
Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Java e gripit të Berishës për kurim në shtëpi dhe e Ramës nën hetim nga FBI!

Shkruar nga Bardhyl Bejko 2 Shkurt 2023

Për koincidencë apo rastësi vetëm ditë më parë, Sali Berisha qëndroi një javë pa u shfaqur në publik. Asnjë forcë politike nuk e komentoi këtë mungesë të tij edhe pse ai është njëzetë e katër orë në të gjitha ekranet dhe podiumet në betejë me mazhorancën. Nuk u mor askush me të. Mos shfaqjen e tij në publik, asnjëri nuk e mori si frikësim apo mënjanim për të shmangur përballjen me akuzat pasi ishte bërë kallzim në SPAK apo për njoftimin se Gërdeci ishte rikthyer përsëri për hetim dhe rikthimi në prokurori e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për t’u hetuar si organizatori dhe lobuesi i poligonit të demontimit në Gërdec të predhave luftarake dhe paketimin e fishekëve kinezë për llogari të SHBA. Siç është vërtetuar, i tërë ky aktivitet i paligjshëm i ndërtimit të fabrikës së vdekjes, vetëm pak kilometër nga kryeqyteti, u organizua në interes të një grushti biznesmenësh ku ishte i përfshirë edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish- kryeministrit, e vërtetuar kjo me dokumenta dhe kontaktet e shumta të tij në Ministrinë e Mbrojtjes. Edhe pse java e “avullimit” të kryetarit të “Rithemelimit” përkonte me këto ngjarje pikante dhe me interes të jashtëzakonshëm të mbarë opinionit të gjerë shoqëror, veçanërisht e familjeve që humbën 26 të afërm në fabrikën e vdekjes, ngjarje e cila sa më shumë kalon koha aq më shumë rritet urrejtja e atyre që humbën të afërmit e tyre, duke punuar në një vend, ku jeta ishte përballë atyre që çmontonin predhat e vdekjes. Megjithëse Berisha mungoi për një javë pa asnjë dalje përballë qytetarëve shqiptarë të mësuar me përditshmërinë e tij në ekrane, askush nuk shpifi dhe asnjëherë nuk u tha se është trembur, është arratisur nga frika e akuzave apo ndalimit të tij për hetim apo për të dhënë sqarime si dhe cili ishte qëndrimi dhe veprimet e tij në lidhje me Gërdecin apo ngjarjeve të tjera, ku Berisha ka qenë protagonist si: 21 janarin e 2011 me pushkatimet në bulevard të katër protestuesve të pafajshëm, të cilët ishin krejtësisht paqësorë dhe kishin dalë para kryeministrisë vetëm për të shprehur kundërshtitë e politikave qeveritare të nxitura dhe motivuara nga videoja Meta- Prifti për një aferë 700 mijë euro, ngjarje që shkaktoi furtunë dhe ngriti në revoltë qytetarët opozitarë të drejtuar nga opozita e kohës. Po që Berisha të qëndronte në shtëpi se ishte me grip, askush nuk kishte të drejtë ta përgojonte as t’i kërkonte llogari pse qëndroi në shtrat dhe u kurua për gripin, që nuk është se të vjen me ftesë as me dëshirë, po është virus që bredh nga një individ tek tjetri dhe këtu as lideri Berisha nuk mund t’i fshihet apo t’i shpëtojë. Në këtë kuptim nuk mund të thureshin legjenda apo të ngriheshin kurthe e të përgojonin se ishte fshehur, ishte i frikësuar, ishte arratisur ishte i penguar apo i ndaluar. Se sapo të dilte në bulevard, të kapërcente pragun e shtëpisë do arrestohej se kishte urdhër nga SPAK. Këto të gjitha ngjajnë si akuza pa sens dhe dashakeqëse që nuk kanë lidhje me realitetin dhe të vërtetën. Kjo ishte java e qëndrimit të Sali Berishës në shtrat, duke marrë mjekimin, duke qenë edhe pacienti mjek. Askush nuk deklaroi