BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Janë edhe socialistët sëmurë pothuaj nga e njëjta “diagnozë” si demokratët në Shkodër!

Janë edhe socialistët sëmurë pothuaj nga e njëjta

Është bërë nervoz Edona Bilali me këshiolltarët e partisë së saj në “po themi” kryeqëndrën e veriut e cila në saj të demoktratëve dhe socialistëve është qyteti më i sëmurë ekonomik dhe politik i Shqipërisë.  Sigurisht që e gjtihë Shqipëria është sëmurë, por Shkodra është etalon mase! Kur e pyesja në TV  Edonën pse “këshilltarët socialistë” e përkëdhelnin Voltanën, pse nuk bënin detyrën politike,  por dhe qytetare (justifikohesin se nuk pengonin Voltanën, në marrëzitë e saj sepse hahahaha dashuronin  qytetin) ajo përmbahesh, por nuk më kundështonte. Tregohej e përmbajtur.  Dje (pardje)  është bërë nervoz,  sepse Këshilltarët Socialistë ka ardhur dita që as të mos marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit! Po nuk e çajnë fare, po fare fare,  ose hiç hiç, sikundër thonë në Shkodër.  Pjesa më e madhe e tyre, janë konformuar me sëmundjen më të madhe që ka politika e Shkodrës që është “lene këtë muhabet” se as po “zgjidhim e as po bajmë gja dot për mirë, por po kqyrim të zgjidhim punët tona”!  Përveç kësaj, vazhdojnë intrigën, sepse nuk kanë nevojë të thonë demokratët se Edona vendos vendet e punës ngaqë këtë narrativë e kanë një pjesë e madhe e socialistëve dhe kryesisht ato në Këshill!  Pooo,  kudo në tavolina kafeje. Edhe kur thonë të vërtetën, e bëjnë si të jetë intrigë! Janë fantastikë! Dje e “krihnin” Voltanën ( i votonin dhe gjëra që nuk do ti votonin as demokratët e saj, që nuk ishin asnjë në sallë, sepse kështu është PD si bojkot në zgjedhje) si guakë.   Sot është Bardhi dhe ai disa gropa i ka zënë, ca këngë me birra e proshuta i ka bërë si koncerte dhe pastrim disi më (hajde mo) mirë pastaj dhe po kujdeset për qentë dhe takohet e nuk grindet me konkurentën e tij, prefekten Angoni që nuk fitoi dhe pse PD është copë copë  - por këshilltarët socialistë janë të mërzitur! Ose nuk janë mërzitur, por e dinë se është “mërziti” puna e tyre!  E dinë, se janë kot, ose në mos kot, përdoren për kot. Në cilën Bashki?  Aty ku administrata është PD e Berishës dhe shumë pak jashtë tij dhe Këshilli Bashkiak krejt Socialist! E çfarë bëjnë në këtë deformim politik morboz dhe të pa moral!?  Ikin fare, sepse e dinë që është kot si të marrin pjesë, si të mos marrin pjesë! Shkodra është “ jo me krye në hi, por me krye në....”! E ato nuk e nxjerrin dot nga kjo gjëndje, e para se nuk kanë fuqi dhe si pyet kush, as për lash, as për balash, dhe e dyta, se tashmë dhe nuk duan! As ju duket vetja socialistë fare. Janë një “flu” mes socialsitëve dhe demokratëve! Janë si dikur një mik imi pa lidhje me sportin dhe futbollin, që në mëngjez ishte me Partizanin, në drekë me 17 Nëntorin dhe në darkë për të më bërë qejfin mua, me Vllazninë!  Kurse Edona është bërë nervoz dhe ka thënë:  Jam e detyruar të bëj këtë komunikim të paparashikuar lidhur me një ngjarje të ndodhur këto ditë: bojkoti i mbledhjes së Këshillit Bashkiak. I ndjek të gjitha mbledhjet e këshillit nga dita që kam marrë këtë detyrë dhe veç habisë që kam herë pas here kur shikoj që flitni e votoni si opozitë apo në rastin më të mirë si shoqëri civile, duke harruar që përfaqësoni Partinë Socialiste në këshill, por nuk kam ndërhyrë asnjëherë. Ajo çfarë ka ndodhur këtë javë është në kulmin e jo njerëzores. Në kulmin e jo njerëzores, sepse për të bërë një skemë përfitimesh personale keni rrezikuar bukën e gojës së mijëra familjeve dhe kjo sjellje është e pafalshme. Unë jam krejt koshiente që ditën që kam ardhur për një llum krejt pakicë në numër, që s’kalojnë as gishtat e dorës, që nga partia kanë marrë çdo gjë nga promovimi deri tek favoret e që partisë ja kanë nxirë fytyrën me hajdutëri e shitje vendesh pune. Kjo është arsyeja që sa t’më besohet ky pozicion që kam, ky kontingjent do të vijojë të rrijë jashtë selisë së Partisë Socialiste Shkodër. Jo më kot s’kanë më asnjë funksion në parti jo më kot s’janë më pjesë e jetës publike në administratë në qytet. Unë nuk kam preferuar të flas asnjëherë me fjalë kaq të forta, sepse kam menduar që me veprime do e kuptoni njëherë e mirë që kjo nuk është sjellje e tolerueshme në parti. Mos harroni në këshill para qytetit ju jeni Partia Socialiste nuk jeni individë, e të shkoni mbrapa njerëzve që e kalojnë ditën duke shkruar tinëzisht pas faqesh anonime, letrash anonime apo komentesh nëpër portale kundër Partisë Socialiste, meje dhe tashmë drejtuesve të rinj të partisë së bashkisë si e si të krijojnë përçarje për tu kacavjerrë nëpërmjet jush drejt minimajave ku kanë qenë për të vjedhur e marrë fytyrën sërish kjo nuk ndodh më! Për asnjë emër të përveçëm s’do të vuajë më pasojat partia, aq më keq qyteti dhe turpin para këtij të fundit do ta mbani me emra, të përveçëm, pasi sjellja juaj nuk e përfaqëson Partinë Socialiste e cila distancohet totalisht nga sjellja juaj e kësaj jave”. Po dhe për këto të thëna të saj  i jam referuar Star Plus TV.  E kanë përkrahur disi një pjesë e këshilltarëve Edonën, por 18 kanë munguar kur ajo virtualisht – në rrjet,  e kanë thënë këtë gjë. Edona është në pritje të “ëmbël” dhe mbase dhe kjo e ka bërë më të qartë si grua dhe politikane, por nga partia e saj tashmë do të dalin plot jo kaq drejtpërdrejtë ta akuzojnë se ajo ka monopolizuar gjithshka në Shkodër.  E në PS kryesisht grinden për vende pune dhe tarikat punësimi, taksash, tatimesh, etj etj! E mbase ky ka qenë momenti i fundit përpara se Rama ( në mbledhjen e sotme kur po shkruaj)  o do të vendosë dikë tjetër në vend të saj o...!?   Por Shkodra është keq. Keq nga PD dhe keq nga PS! Keq në pothuaj të gjitha zyrat e pushtetit, keq në administratën e qëndrës dhe të vendit. Shkurt janë të sëmurë të gjithë me po të njëjtën diagnozë! Krejtësisht të sëmurë. Mjerë Shkodra,  në duar dhe në përgjegjësi politike dhe financiaro ekonomike,  por dhe kulturore  të kujt është!