
A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me përgjigjen

Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, sovraniteti i Kosovës...

Tensionet në Veri të Kosovës/ Deputeti demokrat ngre alarmin dhe plas deklaratën ‘bombë’: Agjentët rus në Nish po pajisen me pasaporta diplomatike serbe

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/ Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Ja pse Rama ka zgjedhur partnere Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë?

Goditi Sali Berishën me grusht në protestën e 6 dhjetorit, përfundon akti i ekspertimit për Gerti Shehun, ja kërkesa e papritur e Prokurorisë

Plas sherri në Vlorë, plagoset me thikë 64-vjeçari, policia zbardh detajet

Çfarë pritet të ndodhë të hënën? Eksperti i sigurisë zbardh skenarin për Veriun e Kosovës

Gati për atentat? Lëvizte i armatosur në bregdetin e Borshit, e pëson keq 38-vjeçari


Ekrani i televizionit “Neës 24” ishte pushtuar nga trupi i kryetarit të rithemelimit i cili peshonte mbi tavolinën , i rrethuar nga fytyra e dy grave . Zëri i tij nuk kishte të pushuar për lobimin rus , duke nxjerrë të larë PD -në, arka e të cilës s'kishte futur asnjë qindarkë para të pistë. Thirrja e tij ishte drejtuar SPAK-ut për të zbardhur aferën korruptive të ish kryetarit të PD-së . . Ndërsa po humbisja durimin për gjërat që përsëriteshin këtu e një vit , mendimet më xhvendosën në kohë . Në një kontroll organizuar në gjimnazin e Bilishtit, po sa hodhëm këmbën në korridor , u befasuam nga një ulërimë zëri që rridhte nga kati i dytë . Ishte drejtori i shkollës . Në drejtori teksa po shpalosnim objektivat e kontrollit , i them si në konfidencë drejtorit ;'' Lartësia e zërit do të shkurtojë pensionin . Përmes një buzëqeshje, i rënë shpejt në gjurmë ktheu : '' Vetëm zëri punon . Asgjë s'ngjit në tru ''. ''Domethënë bën joga ''. '' Pak a shumë ''. Përgjigjja që m'u suall ndërkohë, që në ekran vazhdonte zëri volum ngritur . U zgjata për të marrë pultin , i bezdisur nga gjërat që janë bërë tërkuzë , por ekrani u tregua më i shpejtë . Ekrani kishte shfaqur trupin e gjatë filingor të ish kryetarit të PD-së . një tufë mikrofonash si dardha helbore, tundnin degët e tyre të ngarkuar nga pyetjet që s'kishin të sosur . Ai vazhdonte pelegrinazhin e tij në bulevard , pa prishur terezi si një manekin . Ashtu këmbësorçe , duke i dhënë përgjigje pyetjes për paratë ruse, ( për të cilat minuta më parë kishte folur kryetari i rithemelimit) , shkoni pyesni të ftuarit në dasmën . . . . Ishte e folur me kod apo jogë !? Nuk di pse më erdhën nëpër mend , jogaxhinjtë të cilët të mbyllur brenda botës së tyre, largojnë mendimin dhe meditojnë të shveshur nga çdo gjë recionale , duke e lëshuar shpirtin në botën e ëndrrave dhe dëshirave, që flasin vetëm me gjuhën e së ardhmes . Jogat e jogaxhinjve të politikës sonë të cilat edhe në mos qofshin plotësisht kështu , por nga mënyra se si sillen ligjërimet nëpër ekrane , të lenë të kuptosh se ato, janë larg të menduarit sepse i sheh të fluturojnë nga një ekran tek tjetri si re, që zbrazen me të njëjtin densitet dhe sasi reshjesh . Diçka e ngjashme me jogën, nëse do të sjellim nëpër mend thëniet e Patanjalit se joga është gjëndje e jo mendjes . Fjala mendje mbulon të gjitha ; egot, dëshirat, shpresat, filozofintë, fenë . . . Ndalimi i mëndjes do të thotë kërcim në të panjohurën. Kur nuk ke mëndje, ju jeni të panjohshëm , të paprcaktueshmen, pra diçka që ekziston, por që mëndja nuk mund ta kapë dhe përcaktojë. Kjo po ndodh dhe me lidershipin e djathtë, përsa kohë e ka futur të djathtën në udhëkryqe . Ajo që ndodh është vetëm zbrazje, për të çliruar shpirtin e tyre sepse s'ka asgjë të re, në ligjërimet me tekse të thëna e stërthëna . Kryetari i rithemelimit mban ekrane me orë për Ali-Bashën , pengbashën , ka më se dyvjet që tiret e tiret , që kurse doli në ekran çështja e non gratës ndodhi e çara që s'ka të mbyllur , sa u është bërë lëmsh në trurin e shqiptarve të cilët nuk u japin dot përgjigje pyetjes tërkuzë ; A do t'i thërasin llogjikës këta lidera apo do të vazhdojnë me jogat e tyre , për t'u ndjerë të çliruar me veten e tyre për mëkatat e bëra . Ne