se Berisha u fsheh, u arratis, u tremb, u tregua frikacak. Po me javën e munguar të Edi Ramës ç’ndodhi? Ditë më parë nisi beteja e debateve për hetimin e ish zyrtarit të lartë të FBI-së McConigal për mungesë raportimi të një borxhi dhënë nga ish agjenti i shërbimeve sekrete shqiptare, Agron Neza. Po kështu edhe për vizitat e tij në Shqipëri. Po gjithçka u braktis nga liderët e opozitës në lidhje me ish zyrtarin e FBI-së. Për zhurmuesit opozitarë të orkestruar nga Berisha dhe Ilir Meta nuk u morën me thelbin as me akuzat ndaj zyrtarit të FBI. Për ta asgjë nga këto akuza nuk kishte vlerë. E tërë strategjia opozitare, u pikëzua tek takimet e Edi Ramës me të. Këtu nuk kishin më asnjë vlerë reale akuzat e ngritura në Amerikë për zyrtarin e FBI-së. Gjithçka u përqendrua tek takimet me Edi Ramën. Kaq u desh që Rama të shpallet tradhtar i Shqipërisë. Njeriu që paska korruptuar zyrtarin e lartë në dëm të SHBA. Dhe nisi të shfrenohet fantazia, të ngrihen në qiell akuzat se kryeministri është strumbullari i një lobimi të llahtarshëm të goditjes së prestigjit të shtetit dhe cenuesi i sigurisë së Amerikës. Se ai, ka bërë përpjekje të lobojë kundër opozitës dhe ka dorë në përgatitjen e dosjes për shpalljen non grata të Berishës. Deri dje ishte, Xhorxh Soros personi që e kishte mpleksur këtë lëmsh dhe për këtë është dënuar me vdekje nga Berisha, se ka qenë ai që ka influencuar në këtë dënim ndaj ish - kryeministrit. Çfarë nuk është thënë për Sorosin. Akuzat kanë vërshuar lumë. Janë bërë mal i lartë dhe është folur aq shumë sa duhet kohë të pastrohet Soros dhe të rehabilitohet nga Berisha dhe të vetët. Tani në skenë doli ish - zyrtari i FBI-së, i cili është shpallur armiku i opozitës së Shqipërisë dhe Amerikës. Për të qenë më të besueshëm dhe për ta paraqitur si komplot anti Berisha dhe anti opozitë në skenë u thirr edhe ambasadorja, Yuri Kim si pjesëmarrëse në komplotin zyrtari i FBI - së- Edi Rama në kryeministri. Edhe pse e qepur me pe të bardhë në rrobë të zezë, fare e dukshme para të gjithëve, entuziazmi opozitar veçanërisht i liderëve Berisha - Meta, po punojnë me kapacitet të plotë sikur amerikani të ishte në gjykim në gjykatat shqiptare. Edhe pse gjykohet në Amerikë, liderët opozitarë shqiptarë bëjnë gjithçka për ta transferuar këtë çështje në vendin tonë për t’i dhënë ngjyrime arbërore, me një pathos dhe këmbëngulje të jashtëzakonshme vetëm për të krijuar iluzionin se Rama i ka ditët të numëruara se e pret fundi, se është dënuar me gijotinë, gati për t’i prerë kokën pasi ka tradhtuar Shqipërinë dhe vet Amerikën. Po mungesa e Edi Ramës një javë pa dalë në publik, u shfrenua fantazia dhe u bënë me krahë akuzat se kryeministri është izoluar në një ishull nën hetim nga FBI amerikane, ku i kërkohet me ngulm për të treguar krimet në lidhje me aktivitetin e Ramës kundër atdheut dhe atdheut të përtej oqeanit, SHBA. Duket sikur Rama është në krye të një komploti ndërkombëtar, si të ishte njeriu me fuqi të mbinatyrshme që ka arritur të bëjë bashkë tërë fuqitë botërore, duke i përdorur kundër interesave tona kombëtare dhe ndërkombëtare. I munguari i javës që sapo mbyllëm deklaroi se është në kullën e vet në Surrel, duke u mjekuar nga gripi, i cili po bën kërdinë dhe më në fund detyroi të shtrihet në shtrat edhe kryekomplotistin Edi Rama që për fajet e bëra jep llogari