BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

A janë njëlloj?

A janë njëlloj?

 Nisur nga pakënaqësitë që shkakton veprimtaria drejtuese, ende me probleme, e kësaj qeverie, ka njerëz që, në kulmin e zemërimit, thërrasin: Njëlloj janë politikanët, si ata që ishin në qeveri, edhe këta që janë sot.

Mendoj se në këtë pohim ka edhe të vërteta, të cilat faktet e përditshme nuk na lenë t'i shpërfillim. Kështu për shembull, korrupsioni endemik, i cili vazhdon të haset ende gati në çdo hallkë të pushtetit, sidomos në tatimet, në kontrollin ushqimor, në hipotekat, në mbifaturimet abuzive të ujësjellësit, në evazionin fiskal, ose në bisedimet pa asnjë lloj transparence me Greqinë për detin etj. Të gjitha këto ndodhin në sytë tanë, prandaj edhe pretendimet ndaj një qeverisje më të mirë janë të përligjura.

Gjithsesi, duhet pohuar se, edhe në problemet e mësipërme, qeverisja dhe qeveritarët e djeshëm nuk mund të krahasohen me këta të sotmit. Korrupsioni në sektorët e mësipërm, por edhe në të tjerë, ka qenë edhe më i theksuar atëherë, vetëm se nuk luftohej, ose luftohej shumë pak, krahasuar me luftën që po i bën qeveria aktuale. Le të marrim si shembull vetëm atë që ne, publiku i gjerë, e hasim në çdo hap dhe pikërisht evazionin fiskal. Le të sjellim në kujtesë se para pesë vjetësh as që i shkonte ndërmend ndonjë shitësi apo lokali të na jepte kuponin tatimor. Tani në një pjesë të mirë të rasteve kuponi është i pranishëm, ndonëse i pamjaftueshëm dhe problemi është ende i pazgjidhur në mënyrë të kënaqshme. Ose të marrim ligjin për ndalimin e duhanit në vendet publike. Kishte vite që ishte miratuar, por nëpër lokale publike të mbyste tymi i duhanit dhe askujt nuk i shkonte mendja të kërkonte zbatimin e tij. Tani nuk gjen mjedis publik ku të tymoset. E njëjta gjë mund të thuhet për policinë rrugore. Kujt nuk i kujtohet se, jo më larg se pesë vjet më parë ishte gjë e zakonshme që polici rrugor, pasi të të ndalonte, edhe pa shkelur rregullat, të pyeste: "Do të paguash 50 për Salën, apo 5 për lalën". Tani, ndonëse ka ende shumë për të bërë, policia rrugore është më e përgjegjshme dhe më e edukuar.

Të marrim më tej problemin e mprehtë të krimit të organizuar. Kush nuk e di, me përjashtim të atyre që nuk duan ta dinë, se krimi dhe droga si bashkëudhëtare e pandashme e tij, në Shqipëri i kanë rrënjët të thella në kohë dhe nuk u krijuan e u forcuan këto vjetët e fundit, por problemi është, sa është luftuar nga qeveritë e mëparshme dhe sa luftohet sot. Statistikat flasin vetë dhe janë kokëforta. Kush mund të na tregojë nëse u është dhënë përgjigje shteruese pyetjeve se: ku shkonin 900 tonët kanabis që mbilleshin dhe vaditeshin çdo vit nga pushtetarët e atëhershëm në Lazarat e gjetkë dhe ku shkonin paratë, që arrinin deri në 4,5 miliard euro në vit vetëm në Lazarat, para' të cilat nxirreshin nga trafikimi i paligjshëm i drogës që, pa dyshim, nuk mund të bëhej pa pjesëmarrjen e atyre që kujdeseshin për kultivimin e tij, dmth të pushtetarëve të kohës? Lufta që po i bëhet sot krimit është në sytë tanë dhe në sytë e partnerëve tanë të huaj, luftë që nuk mbaron kurrë, pasi, është e njohur që çdo aksion ka reaksion nga e kundërta e vet.

Për të vërtetuar tezën tonë se qeveritarët e sotëm nuk janë njëlloj me ata të djeshmit le të marrim dhe t'i analizojmë edhe disa fakte të tjera.

