BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Këshillë në vend të “piskamës”

Këshillë në vend të “piskamës”

Deklarata e presidentit të Serbisë, Vuçiç, me të cilin e fton popullin serb për dialog të brendshëm karshi çështjes së Kosovës i ngjan më tepër një copëze letre me fraza epike, se sa një deklarate të mirëfilltë politike. Në fjalimin e tij epik për Kosovën apo nyjën gordiane, Vuçiç flet për luftën, të keqen që me mish e shpirt po e lufton Serbia "brenda kokës së saj" sikur ka harruar porosinë që NATO ia dha përmes bombardimit të Serbisë. "Nuk tolerojmë asnjë luftë që e nisni dhe që shpresoni që të tjerët do ta përfundojnë për ju", ishte porosia. Flet për zemërgjerësinë e Serbisë, e cila mbeti duarthatë duke "i falur" territore të tjerëve, por asnjëherë nuk shpjegon se nga kush i mori ato territore. Flet për forcën historike të Serbisë, e cila kur ishte koha nuk pati kaçik për ta mbajtur në këmbë as Beogradin me rrethinë, sikur të mos t'i ndihmonte Rusia dhe fuqitë evropiane, ndërsa tash në hyrje të Serbisë tabelat do të shënonin "Karsilama". Serbia e tij e aq "fortë" edhe tren merr nga Moska për të "sulmuar" Kosovën! Flet për mësimin e gjeografisë sipas Ambrose Bierce dhe dialogun sipas Shimon Peresit gjersa vazhdon ta quajë Nishin, Nish shqip dhe jo Jedan. Flet për urtësinë si "virtyt" të Serbisë trime edhe pse historia serbe noton nëpër gjakun e popujve të pafajshëm jo serbë. Flet për dialogun si të ishte toka dhe ajri, pa vra mendjen se kur qenka zbuluar dialogu te ky popull i civilizuar. Flet për perspektivën ekonomike të Serbisë, por nuk thotë asnjë fjalë për mjerimin ekonomik, dëmet dhe vuajtjet që Serbia ia ka sjellë popujve fqinj me luftrat që ka bërë. Flet për fitoret historike dhe çmimin e madh të atyre fitoreve, të cilat Serbisë ia kanë sjellë të tjerët, ndërsa çmimin e atyre fitoreve në emër të Serbisë e kanë paguar shtrenjtë popujt jo serbë. Flet po për çfarë nuk flet Vuçiç. Flet për shumëçka dhe për asgjë. Si zakonisht, edhe ky si një romantik i vonuar shkruan edhe një kotësirë serbe të radhës.

Të ridimensionosh mitin

Përmes fjalimit folklorik, tipik ballkanik, Vuçiç shfaq dëshirën e tij të flaktë për ta shëruar shpirtin serb nga gënjeshtra shekullore, me një rrëfim të ri epik. Ai në vend që të ftojë popullin serb për ta "braktisur" mitin, përpiqet ta ridimensionojë mitin. Ai dëshiron që serbët e ditëve të sotme ta shohin mitin me korniza më të tkurrura (rrudhura) se sa profili klasik. Ai nuk kërkon që ta "braktisin" mitin për Kosovën tek shpirti serb, sepse populli serb jetëgjatësinë e tij dhe të gjitha përfitimet në Ballkan i ka arritur pikërisht falë këtij miti. Miti për Kosovën ka qenë thirrja më heretike për sakrifikimin e shqiptarëve, nën siglën e mbrojtjes së ortodoksisë në Ballkan, e që në fakt ka qenë rritja dhe zgjerimi i sllavizmit. Miti për Kosovën ka qenë arma më e fortë diplomatike serbe për t'i shkatërruar dhe mposhtur shqiptarët, dhe për t'ua gllabëruar tokat. Për shqiptarët miti serb për Kosovën paraqet tragjedinë e tyre biblike ndërsa për serbët mallkimin e tyre më të madh. Vuçiç përmes epikës së tij, si një romantik i vonuar, dëshiron ta relativizojë "dhembjen shpirtërore" të popullit "hyjnor" serb se, miti për Kosovën do të rrojë edhe nëse e humbin gjysmën e Kosovës. Me rëndësi është që t'iu marrin prapë toka shqiptarëve. Sipas tij, miti edhe i tkurrur (rrudhur) do të rrojë më tej për t'i helmuar shpirtrat e njomë të gjeneratave serbe me nacional shovinizëm, për "tokën e shenjtë " dhe për betejën "historike" që kurrë nuk kanë qenë serbe.