në ishullin e vetmisë së madhe, diku në një xhungël, larg syve të botës, i syrgjynosur si të ishte Robinson Kruzo, fshehur si të ishte në burgun famëkeq të Guantanamos. O zot, çfarë fantazie brilante! Sa larg kanë shkuar liderët tanë, të cilët bëjnë sikur kanë zbuluar planetin e kuq dhe po i japin botës mbarë, lajmin e madh të kryezbulimit hapësinor të të gjitha kohërave. Kjo është përpjekje për ta paraqitur, Edi Ramën si komplotuesin më të madh të kohëve moderne. Në se ballafaqojmë javën e Berishës i sëmurë me grip, siç e sqaroi ai dhe ne e besuam sepse ne e dimë që edhe Berisha është i atakueshëm nga virozat e gripit. Po mungesa e Ramës në publik për një javë edhe pse, ai është qenie njerëzore dhe i pa imunizuar nga sëmundjet dhe gëzon të drejtën të qëndrojë në shtëpi për t’u rehabilituar dhe për të mos përhapur virusin tek të tjerët, u akuzua se është mënjanuar për të mos u ballafaquar me opinionin shoqëror për akuzat që i bëhen si komprementues i zyrtarit të FBI në dëm të Shqipërisë. Kur je kryeministër e ke të ndaluar të sëmuresh. Të shëtisësh. Të pushosh. Të pish një kafe. Të qeshësh. Të bësh takime me të huajt. Të flasësh në telefon. Ndryshe mbaj mbi shpinë akuzat e rënda të Berishës e Metës, analistëve, opinionistëve që të etiketojnë pa një pa dy si komplotist dhe tradhtar që ke kryer krim kundër sigurisë kombëtare dhe duhet të ikësh një orë e më parë. Dy javë ballpërballë. Të dyja me shtatë ditë secila. Për ish - kryeministrin, Sali Berisha, ditë qëndrimi në shtëpi për t’u mjekuar nga gripi. Java e munguar nga kryeministri, Edi Rama, është patjetër izolim nga frika, arrati nga paniku, largim i një komplotisti, i cili është nën hetim nga FBI se ka manipuluar dhe korruptuar edhe vet zyrtarin e lartë të organizmit të famshëm amerikan FBI -së kundër interesave të SHBA dhe Shqipërisë. E tërë strategjia opozitare. Aksioni politik dhe propaganda pa fre e liderëve opozitarë, sot është ajo e tradhtisë së supozuar të komploteve anti opozitë dhe kundër Shqipërisë përmes korruptim të ish zyrtarit të FBI-së. Me këtë argument dhe pretekst janë deklaruar Berisha dhe Meta për protesta madhështore për të rrëzuar regjimin Rama dhe instaluar demokracinë Berisha. Asgjë tjetër nuk diskuton më opozita. Gjithçka është përqendruar tek Krimi Rama. Dhe kështu janë ballë përballë: Java e humbjes të Berishës nga gripi dhe java e arratisjes në publik të Edi Ramës pasi është strukur nga frika se është nën hetim nga Amerika! Çfarë fantazie dhe njëherësh marrëzie! Le të presim, o vëllezër shqiptarë dhe ju o kryeopozitarë se drejtësia amerikane nuk të fal. Dhe do jetë ajo drejtësi që do na bindë se kush është i bardhë dhe cili i zi në këtë histori. Ndaj lypset durimi.
Më të lexuarat


Belind Këlliçi, vendas të ardhur si qengjat në ‘89, femrën thereni, mashkullin mbajeni

Modeli jonë patetik i medias dhe fjalës së lirë!

Gazeta “SOT” dhe patriotizmi real, vetingu, antikorrupsioni e proamerikanizmi

Lidershipi Basha-Alibeaj ose “binomi” i së ardhmes!

Pse qytetarët duhet të paguajnë dy herë për të njëjtin “mall”?!

A është sulmi me breshëri kallashnikovësh ndaj Top Channel, sulm kundër fjalës së lirë?!!

Midis kontatimit dhe idesë në strategjinë e kuptimit

Shkolla Ushtarake “Skёnderbej”, historia dhe lavdia...

Ndryshimi midis dy deputetëve tanë!

Skënderbeu i kompletuar
