BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Ja pse Shqipëria kërkon vëmendje në çdo cep

Ja pse Shqipëria kërkon vëmendje në çdo cep

(Letër e hapur kryeministrit Rama)

I nderuar z. Kryeministër Edi Rama. Jam nga Kolonja dhe prej gati 20 vjet jam larguar nga Shqipëria. Këtë vit erdha në vendlindje dhe vizitova disa vende në Shqipëri. Më bëri jashtëzakonisht përshtypje gjendja e tejskajshme e varfërisë që është prezente jo vetëm në familjet e varfra në Kolonjë (Ersekë, Leskovik dhe fshatrat), por në të gjithë Kolonjën. Nëse udhëton nga Korça apo edhe nga Përmeti për në Ersekë, me të hyrë në territorin administrativ të Kolonjës e shikon ndryshimin e madh të një vendi që është treguar interes me një vend të harruar dhe që jeton në varfëri ekstreme.

Duke filluar nga infrastruktura; rrugët automobilistike që të çojnë në Kolonje janë tmerrësisht të dëmtuara dhe e pa disponueshme fare në disa akse. Hera e fundit që aty është venë dorë ishte para viteve ‘90 kur kalonte një automjet në ditë. Ndërkohë që nëse e bën krahasimin me rrethet ‘fqinje’, ndryshimi është si dita me natën. Kolonja jonë (e imja, e jotja dhe e të gjithë shqiptareve) është shumë e bukur dhe ka jo vetëm njerëz të mrekullueshme që meritojnë vëmendje, por ka potenciale të mëdha për turizmin e vendit. Kolonja ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të jashtëzakonshëm në Shqipërinë e djeshme dhe atë të sotshmen. Në qoftë se qytetaret e tjerë ankohen se rrogat e tyre janë jo të mira, në Kolonje nuk ka rroga fare për 95% të popullsisë. Cilat janë programet e qeverise suaj për këtë pjesë të territorit të Shqipërisë për të zbutur varfërinë ekstreme atje?!

Në qytetet e Ersekës dhe Leskovikut është derdhur një sasi e konsiderueshme parash për të "zbukuruar" qendrat e qyteteve! Por a e dini ju i nderuar KM se sa për qind e atyre fondeve kanë shkuar në vendin e duhur, përse ky abuzim kaq i trishtueshëm në kurrizin e Kolonjës?! Në Kolonjë nëse nuk do të ekzistonte mali i Gramozit, ku gjithë qytetarët (të rinj dhe pleq, burra dhe gra) mbledhin bimë medicinale, gjendja në qytet do të ishte si në Sudan dhe Haiti. Kështu që ju ftoj z. KM të shkoni në qytetin e Ersekës dhe të vizitoni vetëm pak metra pas qendrës së qytetit dhe do të shikoni pallate që janë drejt rrënimit të plotë. Ju këshilloj z. KM të vini dorë sa me shpejt sepse mund edhe të rrezohen dhe do të gjendeni fajtor për neglizhencë në detyrë nëse do të ketë viktima. Ju duhet të fajësoni përfaqësuesit tuaj atje që nuk ua raportojnë këtë situatë të nderë. Ju lutem ta merrni shume seriozisht. Ku janë premtimet që i bëtë Kolonjës në disa fushata elektorale ju dhe përfaqësuesit tuaj false në Kolonjë?!!

Dëgjova se kryetari i Bashkisë së Ersekës kishte hapur tender për të blerë makinë në vlerën e 20 milionë lekëve. Nëse kjo është e vërtete kjo është marrëzi. Përse duhet të shpenzohen këto para për një makinë luksoze në një vend ku fjala luks nuk ka kuptim farë?! Perse zotëria të mos udhëtojë me fugonat e linjës dhe shteti t’i paguaje biletën e udhëtimit prej 2 mijë lekesh të vjetra?! Kolonjën z. Kryeministër e ke fyer edhe me rendë kur ke përzgjedhur si deputet dikë që nuk ka lidhje fare me Kolonjën. Madje, dikë që mallkon momentet kur shkon në Kolonjë (edhe pse shumë rrallë). Ku shkuan premtimet e Saj ?!!! Në kolonjarët nuk shquhemi për trashësi mendore dhe ti e di shumë mirë këtë gjë por ata që kanë mbetur atje janë hutuar nga varfëria ekstreme dhe kur ju shkoni atje u duartrokasin pa dashur. Qeverisja e PD-së ishte vrasëse dhe shkatërrimtare për të gjithë Shqipërinë, por e juaja edhe pse ka bërë një progres të dukshëm, në Kolonjë është e njëjta situatë.

Varfëria në Kolonjë është shtuar edhe me shume. Z. Kryeministër një aktor i humorit që është kolonjar e tregon si humor faktin që në vitin e zi të ‘97-ës, kolonjarët zinin radhë të paguanin faturat, këta janë kolonjarët që po bastardohen çdo sekondë. Qytetarët e Kolonjës jetojnë rrëzë Malit të Gramozit dhe nuk kane ujë të pijshëm, por udhëtojnë për distanca të gjata në këmbë për të mbushur ujë për fëmijët e tyre të varfër. Tubat e ujit nxjerrin vetëm ndryshk. Perse ky dallim kaq i madh i vëmendjes suaj në Kolonjë, z. Kryeministër?! Përse i behët Kolonjës ky persekutim?!/

Nga Kelmend Banushi