A mund të mendohej më parë se do dilte kush ta gjuante me vezë S. Berishën, ashtu siç kanë bërë me E. Ramën? A do të guxonte vallë kush ta gjuante me çizme, apo me sende të tjera Berishën në Kuvendin e Shqipërisë? Po linçimet që i bëhen Ramës nëpër studiot televizive nga të ashtuquajturit analistë të pavarur, a do të guxonte kush t'ia bënte Berishës kur ishte në pushtet? Kushdo që do të guxonte t'ia bënte këto Saliut, të nesërmen do të përfundonte si Remzi Hoxha, si Kosta Trebicka apo edhe si redaksia e gazetës "Koha Jonë", pa shkuar më tej në fakte pasi janë të njohura. Tani jo vetëm nuk ndodhin krime shtetërore të tilla, por edhe ndonjë romuz, apo vërejtje verbale që Rama u bën gazetarëve, nga demokracia që është forcuar, tirret e tirret si "shtypje e fjalës së lirë", madje edhe luftën kundër shpifjeve e fyerjeve publike e quajnë kufizim lirie(!). A thua se është ndaluar dhe penguar ndokush, gazetarët jo dhe jo, të kritikojnë këdo, madje edhe të hedhin çfarëdolloj balte jo vetëm mbi vetë qeveritarët e sotëm, por edhe mbi familjarët e tyre. Meqë ra fjala e familjarëve. Ata që thonë se janë njëlloj le të tregojnë qoftë edhe një rast të vetëm kur E. Rama ka përgojuar familjarët e kundërshtarëve të tij politikë, ndërkohë që gojët e shqyera të qeveritarëve të djeshëm dhe opozitarëve të sotëm nuk kanë lënë skutë familjare të kundërshtarëve politikë pa e gërmuar.

Kujt nuk i kujtohet se si Berisha e quante F. Nanon, kur ai ishte në pushtet, "kreu i klanit të Zemunit", (akuza çuditërisht të ngjashme me këto që u bën kundërshtarëve të tij të sotëm), ndërsa kur ai ra nga pushteti e bëri mik dhe tha se: "Ato deklarata bëheshin për fushata elektorale".

Por le të shkojmë më tej. Le të krahasojmë sjelljen e qeveritarëve të djeshëm me këta të sotmit lidhur me Presidentin e Republikës, me prokurorinë, me policinë etj. Është skandaloze sjellja e S. Berisha i cili shau publikisht Presidentin, që kishte zgjedhur vetë, ish-zëvendëskryetar i PD, duke e quajtur "horr bulevardi", dhe denigroi Prokuroren e Përgjithshme, që e kishte zgjedhur po vetë, duke e quajtur "lavire bulevardi", vetëm se nuk iu bindën diktatit të tij për të shkelur Kushtetutën, pa folur për prokurorinë e sotme që opozita ka arritur deri në skaj, duke e quajtur "çerdhe të krimit", dhe kjo vetëm se po lufton krimin e instaluar që në kohën e qeverisjes së tyre. Le të hidhemi në kampin tjetër të politikës dhe të shohim se asgjë e tillë nuk është deklaruar nga qeveritarët e sotëm, ndonëse dihet nga kushdo që drejtësia, sidomos prokuroria, përbëhej kryesisht nga njerëz të caktuar prej pushtetarëve të kaluar për t'u shërbyer atyre në shkelje të ligjeve. Për ta ilustruar këtë pohim mjafton të sjellim si shembull mosveprimin e prokurorisë të kapur nga Berisha kur një biznesmen arab deklaroi botërisht në TV se familjarët e kryeministrit të asaj kohe, pra të S. Berishës, i kishin kërkuar 3 milio euro bakshish për të marrë një firmë të babit, që ai të ngrinte biznesin e tij këtu.

Le të shkojmë më tej. Kush nuk i ka dëgjuar thirrjet e S. Berishës, të L. Bashës, Kryemadhit dhe çirakëve që i ndjekin pas, për të rrokur armët dhe për të rrëzuar me dhunë qeverinë e ardhur në pushtet me votat e popullit. Qeveritarët e sotëm, ish-opozitarë të djeshëm, nuk e kanë shkuar nëpër mend një gjë të tillë. Të gjithë e kanë në kujtesë deklaratën e Berishës në një studio TV se, më 21 janar kishte në plan të vriste kreun e opozitës së asaj kohe, E. Ramën, madje për këtë, përveç katër pushkëve snajper që u kishte dhënë ushtarëve, ishte armatosur edhe ai vetë më një të tillë, në zyrën e kryeministrit të vendit, por meqenëse Rama nuk shkoi atë ditë në protestë, në inat e sipër, për të "mos dalë bosh", qëlloi, vrau dhe plagosi protestues me duar në xhepa. Nga ana tjetër, të gjithë jemi dëshmitarë se E. Rama nuk ka vrarë njeri, sepse ai, ndryshe nga S. Berisha, nuk i quan armiq kundërshtarët politikë, të tillë që, sipas Berishës, jo vetëm duhen sharë "me libër shtëpie", por edhe duhen vrarë.

