Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Java e Investitorit dhe motorët e munguar të ekonomisë

Postuar: 09/10/2019 - 07:33

Në datat 30 shtator-6 tetor 2019 u zhvillua Java Botërore e Investitorit, një nismë e Organizatës Ndërkombëtare të Komisioneve të Letrave me Vlerë (IOSCO). Kjo javë përfaqëson një fushatë globale për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e edukimit dhe mbrojtjes së investitorëve. Në të gjashtë kontinentet u zhvilluan një larmi aktivitetesh, duke përfshirë komunikimet dhe shërbimet e përqendruara tek investitorët, rritjen e ndërgjegjësimit për iniciativat e edukimit të tyre, nëpërmjet organizimit të një sërë seminaresh dhe konferencash njohëse. Tek ne, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) zhvilloi më 30 shtator një seminar njohës në mjediset e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, me shoqatat profesionale të fushës. Në ditët e Javës së Investitorit realizoi ndoshta kontaktet më interesante, pasi solli përpara pedagogëve të lëndëve ekonomike dhe studentëve perspektivën dhe dobitë e pjesëmarrjes në investime. Në 1 tetor ishte në orë të hapura informuese me studentë dhe pedagogë të Universitetit Aleksandër Moisiu, Durrës. Në 2 tetor me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, ndërsa në dy ditët në vijim me pedagogë dhe nxënës së shkollës së mesme Teknike-Ekonomike, Tiranë dhe shkollës se mesme “Kristo Isak” në Berat. Po pse kanë rëndësi për të gjithë ne qytetarët këto takime-filiza të informacionit dobiprurës financiar jo-bankar? Sepse janë me dhjetëra mijëra qytetarë që blejnë obligacione dhe bono thesari të shtetit shqiptar. Ky treg deri tani për vetëm këtë vit ka kapur shifrën 821 milionë dollarë. Janë pra me dhjetëra miliona lekë të qytetarëve të investuara në këtë mënyrë. Qytetari është i sigurtë, pasi rreziku është gati zero (qeveria dhe shteti gati nuk falimentojnë kurrë). Ndërkohë fondet e investimit dhe ato të pensioneve private, po të zhvillohen si duhet edhe tek ne, mund të jenë motorët tanë të munguar të zhvillimit ekonomik. Po si? Në të gjithë botën e zhvilluar, edhe tek ekonomitë e rajonit tonë të ngjashme me ne, funksionojnë tregjet e kapitalit. Vetëm tek ne jo. Ose janë ende në pelena. Kështu, ndërsa në tregun e parë (primar) të letrave me vlerë, pjesëmarrja e bankave tregtare dhe e qytetarëve është e mirë, pjesëmarrja e kompanive tona të konsoliduara (të quajtura ndryshe dhe korporata) në tregun e titujve (letrave me vlerë) është tejet e ulët. Ndërkohë që paraja kartëmonedhë (e quajtur likuiditet) është e mjaftueshme për të mundësuar financim të titujve korporativë tek ne. Po pse duhet zhvillimi i një tregu të tillë? Sipas drejtorit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi, raporti i huave me depozitat në vendin tonë është në nivelin 49%, pothuajse sa gjysma e mesatares së vendeve të Ballkanit Perëndimor, që kërkojnë të bëhen pjesë e BE. Në Eurozonë, mesatarja është 119%. Kjo e bën të domosdoshëm zhvillimin e tregjeve të kapitaleve edhe si një formë për diversifikimin e tyre. Sot kompanitë shqiptare vuajnë nga mungesa e parasë kartëmonedhë dhe një mjet i mirë financimi do të ishte pikërisht investimi me tituj korporativë (letra me vlerë për kapitalet e kompanive të konsoliduara). Emetimi i titujve të kapitalit nga biznesi i konsoliduar do të përmirësonte raportin borxh-kapital tek sipërmarrjet shqiptare. Ai do të mundësonte financimin e planeve të zgjerimit të kompanive, në kushtet kur kredia bankare ka një kosto të lartë. Do të rriteshin transparenca e aktivitetit të biznesit të financuar në këtë mënyrë, si dhe standardet e drejtimit të biznesit. Ende vendimmarrja ekonomike qeveritare ka një moskuptim, për rrjedhojë edhe vëmendje të pakët, ndaj “motorëve” ekonomikë që “fsheh” tregu financiar jo-bankar tek ne. Për të nxitur këtë treg, AMF, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka marrë nismën e ndryshimeve të rëndësishme ligjore dhe rregullatore. Me asistencën e ekspertëve të Bankës Botërore, ka hartuar projektligjin “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe projektligjin “Për Tregjet e Kapitalit”. Të dyja këto projektligje janë depozituar tek Ministria e Financave dhe kanë kaluar tashmë procesin e konsultimit publik. I takon Kuvendit t’i shqyrtojë dhe miratojë, pasi synojnë rregullimin më të mirë të tregjeve financiare tek ne dhe harmonizimin me direktivat e Bashkimit Evropian, të tilla si direktivat “UCITS IV”, “AIFMD”, “MIFID 2” etj.

