Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

A janë në një linjë sot UE dhe USA për “korrigjimin” kufitar!?

Postuar: 19/08/2018 - 08:00

Sigurisht që do të kishte fjalë të mëdha dhe akuza të mëdha për Thaçin dhe "korrigjimin e tij" të kufirit 400 km mes Kosovës dhe Serbisë! Patjetër që dhe në Serbi vlojnë momentet e jashtëzakonshme dhe në dobësinë që ka ky shtet, që po shtrydhet mes Perëndimit dhe Rusisë, mes USA dhe Rusisë!? Fjala më e madhe dhe e rëndësishme e kundërshtimit të një “korrigjimi” të tillë dhe propozimi të Thaçit është zonja Merkel! Ajo në fakt është dhe njeriu më i rëndësishëm i BE-së dhe duhet detektuar se kështu është qëndrimi zyrtar i Europian Union!? Por të bën përshtypje një fakt! Nuk flasin kaq qartë dhe “shpjegueshëm” amerikanët! Jo nuk është një njeri i rëndësishëm i tyre, sekretar shteti apo dhe nën sekretar, apo specialist i madh me peshë të jashtëzakonshme zyrtare në SHBA që të thotë se “kjo e Thaçit’ është një marrëzi! Jo nuk ka! Kurse në fakt Thaçi ka qenë, është dhe sipas meje do të mbetet, një person që në rrafshin politik të tij, në vertikalen administrative të tij, është prodhim dhe sforco politike e politikës së SHBA-ve!

Tani si ta duan armiqtë e tij, si mos ta duan, kjo është e vërtetë dhe guximi për “korrigjim” kufijsh është pothuaj si guximi dikur i kthimit të UÇK-së nga “terroriste” në ushtri çlirimtare e pranuar nga amerikanët! Janë të shqetësuar serbët dhe po ashtu kanë një shpresë! Janë të shqetësuar sepse dhe nga Tirana vijnë dy “lajme” që janë fillimi i kalimit të kufirit pa kontroll kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës që praktikisht për to do të thotë “Shqipëria e Madhe” dhe padyshim lajmi që Rama jep në këtë kohë se NATO do të ketë bazën ajrore e saj të madhe në Ballkanin Perëndimor! Shumë analistë vendosin pikën mes ndryshimit të menjëhershëm të administratës së re të Trump nga ajo e Bushit Junior dhe Obamës për këtë çështje të jashtëzakonshme mes Serbisë dhe Kosovës dhe vështirësive të sotme të rritjes së presionit dhe ndërhyrjes së Rusisë dhe Kinës në këtë zonë!? Në këto momente kur Kosova nuk bën përpara në njohjet në OKB dhe biles dikush është tërhequr, kur Serbia nuk ka kurrfarë shprese të futet në BE pa njohur Kosovën, në kushtet kur po shikohet me vëmendje stërvitja e trupave të Kosovës për kontroll dhe pa asnjë mëdyshje si bërthamë e ushtrisë së saj, në kushtet kur “Arkimandriti” Sava Janjiç i Manastirit të Deçanit shfrytëzon social network-et për të kundërshtuar tabloidët afër Presidentit Vuçiç, për të lëshuar panikun mes serbëve në Kosovë dhe rritur instabilitetin, duke ‘sqaruar” si përgjigje se “dikush është patriot shqiptar”!?

Në kushtet kur disa të përditshme beogradase paralajmëruan një të “mundshme shkëmbim territoresh” ose tre pika kryesore, si: Vuçiç paska thënë “ok” për të lëshuar disa zona serbe të banuara në shumicë shqiptare!? Amerikanët po akselerojnë stërvitjen e policisë kosovare që si përfundim të kthehet në një ushtri të vërtetë! Prishtina akoma më shumë, paska zhvilluar një plan për të marrë kontrollin e të gjitha infrastrukturave strategjike thelbësore të mbijetesës së komunitetit serb në Kosovë!? Po dhe në këto kushte, u vërtetua dhe lëvizja e dukshme para pak ditësh! Kur fjalët kishin një “booom” që thuheshin dhe bluheshin në Beograd dhe pjesërisht ndryshe, por dhe në Prishtinë! Në Kosovë dhe Shqipëri çohen tone nacionalistë kundra Thaçit deri në “tradhtarizmin e politikës” së tij dhe padyshim, përmendin Merkel, por askush nga State Departament dhe nga USA me peshë politike nuk flet! Akuzohet dhe Rama dhe deri “plani Soros” se është mbas tyre dhe në Serbi tremben se po shitet “djepi i saj” e akoma më tepër, tremben kur mendohet se në Kushtetutën e tyre Kosova dhe Metohia janë pjesë integrale e Serbisë dhe të pandashme! Ju tremben referendumeve që nuk dihen si dalin dhe rritjes së agresivitetit nacionalist tipik ballkanas! Trembet presidenti që nuk pranon gjuhën shqipe në Maqedoni dhe malazezët nuk ndjehen kaq shumë komod e çojnë te Merkel kryeministrin e tyre të kuptojnë se çfarë bëhet! Në Beograd një pjesë “shpresojnë” se Perëndimi dhe amerikanët e Trump, duke dashur të rregullojnë mirë punët me Rusët, të mos jenë kaq shumë “filoshqiptarë” dhe të kërkojnë zgjidhje të shpejtë mes Prishtinës dhe Beogradit, duke qenë se me Shqipërinë, e cila është në NATO, punët janë më kollaj!

