BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Opinion / Editorial

"Izolimi turmës" si muzikë funebre e KM tonë përpara mbytjes së Titanikut

"Izolimi turmës" si muzikë funebre e KM tonë

 

Nuk dua të besoj se ka një "fund të dytë" në idetë e KM-së tonë,  përpjekja për të bërë "izolimin e turmës" një lapidar shpëtimi, një koncert sinfonik gati funebër që luhet sigurisht përpara mbytjes së Titanikut! Nuk dua të besoj se nuk ja ka shpjeguar dikush ( kuptuar dhe vetë)  se është vetëm një gjë që bëhet kur nuk jep asnjë përgjigje tjetër ( përveç izolimit të tufës)  dhe që shtyn kohën e përballjes edhe më të madhe më vonë! Sepse nuk dua të besoj se ka vetëm mënyrën e tij arrogante të mbajtjes dhe dëgjimit vetëm të servilëve dhe mediokërve jo vetëm politik, por dhe filozofik si sharlatanë të pasur dikur ose kapterrë dhe qumësht shitës pasunarë nga trafiku! Besoj se normalisht duhet tju referohet individëve specialistë që dinë dhe kuptojnë nga imunologjia dhe që janë si në Shqipëri dhe jashtë, por që nuk mund të jenë të organizuar në Rilindjen e Komandantit tonë si sagoma e Ismail Qemalit! Unë teorikisht dua të besoj se ai si artist duhet njëherë në jetën e tij të referohet jo te ato që i bëjnë qejfin dhe pranojnë ose pësojnë idetë e tij, por ato që thonë të vërtetën dhe të renë shkencore të pranuar në botë! Ma do logjika (sepse nuk dua ta fajsoj deri në të kundërtën)  se KM-ja jonë e ka realisht për mirë dhe jo si doktori i zemrës që mezi pret të vdesin njerëz që të thotë e ka fajin Rama!? Në këtë mënyrë dikush duhet ti mbushë mendjen të heqë dorë nga të bërtiturat me burg dhe me kërcënime për izolimin e turmës, sepse është e kotë dhe sa do të shkojë koha do të bëhet dhe më e kotë dhe akoma më keq vrastare!  Të heqë dorë nga akuza për të bërë "armiq" ose vrasës njerëzit që i thyejnë atij "shtet rrethimin"!  Të heqë dorë nga tablotë (pikturat letrare në FB)  e errëta, të zymta idiote të një "arresti shtetëror social" masiv" ku njerëzit kthehen në frikamanë të vetes dhe të shoqërisë dhe deri në fobi të njerëzve të shtëpisë, kur njëri ka temperaturë ose kollitet dhe të tjerët besojnë në fjalët e Ramës se motra dhe vëllai po na vret dhe se ai është vrasësi jonë! E kjo sepse i gjithë koncepti i përballjes është në error dhe pamundësi shëndetsore!  Ai pra lartmadhëria  e tij "KM-ja i Shqipërisë" duhet të shikojë seriozisht përdorimin sa më të shpejtë të "testimit të shoqërisë" dhe ndarjes së atyre imunë nga ato jo! Të heq dorë nga klientelizmi me makina dhe leje dalje si dikur tolloni dhe nga ndalimi i nxjerrjes ë kokës jashtë sepse shpallesh armik i shoqërisë dhe prandaj duhesh futur në burg ose shpallur fajtor për tradhëti! Po pra gjëra të një deliri filozofik devijat artistik e piktoresk! Këto shërbejnë vetëm për ndonjë "piktogramë" që duhet ta gjejnë ata njerëz që do të jetojnë në këtë territor në vitet 2500!  Sepse do të mund ta shtyjë një muaj me një trimëri të tillë frike,  por në muajin e dytë do përballet me të tjera probleme madhore që nuk ka as forcë dhe as dijeni, por dhe as para ti shikojë dhe jo më tju bëjë ballë! Prandaj këto janë dhe postet e një ditë të tillë: Mirë se nuk kanë as kurë, as ilaç, as vaksinë, por nuk kanë as aftësinë dhe nuk nxjerrin fondet për testet provues masiv të imunitetit dhe shpërndarjes së Covid 19!?
Kanë vetëm një zgjidhje izolimin e tufës!? Si kundërshtim të "imunitetit të tufës"?! Tani kjo nuk është më një ide konspirative, por thjesht një konspiracion botëror që ka një qëllim të poshtër si finale!? Nuk dua ta besoj, por vazhdimi në një marrëzi të tillë, po na e provon! E kjo nuk ka lidhje kaq shumë me Shqipërinë sepse është situatë e përbotshme!

