BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Opinion / Editorial

Juve qytetarë, mos kujtoni se “skeçet” e politikës në Parlament e kudo, janë pa kosto !

Juve qytetarë, mos kujtoni se “skeçet” e politikës

Megjithse juve qytetarë, jeni mësuar me sa e sa “skeçe” parlamentare e qeveritare dhe me të drejtë keni qeshur, por ato, nuk kanë qënë e nuk janë pa pagesë... Po marrim “skecin” e fundit. atë që, deputetë, ministra,shtetarë, qeveritatë, kryetarë, opozitarë, kusarë, u bënë një e të pandarë! Asnjëhërë gjatë këtyre tridhjetë e tre viteve të pluralizmit “alla shqiptar”, pozitë dhe opozitë tek ne, nuk ka patur një unitet të tillë sipas parimit komunist,“mendimi dhe veprimi, si me një komandë të vetme të bëhen bashkë, të majtë e të djathtë, këta komunistë të thekur të sotëm që shajnë ata ish antarë partie hallexhinj të djeshëm. Kush i bashkoi këta që shahen aq shumë, deri edhe me libër shtëpie e me plot xheste të shumta qesharake? Nuk i bashkoi as Ligji themelor, Kushtetuta, për ta përmirësuar, por i bashkoi shtrëmbërimi i saj, para pesëmbëdhjetë viteve. Nuk i bashkoi as përmirësimi i kodit zgjedhor, nuk i bashkoi as integrimi i Shqipëisë në BE, as ndarja e “shapit nga sheqeri”.ligji i lustracionit, as si do të dalin nga kjo gjëndje katastrofike e shpopullimit të Shqipërisë, as drejtësia, shëndetsia e arësimi mizerabël, as borxhi public që e ka kaluar shifrën mbi 100%, nuk i bashkoi as se si do të dalin nga kjo gjëndje e mjerueshme ku është zhytur shumica e qytetarëve, as sa borxhe ka c´do qytetar shqiptar qysh kur lind e deri tek ai që është në agoninë e fundit,. e shumë e shumë halle në shërbim të qytetarëve, por, i bashkoi paraja, paraja e xhepit të tyre. Përvec parasë së xhepit të tyre, në një shtrat, u bënë bashkë edhe babëzia, edhe hipokrizia. “Unë do të jem i fundit që do të votoj këtë ligj” thotë midis të tjerave Kryeministri i vëndit, ç´ka kjo nënkupton “Janë këta pa jam unë, Unë, nuk kam faj, si i fundit që jam”! Një tjetër democrat i thëncin, nga opozita, thotë: “Të paktën ne, të Opozitës, nuk duhej të kishin votuar këtë Ligj” Ky është edhe më “I mënçur” sepse edhe pagën e shtuar e merr edhe “shfajësohet” para qytetarëve!…Ka edhe shumë hipokrizi të tjera të tipit” komik”, përvec atij të unitetit në mendime e vprime që nuk ja vlen t‘i përmëndësh, sepse, në fund të fundit, edhe ai i votimit të fundit, edhe ky “bamirësi” e të gjithë të këtij lloji, paratë do t’i futin në xhep. Të gjithë janë të gëzuas si asnjëherë dhe festojnë në heshtje, sepse… janë modestë. Në fund të fundit janë “lodhur”, I kanë rënë shuajt e këmbëve..!… Që c´do popull e meriton qeverinë që ka mbi krye, këtë e kanë thënë burra të nëncur. Në rastin tonë konkret, kemi të drejtë të pyesim:”Qeveria që ne kemi sot, dhe jo vetëm kjo, por edhe ato që kanë ardhur e kanë ikur gjatë këtyre tridhjetë e tre viteve, a e meritojnë këtë popull që qeverisin? Me të drejtë, mund të themi që e meriton që c ´ke me të, sepse popull të tillë, më të bindur nuk mund të gjesh asgjëkundi! Politikanët, nuk kanë faj , “fajtorë” janë qytetarët! Le të flasi sa të dojë Voctor Hygo kur thotë :”Me synimin që të bëhet sundimtar, politikani hiqet dhe pozon si shërbëtor”. Le të flasi edhe Servantesi kur thotë . Sharjet dhe fyerjet, janë arësyet e mëdha që ata nuk kanë arësye”. Por kush i dëgjon se… Ja, merrni fushatën parazgjedhore, kur të gjithë u bënë njësh me fermerin me fukarain. Të gjithë “i qanin hallin” qytetarit të thjeshtë! Pak është ky “skec” që mbasi e lozën mirë këtë rol, tani shkelin syrin.. Për dy vite këto do harrohen e cilkli do të përsëritet! Është ky popull që i mban ata në pushtet, pavarësisht që nëpër kafene, nga krevati kur i drejtohen ndonjë