
Kërcet thika në Sarandë, humb jetën një person

Foto/ RENEA aksion në Elbasan, në kërkim të Fejzullah e Florenc Çapjas

Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm: Dobësimi integral i Serbisë do të sjellë shpërbërjen e saj, kjo është koha e madhe e Shqipërisë, prisni dhe shikoni...

Tentoi të kalonte kufirin me automjetin e vjedhur të ministrit, policia jep detajet

Bordi i transparencës ndryshon çmimet e karburantit në vend, ja sa do të shiten

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Vdes 33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej nga pika kufitare e Morinës

Japin tek më të rinjtë pjekurinë e moshës, marrin energji rinore!

Shkruar nga Pandeli Bardhi 5 Korrik 2022

Kjo është edhe arsyeja që Organizata e Komitetit Kombëtar të Veteranëve, “Nderi i Kombit”, ecën drejt përvjetorit, të 65-të të krijimit të saj, më shpejt se koha..Ndryshimi duket qysh në hyrje me ekspozitat fotografike me ngjarje e kujtime. Sikur ngarkesa të ishte vetëm këto dy tre muajt e fundit që janë në pritje të këtij përvjetori edhe mund të ishte normale. Por, me këtë temp, ata punojnë dymbëdhjetë muajt e vitit e gjithçka bëjnë kanë një qëllim të vetëm.. Nuk i dëgjojnë as “trokitjet” e viteve, as presin që sëmundjet e moshës t’i “pushtojnë”!. Nuk punojnë që të arrijnë kohën e humbur, por vetë koha ecën shpejt për t’i arritur ata e përsëri, mbetet pas..!...Të gjithë janë në lëvizje, të gjithë në aktivitete nga më të ndryshmet, në përkujtim të ngjarjeve të luftës, të dëshmorëve të rënë, të ngjarjeve historike..Historinë,. ata duhet ta mbajnë të gjallë, Heronjtë duhet të mbeten “të gjallë”.. Ata duhet të kujtohen e të nderohen brez pas brezi në luftë me ata që kërkojnë të nxijnë historinë, që të deformojnë ata që derdhën gjak, të ngrenë tradhtarët, të njollosin heronjtë dhe dëshmorët, të mohojnë gjakun e tyre. E fillojnë ditën e punës së tyre me takimin e mëngjesit, nën drejtimin e Kryetarit debatikas, Odhise Porodini..Të them të drejtën, edhe mua që kërkoj të takoj ndonjë nga Krerët e Organizatës, më duket vetja si i tepërt e kërkoj t’i pengoj në detyrat e tyre sepse koha nuk i premton... Gjithmonë nuk u ka munguar as pasioni, as vullneti, as energjitë. Hysen Goci, është Kryetari i Komitetit të veteranëve të Bashkisë Krujë. Para 2 muajve ai festoi ditëlindjen e tij të 100-të, pra një shekull e përsëri, energjik e sheh tek merr rrugën nga Kruja për të sjellë në Komitetin Kombëtar të veteranëve hallet e problemet e të marri prej andej detyra të reja.. Kështu edhe Qemal Bego që po i afrohet të njëqindave, kështu edhe Sevo Tarifa, mendjendrituri e penëarti që akoma mëndja e pena e tij nuk rresht., Kështu edhe Profesori Hulusi Hako. Të them që janë shumë këta Heronj që kanë qenë në ballë të luftës e të punës për dhjetra vite, nuk mund të them.. Të tillë, janë pak, aq sa nuk shkon numri i veteranëve të luftës as njëqind. Vitet ikin dhe ata bëjnë punën e tyre..Ishte viti 2019, kur në Organizatën e Veteranëve të Bashkisë Tiranë, ishin më shumë se katërqind veteranë. Sot, mbas pak më shumë se tre vite, pandemia mori më shumë se treqind jetë njerëzore, kryesisht veteranë... Por edhe veteranët, kanë bërë punën e tyre, që ideali për të cilën ata luftuan e punuan të mos shuhet asnjëherë. Ajo flakë jo vetëm të mos shuhet por as të mos venitet sepse këtë kanë përcjellë ata heronj tek më të rinjtë, tek pasardhësit e tyre që vetëm në Organizatën e veteranëve të Bashkisë Tiranë kalojnë shifrën e njëmijë e gjashtëqind të tillë.. Stafeta e idealeve, stafeta luftës dhe e punës së lavdishme shkon e sigurt në duar të sigurta.. Kjo, veteranët i