Për teoricienët e ekzaltuar mbi "super izolimin e tufës"?! Sidomos për "imunopiktorlogun" Rama me gjithë qëllimin e mirë për të pasur sa më pak viktima dhe mbushur sa më pak spitalet që sigurisht nuk i ka: teorinë "jemi në luftë me një armik" e përgënjeshtron fakti i fshehjes nga armiku! Lufta me armikun nuk bëhet kurrë duke ju fshehur atij! Armiku gjithmonë luftohet përballë, përndryshe ai të gjen dhe në vrimë të miut apo "në të sëmës" po të futesh! Gjithmonë njerzimi ka fituar me dy mënyra: e para me imunitetin e shumë individëve të fortë që bashkë kanë bërë "imunitetin e tufës" dhe e dyta me kurën si ilaç e akoma më shumë me vaksinën si përfundim të "armikut" patogjen! E për këtë është dhe antitrupi monoklonar njerëzor i prodhuar në mënyrë të shumtë dhe i realizueshëm shumë kollaj!
Problemi është se një mëndje "superiore" që mbledh rreth vetes mediokër dhe nuk dëgjon specialistë që nuk të konsiderojnë faraon e as komandant e as Ismail Qemal - nuk bindet të veprojë sipas logjikës së Pandemisë, por kalëron me logjikën e tmerrit të tufës ose frikës së saj, për ti mbyllur (tufat) sepse kështu kënaqesh me pushtetin e madh, pakufishëm të "babait" medioeval, folklorik që ndoshta ishte më i padituri dhe mbante nën urdhëra të gjithë të zgjuarit, inteligjentët dhe sidomos guximtarët kreativ të luftës ballas me "armikun" ose sot Pandemisë - covid 19. Prandaj del thirrja: O komandant fut koronën në burg jo njerzit! Apo do që burgjet të kenë dhe koronën dhe njerzit!? Sepse pastaj deduktohet që prandaj i nxorre 600 hajdutë nga burgu që të futësh, 600 thyerës së urdhërave?! E fundit është dhe mënyra aspak transparente kjo në nivelin vendor që ligjërisht ju jep detyrim prefektëve të flasin dhe mbajnë publikun si me porosi dhe "gajret" ose humor dhe entuziasëm dhe që Voltana e Shkodrës këtu ka të drejtë kur thotë se ato nuk flasin! E unë e di psenë, sepse e para janë gjetur më mediokërit dhe e dyta nuk kanë leje të flasin, sepse KM-ja nuk do të bëjnë gafa jashtë logjikës së tij të vetme të "izolimit të tufës"!  Kurse ajo tjetra që i përket pushtetit vendor është rregulli në tregje ku po kthehem te Voltana , sepse  ajo i ka për faqe të zezë, më keq se kudo në Shqipëri, dhe nuk bën asgjë për ti rregulluar! "Izolimi turmës" si përgjigja vetme është frikë nga pazotësia ose mediokritet shkencor, sigurisht në rastin më të mirë kur besohet se KM-ja e ka serizosht me shëndetin e shqiptarëve! Uroj që ti iluminohet mendja për të mirën e të gjithëve! Sigurisht që duhet të vet izolohemi, por sigurisht duhet kreativitet dhe përgjigje për të mos rënë në pasigurinë dhe frikën e përgjithshme se ky virus do na vrasë dhe nuk kemi mundësi tjetër për tu përballur me të!  Kjo nuk duhet lejuar kurrsesi!