moderatori në ekranet televizive që edhe gazetat i lexon duke mbajtur gishtin mbi to , apo duke luajtur tavëll, e shajnë dhe e bëjnë Qeverinë dhe Kryeministrin, për “një lek”. Kujtojmë një të mëncur, Harry Fultz, i cili kur ja përgjysmoi racionin e bukës studentëve askush prej tyre, nuk e ngriti zërrin. A nuk kishte ai të drejtë kur tha “ Kur nuk u ankua askush edhe për bukën, me këtë popull bën c ´të duash! Këtë duket pati parasysh edhe një “vocrrak democrat” i quajtur Genc Ruli, i cili kur bukës massive i rriti cmimin nga 60 lek në 90 lek përsëri askush nuk u ankua. E kështu vazhdojnë këto edhe në ditët e sotme, tek cmimet katastrofike që rriten dita ditës, kur spekullantët bëjnë kërdinë, e deri tek Kryeministri kur thotë: “Këtë verë do të shohim edhe fashën e energjisë elektrike”,pra, mos flisni, se ka edhe më keq”! Qytetarët, i hakërrohen njëri tjetrit, por jo atje ku është vëndi. Po halli i atij pensionistit, ku midis gjashtë apo shtatëqind mijë të tillëve, , po marr njërin prej tyre ,atë i që në hyrje të Ministrisë së Shëndetsisë qëndron gjithë ditën me një peshore vetëm për të nxjerrë një gjysëm buke, si do të bëhet? Këta, me siguri do të presin fushatën tjetër zgjedhore për të marë ndonjë bonus 5 mijë lekshe! Politikanët tanë, këtej e tutje do të marrin dyfishin e pagës që mernin deri sot. Nuk ka rëndësi që është dyfishi apo katërfishi i pagës që merrnin, sepse ata kanë edhe dieta, kanë edhe telefona e karburant për makinat lluksoze për të parballuar peshën e rëndë të tyre, kanë edhe privilegje e udhëtime jashtë shtetit sepse helbete kanë fëmijët që studjojnë apo punojnë në vëndet e BE-së apo në Amerikë, kanë edhe shtesa për pjesmarjen në Komissionet Parlametrare etj etj . na del që nuk kanë shtuar pagën katër fish por edhe më shumë. E megjithatë, të vjen të “cash barkun” kur disa “capaculë” mediatikë flasin për privilegjet e shumta të Bllokmenëve të vjetër që raportin e pagave e kishin 1 me 2 apo 1 me 2.5 dhe nuk shohin “Bllokistat” e sotëm që këtë raport e kanë cuar në 1 me 30 apo 1 me 40 e më shumë..Është ky kapitalizmi që vetë e kërkuam por, ja që na doli “fyckë”! Por, përsëri edhe kjo nuk është fundi! “Ajzbergu”, nuk është ai që duket mbi “ujë”, i tëri është nën ujë. Të gjitha këto shuma maramëndëse që marin, të gjitha, janë të ligjëruara dhe po të hedhim një sy andej nga “Maliqi” që ata e kanë aq shumë për zëmër sepse andej marrin pjesën e “Luanit”, na del që të gjitha këto që marrin në rrugë ligjore, janë për kafe, sepse burrimi i vërtetë që bën pasuri, është nga ”Maliqi”! Për këtë, nuk janë këta “fajtorë”,janë qytetarët dhe hallexhinjtë që ja kanë nevojën. Po pensionistit, kush ja ka nevojën që grindet gjithë ditën me gruan?... Pra politikanët, deputetë apo ç´fardo qofshin,edhe ata më “derdimenët”, edhe ata deputetë apo deputete me costume firmato e me canta “extra” ku mbajnë fjalimet që do të mbajnë në Parlament, ku i “qajnë hallin Shqipërisë” me fjalët “O mos Shqypni e mjera Shqypni” që sipas tyre, i ka thënë “Migjeni”, edhe këta, do të marrin këtej e tutje. aq sa marrin pesëdhjetë pensionistët e një Lagje në Kryeqytet sepse ështirë në qytete të tjera të kenë mbetur kaq pensionistë, që nëpër fshatra, nuk bëhet fjalë fare. “Skeçet” të nderuar qytetarë, vazhdojnë edhe sot, kur fitimtarët kanë rrëmbyer “kacilet” e shkojnë nëpër qytete për të vjelë “frutat e prodhimit” electoral ku nuk mungojnë edhe “autokritikat” sikur “Edhe nga ne, kanë zhgënjim qytetarët”. Vazhdojnë edhe nga ata “luftëtarët” që vazhdojnë përleshjet e tyre “alla berishiste” qysh kur ndërmorën “pushtimin” e shtëpisë së tyre me kosore, pykla e sopata.. Vazhdojnë “skecet” dhe ju qytetarë qeshni, por, mos kujtoni që janë pa kosto!