
EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga kati i katërt, zbardhen detajet e para

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja çfarë po ndodh në selinë blu

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon Partinë Socialiste: Nuk më lejojnë të...

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Ja pse jemi një popull i braktisur nga shteti

Shkruar nga Saba Lama 17 Mars 2023

Dihet që funksionimi i shtetit është i nevojshëm dhe i domosdoshëm në çdo sistem shoqëror. Ky realitet, tashmë është vërtetuar që kur lindi shteti historikisht. Sigurisht funksionimi i shtetit sipas karakterit, natyrës dhe misionit që ka, pasqyrohet përmes ligjeve që zbaton. Gjithashtu korrektesa e shtetit në zbatimin e ligjeve, reflektohet përmes qeverisjes dhe institucioneve të tij ligjzbatuese. Jo pa qëllim thuhet se gjuha e shtetit, është gjuha e ligjit dhe e institucioneve që ai përfaqëson. Për mënyrën se si zbatohen ligjet, del dhe autoriteti i vetë shtetit me të cilin kemi të bëjmë. Bazuar në komentin e bërë lidhur me shtetin dhe rolin e tij, le të fokusohemi në trajtimin e problemit tek shteti ynë,për mënyrën se s’i ai ka funksionuar në vitet e tranzicionit, nisur nga misioni që ka dhe sistemi që përfaqëson, duke iu referuar atyre momenteve dhe zhvillimeve të menduara si më të rëndësishmet për ta argumentuar sa më saktë dhe sa më bindshëm problemin që na intereson sipas tematikës së diktuar në shkrimin e radhës. Nisur nga situata e përjetuar deri më tani, mendoj se janë dy faktor kryesor dhe të pamohueshëm që na bën të pranojmë se ky popull është i braktisur nga shteti: Varfëria e tejskajshme që po përjeton vendi për momentin. Qëndrimi i shtetit larg halleve dhe shqetësimeve që ndjen populli në përballje me jetën tepër të vështirë, si dhe neglizhenca dhe indiferenca e shtetit në vazhdimësi për të bërë përmirësimet e nevojshme në ato drejtime ku popullin e ka katandisur jeta e momentit, e këtu është fjala për sigurimin e nevojave dhe kushteve më të domosdoshme për jetesë, e pse jo edhe për kushte për mbijetesë, bazuar në realitetin që ndodh. Nëse e shikojmë me vëmendje panoramën e situatës që na prezantohet, është aq prekëse dhe aq e dhimbshme sa na bën të kujtojmë poemën e Migjenit( e poetit dhe shkrimtarit shqiptar, i konsideruar si nga më të rëndësishmit e shekullit të 20-të ), e quajtura “Poema e Mjerimit”, në të cilën poeti e përshkruan me nota mjaftë prekëse mjerimin e vendit tonë për periudhën e asaj kohe. Ajo që vlen për të nënvizuar është se elementët që e përjetojnë varfërinë e momentit në vendin tonë,nuk janë nga ata që e përbuzin dhe nuk e duan punën, por përkundrazi duan të punojnë për të dalë nga kjo jetë e mjerueshme që i ka përfshirë. Por ja që nuk po e gjejnë mundësinë dhe zgjidhjen e nevojshme, sepse shteti nuk mendon dhe nuk pyet për ta. E sigurisht kjo ndodh se shteti ynë në këtë tranzicion, nuk është një shtet social që të mendoj për të tillë njerëz, prezenca e të cilëve nuk është e pakët në jetën e përditshme me të cilën përballemi. E keqja është se dimensioni i varfërisë së tejskajshme vjen gjithnjë në rritje, sepse ky popull ndjehet i braktisur nga shteti. Për braktisjen e popullit nga