BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

Ja pse demokratët duhet ta rizgjedhin Lulzim Bashën kryetar të PD-së

Ja pse demokratët duhet ta rizgjedhin Lulzim Bashën kryetar të

Demokratët ose me të vjetrën, ose me SHBA-të, me demokracinë, integrimin, me vetingun e me antikorrupsionin. Tashmë me ndëshkimin dërrmues që mori Lëvizja Socialiste për Integrim me 25 prill 2021 dhe kryesisht këtë ndëshkim e mori prej ndërhyrjes në zgjedhje të ish-kryetarit dhe kryetarit faktik të saj, të presidentit politiko-lsist Ilir Meta, si dhe me shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, demokratët duhet të maten e të peshojnë mirë zgjedhjet që do të zhvillojë për kryetar të saj, Partia Demokratike. Anëtarët e Partisë Demokratike duhet të reagojnë e të reflektojnë drejt dhe mendueshëm se cilat janë arsyet se përse Partia Demokratike nuk i fitoi zgjedhjet. Nuk është faji i Lulzim Bashës, por që me siguri po e them se me Lulzim Bashën kryetar, Partia Demokratike mori një rezultat të paarritshëm nga kushdo po të kishte qenë kryetar i Partisë Demokratike dikush tjetër. Rezultati i zgjedhjeve dhe atë që arriti Partia Demokratike është meritë e Lulzim Bashës pavarësisht batërdisë që bëri pushteti me blerjen e votës. Lulzim Basha ka meritën se ai e hapi PD-në duke ftuar dhe dhënë Partisë Demokratike karakterin gjithëpërfshirës, edhe themeluesve dhe të “vjetërve” ajo që njihet si e djathta tradicionale, por edhe brezit të ri dhe pakënaqësisë e zhgënjimit gjithëpopullor. Kundër Lulzim Bashës punuan ata të cilët ishin të degraduar e të konsumuar, kundër Lulzim Bashës ishin dhe vepruan hapur si dhe shumë të tjerë me indiferentizëm tinzar e djallëzor. Kundër Bashës dhe Partisë Demokratike punuan ata të cilët e volën dhe e shfrytëzuan Partinë Demokratike për interesa personale e familjare kur ajo ishte në pushtet, e ku më të shquarit e tipikët janë Ridvan Bode, Majlinda Bregu, Topalli, Murrizi, Hajdari, Patozi, Rusmajli, Imami, Ristani etj., si dhe sidomos ish-presidenti Bujar Nishani, ku ky i fundit një egoist i pacipë që si askush tjetër, ai me farefis përfitoi poste e detyra shtetërore të larta kur PD ishte në pushtet, dhe ky ish-presidenti i Berishës kurrë nuk përdori një agresivitet dhe as angazhim politik në fushatë kundër Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit 2021 se sa tani kundër Lulzim Bashës.

Anti-Bashët mezi paskan pritur që t’i turren Bashës me lloj-lloj shpikjesh e akuzash shpifarake. Dhe nuk është e vështirë për t’i lexuar ata pasi humbjen e zgjedhjeve të Partisë Demokratike ata ia faturojnë Lulzim Bashës dhe jo fakteve e realiteteve të mësipërme. Lulzim Basha i duhet PD-së si kryetar i saj për ta përmbushur vizionin dhe misionin historik e që janë transformimi dhe ringritja e Partisë Demokratike, kthimi i saj në pushtet, kthimi i demokracisë në Shqipëri, lufta kundër krimit e korrupsionit të lartë shtetëror, ngritja dhe funksionimi i shtetit ligjor, ndarja me tranzicionin dhe integrimin e Shqipërisë. Kjo realizohet nga PD me kryetar Lulzim Bashën sepse me misionin dhe me vizionin e Lulzim Bashës për demokracinë, për vetingun dhe për ndëshkimin e korrupsionit dhe për integrimin e Shqipërisë, Basha ka mbështetjen e SHBA-ve. E them se shumë më mirë për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë do të ishte edhe një bashkëqeverisje drejtpërdrejt të saj me Partinë Socialiste se sa një qeverisje koalicioni të PD-së me LSI-në dhe me Fatmir Mediun, Nard Ndokën, Shpëtim Idrizin e Agron Dukën e me ndonjë tjetër, pra me ato hiena korrupsioni e përfituesish, të cilët dhe prej të cilëve dhe pa pasur nevojë për ta, Partia Demokratike do të korrë fitore të thellë. PD-ja më së shumti e ka pësuar nga aleanca me të tjerët dhe me LSI-në pasi kushtëzimi i pushtetit të PD-së prej aleatëve e ka detyruar qeverinë Berisha që t’u japë atyre “lejen” dhe miratimin për vjedhje e korrupsion. Lulzim Basha nuk ka përgjegjësi për “non gratan” amerikane për Berishën dhe as për këto që citova më lart, ashtu sikurse edhe nuk ka përgjegjësi për atë se Sali Berisha, Ilir Meta, presidentët Topi e Nishani, Kreshnik Spahiu, ish-Kryeprokurori Llalla ishin ata të cilët montuan një sistem gjyqësor politik e korruptiv, sistem i cili kishte marrë peng zhvillimin, drejtësinë, korrupsionin, integrimin, shtetin dhe demokracinë sistem që u shërbeu atyre dhe interesave të tyre. Dhe prandaj edhe janë pikërisht këta që e pengojnë demokracinë dhe që e sabotuan miratimin e vetingut dhe që ankohen edhe sot për SPAK-un. Me Bashën janë të gjithë ata demokratë që e kanë pësuar rëndë nga drejtësia, nga gjyqtarët e prokurorët e sistemit kriminal të drejtësisë. Me Bashën janë edhe të gjithë të përndjekurit dhe ish-pronarët e zhgënjyer e të mashtruar prej 30- vitesh, janë rinia, studentët dhe ata që nuk e shikojnë dhe as nuk e kërkojnë zgjidhjen në eksod, por në Shqipëri; janë me Bashën të pakënaqurit, fermerët, mësuesit, mjekët dhe shtresa e mesme e popullsisë. Prandaj duhet votuar Basha për kryetar edhe që të lirohet, të demokratizohet e të shpengohet Partia Demokratike nga interesaxhinjtë e xhambazët që e shohin PD-në vetëm si strehë, si mjet, si avokati politike dhe si mundësi përfitimesh e favoresh personale.