S. Berisha gjatë gjithë historisë së tij politike është dalluar si manipulues i zgjedhjeve, gjë që është vërtetuar me zë e me figurë edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë, ndërkohë që Ramës nuk i është vërtetuar asgjë e tillë, përveç fjalëve e akuzave të hedhura për konsum nga kundërshtarët politikë.

Qeveritarët e sotëm nuk janë parë e dëgjuar asnjëherë të shajnë shqiptarët, që janë edhe kundërshtarë të tyre politikë, përpara të huajve, qofshin miq, por edhe jo miq tanët. Ndërkohë që mjafton të kujtojmë turpin e të dërguarve demokratë në mbledhjen e komisionit të stabilizim-asocimit për të bërë dallimin midis dy forcave politike, ose deklaratat antishqiptare të kreut të vërtetë të PD lidhur me terroristin grek që sulmoi policinë me armë dhe gjeti atë që deshi t'u bënte forcave të rendit.

Dhe për ta mbyllur, le të bëjmë një krahasim midis dy rreshtimeve politike duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit, por jo vetëm. Ka ndodhur që funksionarë shtetërorë të zgjedhur nga radhët e PS të akuzohen dhe të arrestohen për vepra të dënueshme sipas ligjeve në fuqi, por drejtuesit e kësaj force janë distancuar prej tyre deri sa t'u vërtetohej, ose jo, akuza. Le të kujtojmë këtu ish-kryetarin e bashkisë së Vlorës, ish-ministrin e brendshëm, S. Tahirin, dy ish-deputetët socialistë etj. për të cilët E. Rama ka shprehur keqardhje, por u ka kërkuar të vërtetojnë përpara ligjzbatuesve pafajësinë e tyre. Le ta krahasojmë qëndrimin e mësipërm me atë që kanë mbajtur demokratët ndaj shkelësve të ligjit prej funksionarëve të PD, që janë marrë në hetim. Janë hedhur në sulm kundër prokurorive e gjykatave dhe, të udhëhequr nga deputetët e asaj partie, kanë protestuar përpara organeve ligjzbatuese. Kështu ndodhi kur u akuzua dhe u burgos kryetari i Bashkisë së Lezhës, ai i Kamzës, apo kur i dolën në mbrojtje qendrës shqiptare të kultivimit të hashashit, siç ishte Lazarati etj. Rasti i para pak kohësh, që ka dalë në media, kur dy deputetë të PD kanë shkuar dhe kanë përkrahur të ashtuquajturin grup të zjarrit të Lazaratit, të cilët qëlluan me armë kundër forcave të rendit dhe vranë oficerin e policisë që ishte në krye të detyrës, është më flagranti.

Kryetari i emëruar i PD, si një gramafon i prishur, përsërit ngado që shkon nëpër Shqipëri sloganet e Berishës se do të përdorë çdo mjet për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur me votat e popullit. Madje marrëzia shkon deri në skaj kur e quan qeverisjen e sotme "grusht shteti", por nuk e thotë se si një qeveri mund të bëjë grusht shteti kundër vetes. Le të kujtomë protestat e bëra nga shumica e sotme, dikur në opozitë. Nuk ka pasur shprehje dhe synime të kësaj natyre, ndonëse është gjakosur në mënyrën më kriminale nga pushtetarët e kohës, që ende nuk kanë marrë dënimin e merituar.

Nisur nga shembujt që sollëm më sipër është e padrejtë, madje keqdashëse, të vemë shenjën e barazimit dhe të këmbëngulim se të gjithë qeveritarët e sotëm, pavarësisht kusureve që kanë, janë njëlloj me ata të djeshmit, sot në opozitë.

Në këto kushte, a mund t'i shkohet pas një opozite të tillë, e cila është plot me mëkate të pashlyera ende përpara shqiptarëve? Prandaj edhe protesta e shumë kërkuar dhe reklamuar nga megafonët Basha, Monika (janë megafonë sepse ata që flasin vërtet qëndrojnë pas tyre) e 16 shkurtit ka për të dështuar me turp.

Nga Guri SHYTI