shteti, krahas varfërisë së tejskajshme, nuk mund të lëmë pa përmendur edhe praninë e dukurive kriminale në nivele nga më të ndryshmet, që pa dyshim është një tjetër aspekt dhe shqetësim në jetën e vendit tonë. Dukuritë kriminale për dimensionin që kanë marrë, për mënyrën se si ndodhin dhe kohën kur ndodhin ato, flasim pa dyshim për rënien e autoritetit të shtetit dhe mosfunksionimin e tij. Në këtë drejtim nisur nga praktika e jetës së përditshme, dua të nënvizoj se shumë probleme po zgjidhen me rrugën e vetëgjygjësisë dhe të hakmarrjes midis palëve, duke krijuar situata tronditëse dhe të kobshme nga mungesa e shtetit dhe e ndjenjës së përgjegjësisë së tij për t’i dhënë zgjidhje problemeve dhe konflikteve të ndodhura në jetën sociale në rrugë legjitime. Problem tjetër mprehtë që ka qenë dhe është bashkudhëtarë në jetën e vendit tonë në këtë tranzicion, që ende nuk ka gjetur zgjidhje, është problemi i pronësisë mbi tokën. Jo pa qëllim ky problem i tillë nisur nga shqetësimet e sjella dhe konfliktet e krijuara, me të drejtë është vlerësuar si “ Thembra e Akilit” për vendin tonë, nisur nga rëndësia që ka nëse ky problem zgjidhet në rrugë legjitime nga ana e shtetit( pra që toka të shkojë te i zoti, te pronari legjitim ). Sigurisht një problem i tillë e ka fillesën që me miratimin e ligjit 7501. Që kur u miratua ky ligj e deri më sot, toka jo vetëm që nuk ka shkuar tek i zoti ( pronari legjitim ), por përkundrazi individë të caktuar kanë përvetësuar padrejtësisht pronën e dikujt tjetër sepse përmbajtja e ligjit që bëhet fjalë, nuk u ndërtua juridikisht në atë mënyrë që të mbështesë dhe favorizoj pronarin legjitim të tokës. Sigurisht një dukuri e tillë ende e pa zgjidhur, vazhdon të krijojë konflikte të mprehta dhe të paparashikuara midis palëve nga mungesa e shtetit për t’i dhënë problemit zgjidhjen me rrugën e duhur të ligjit. Pa dyshim nga ana e problemeve dhe e pakënaqësive që lidhen me braktisjen e popullit nga ana e shtetit është mjaft e gjerë në shumë rrafshe të jetës së vendit tonë, por në këtë material, janë evidentuar ato aspekte dhe momente të menduara si më pikante për trajtimin e problemit të prezantuar. Dua të nënvizoj se nisur nga tabloja e jetës që përjetohet në vendin tonë, shteti ynë nuk mbetet pa përgjegjësi, pavarësisht se ç’argumenta mund të prezantojnë për t’u justifikuar ata që e kanë përfaqësuar dhe e përfaqësojnë drejtimin e shtetit në vendin tonë në këtë periudhë tranzicioni. E këtu është fjala për hartimin e politikave ekonomike si dhe gjetjen e partnerëve të mundshëm për krijimin e hapësirave për punësim, elementëve të papunë, që fenomeni i papunësisë të kufizohet sa më shumë dhe jeta t’i largohet varfërisë. Jo më kot thuhet se shteti, është katalizator dhe rregullator i shoqërisë në çdo kohë. Duke folur për sjelljen, qëndrimet, motivet si dhe për politikën e ndjekur nga shtetarët tanë në raport me popullin dhe mbarëvajtjen e demokracisë shqiptare, ja vlen të kujtojmë thënien e filozofit grek Sokrati ( njëri nga viktimat e demokracisë ). Lidhur me demokracinë dhe fatet e saj ai është shprehur: “Kur hajnat dhe mashtruesit do ta marrin pushtetin në mënyrë demokratike, do të pasojë një tirani edhe më e keqe se ajo e kohës