BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Opinion / Editorial

Jo moral përmes imoralitetit

Jo moral përmes imoralitetit

Sipas përcaktimeve gjuhësore, morali është “tërësia e parimeve, e normave dhe e rregullave që përcaktojnë sjelljen e veprimtarinë e njerëzve në shoqëri; vetë sjellja e qëndrimi i njeriut sipas këtyre parimeve, normave e rregullave”. Ato nuk janë strikte dhe të ngurtësuara, por ndryshojnë historikisht sipas kushteve të caktuara ekonomiko – shoqërore. Më së shumti ato nuk janë të sanksionuara në ligje apo nene të veçanta, por në praktikën e përditshme janë më të forta në zbatim se ato. Nuk po flasim për moralin proletar, moralin komunist apo moralin borgjez, por për moralin shoqëror. Është ky që si me magji rregullon marrëdhëniet midis një çifti, ata prindër – fëmijë apo edhe në shoqëri. Në asnjë akt qeveritar nuk është përcaktuar se si duhet të sillet në intimitet burri me gruan, por është pikërisht ai moral që lind së brendshmi që rregullon këto marrëdhënie. Në të gjitha Kodet Penale dhe Civile janë sanksionuar marrëdhëniet ekonomike midis prindërve dhe fëmijëve, por në asnjërin prej tyre nuk përcaktohen marrëdhëniet shpirtërore midis tyre, që në fund të fundit shprehin moralin e tyre. Të brumosur me moralin komunist, që megjithatë duhet deklaruar se kishte norma morali që admirohen edhe sot, ne hymë në epokën e pas ‘90 me idenë se këputëm zinxhirët dhe se e tërë liria njerëzore është e jona. U penetrua me fjalën dhe kuptimin e lirisë. Superentuziastë me atë që po përjetonim, ne harruam se edhe liria ka limitet dhe përcaktimet e saj. Fatkeqësia e Shqipërisë aktuale është se edhe pas gati 30 vjetësh, ne nuk e kuptojmë se edhe morali shoqëror ka rregullat dhe normat e veta dhe ti s’mund t’i shkelësh aq lehtë ato. Vërtetë që ligjërisht nuk mund të ndërhysh në këto marrëdhënie, por ka forma të ndryshme që bën rregullimin e tyre. Më e keqja në këto vite është se përkundër ndërtimit të një fronti të përbashkët për të ruajtur më të mirën e moralit shoqëror, iniciohen veprime në të kundërt. Nuk i rrokim dot të gjitha këto, por do të përqendrohemi tek ajo që ndodh në televizionet shqiptare, që siç e kemi theksuar edhe më parë kanë dalë jashtë funksionit të tyre themelor dhe u janë errësuar sytë e rendin vetëm drejt fitimit dhe rritjes edhe padrejtësisht të audiencës. Le ta fillojmë me emisionin që më së shumti ka bërë bujë ku protagoniste ishte e famshmja lesbike Xheni Karaj. Oreksi vjen duke ngrënë dhe nën këtë okelio, Xheni pasi siguroi legalizimin e martesës së saj me një kolege, pasi mori gjithë ato fonde nga ambasadat e huaja me të cilat edhe u zbukurua fizikisht, filloi edhe të bënte (i)moral nëpër televizione të ndryshme. Predikimi i saj për martesa të të njëjtit gjini është në vetvete marrëzi mbiqiellore. Siç e dinë të gjithë historinë njerëzore, dy njerëzit e parë mbi tokë ishin një femër e bukur dhe një mashkull i fortë. A thua ishte naiv krijuesi që nuk dërgoi në tokë dy femra dhe dy meshkuj? Padyshim që jo, por ai ishte i ndërgjegjshëm se përmes të dërguarve të tij do të bëhej vazhdimësia e jetës në mënyrë normale dhe jo artificial. Dhe “plaçkat e barkut” ai ua bëri të tilla që njëra të ishte pjellorja e tjetri të ishte mbjellësi i farës. Xheni (nuk është shkencëtare dhe as fillestare, por një kopjuese e teorive të tilla që në botë kanë shekuj që gëlojnë) tani na predikon se jeta është më e bukur kur jetojnë dy femra apo dy meshkuj bashkë. Xheni harron se ndërzimi artificial (të më falni për egërsinë e fjalës) bëhet kur mungon ai normal dhe njerëzor. Unë nuk e kam përjetuar dashurinë që ndjejnë dy femra apo dy meshkuj për një fëmijë që nuk është plotësisht e përbashkëta e tyre, por jam i sigurt është i pabarazuar me atë që kanë dy bashkëshort për fëmijën e tyre. Duke marrë hov nga hapësirat mediatike që i kanë dhënë kësaj vajze me mendje mashkulli, ajo merr guximin që të bëjë të pabërën: të propozojë të hiqet fjala nënë dhe të zëvendësohet me fjalën “prindi i parë dhe prindi i dytë”.

