BREAKING NEWS

Temperatura deri në 40 gradë, moti bën kthesën drastike të premten

Temperatura deri në 40 gradë, moti bën kthesën drastike
x
BREAKING NEWS

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë merr vendimin për Sokol Mjacajn, ia ‘hedh çelësat në det’

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë merr
x
BREAKING NEWS

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet për emërimet brenda Partisë Socialiste dhe ia numëron ‘një nga një’ kryeministrit: Gjithçka e vendos Rama sikur është shefi i Shtabit. Si kjo situatë nuk ka pasur ndonjëherë

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet
x
BREAKING NEWS

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu tregon kur vjen kthesa e madhe dhe si parashikohet fundjava

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu
x
BREAKING NEWS

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak
x
BREAKING NEWS

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal
x

Opinion / Editorial

Ja cili ishte sistemi i drejtësisë në Shqipëri para Reformës së Veting-ut

Ja cili ishte sistemi i drejtësisë në Shqipëri para

Me fillimin nga puna të Vetting-ut në  Drejtësi vërehen mjaf mirë efektet e asaj reforme të madhe e jetikë në Shqipëri,pasi ligji,demokracia, sistemi dhe shoqëria kanë filluar të funksionojnë, dhe përditë e më shumë po shëmbet koorporata korruptivo-kriminale politiko-juridike që ishte instaluar në Shqipëri, ku autor i kësaj është Berisha, i cili ai së bashku me elitën korruptive bënë maksimumin për sabotimine kësaj reforme.Këtë shkrim po e dëgoj për botim për të sjellë në kujtesë atë , se në cfarë derexheje kishte rënë sistemi në Shqipëri, sistem i cili kishte instaluar korrupsionin , hajninë , arrogancëndhe krimin.Ja shkrimi im me titull:

“Sistemi i Drejtësisëfunksionon  si avokaturë e krimit dhe e korrupsionit” dt.  09.09.2015

“Në Shqipëri kemi 25 vite që dëgjojmë fjalën reformë, reformë. Reformë do të thotë ndryshim dhe zgjidhje për në të mirë dhe për të përmirësuar, reformë do të thotë ndryshim në menyrë të tillë që të përmirësohet qeverisja, demokracia, liria  dhe shteti në vazhdimësi dhe pandërprerë  paqësisht  drejt të vertetës, drejtësisë , sigurisë dhe mirëqënies. Ndërsa në Shqipëri janë bërë reforma deri më sot në vitin 2015, “reforma” që vetëm kanëpërkeqësuar  duke bërë jo progresin por regresin, madje një regres afatgjatë traumatik, depresiv dhe konfliktual; janë bërë reforma të tilla qëia kanë nxirë dhe sketerrosur jetën qytetarëve; reforma që shteti shqiptar perceptohet sot si nga opinioni i brëndshëm dhe ai ndërkombëtar si një shtet joligjor dhe i prapambetur civilizisht dhe demokratikish. Të gjitha këto janë pasojë e sundimit tëantiligjit  apo të ligjit të xhunglës , të sundimit mbishtetëror dhe mbiinstitucional të drejtësisë së mafias, krimit dhe korrupsionit, dhe prej këtij realiteti shqiptarët vetëm e vetëm sa kërkojnë të largohen nga Shqipëria për diku tjetër për të gjetur shpëtimin prej bashkëqytetarëve , drejtësisë dhe prej shtetit të vet , a thua se janë dhe kjo gjëndje u vjen si mallkim.

