BREAKING NEWS

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore. Zbardhen emrat e deputetëve që votuan pro

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen
x

Opinion / Editorial

Izolim sërish për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme që të kurorëzojmë diktaturën sanitare në Shqipëri

Izolim sërish për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme

 

Ndërkohë që në gjithë europën shifrat e koronavirusit po shënojnë rënie drastike në Shqipëri po ndodh çudia. Nga 6 deri në 15 të prekur në ditë gjatë gjithë pikut të pandemisë, u bë mbi 4 ditë që shifrat kanë kërcyer: Numri maksimal arriti sot në 44 të infektuar. Shifra të paralajmëruara në një mungesë totale informacioni  për atë që ndodh, për vërtetësinë e numrit real të të infektuarve, metodologjinë e marrjes së tamponëve dhe  identifikimin e zonave ku ka ndodhur infeksioni. Kryeministri i vendit pasi shkatërroi me sukses ekonominë, duke shkaktuar qindramijëra të papunë dhe falimentimin e mijëra bizneseve kërcënon shqiptarët se do i izolojë deri sa të prodhohet vaksina. Nuk u ngop tre muaj me fatkeqësinë që i krijoi shqiptarëve, por kërkon të varrosë njëherë e përgjithmonë ekonominë dhe demokracinë shqiptare. Është e qartë që ky numër është një fallcitet i sajuar nga një juntë mjekësh SS në duart e kryeqeveritarit dhe menaxhuar nga një komitet fantazëm që nuk u shfaq e nuk u shfaq në skenë këto tre muaj. Kalimi nga 6 të infektuar në 44 është paralajmërimi për një masë të re gjëndje të jashtëzakonshme për të mbajtur shtetin nën terror dhe kontroll absolut me një tjetër tejzgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme. Kërcënimi me izolim të qytetarëve nga kryeministri Rama duket si një zgjatim i dhënë nga Bill Gates për popullsinë botërore. Ishte ky i fundit që deklaroi në fillim të epidemisë se pa dalë vaksina nuk do të ketë hapje. Edhe KM jonë kërcënoi hapur do ju mbyll si kavie brenda derisa të prodhojë Billi vaksinën e tij që nuk ka shans të dalë askund në horizont. A mos vallë KM jonë ka dëgjuar alarmin e universitetit të Oksfordit për mungesën e numrit të të infektuarve të cilët rrezikojnë prodhimin e vaksinës dhe kërkon ti kthejë shqiptarët në vullnetarë për këtë eksperiment.

 A do ja dalë?

 Nëse shqiptarët janë dele edhe mundet.