kësaj marrëveshjeje “të pabesë“. Prandaj edhe opozitës dhe shoqërisë civile i lind e drejta ta kontestojë dhe ta çojë për vlefshmëri ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Sepse kryeministri ynë i nderuar është kthyer në të mirin dhe në të pëlqyerin e botës dhe në të keqin e “shtëpisë“, sepse vendos, pa u konsultuar paraprakisht me faktorin e brendshëm shqiptar, por gjithçka e bën për të fituar kredibilitet personal politik në sytë e faktorit ndërkombëtar. Sepse mund të ndodhë, që ne të largohemi nga shiu, por mund të biem në breshër. Pra në një situatë, ku askush nuk do të donte të bëhej përgjegjës dashakeqës, ta merrte përgjegjësinë për këtë veprim të papërgjegjshëm. Gjithsesi historia jonë e lashtë dhe ajo postkomuniste na ka mësuar dhe na mëson, që të vlerësojmë si duhet çdo veprim dhe çdo akt, që bëhet qoftë në favorin, qoftë në dëmin tonë.

Ajo na ka mësuar gjithashtu të dimë vlerësojmë dhe të çmojmë çdo akt dhe gjest bamirës dhe ndihmës, që na kanë bërë të huaj ndaj nesh dhe popullit tonë. Këtu mund të kujtojmë vitet shumë të vështira, vitet `90, kur mbyllja e industrive dhe kooperativave bujqësore shkaktoi papunësi masive, ndërsa në të njëjtën kohë reformat ekonomike çuan në rritje të çmimeve dhe inflacion të lartë pothuajse brenda natës, kur shqiptarët e dëshpëruar nxituan drejt qyteteve bregdetare të Durrësit dhe Vlorës me shpresën, se do të mund të merrnin njërën nga anijet drejt Italisë. Vërtet shqiptarët nuk e harrojnë asnjëherë mikpritjen dhe ndihmën e madhe, që u dha Italia dhe populli italian refugjatëve shqiptarë në vitet `90, ku ata duke rrezikuar jetët e tyre, dhe mbërritën aty, ku u ngritën për një kohë të shkurtër shumë vende pritëse, duke u dhënë për të ngrënë dhe veshmbathje për t`u veshur. Shumë shqiptarë u mirëpritën edhe në shtëpitë italiane. Shumë të tjerë e panë këtë mundësi si trampolinë për t`u stacionuar në vendet e tjera evropiane. Për këtë gjest fisnik mbarëkombëtar ne nuk do ta harrojmë asnjëherë aleatin tonë strategjik dhe shumëplanësh, Italinë. Edhe atëherë mediat dhe politika italiane u përçanë për këtë problem.

Megjithatë ja ku jemi dhe tani rrota e historisë u kthye edhe njëherë, por kësaj radhe në „favor“ të shqiptarëve. Mos ka ardhur koha, që “borxhin e shkuar” ndaj Italisë t`ia kthejmë tani??? Të mos harrojmë, që kryeministrja italiane Meloni vjen nga radhët e së djathtës ekstreme italiane, pra një politikane populiste me bindje të djathta ekstreme. Kjo do të thotë, që qëllimin e paraardhësve të saj për kolonizimin e Shqipërisë për të sjellë miliona italianë ta realizojë ajo me pamjen e saj shumë “xhenuine” dhe shumë „të pafajshme“ duke sjellë refugjatët e mjerë, sepse ajo po kërkon të largojë barrën nga samari i saj dhe të na e ngarkojë në samarin tonë, që boll hallet tona mban, por duhet të durojë edhe hallet e botës. Ka ardhur koha, që për çështjet më të rëndësishme politike dhe strategjike të vendosë përfundimisht populli shqiptar me anë të referendumit popullor. Kjo është tepër imediate për vazhdimësinë e së ardhmes. Sepse në botën e sotme, shiu bie qoftë mbi të drejtin, qoftë mbi të padrejtin, por i padrejti ka çadrën e të drejtit.