Deri më tani ndërmarrja apo bërja e të ashtuquajturave reforma  në fakt janë  antireforma ose më sakt ishin reforma antipublike , kundërintelektuale dhe korruptive  që zbatoi politika gjatë sundimit të pushtetit politik, ekonomik dhe juridik të saj, duke  abuzuar me pushtetin e që janë bërë në ekonomi,  me pronat, privatizimet,  tenderimet, në arësim, në shendetsi, në polici dhe në të gjitha degët dhe institucionet qeverisëse ; reforma këto bërë për vjedhjen, mashtrimin dhe spekullimin e kthimit të pronave dhe të kompensimit për padrejtësitë e së shkuarës. Ky është tranzicioni me  reforma e antireforma pazaresh e poshtërsish  që ka kryer politika  në çdo sferë sociale  e qeverisje , produkt i të cilave ka qënë mirëkorrupsioni , krimi, abuzimi dhe vjedhja.  Ky është tranzicioni i reformave të ligjërimit të vjedhjes dhe grabitjes së pronave dhe pasurive të të tjerëve, i tjetërsimit të të drejtave të të tjerëve . Ky është tranzicioni i ligjërimit të të paligjshmeve , tranzicion i drejtimit të shtetit dhe drejtësisë prej njërëzve të dehumanizuar nga ndjenja e pronës ; tranzicion që u pri dhe drejtua  dhe drejtohet nga njerëz pa  përkatësi e trashëgimi pasurore dhe pa trashëgimi  patriotike ; ky tranzicion u  drejtua prej njërëzve që nuk ja dinë as kuptimin e fjalës tapi dhe jo më të së drejtës qytetare, pronësore, juridike e shtetërore; ky tranzicion u pri dhe drejtohet prej njerëzve me formësim e botëkuptim hibrid ndërmjet atij patriarkalo -krahinor me atë komunisto-ateist. Në krye të kësaj zallamahie e zullumi  qëndron   drejtësia shqiptare ; kjo avokaturë e mafies politike dhe ekonomike; kjo avokaturë e krimit dhe e korrupsionit; kjo avokaturë e pushtetarëve dhe e të fortëve të pushteteve të korruptuara dhe të korrupsionit të vet. Kjo është drejtësia e sistemit piramidal  kriminal të korrupsionin dhe të trafikimit  të së drejtës që i ka  paraprirë degjenerimit dhe degradimit të shtetit dhe të shoqërisë  ; pasi  në këtë farë drejtësie,  në tërë sistemin e saj, pas rënies së komunizmit, mbetën dhe reforma u bë me dhe nga ata  ishprokurorë dhe gjyqtarë të  gjyqeve politike dhe nga persekutorët më të zellshëm të diktaturës dhe të luftës së klasave. Si të gjitha reformat që ndërmori politika, edhe reformën në drejtësi e nisi dhe e bitisi Partia Demokratike ,  lidershipin e së cilës e kapën dhe e drejtuan  ishsigurimsat e shtetit të diktaturës komuniste, të atij ishsigurimi famëkeq të terrorit që i shërbeu verbërisht diktaturës dhe që ka qenë gjykatësi , urdhërdhënësi dhe dirigjenti i drejtësisë  dhe mafies komuniste ; atë pseudoreformë e bëri kasta politike, fillimisht e deri në agoninë e 23 Qershorit 2013 , u bë nga pushteti politik PD-ist me gjyqtarë  ateistë , me pandjesi humane e shpirtërore.  Përveç kësaj, në emër të pseudoreformës në drejtësi, ajo  u mbush me gjyqtarë e prokurorë të kurseve sezonale; u mbush me juristë me diploma e tituj të blerë që me të tilla diploma këta palo juristë blenë dhe postet më të mira, fakt ky që u evidentua në forumin “Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri- 2015” mbajtur në Durrës. Drejtësia u mbush me profesionistë amoralë e të  korruptuar ;  drejtësia u mbush me asish juristësh me rekorde kriminale  prej atyre të së shkuarës po dhe të këtyre të pas saj; u mbush me shërbëtorë fanatikë e servilë, me lidhje politike,  nepotike, krimi, fisnore, kanunore , krahinore  dhe me injorantë , militantë  e besnikë partie  që e degjeneruan dhe e degraduan drejtësinë deri në këtë gjëndje.  