BREAKING NEWS

“Bandat shqiptare ‘uzurpojnë’ rrugët e Britanisë”, Sekretarja e Brendshme nuk ndalet: Ky është vetëm fillimi, ja masat që do të merren

“Bandat shqiptare ‘uzurpojnë’ rrugët e
x
BREAKING NEWS

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar
x
BREAKING NEWS

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin:
x

Opinion / Editorial

Ja pra që Moska “çoi në vend” nderin e “non grata”-s në Shqipëri!

Ja pra që Moska “çoi në vend” nderin e “non

Rusia sanksionon gruan dhe vajzën e presidentit Biden. Po pra po, rusët po imitojnë disi perendimorët dhe kryesisht amerikanët në këtë drejtim dhe pse problemi nuk është kryesisht kush nuk do lejohet ( hall i madh) të shkojë në Moskë,  por kush nuk lejohet do të shkojë në perendim! Por  Rusia ka vendosur sanksione që përfshijnë një ndalim të hyrjes në territorin e saj për gruan e presidentit amerikan Joe Biden, Jill dhe vajzën Ashley si dhe 23 të tjerë. Motivimi është “linja rusofobike”. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme e cituar nga Tass. Ja pra që Moska në një farë mënyre i jep të drejtë dhe njeriut “Non Grata” në Shqipëri,  i cili ndalohet të hyjë në territorin e SHBA-ve bashkë me familjen si një “familje me probleme të mëdha” të cilat janë paraparë nga Ministria e jashtme në Washington ose State Deparment!  Ministria e jashtme Amerikane nuk lejon një familje kryeministrore për “korrupsion të lartë” dhe Ministria e Jashtme Ruse nuk lejon tashmë gruan dhe vajzën e Presientit Biden si “rusofob”!  Mund tët huhet qartë se njeriut non grata në Sghqipëri bashkë me familje Rusia i mori hakun duke ndaluar familjen e presidentit Biden!  Sigurisht unë po bëj shaka, sepse askujt nuk i bie ndër mend për një “non grata” në Tiranë dhe sidomos në një kohë, kur as ka peshë, as pozicion të rëndësishëm për tu kujtuar kush në botë! Për “njeriun non grata” në Tiranë nuk kujtohet kush “as për lash as për balash” përveç ndjekësve që janë absolutisht antiamerikanë në Shqipëri. E pikërisht për këtë unë them me një farë ironie se Ministria Jashtme ruse i ka çuar nderin në vend “non grata-ve” në Amerikë që banojnë në Tiranë! Për mua funksionon lidhje e “non gratave” në Washington  që janë “grata” në Moskë! Një individ që është “non grata” në USA  sigurisht që pëlqehet në Moskë! Le të thotë si të dojë fjalë kundër Moskës si konsum politik folklorik që një individ i tillë ka zakon! Ai plotëson një kusht të madh: është non grata i Biden dhe State Deparment!  Një familje “non grata” në tokën e Amerikës është sigurisht një i respektuar për Moskën dhe jo vetëm se ka qenë një komunist dikur si Vladimir Putin dhe një hedhës tesere partie si ai, por se si ai ka qenë dhe do sundimin politik, mbytjen e demokracisë dhe pëlqen tiraninë e individit politik mbi forcën politike që sundon! Në këtë drejtim Moska, duke mos lejuar hyrjen e gruas dhe vajzës së presidentit Biden i kanë bërë një vlersim një familjeje “non grata” nga presidenti Biden në Tiranë. Moska sigurisht ka nderuar “non grata-t” e Washingtonit kudo në botë!  Tani “non grata” i Shqipërisë,  shkon në protestën e 7 korrikut me entusiazmin e njeriut të vlersuar nga vendi “ylli polar politik” i kohës kur “krye non grata” i Shqipërisë, u fut në PPSH! Po po kjo është fantastike.