BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Jo teatër për politikë, por teatër për qytetarët shqiptarë!

Jo teatër për politikë, por teatër për qytetarët

Çështja e shembjes së teatrit të vjetër dhe ndërtimit të një teatri të ri modern dhe bashkëkohor ka kohë që po lakohet, madje është bërë një çështje e nxehtë, e ndjeshme, e mprehtë, delikate dhe tepër serioze, pse jo dhe përtej politike. Problemi është futur në një ngërç të vërtetë, pasi qeveria aktuale ka vullnetin dhe dëshirën e mirë për të ndërtuar një teatër madhështor dhe me parametra bashkëkohorë, ndërsa disa aktorë madje edhe me vlera dhe kontribute artistike si në shfaqje teatrale ashtu dhe në filmat artistikë, si qytetar dhe intelektual, por dhe si njeri i medias druaj shumë se disa aktorë janë përdoruar, manipuluar e shfrytëzuar si mish për top nga politika, e veçanërisht nga opozita, madje edhe diskredituar edhe dëmtuar seriozisht imazhin, edhe emrin e tyre si artistë. Është vërtetë për të ardhur keq që disa aktorë aludojnë, paragjykojnë apo dhe fantazojnë se ndërtimi i godinës së re të teatrit nga ana e qeverisë mbart dhe fsheh në vetvete afera korruptive, por nëse dikush zapton në mënyrë të papërgjegjshme disa metra hapsirë për qëllime abuzimi e përfitimi me këtë dikushin vetë merret drejtësia dhe të veprojë me tërë forcën e ligjit dhe nëse ka vërtetë tentativa për të abuzuar apo zaptuar hapsira në dëm të pronës publike me këtë çështje ka se kush merret dhe aktorët nuk mund t’i bëjnë të dyja, edhe aktrimin në skenë apo në filma, edhe luftën kundër korrupsionit, pasi kjo e fundit nuk është fusha e tyre. Po lakohet dhe diskutohet shumë se ku do të ndërtohet teatri i ri si dhe kush do ta ndërtojë, shteti apo privati.

Unë gjykoj dhe arsyetoj pa as më të voglin dyshim se rëndësi ka që të ndërtohet një teatër i ri dhe modern për qytetarët shqiptarë, edhe për artistët, madje këtë mendim kanë shfaqur edhe regjisori i famshëm që nga Amerika, Pëllumb Kulla si dhe Artisti i Popullit, Luftar Paja. Disa aktorë këmbëngulin me kryeneçësi dhe përdorin si arsyetim se teatri nuk duhet të shembet pasi atje kanë punuar e kontribuar një jetë të tërë, se kanë derdhur djersë e mund dhe se për të ruajnë kujtimet më të bukura të jetës së tyre. Por rasti konkret, kur godina e teatrit është kryesisht e amortizuar dhe paraqet rreziqe serioze për shembje dhe zjarre e sidomos në raste tërmetesh, si i bëhet hallit? Të rrezikojmë jetën e artistëve dhe të spektatorëve këtu, po ti referohemi arsyes dhe logjikës normale dhe të mos na braktisë ajo!? Disa aktorë, me një këmbëngulshmëri dhe kryeneçësi të pashembullt i qëndrojnë me besnikëri mendimit se godina e teatrit nuk duhet shembur pasi sipas tyre, ajo godinë ka bërë histori teatrale dhe se kanë nostalgji për të, por gjithsesi ne duhet të mendojmë për të ardhmen dhe perspektivën moderne të teatrit të ardhshëm të qyteteve shqiptare. Më duhet të nënvizoj se çdo grup njerëzish dhe kolektivësh të fushave dhe profesioneve të ndryshme, kudo ku kanë shërbyer, kujtojnë me nostalgji godinat dhe institucionet ku kanë derdhur djersën, mundin dhe kontributin e tyre, por kur është shtruar problemi për shembjen e tyre për shkak të amortizimit dhe ndërtimit të godinave të reja nuk kanë kundërshtuar, por kanë pranuar dhe punuar me kënaqësi dhe përkushtim maksimal. Në vijim të shkrimit, lexuesit i po sjell një shembull tepër sinjikativ edhe domethënës. Edhe ne ish ushtarakët kishim kujtimet më të bukura për Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë Popullore, ndonëse shtëpia jonë e dashur u uzurpua dhe grabit nga Partia Demokratike, edhe në prag të dorëzimit të pushtetit në fundgushtin e vitit 2013. Pavarësisht kësaj, ne nuk u rebeluam por u treguam tolerantë e të qytetëruar e fisnikë ashtu si na kishte hije. Është për t’u nënvizuar fakti se edhe vetë aktorët nuk janë në një mëndje në lidhje me çështjen e teatrit. Ka mjaft prej tyre që janë pro prishjes së godinës së teatrit dhe ndërtimit sa më parë të një teatri të ri e me parametra modernë. Vetëm disa aktorë që po bëjnë teatër politik po përpiqen me thonj e me dhëmbë që të mos shembet kjo godinë, kryesisht e amortizuar e me rrezikshmëri të lartë për vetë jetën e aktorëve e të spektatorëve. Nga një sondazh qytetar i bërë kohët e fundit rezulton se 58 % e qytetarëve janë pro vendimit të qeverisë për shembjen e godinës së teatrit dhe fillimit pa vonesë të ndërtimit të godinës moderne të teatrit të ri. Prandaj unë dhe jo vetëm bëjmë apel që të mos bëjmë shfaqje teatrale politike, por të niset menjëherë nga puna për ndërtimin e teatrit të ri./ Nga Pali NITO