Super nacionalistët serbë e konsiderojnë të gjithë këtë lloj politike “humbje të Kosovës” në saj të amerikanëve dhe “tolerimit të Ramës dikur” e dinakërisë Thaçit si një person i regjur dhe sprovuar në shërbim të SHBA-ve! Analisti triestin Luka Suçiç, i sqaron të tilla “manovra” politike të cilat kanë në bazë në fakt, një program të ri amerikan i cili ka aktorët e vet shqiptarë dhe mbase të sigurt dhe Presidentin serb Vuçiç! Ai konsideron jashtë loje Italinë dhe të tjerët dhe modifikimin e dukshëm të Francës, por dhe rolin gjithmonë të lodhshëm dhe të pasigurt të Mogherinit! Kur kryetari i shtetit serb në fakt është dakord dhe shkon larg duke deklaruar hapur se është dakord me (razgraniçenje) ose delimitacionin me Kosovën dhe bisedat janë treshe Mogherini, Thaçi, Vuçiç, në sy të qytetarëve serbë do të thotë se “është një njohje e pavarësisë së Kosovës në saj të një shkëmbimi territoresh”, që dikush i thotë korrigjim dhe tjetri delimitacion ose vendosje kufijsh! Mirëpo sërish nuk ka një ndërhyrje të State Departament e për më tepër nuk ka qenë një zakon i administratës amerikane dikur kjo heshtje! Po pra, që të bëheshin deklarata të tilla për Kosovën si çështje amerikane me rëndësi të madhe dhe delikate dhe të mos prononcohet dikush shumë lart! Sërish jo!

Mirëpo një “zgjidhje ju duhet të gjithëve” çon pyetjen jo thjesht eksperti triestin ose Luka Susiç! Ai thotë se vendet po vuajnë prej kohësh dhe se pjesë e interesuar është Shqipëria, “ndoshta ndërmjetësi kryesor” me Beogradin në nivel lokal, duke parë qartë se objektivi i përbashkët i shqiptarëve është të jetojnë në një shtet kombëtar të përbashkët! Po sigurisht një e vërtetë e thënë me mjeshtëri cinike! Po po, por në fund të fundit, një e vërtetë që vetëm koha e ndan të bëhet realitet! Kurse referimi më i madh është për Daniel Serwer i cili ka shkruar në "peacefare.net" se “shkëmbimi është më e keqja ide e mirë” duke luajtur me fjalët për të thënë një tezë! Po pra, prof. amerikan i “Practice of Conflict Management, drejtori i Conflict Management Program e Senior Fellow në Center for Transatlantic Relations, pjesë e Johns Hopkins School of Advanced International Studies”! Ka qenë sigurisht këshilltar në State Departament!? Ai është njohës i madh i politikave ballkanike dhe interesave të SHBA-ve në rajon! Pa dashur të hipotizoj apo parashikoj pa ndonjë studim të madh, gjendja me propozimet mbi kufirin që vijnë nga Thaçi dhe që nuk kundërshtohen nga Vuçiç, as që besoj se janë iniciativa të dy njerëzve më sipër! Moralistin në politikë dhe mbi idetë dhe politikat rajonale të fuqive të mëdha dhe sidomos USA dhe UE, kam frikë se e luajmë kot si ne në Shqipëri dhe ato në Kosovë! Pse?

Po sepse, nuk jemi as kaq të zot dhe aq kaq të drejtë! Po të kishim qenë, nuk do të ishte kjo gjendje dhe kjo kohë që jetojmë! Shumë elementë të shtetit dhe kombit, do të ishin zgjidhur prej kohësh! Ashtu si në të shkuarën kur kufijtë tanë i “delimitonin” të huajt dhe sot është e vështirë që pa ato të bëjmë gjë dot vetë! Kurse analistin sigurisht e bëjmë të gjithë! Po, pothuaj të gjithë! /Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 07:25

Përmbysja e pushtetit të Demokracisë Popullore, që u ligjërua pas zgjedhjeve farsë të 22 marsit 1992, kur në pushtet erdhën forcat e djathta të prira nga komunisti antikomunist Sali Berisha, shumë shqiptarë naivë patë

Postuar: 19/09/2018 - 07:23

Kur popullata çame erdhi e detyruar në Shqipëri për t’i shpëtuar vrasjeve dhe masakrave të

Postuar: 19/09/2018 - 07:22

Në rrethet normale, secili prej nesh do t'i gëzoheshim liberalizimit të vizave, gjegjësisht l

Postuar: 18/09/2018 - 07:22

Sa herë vjen ndonjë "Konferencë Peze" dhe sigurisht dalin nostalgjikët e Enverit, Parti

Postuar: 18/09/2018 - 07:19

Ndryshe nga trajtimet e mëparshme, jo të pakta, në lidhje me zbatimin e ligjit, ku është shkruar

Postuar: 18/09/2018 - 07:15

Askush tek ne nuk i shpëton dot politikës.

Postuar: 16/09/2018 - 07:50

Si qytetar i zakonshëm por edhe si vëzhgues i kujdesshëm në kuadrin e gjithë jetës të shoqërisë t