Drejtësia shqiptare , institucionet e saj të çdo niveli i shërbyen  dhe i shërbejnë politikës, parasë , vjedhjes , korrupsionit  dhe tradhëtisë publike e kombëtare, drejtësi kjo, në sistemin e së cilës, në krye të tij   është vetëinstaluar e konsoliduar një klikë apo kastë mafioze e fuqishme financiarisht  që e ka kapur sistemin politik e shtetin,  dhe ka  guximin për të bërë gjithçka e çdo gjë duke mos pyetur dhe mos patur frikë as ligjin , as kushtetutën, as  shtetin dhe as shoqërinë, madje, drejtësia shqiptare nuk do t’ia dijë as për diplomacitë, institucionet e drejtësisë ndërkombëtare ku shteti shqiptar është   pranuar si p.sh GJEDNJ të Strazburgut. Drejtësia dhe shteti shqiptar i kapur nga pushteti i Sali Berishës prej as që do t’ia dijë për vërejtjet e këshillat e diplomacisë së aleatit tonë të madh SHBA , as të  BE ku duam të integrohemi dhe as të OSBE, Helsinkit etj., për domosdoshmërinë e reformave në drejtësi dhe për ndëshkimin e gjyqtarëve të korruptuar. Drejtësia shqiptare e ka pronësur drejtësinë, ajo është trafikante e të  drejtave qytetare dhe të së drejtës shtetërore. Drejtësia e padrejtësive në Shqipëri dhe për pasojë korrupsioni gjithinstitucional shtetëror dhe shoqëror e mban peng integrimin ,  progresin dhe perspektivën e kombit , dhe për ironi të faktit drejtësia, korrupsioni dhe mafia e saj frikësojnë dhe pengojnë edhe investimet dhe investitorët e huaj që të vijnë në Shqipëri. Reforma në drejtësi nuk bëhet pavarësisht se kryeministri i vëndit me të drejtë e akuzon drejtësinë si korporatë fitimprurëse, presidenti deklaron se drejtësinë e bëjnë injorantët dhe e jep zarfi i parave ndërsa ambasadori amerikan nuk thotë zarfi por thotë se drejtësinë në Shqipëri e jep thesi i parave; dhe pasi dihet që KLD nuk ka bërë pothuajse asnjë ndëshkim për gjyqtarët e korruptuar por është mburojë e korrupsionit në drejtësi. Pra, drejtësia në Shqipëri nuk e zbaton dhe nuk veret nga ligji por varet çfarë i imponon mafia; drejtësia shqiptare varet nga korrupsioni, trafikimiet, krimi dhe nga politika dhe paraja e pisët. Prandaj   kjo lloj drejtësia e konsoliduar tashmë në Shqipëri është mafia vetë, dhe si pasojë nuk kam dëgjuar që ndonjë qytetar ta ketë fituar të drejtën në Shqipëri pa ryshfet , pra pa e blerë atë. Tëdrejtën  dhe ligjin  kjo drejtësia shqiptare e ka nxjerrë në anëkand dhe e fiton ai që paguan më shumë. Drejtësinë në Shqipëri e ka bërë politika dhe pushteti, e ka bërë Ishkryeministri Berisha që po kujtojmë një rast p.sh atë qëkur e përzgjodhën Prokurore të Përgjithshme znj.. e nderuar Ina Rama,Berisha  foli dhe e ngriti lart në parlament si të aftë e të denjë për ta luftuar krimin e korrupsionin duke e krahasuar me personazhe heroik ndërkombëtar , por kur kjo  Zonjë e nderuar,Kryeprokurorja Rama kryente detyrën si Institucion i Pavarur, korrekt, konform ligjit e kushtetutës dhe jo sipas urdhërave  politik e korruptiv  tëKryeministrit dhe jo nën tutelën e tij, të gjithëve