BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Jam ushtar i presidentit në mbrojtje të Kushtetutës nga grushti i shtetit!

Jam ushtar i presidentit në mbrojtje të Kushtetutës nga grushti i

E deklaroj që në fillim. Jam ushtar i presidentit tim. I gatshëm për t`u rreshtuar në krah të tij në betejën më të madhe në histori, se do jem një nga shqiponjat për drejtësi në Shqipëri. Jetojmë kohë të ndritura. Epoka të mëdha. Jemi në prag të situatës revolucionare. Sinoptika politike presidenciale, flet për një pranverë shqiptare që do shndrisë si floriri dhe smeraldet e gjerdaneve. Nuk ka vlerë nëse është flori Kërrabe apo nga vendet e largëta arabe. Është koha e lulëzimit të ëndrrave të mëdha të shqiptarëve. Në historinë e jetës tonë, ne të vdekshmit nuk do na binte fati të përjetonim emocione kaq të mëdha, të ndiheshim të frymëzuar, entuziast pa kufi, të motivuar për arritje të panjohura më parë në rrugëtimin e ndritshëm të kombit dhe atdheut tonë Shqipërisë drejt përparimit dhe emancipimit si shoqëri. E gjithë kjo, falë angazhimit, mundit, largpamësisë, qetësisë, dashurisë, kokëfortësisë, sakrificave dhe projektimit të së ardhmes prej atij burri. Është fat i madh për ne shqiptarët që në kohën e duhur, kur ishim buzë greminës nga donacionet e Konferencës së Brukselit, kular mbi qafën e popullit, kur shumë shtete janë shprehur pro negociatave me BE-në, duke na vjedhur sovranitetin, kur gjurmohen paratë dhe pasuritë e krimit, baza e ekonomisë tonë dhe beteja kundër krimit të organizuar ka hyrë në një fazë të re, kur reforma zgjedhore e re, ajo e drejtësisë, pikërisht kur po rrëshqisnim drejt humnerës, në momentin fatal, i pari i shtetit, mori fatet e vendit në dorë, mbrojtjen e lirisë, demokracisë, Kushtetutës së uzurpuar nga Edi Rama, Etilda Gjonaj, ministrja e Drejtësisë dhe prej kohësh nga Dvorani i KLP-së, KLGJ-së, BKH-së, gjyqtarëve të përzgjedhur nga vetingu, gjithë pushtetarët e korruptuar në krah të qeverisë rreshtuar. Nuk ka shqiptarë të mos mburret sot me heroizmin, guximin dhe sakrificat personale presidenciale. Presidenti në këtë kohë të vështirë, mori në dorë situatën për të shpëtuar mëmëdhenë nga shkatërrimtarët, sorrat që vijnë rrotull me krra-krra mbi drejtësinë, që kullufitin vlerat e demokracisë dhe copëtojnë Kushtetutën, themelin e Shqipërisë. Pas një angazhimi disa mujor, stërvitje, ngjitje, zbritje në male, kalim i shtigjeve e shpateve, lumenjve e përrenjve, vetëshpalljes dhe barazimit me heronjtë, si Vojo Kushi mbi tank, e gjithë heronjtë e shquar shqiptarë, betimit për vetëflijim, ndjekjen e shembullit të heroit legjendar Mic Sokoli apo Alendes, shqiponja u ngrit vërtik në qiellin e lirisë për të shpartalluar banditët që duan të ushqehen me trupin e Shqipërisë. Kur jeton një situatë të tillë, je banor i këtyre 28 mijë kilometër katror, kur flet shqip, mendon si shqiptar, ëndërron si atdhetar, ndihesh vërtet fatlum që të jepet mundësia vetëm një herë për të dhënë jetën me nder për mbrojtjen e Kushtetutës nga grushti i shtetit. Në këtë moment solemn, secili bën bilancin e jetës dhe kupton se është koha që duhet t`i bashkohet lëvizjes revolucionare dhe të mbathi opingat, të rreshtohesh në krah të partisë presidenciale, e gjithë partive opozitare, të ndjekësh të parin e vendit për të mbrojtur fitoret e arritura me kaq mund e sakrifica në këto tri dekada demokraci e për ta kthyer Shqipërinë në ngjyrat e flamurit kuq e zi. Për të ruajtur pasuritë e këtij vendi nuk mund të qëndrosh në hije. Nuk mund të justifikosh me indiferentizëm si i hiqen tullat kalasë së vetme të demokracisë dhe i rrëmbehen me përdhunë kompetencat presidentit nga arrogantët e qeverisë. Indiferent nuk mund të rrish. Kërkohet të marrësh pjesë në këtë betejë për të ndalur shpopullimin, denoncuar shtatë-tetë e njëzetë përqindëshin e përfitimit nga tenderat e punët publike, ashtu siç na ka udhëhequr me shembullin e tij vet presidenti para ca viteve me bllok në dorë, me llogari shumë të hollë. Të gjithë jemi qytetarë të këtij vendi. Askujt nuk i tolerohet të mbyllet në shtëpi. Të bëjë indiferentin me keqdashësi, të heshtë, të jetojë në zonat gri, të presë e durojë këto prapësi, të përqeshi apo të qeshi. Përkundrazi. Duhet të dalim në sheshe e të vihemi në resht për t`i dal zot atdheut. Të gjithë në shesh të bëjmë të madhin përshesh! Është thirrja që