O perëndi e madhe, pse arritëm në këto ditë të dëgjojmë këtë katastrofë. Po ia them që në fillim atë që duhet t’ia thoja të fundit dhe me këtë po perifrazoj një mikun tim: Por kur ta shajmë tjetrin si ti themi, të q… prindin e parë apo të dytë? Po së pari duhet t’i kujtoj kësaj të dale mendsh se fjala nënë është aq e madhërishme sa gjithë bota dhe është përdorur në të gjitha gjuhët e botës së pari. Jam i bindur se edhe vetë kjo e çmendur kur është vrarë pa dashje, kur ka pasur dhimbje madje edhe sot rënkon “O nëna ime” siç bëjmë ne të gjithë. A e imagjinoni dot që një fëmijë të thërrasë “o prindi im i parë apo i dytë”?! Nuk do t’i bëja shumë moral Xhenit dhe të singjashmëve të saj, por doja t’i tregoja fabulën e një poezie recituar me aq ndjenjë nga e famshmja Zyliha Miloti: 18 ushtarë kishin një cigare dhe për ta ndarë në mënyrë që të mos Iingelej qejfi asnjërit, vendosën që cigaren ta pijë ai që do shkruante fjalën më të dashur. Kur u hapën letrat u pa se në të 18 letrat ishte shkruajtur fjala “nënë”. Shyqyr që nuk ishte kjo e çmendur midis tyre se do shkruante “prindi i parë ose i dytë”. Së fundi, prindërit presin me padurim që kush do jetë fjala e parë e fëmijës, nënë apo baba. Sipas Xhenit ne duhet të presim derisa fëmija ta ndajë mendjen se do thotë “prindi i parë apo i dytë”. Mos ardhtë kurrë ajo ditë. Edhe në televizionin shtetëror vihet re herë pas here qëndrime që nuk janë sipas shijeve të teleshikuesve. Në këtë televizion kjo është më e dhimbshme se ne duhet të shikojmë atë që nuk e pëlqejmë, por që e paguajmë ne çmimin. Më e dukshme kjo ka qenë në një emision të mesditës titulluar “Etika e veshjes në vendin e punës”. Të intrigonte titulli dhe ti prisje të shikoje një diskutim ku përparësi do të kishte morali për veshje serioze në vendin e punës. Po zhgënjimi të vinte sapo fillojë emisioni: dy drejtueset e tij dhe një e ftuar, vajza të reja dhe në të drejtën e tyre kishin veshur fustane që mbaronin në fund të b… Për çfarë etike të veshjes në vendin e punës mund të bëhej fjalë pas kësaj shfaqjeje? Dhe më e bukura ishte se gjatë emisionit të tre vajzat që janë të bukura, por jo profesionale, mundoheshin të mbulonin shalët e tyre me duar. Po pse, nga rruga vajtën ato në emision apo nuk u panë njëherë në pasqyrë? Unë dhe si unë besoj qindra mijëra të tjerë, nuk jam patriarkalë sa të mos e kuptoj se e bukura duhet ekspozuar, por “e bukura dhe jo e bastarduara”, sepse ato emisione i shikojnë plot vajza të reja që nuk e kanë pjekurinë e duhur për etikën e veshjes dhe mendojnë se “çdo gjë që fluturon, hahet”. Më shumë se sa morali im në këtë rast flet e vërteta e shkollave tona ku jo vetëm nxënëse, por edhe mësuese shkojnë në mësim me veshje jo etike, që janë prelude i veprimeve jo të hijshme në shoqëri. Nëse flasim dhe duam një shoqëri të saktë dhe të moralshme duhet të bëhemi bllok në një front, prindër, mësues pse jo edhe moderatore televizive që së pari të japim shembullin vetë për një moral të pastër shoqëror pastaj edhe të mos lodhemi së predikuari atë. Nuk është gabim kur bën moral për moralin e shëndoshë. Gabim është kur bën moral me imoralitet dhe më keq akoma kur e demonstron këtë edhe vetë. Nëse do të mjaftohemi vetëm me ato pak orë që janë të detyruara të bëhen gjatë procesit mësimor nëpër shkolla e kemi të humbur betejën për të. Vërtetë jemi nisur drejt Europës dhe do të shkojmë plotësisht shumë shpejt aty, por të shkojmë me më të mirat vlera që kemi si popull. Po qe se Europa ka vënë kushte që aty të shkojmë me mendtë e Xhenit dhe sishoqeve të saj, kurrë mos shkofshim dhe le të mbetemi këtu ku jemi dhe “nënës” i themi “nënë”.