Ato sigurojnë mbrojtje më të mirë të investitorit dhe kompetenca shtesë të AMF, në drejtim të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Me këto dy ligje të reja, me rritjen e vëmendjes së politikës dhe vendimmarrësve ekonomikë qeveritarë ndaj tregut të fondeve të investimeve dhe pensioneve private, ekonomia jonë do të përfitonte një shpërndarje më të mirë të burimeve të financimit, në hapësira të reja investimi, në një administrim më të mirë të rrezikut dhe tek e fundit, në një rritje më të ndjeshme ekonomike. Sa kemi nevojë për këtë përshpejtim të rritjes tani, që në 6 muajt e parë të vitit kemi siguruar pak më shumë se vetëm gjysmën e rritjes ekonomike të parashikuar, 2. 36 për qind nga 4 për qind! Çdo lekë apo euro e investuar në tregjet financiare jo-bankare mund të rrisë vlerën dhe përdorimin e tij deri në shumëfishim, çka nuk mund të ndodhë në tregje të tjera. Sigurisht që duke investuar në këto tregje, përballesh me një nivel disi më të rritur të riskut. Për këtë, AMF ka një platformë të kushtuar online për ankesat e investitorëve. Autoriteti vetë shfaq herë pas here paralajmërimet e tij mbi rreziqet në tregjet që mbikëqyr, apo paralajmërimet e ESMA-s (Autoritetit të Bashkimit Evropian për Tregjet e Letrave me Vlerë dhe të Kapitalit), si dhe të IOSCO-s (Organizatës Ndërkombëtare të Komisioneve të Letrave me Vlerë). Edhe pse risku rritet pak, ia vlen edhe tek ne zgjerimi i këtyre tregjeve financiare jo-bankare, që sot përbëjnë 60-70 për qind të burimeve të financimit për ekonomitë e zhvilluara të Bashkimit Evropian e më gjerë.

Nga Fatos Çoçoli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/11/2019 - 07:16

Pas vendimit të përcaktimit së tarifës për “Rrugën e Kombit”, qytetarë të Kukësit shpërthyen në revolta dhe dogjën pajisjet e vjeljes së taksës, të cilën e konsideruan të pakonsultuar dhe çmimin të papërba

Postuar: 12/11/2019 - 07:15

Turi i shpresës me të rinjtë, që po zhvillon kryetari i PD-së Lulzim Basha këto ditë në qytetet e

Postuar: 12/11/2019 - 07:13

...Nikoqir i mirë për familjen e vet është ai që atë çka merr përsipër e çon deri në fund dhe nuk

Postuar: 12/11/2019 - 07:12

Përballjet e fundit mes "shqiptarëve dhe shqiptarëve" po tregojnë atë historinë e &quot

Postuar: 10/11/2019 - 07:40

Kaluan 30-të vite nga ajo natë dhe pastaj ditë e bekuar e rrëzimit të Murit të Berlinit, ose turp

Postuar: 10/11/2019 - 07:39

Pardje në hotel Rogner në Tiranë, dy fondacione nga më aktivet në fushën e të drejtave të punonjë

Postuar: 10/11/2019 - 07:38

Një nga idiotësitë, në rrugën e hershme të antishqiptarizmit, një nga paturpësitë më të mëdha që