entuziazmon, kjo i jep atë forcë që të mposhtin trishtimin që u shkaktojnë njerëz të pandërgjegjshëm, që thyejnë pllakat e varreve të dëshmorëve, që dëmtojnë lapidarët e bustet e Heronjve Midis dhjetra shembujve të tillë, po marr vetëm Komitetin e Veteranëve të Zonës 4, ku është Resmi Bregu. Disa ditë përpara, pa i thënë askush u mblodh Komiteti Zonal i veteranëve dhe bëri pastrimin rreth lapidarit të ngritur në kujtim të 5 Majit dhe zëvendësoi pllakat e hequra.. Kjo i shtoi sedrën , mësuesve dhe nxënësve të Shkollës në afërsi dhe më 5 Maj, ditën që do bëheshin vizita, mësueset i sollën të gjithë nxënësit e shkollës . Mësueset kishin marrë edhe tapete nga shtëpia që i shtruan para lapidarit..Kishe qejf të shikoje këtë ceremoni. Ky shembull u përhap edhe tek të tjerët..Kjo është pjekuria që falin veteranët dhe energjitë që marrin. Gjithmonë në aktivitet, gjithmonë në punë me të gjitha mundësitë e tyre.. Duan të jenë në ballë, të japin shembullin e tyre, të jenë në pararojë, siç kanë qenë gjithmonë, në ballë të luftës, në ballë të punës .. Edhe në këtë moshë të thyer, vitet nuk i pengojnë për të realizuar detyrat që u ngarkohen. E fillojnë punën e tyre me takimin e mëngjesit, nën drejtimin e Debatikasit, Odhise Porodini..Më 10 Shkurt të këtij viti Organizata “Debatik”, mbushi 80 vjet, qysh nga krijimi i saj në Lunxhëri të Gjirokastrës. Emër i bukur Debatik / Krah me partizanët trima / U bë tmerr për ç’do armik / Ish Odhise Porodini / në ballë të Organizatës / Sypatrembur si Shqiponja / Karanjotët me Odhisenë, / Dolën Zot për Atdhenë... Vetëm 12 vjet ishte atëherë Odhise Porodini, ky luftëtar trim debatikas, që edhe sot punon si në vitet e rinisë. Ç’do ditë, merr informacion, jep detyra, ushtron kontroll. Telefoni i zyrës së tij nuk pushon asnjëherë gjatë gjithë ditës. Kanë dëshirën e mirë Organizatat e Veteranëve në Qarqe ta kenë mes tyre, por është e pamundur.. Të tilla janë shumë. Kështu edhe nën Kryetarët, Veli Myftari, Dhimitër Shtëmbari, gazetari legjendë, kështu edhe N/Kryetari Murat Dardha, kështu edhe Sekretari,i palodhuri dhe i kudondodhuri Vladimir Marashi, edhe Elidiana Cani, edhe vera Qirko Tarifa, edhe Flora Agolli edhe Gazetari veteran aq i njohur Bashkim Koci, K/Redaktor i Gazetës..”Kushtrim Brezash”!. Të gjithë të dashur, të gjithë të bëjnë për vehte, të imponojnë respekt e dashuri për punën që bëjnë.. Organizata, i ngjan një makinerie që të gjitha pjesët e “motorit”punojnë në mënyrë të harmonizuar dhe veshi i Kryesisë, e konstaton edhe “defektin” më të vogël.. Në këtë drejtim Kryesia e Organizatës së veteranëve dhe pasardhësve për Tiranën jep një shembull që duhet përgjithësuar. Si pjesë kryesore të kësaj “makinerie” po marrim “motorin” e saj, Organizatën e Veteranëve të Bashkisë Tiranë që kryeson Pelivan Hysi. Pelivani, i cili edhe në këtë ditë pushimi vjen i ngarkuar me korniza... “I kam kornizat për fotografitë e Kryetarëve të Organizatës së veteranëve të Tiranës duke filluar qysh nga krijimi i saj me Kryetarin e parë Rifat Dedja, për të vazhduar me Llazi Stratobërdha, Bilal Paruca, Ismail Çaushi, Adnan Qatipi, Idriz Shehi, Feriat Canaj,Dhimitër Janaqi,Veli Myftari e deri tek unë Pehlivan Hysi..! Pehlivani ka shumë për të thënë, por kohën e ka të kufizuar dhe me vështirësi i shkëputim disa...”Kam bërë gati, thotë për t’i propozuar Organizatës së Komitetit Kombëtar, për të dhënë certifikata mirënjohje për një Këshill Zonal, dy Organizata dhe tetë individë dhe për ç’do anëtar urimin për 65 Vjetorin e krijimit të Organizatës. Do t;ja jap me ceremoni tek ç’do anëtar duke mbledhur të gjithë këshillin zonal, edhe për ata që janë në gjendje me të rënduar shëndetësore do t’ja çojmë në shtëpi e t,ja japim me ceremoni...”