së monarkëve ose oligarkëve”. Një thënie e tillë e vyer e filozofit Sokrtati, sigurisht përkon edhe me politikanët dhe shtetarët tanë, lidhur me atë që kanë kultivuar gjatë rrugëtimit në tranzicion për mirëqenien e popullit dhe mbarëvajtjen e demokracisë shqiptare, pavarësisht nga premtimet e bëra prej tyre në vazhdimësi. Për njohjen dhe sigurimin e këtyre të drejtave, e këtu është fjala për njohjen e të drejtave legjitime, nuk kanë munguar nga qytetarët tanë, protestat si dhe përpjekjet e radhës për të trokitur në dyert e institucioneve përkatëse lidhur me problemet që kanë patur për t’i dhënë zgjidhjen e duhur, por nuk e kanë marrë të drejtën që i takon pasi problemi i prezantuar ka rënë në veshin e shurdhët. Madje kemi edhe raste që individ të caktuar edhe kanë paguar te individë të veçantë( që sigurisht është një dukuri jo normale dhe e papranueshme për një të drejtë që të takon ), për zgjidhjen e problemit, por përsëri nuk e kanë marrë të drejtën e kërkuar. Sigurisht kjo ndodh sepse te ne nuk ka funksionuar dhe nuk funksionon shteti ligjor në drejtim të zbatimit të ligjeve me gjuhën e drejtësisë ( ligjet ekzistojnë vetëm formalisht ).E natyrisht qytetarët tanë duke u ndodhur përballë të tilla dilemave dhe situatave,detyrohen të braktisin vendin e tyre e të marrin rrugën e gjatë dhe të vështirë të mërgimit, drejtë vendeve të tjera të botës për të gjetur vetveten dhe për të bërë një jetë normale të munguar në vendin e vet. Ajo që vihet re në këtë drejtim është se braktisja që ndodh nuk është e pakët dhe e pakonsiderueshme, por me përmasa serioze dhe aq më tepër në vend që të kufizohet, numri i braktisjes dhe i emigrimit nga qytetarët tanë sa vjen e rritet gjithnjë e më shumë. Sigurisht fenomeni që ndodh, është një fatkeqësi dhe një dhimbje me kosto të mëdha për vendin dhe popullin që e përjeton, siç ndodh te ne, ndaj le të shërbejë ky shkrim si një apel për shtetarët dhe politikanët tanë për ta kthyer fytyrën nga populli, hallet dhe problemet e tij, për ta kthyer fytyrën nga kjo situatë e vështirë jetese që ai përjeton ende në këtë tranzicion dhe jo siç ndodh rëndom që atyre u bie ndërmend për të qarë hallet e tij dhe për t’u premtuar atyre për përmirësimet dhe ndryshimet e duhura, vetëm në kohën e fushatave zgjedhore që ndjejnë nevojën e mbështetjes nga populli për sigurimin e votës dhe marrjen e pushtetit të radhës. Nisur nga natyra e problematikës që diktojmë padyshim lind edhe pyetja: përse ka ndodhur një braktisje e tillë? Mendoj se ka disa arsye:
1. Sepse me ndërrimin e sistemeve, drejtimi i vendit ra në duart e elementëve të padenjë për misionin që iu besua nga populli. Drejtuesit e shtetit, votëbesimin e popullit dhe pushtetin e fituar e shfrytëzuan jo për të bërë transformimet demokratike që diktonte vendi, por për t’u pasuruar për veten e tyre si dhe për të mbështetur më tepër ata elementë që lobuan për pushtetin e tyre dhe që ishin garant për sigurimin e pushtetit edhe në të ardhmen. 