le të na zjejë truri nga të këqijat që na ka pllakosur jeta . Të duket sikur duke lexuar ''Liza në bëtën e çudirave'' . Po . Po . Lidershipi i së djathtës , është një ''Lizë në botën e çudirave'' , i cila ashtu si dhe ''Liza'' e pakënaqur nga historia e pushtimit i nomanëve të Anglisë, iu fut aventurës . Lidershipi i pakënaqur nga historia 50 vjeçare e një sistemi të perënduar, iu fut aventurës së demokracisë . Surealja në shpellë dhe dalja para gjyqit të mbretit të kujton aventunturën e të djathtës me gjyqet . Por ndërsa ''Liza'' e shpëtuar nga dënimi , u zgjua nga gjumi dhe ju kthye jetës reale . Gjjyqi i së djathtës edhe pse i mbyllur , lidershipi vazhdon me vetgjyqsitë , në vend që të zgjohet nga gjumi dhe të bashkojë forcat për të sjellë ndryshimin më 14 Maj aq të dëshiruar për elektoratin e djathtë , por edhe për demokracinë , për t'u zhvilluar në normalitetin e saj ashtu siç duhet të jetë në të vërtetë . Po me të gjitha gjasat ata do të vazhdojnë me jogat e tyre , përsa kohë gjuha nuk kontrollohet nga mendimi për ta futur në shinat e fushatës ligjërimin mediatik , ejo të merren me kicmicet e njëri tjetrit, të cilat ujin e çojnë në mullirin e kundërshtarit politik . Jogaxhinjtë e jogës me sa duket nuk e kanë betejën me kryeministrin , por me vetveten , përsa kohë edhe përgjigjen për humbjen në zgjedhjet e 14 Majit tani krahas vjedhjes së votës nga kryeminisytri kanë dhe akuzat e ndërsjella që kanë të bëjnë me përçarjen e së djathtës duke u përpjekur sekush e kush t'ja faturojë humbjen tjetrit , për të siguruar kështu fulën e PD-së . Këto zgjedhje vendore do të jenë më tepër një jogë për të spastruar shpirtin mëkatar të lidershipit , se sa një garë programesh për t'i afruar qytetarve më të mirën e mundëshme. Në se nuk do të ndrohet mëndësia për të bashkuar , përçarja do t'i nxjerrë në lëndinë të ngrohen pas 14 Majit , dhe të merren me jogën e vjedhjes së votave . Jogaxhinjtë duhet t'i thërrasin mendjes ashtu si ''Liza në botën e çudirave'' që më në fund, la aventurën dhe iu kthye realitetit njerëzor. Ndërsa fushata ka trokitur në derë PD-ja zyrtare, ende merret me kandidaturat për kryetarë bashkie dhe këshilltarë , a thua se s'kishte kohën e mjaftueshme për përzgjedhje gjer dje , po qëndron në dilemën, e cili jo vetëm çmobilizon elektoratin, por i humb besimin dhe shpresën për të cilën, ka aq shumë nevojë të djathtët të cili edhe kështu është mjaftueshëm për t'u ndjerë të tradhtuar. Në se lidershipi i djathtë ka zgjedhur që edhe elektorati të merret me joga , atëhere të qëndrojë tek programi i Jogaxhinjve . O sot, o kurrë është t'i thërrasë mendjes së bashkimit . Mos kujtohet në fund të vrasë kohën, për të gjetur arsyet e dështimit që me siguri, i ka në xhepin e vjedhjes së votës , duke harruar se gjuha konfliktuale mes vetes, është më e rrezikshme edhe se kundërshtari politik , me të cilin betejën e ke ballë për ballë. Dështimi ose fitorja është me elektoratin . Në se s'gjendet gjuha e përbashkët , fundin e kini vulosur me jogat e lidershipit, që nxjerr gjuhën para mendimit . Në vend të mobilizojë mbjell urrejtje për luftëtarët e së njëjtës llogore. Duhet të korrigjohet shënjestra mes palëve, në se do të kapësh objektivin që pret elektorati, pse jo demokracia, për të cilën duhet një luftë e të gjithëve, për të ecur me këmbë të shëndosha. U lodh ky komb me joga, jogaxhinjsh, që përpiqen të shpëlajnë mëkatet e tyre dhe jo të vrasin mendjen për të gjetur rrugë , për të përmirësuar kushtet e jetesës së njerëzve dhe gjenden pranë, mrekullisë së mrekullive natyrore.
Më të lexuarat


Qafa e Gjinos në Sarandë, si “qafa e patës”

Edi Rama, “lan duart” si Ponc Pilati!

Pensionet e emigrantëve, pasojat e mungesës së marrëveshjes me Greqinë

Kuturu o deputetë, e dhimbshme por e vertetë!

Përse ne zgjedhim politikanë të na sundojnë dhe jo të na shërbejnë

Na bini edhe një herë, pa ta shihni!

Për Elizën e vetmja ministre, që vesh tonakën (veladonin) e ” motrave”...

Çfarë vlerësimi meriton rasti i arrestimit të Fredi Belerit?

Populistë, bolshevikë, menshevikë dhe komediantë pagash “bashkohuni”!

Kongresi i 8-të i Shoqatës së Oftalmologëve të Rajonit..