dëgjohet ngado: Atdheu në rrezik, o mik o vëlla nga pushtetarët që duan të bëjnë këto hata! Ai që bëri grushtin e shtetit në 21 janar, i gjati, intriganti, arroganti që vrau me plumba pas shpine socialistët është gati të bëjë një tjetër grusht shteti të ri, këtë herë në qendër është vetë presidenti. Është kjo arsyeja që në kafet e qytetit tim nuk pihet më kafe. Dritat nuk fiken në pallate. Refuzohet rakia. Në restorante braktiset ushqimi. Në shtëpi është mbyllur kuzhina. Të gjithë janë sy e vesh te mitingu në Tiranë. Në bulevardin buzë detit në qytetin tim, atje ku mungon ndriçimi dhe janë hequr pllakat, në rrugë, në shtëpi, në fusha, në male, stane, kudo diskutimi i vetëm është si t`i përgjigjen thirrjes së presidentit për mbrojtjen e Kushtetutës nga grushti i shtetit i forcave mavi, rilindjes, atyre që e kanë marrë peng Shqipërinë. Secili nga miqtë e mi është duke bërë një llogari, ku është sot vendi i tij? Në cilin rresht, kompani, batalion, repart, brigadë, në cilin front? Në cilën armatë? Ku do rreshtohet me pushkën e gjatë? Sa afër podiumit do qëndrojë që asnjë fjalë nga ato që Presidenti do kumtojë mos t`i shpëtojë? Të gjithë janë në gadishmëri në përgjigje të thirrjes që bën presidenti. Edhe më indiferenti, është vënë në lëvizje dhe ka shkundur plogështinë për t`u bashkuar me ushtrinë, për të përballur me çdo kusht grusht-shtetin. Nuk ka të ri, të moshuar, burrë a grua, të re a të ri, kudo ku jetojnë shqiptarë, mos të jetë regjistruar ushtar në mbrojtjes së demokracisë. Unë i pari, komshiu im, i papuni, invalidi, ish-ushtaraku. Ai që merr ndihmë sociale, mjeku, mësuesi. I papuni, individ, me e pa parti, i liri, i dënuari, burgaxhi apo ish-burgaxhi. E gjithë shoqëria është në gatishmëri për t`iu bashkuar presidentit. Për t`i dhënë përmasa mbarëpopullore mitingut në dy mars, është vënë në lëvizje shtëpi më shtëpi, lëvizja rinore dhe e gjithë LSI. Ftesa në emër të presidentit. Takimet e kryetares, Kryemadhi nga jugu në veri. Të gjithë në emër të partisë presidenciale u kërkojnë qytetarëve të mbushin bulevardin e dëshmorëve dhe tabori të shtrihet në hapësirë në shesh që pa gdhirë, për t`u dhënë fund të gjitha halleve. E pyes veten: Ku është pozicioni im në këto ditë të mëdha? Ku është rreshti im, skuadra, fronti, llogorja? Pa vrarë dy herë mendjen vendosa. Jam ushtar te Ilir Meta. Dhe mburrem, se jam ushtar i Komandantit në mbrojtje të Kushtetutës të vendit tim. Jam në të njëjtin front me juristë të shquar edhe pse anonim. Këshilltarë gojëshpuar, opinionistë llafazanë, analistë fjalamanë. Diplomatë në pension, deputetë pa timon, për t`u mbrojtur nga ky grusht-shtet. Do ishte e pafalshme të zgjidhja në këto ditë të mëdha, një tjetër rrugë, të shmangesha, të qëndroja mënjanë, të bëja sehir, të meditoja, kur më hahet të ha, kur më pihet të pi, kur më rriten thonjtë ti prisja, të isha indiferent në këto kohë të mëdha. Ndaj, jam shumë krenar, si çdo shqiptar, që jam ushtar, në roje të lirisë dhe demokracisë, në mbrojtje të Shqipërisë dhe kushtetutshmërisë nga qeveria e arrogantëve, nga këta pushtetarë të pamëshirë. Më vjen çudi dhe ndihem i fyer deri në palcë, me ca të tjerë që thirrjen presidenciale për mitingun në Tiranë, e quajnë çudi, aq më keq kur disa kokëpalarë, leshterikë, zvarranikë, lepuj, frikacakë, pabuksë e të ligj e etiketojnë çmenduri këtë që bën presidenti. Miqtë e mi! Të gjithë ju që keni vendosur të jetoni në Shqipëri. Ju që e doni atdheun më shumë se vetja. Që jeni gati të bëheni fli për nder e demokraci. Ju shokët e mi të fëmijërisë. Flokë bardhë, të urtë, ju miq të rinisë e pleqërisë, intelektualë, të shumë shkolluar, a të pamësuar. U flas si mik, si shqiptar, si vëllai i një gjaku. Si njëri prej jush, që eci në këto rrugë e thith të njëjtin ajër, pi të njëjtin ujë, lahem në të njëjtin det. Që ha bukën e këtyre fushave dhe kam të njëjtën kombësi. Ju lutem mos e humbni shansin e madh për t`u bërë ushtarë në më të madhen ushtri që Shqipërinë ka shtëpi. Të jemi në çdo minutë, atje ku na thërret Presidenti se me siguri do bëhet histori. Unë vetë e kam shpallur botërisht. Jam firmëtar i besëlidhjes më të re, jam me ty, o i madhi president, o Skënderbe. E them fuqimisht jam ushtari numër një i presidentit Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës nga grusht shteti mavi në betejën më të re në Shqipëri.