2. Ne si vend historikisht kemi rrethana të tilla që nuk kemi patur tradita të mirëfillta shtetërore, aq më tepë të krijimit të një shteti demokratik, për rrjedhojë nga mungesa e kësaj tradite dhe e kësaj përvoje, shtetarët e radhës në tranzicion kanë qenë dhe janë të prirur për të drejtuar dhe qeverisur me gjuhën e dhunës dhe të mashtrimit. Sigurisht kjo zgjedhje e bërë nga shtetarët tanë, nuk i ka shërbyer interesave kombëtare dhe mbarëvajtjes së demokracisë, por interesave të tyre sipas motiveve që kanë siç lartpërmendëm. 3. Për braktisjen që ndodh, përgjegjësi mbajmë edhe vetë ne si popull sepse jemi zhgënjyer radhazi prej tyre( shtetarëve dhe qeveritarëve tanë ), lidhur me premtimet e bëra. Madje protestat e bëra lidhur me shqetësimet e përjetuara dhe kërkimin e të drejtave tona, nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Në këtë drejtim lidhur me protestat, do të thoja se ato kanë qenë më tepër sporadike dhe me një organizim të dobët, qoftë në drejtim të objektivave dhe programit që është menduar, qoftë edhe nga elementët që e kanë drejtuar protestën, për të mbështetur deri në fund kauzat e qytetarëve në protestat e organizuara. Për rrjedhojë këto nivele protestash, nisur nga cilësia e organizimit të tyre, nuk kanë patur problem për t’u shpërndarë nga forcat qeveritare të radhës. Sigurisht një dukuri e tillë lidhet jo vetëm me përvojën dhe eksperiencën e dobët që kemi ende lidhur me organizimin e protestave, por edhe nga niveli i sindikatave që kemi për momentin pasi ata janë drejtuar dhe vazhdojnë të drejtohen nga elementë të korruptuar nga shteti, për rrjedhojë duke qenë të tillë, nuk janë të devotshëm dhe të predispozuar për të kryer misionin që kanë. Për këtë sjellje dhe braktisje të përsëritur nga shtetarët tanë dhe qeverisjet e radhës, ka bërë që populli ynë t’i humbë shpresat nga kjo klasë politike e momentit që drejton shtetin tonë për të bërë përmirësimet e nevojshme, nisur nga motivet që ka dhe mentaliteti që trashëgon ende nga e kaluara e sistemit monist në mënyrën e qeverisjes. Së fundi dua të nënvizoj se historia nuk do ua falë politikanëve dhe drejtuesve të shtetit shqiptarë, politikën antikombëtare të ndjekur në këtë periudhë tranzicioni, braktisjen e reflektuar ndaj këtij populli lidhur me shqetësimet që ka patur dhe ka në mënyrën e jetesës, duke i krijuar vendit prapambetjen dhe dhimbjet e paparashikuara. Këto akte dhe sjellje të pafalshme të tyre, padyshim do të mbeten të paharruara dhe të dokumentuara në historinë kombëtare, duke u gjykuar si model negativ për atë që kanë bërë. Madje ata duhet të jenë më se të qartë se për këto bëma të reflektuara gjatë drejtimit të shtetit tonë në tranzicion, emri i tyre do të kujtohet me neveri dhe urrejtje nga brezat që do vijnë dhe patriotët e vërtetë të këtij vendi.
Më të lexuarat


Debati për të kaluarën e Kosovës

A po përpiqet Këlliçi ta mënjanojë Berishën në fushatën që po bën?

Për Olltrak u ther një dash, për Kuçovën një kope do bëhet “kurban”!

Rikard Larja aktori, regjizori dhe skenaristi i cili fshihte talente të tjera

Nën ombrellën e lirisë së mediave...

Belind Këlliçi, vendas të ardhur si qengjat në ‘89, femrën thereni, mashkullin mbajeni

Modeli jonë patetik i medias dhe fjalës së lirë!

Gazeta “SOT” dhe patriotizmi real, vetingu, antikorrupsioni e proamerikanizmi

Lidershipi Basha-Alibeaj ose “binomi” i së ardhmes!

Pse qytetarët duhet të paguajnë dy herë për të njëjtin “mall”?!