Asgjë e re, asgjë e vjetër

Krejt meditimet epike të Vuçiçit përmblidhen në një të vërtetë komike. Në shpirtin gënjeshtar serb, Vuçiç romanizon: "të mos i lejojmë vetes të humbasim ose t'i japim dikujt atë që është e jona, por, gjithashtu, të mos presim se do të na bjerë në dorë ajo çka kemi humbur prej kohësh". Ky perifrazim epik nuk është shenjë e ndryshimit të Serbisë për njohjen e shtetit të Kosovës. Kjo është ambicia serbe për ndarjen e Kosovës, të cilën e paralajmëron me ridimensionimin e mitit për Kosovën. Vuçiç, si një romantik amator kërcënon se, nëse nuk pranohet ky ridimensionim d.m.th. ndarja e Kosovës, atëherë ai në vend që të japë zgjidhjen përmes dialogut, ai do japë vetëm dialogun si zgjidhje për nyjën gordiane të Kosovës. Prandaj kotësirës së tij epike më së miri i përshtatet thënia e një proverbi japonez: "Gjëmoi mali, polli një mi". Romantiku i vonuar Vuçiç, në rrëfimin e tij epik, të rrotullon e të rrotullon rreth nyjës gordiane të Kosovës. Të tund e të shkund dhe në fund të trishton me zgjidhjen që të ofron - dialogun. Dialogun dhe jo zgjidhjen përfundimtare për nyjën e Kosovën - kërcënon Vuçiç, nëse nuk e pranojmë mitin serb të ridimensionuar. Ofron dialogun, të cilin edhe Serbia e Milosheviçit, Gjingjiçit, Nikoliçit dhe Daçiçit para tij e ofruan por nuk ofruan zgjidhjen përfundimtare. Dialog që sipas tij paraqet debat të kotë, pa kufi dhe pa rezultat. Kjo qasje vërtet paraqet defekt serioz anatomik! Prandaj edhe unë i them- flisni zoti Vuçiç flisni, se keni çka t'i thoni popullit serb. Populli serb ka nevojë të flasë me vete sepse ka problem të madh "psikik" me përjetimin e realitetit, të zhveshur nga imagjinatat epike. Historia na ka mësuar se shpeshherë nga çmenduria kolektive serbe e kanë pësuar shumë popuj të pafajshëm të Ballkanit. Vërtet populli serb ka nevojë për një monolog historik, që ta tundë e ta shkundë përfundimisht nga imagjinata e të jetuarit brenda mitit. Populli serb duhet ta kuptojë se nuk jetohet në mite, 700 vite prapa histori kundrejt botës, por duhet t'i kthehet realitetit kohor dhe t'i përqafojë vlerat që ofron bota moderne. Shumë mirë e keni kuptuar zotëri Vuçiç se "heshtja" ju ka sjellë para një realiteti që nuk mund ta sfidoni, prandaj edhe paralajmëroni serbët se fajtorë do të jemi pse heshtëm dhe jo pse folëm për njohjen e Kosovës, kur u thoni: "Në fund të fundit heshtja është fundi". Heshtja në të gjitha gjuhët e botës domethënë pranim! Më mirë sot se pas 100 viteve. Mos pritni kot që shqiptarët t'i gëzohen monologut të munguar serb. Harrojeni! Vetëm ndonjë trutharë ose drogaxhi shqiptar që ka mbushur mushkëritë me tym hashashi mund t'i duartrokasë vogëlsisë sate.

Në vend të "piskamës"

Frazat e tua epike zotëri Vuçiq paraqesin një vogëlsi të cilën mund ta ofron vetëm shpirt ngushtësia serbe, përkundër mundësive të mëdha që iu ofron sot bota - civilizimin. Por, kush është bota karshi juve, sa të përulni krenarin tuaj dhe të kopjoni ca nga civilizimi botëror? Prandaj vazhdoni me krenari ta jetoni "ëndrrën" primitive edhe sot. Të jetosh në mite apo jo, nuk është breng e shqiptarëve por zgjedhje që u takon ta bëjnë vetë serbët. Serbët tash e 700 vite jetojnë me mite por shqiptarët mbijetuan. Tani e tutje shqiptarët do të jetojnë të merituar si çdo popull i lirë, i botës. Ta dini mirë ju dhe populli serb. Kosovën nuk na e dhatë ju – serbët, por e morëm vetë. E humbët sepse nuk ishte e juaja. E morëm sepse ishte pronë e jona. Mos vajtoni kot se Kosovën e fituat me luftë dhe e humbët në paqe. Përkundrazi, Kosovën e humbët në luftë dhe tani përmes paqes po dëshironi ta ktheni nën kthetrat tuaja për aq sa mundeni, në emër të ridimensionimit të mitit dhe të një farë "dialogu të ri". Dialogun me Kosovën do ta bëni vetëm për një gjë. Ta njihni si shtet. Ndryshe dialogu me ju për tema tjera është tradhti kombëtare për ata zyrtarë kosovarë! Kosova është shtet i pavarur, edhe pse ju mund të mos e pranoni kurrë këtë fakt, por s'mund ta ndryshoni si realitet. Nuk luftohet koha siç po përpiqeni ju ta bëni, por as jashtë kohës nuk jetohet siç po kërkoni të jetojmë ne. Për Kosovën nuk është jetike nëse na njihni ju apo jo. Pse kaq hipokrizi në kokat tuaja që njohja e Kosovës për ju të jetë kaq jetike?! Në vend të arsyes, pse juve iu pëlqen gjithmonë të zgjidhni "piskamën"? Aktin e njohjes së Kosovës merreni si çlirim shpirtëror nga ai mëkat shekullor që ia keni bërë vetës. Njohja e Kosovës është vetëm një kërkim falje tepër e butë në krahasim me krimet dhe tragjeditë që ia keni sjellë popullit autokton shqiptarë në emër të ati miti! Mos harroni se miti juaj epik nuk është më i vjetër se strajcat që i shkarkuat në Ballkan, pas atij rrugëtimi të gjatë nga Karpatet. Kujtesa jonë popullore ende i ka të freskëta imazhet e kolonave të paraardhësve tuaj, me rob e me bagëti, teksa i ngulitni çadrat si kërpudha nëpër truallin autokton shqiptar, duke e konsideruar si "tokën e premtuar". Nëse dikush iu ka premtuar tokë të shqiptarëve, ju garantoj se nuk ka qenë Zoti. Sigurisht ka qenë djalli. Prandaj, ju themi: vafshi në djall me mitet tuaja!

Nga Ymret RESHITI