!. Dhe vazhdon: “Kur e mora detyrën disa Këshilla Zonalë, për shumë arsye nuk funksiononin apo bënin një jetë jo aktive. Aktivizova të gjithë anëtarët e Kryesisë dhe u riorganizuan si në Zonën 13, tek “Kodra e Diellit, tek Selvia, e tek disa të tjera. Sot, jam i qetë sepse edhe këto, me riorganizimin që u bë , bëjnë një jetë aktive. Më ka mbetur vetëm Peza dhe së shpejti do të shkoj e të bëj të mundur që ashtu si emrin e Madh që ka Peza, të bëjë një jetë aktive jo “të vogël”, por ashtu si e ka “namin..”! Mua më vjen keq t’i harxhoj kohën e aq më tepër sot që është ditë pushimi dhe ai ka ardhur të mbarojë punët që i kanë mbetur përgjysmë, por unë, si i “bezdisur” që jam e pyes për fondet sepse.. “E di, e di ku e keni hallin dhe tani për tani, po ju them që secili ka mënyrën e vet. Unë për vehte gjej mënyra të ndryshme . Ja p.sh. Veteranët në pension, paguajnë 200 lek të reja në vit. Ka shumë që janë të sëmurë në shtëpi dhe unë nuk shkoj shtëpi më shtëpi t’i kërkoj dyqind lekë, por ama askush nuk ka nguruar nga ata biznesmenë që kemi apo të njohur që janë në gjendje, për të paguar 1000 lek të reja, 500, apo sa të ketë mundësi me të cilat unë kompensoj ata që nuk janë në gjendje sepse hallet ja dimë njëri tjetrit..Gjithçka e kam transparente...”! Ja edhe kjo është një eksperiencë që na sjell kjo Organizatë dhe kryetari i saj Pehlivan Hysi. Qysh kur e ka marrë këtë detyrë në Janar të këtij viti Pehlivani, nëpërmjet aktivizimit të anëtarëve të Kryesisë ka bërë të mundur që të gjithë, Këshillat Zonale Organizatat dhe deri tek ç’do anëtar, të ndjejnë përgjegjësinë e punës së tyre. Ndryshimet janë të mëdha por përsëri Pehlivani është i pakënaqur. Puna e tij dhe e Kryesisë së Organizatës, nuk është me hope, por sistematike, e përditshme. Në vazhdim, ai ka të tjera objektiva, siç është shtimi i radhëve të pasardhësve të veteranëve, e shumë të tjera që i ka programuar.. Sa mirë do të ishte të kishim sa më shumë “Pehlivanë” që të kishin përkushtimin në punë si Pehlivan Hysi, apo si Sekretari i tij, Ilir Curri që nuk i ndahet punës... Të dy, të bindin që po të kesh vullnetin dhe përkushtimin në punë, është ajo që ne i themi gjithçka dhe nuk është pagesa, apo lloj-lloj justifikimesh që nxjerrin dembelët dhe llafazanët nëpër administrata shumë më të rinj në moshë si “nuk kemi fonde”, apo “nuk na mjaftojnë fondet”e megjithatë, paratë i marrin por punën nuk e bëjnë..Në rastin konkret, kemi të kundërtën, Pehlivani, nuk kërkon fonde shtesë nga buxheti mbi atë që i është miratuar të cilin e përdor me dorë të shtrënguar. Por, kryesore, dhe ajo më e rëndësishme, është ajo që ai, këtë frymë ka futur kudo të secili Kryetar Dege të veteranëve që ka mbi njëzet e pesë të tilla dhe mbi njëqind e dhjetë Organizata me afro njëqind e veteranë dhe mbi njëmijë e pesëqind anëtarë, pasardhës veterani..Suksese shokë Veteranë dhe të gëzoni edhe shumë përvjetorë të tjerë...
Më të lexuarat


Pushteti merret dhe mbrohet me “grykën e pushkës”!

Keqmeneaxhim qeveritar me vetëdije në 9 vite

Një botë e madhe antifashiste e të riut Misto Mame

Koha që të bëjmë realitet Shqipërinë Etnike! Rroftë Shqiptaria!

Mosmirënjohja dhe mosvlerësimi i virtyteve me meritën dëmtojnë rëndë shoqërinë

Sabotuan demokracinë dhe tani po prekin lirinë!

Mafia shqiptare në librin e Bujar Sh. Hoxhës “Kumbarët e Shqipërisë”

Vizioni i ri që pritet nga shqipatarët

Çfarë “kryevepre” shoqërore edhe injorante (pa ditur), por sidomos arrogante!

Lum partia që të ka edhe ty pushka top, moj Adriana!