na kujtohet  ai sulm banal, fyes e i paturp i tij   me fjalë të ulta dhe ordinere kundër saj me qëllim për ta vënë nën presion dhe për ta denigruar atë publikisht, dhe madje edhe për turpin tjetër të madh e skandaloz  se pasi asaj edhe kur i mbaroi mandati si Kryeprokurore, drejtësia politike dhe e korruptuar shqiptare e urdhëruar nga ishkryeministri Berisha  dhe nga KLD-ja e tij  e lanë të papunë edhe si juriste madje. Dihet gjithashtu agresiviteti dhe sulmi i pështirë dhe i neveritshëm me fjalë të ulta edhe kundër ishpresidentit Topikur ishte President i Republikës dhe Kryetar i KLD-së. Kur ky degradim ,shantazh e kërcënim u është bërë Presidentit, Kryetarit të KLD-së  dhe sidomos ndaj Kryeprokurores të zgjedhur nga pushteti i Berishës dhe i  PD –së merre me mend se ku e ka katandisur ishpushteti berishist Drejtësinë, dhe besoj se për publikun do të ishin të  mjaftueshëm vetëm ky rast , që dihet mirë publikisht, për të vertetuar moralin e reformave ne drejtësi të bëra nga ai ishpushtet. Mund të kesh vullnet për ta bërë reformën në drejtësi, po nuk mund ta bësh atë nëse ky vullnet bie poshtë  vullnetit dhe dëshirës për pushtet, ku ky i fundit si qëllim kryesor i politikës i bindet presionit të instrumenteve ligjorë manipulativ të dukshëm  dhe të atyre thellësisht  joligjorë e amoralë të padukshëm; nuk bëhet reforma në drejtësi kur vullneti për ta bërë atë  i bindet dhe përdridhet  prej rezistencës së segmenteve politikë  të korruptuara si brënda vetë partisë dhe po ashtu nga komponentët politikë  të tjerë, dhe kur i nënshtrohesh  kualicionit politik me të cilin bën pushtetin  me nevojën e numrave të të cilëve krijohet qeverisja. Reforma në drejtësi kërkon guxim, edhe po qe se paguan kosto politike, në të kundërt  ajo mbetet gjithnjë në stadin hipokrit, deklarativ dhe spekulativ. Reformën në drejtësi në Shqipëri po e kërkon dhe po e mbështet tërë faktori politik ndërkombëtar perëndimor duke e quajtur të domosdoshëm dhe deri jetik për Shqipërinë. Në këtë gjëndje ashtu si tërë shtetin dhe shoqërinë, edhe padrejtësinë e solli PD me të cilën padrejtësisht dhe në mënyrën më hipokrite  ajo u vetëidentifikua me demokracinë , me rolin e misionin e saj për të vendosur demokracinë në Shqipëri, po që në realitet pas 25 vitesh duket që asgjë dhe asnjë nga premtimet dhe idealet e Lëvizjes së Dhjetorit prej së cilës dhe lindi dhe që kishte si mision PD nuk u kryen , madje edhe mafia komuniste dhe ishkomunistët gjetën strehën dhe mbrojtjen më të mirë nën pushtetin e PD –së duke realizuar e shfrytëzuar mjaft mirë lidershipin komunisto-ishsigurims të saj e duke e manipuluar   tranzicionin. Të gjitha nismat në dukje si reforma, të gjitha organizimet politike e sociale dhe strukturat shtetërore dhe ato gjoja antikorrupsion si dhe mediat nëShqipëri  kanë në themel e si qëllime të vetme atë të korrupsionit dhe të përfitimit prej buxhetit të shtetit , të parasë publike dhe prej korrupsionit e trafikimit politik. Por më i korruptuari dhe më kriminali është sistemi gjyqësor , që tallet me sistemin politik(pra me demokracinë), që tallet më shoqërinë dhe qytetarët  si një sistem piramidal financiarisht i pisët që trafikon dhe shfrytëzon burimet publike dhe qytetarët shqiptarë”.