BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Këshillat që i duhen ministrit të Jashtëm për Çamërinë

Këshillat që i duhen ministrit të Jashtëm për

Flasim e shkruajmë për çështjen çame dhe asnjëherë nuk jemi dëgjuar dhe takuar nga një ministër i jashtëm i Shqipërisë në këto 27 vjet të ashtuquajtura “demokraci’. Nuk e kam fjalën për tu parë sipas parimit “më pe, të pashë dhe suksese në jetë”. E kam fjalën që asnjë ministër i Jashtëm nuk ka bërë një herë të vetme një takim me Shoqatën Çamëria apo edhe me përfaqësuesit politikë të komunitetit çam.

Sa e sa herë kanë ardhur në Shqipëri ministra të Jashtëm grekë dhe sa e sa herë kanë shkuar në Greqi homologët nga Shqipëria, qoftë edhe përfaqësues të shtetit dhe asnjëherë nuk kanë denjuar të bëjnë një takim me përfaqësues të zgjedhur të komunitetit çam apo edhe me historianë të spikatur që trajtojnë çështjen çame. Mendjemadhësi apo çfarë tjetër, që nuk i merret vesh burimi që flasin për diplomaci në boshllëk që siç vijnë edhe ikin dhe që ikin siç vijnë pa asnjë mesazh, a thua se shkojnë privatisht dhe kthehen në Shqipëri për llogari të tyre, në një kohë që e kanë detyrim shtetëror ti thonë gjërat troç dhe ti bëjnë transparente.

Nuk mbaj mend në këto 27 vjet që një ministër i Jashtëm shqiptar të ketë marrë guximin të konsultohet me ca burra të mençur të çështjes çame para se të udhëtojë në shtetin fqinj kur dihet se cilat janë problemet mes dy vendeve dhe cilat janë shqetësimet që ka pasur pala shqiptare ndaj palës greke. A thua se do pësonte ndonjë të keqe, kur e keqja ka qenë shoqëruese e tyre nga mosdija e problemit dhe stepja para palës greke deri edhe në ultimatume që ‘po hapët çështjen çame, bisedimet tona hidhen në erë” që një ministër grek i ka thënë homologut të tij shqiptar sapo ka vënë këmbën në aeroport.

Është një gamë e tërë problemesh që meritojnë vëmendje dhe që kanë nevojë për konsulencë dhe trajtesa të specializuara në lidhje me problemin çam që do ta “armatoste” çdo ministër të jashtëm për të pasur dinjitet në takimet bilaterale shqiptaro-greke. Përkundër kësaj siç kanë shkuar, kanë ardhur dhe ku ishe asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë.

Kështu ndodh në të gjitha momentet e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve, a thua se bëhen takime private dhe jo në emër të shtetit. Herezia apo çamofobia që manifestohet në rrethet diplomatike shqiptare në këto 27 vjet është dëmi më i madh që i është bërë çështjes çame, duke kontribuar në favor të palës greke që gjithnjë flet me të njëjtat teza dhe ka të njëjtat dosje që i përdor si letra bixhozi, si as nën mëngë dhe pala shqiptare e diplomacisë ose nuk ka ditur të flasë, ose ka qenë shumë e painformuar, ose ka pasur nuanca “shitjeje” para grekëve që gjithnjë dinë të bëjnë “dhurata” me nga një Kalë Troje në brendësi.

Çamëria ka pasur veteranët e saj të Luftës, ka pasur burrat e saj që iu internuan në kampet e shfarosjes në Itali e Gjermani, ka pasur dhe mbeten të tillë dëshmorët dhe heronjtë, si edhe ata që janë sot “Nderi i Kombit” dhe asnjëherë Komiteti i Veteranëve të luftës antifashiste nuk ka bërë asnjë deklaratë apo tu japë përgjigje manipulimeve greke në lidhje me popullatën çame, pale më të takohen ndonjëherë me Shoqatën Çamëria si shprehje mirëkuptimi për të vërtetat historike.

I vetmi që ka vlerësuar këtë kontribut në Luftën II Botërore është vetëm Presidenti Bujar Nishani që kur ishte në detyrë më 8 maj 2016 bëri një takim me familjet e atyre që kanë qenë luftëtarë të lirisë kundër nazifashizmit dhe atyre që u internuan. Ishte një certifikim i Presidentit me vulë shtetërore për çështjen çame dhe kaq. Neglizhencat e bëra me ose pa qëllim, kanë lënë gjurmë jo të mira për të mos thënë i kanë ardhur sipas midesë palës greke.

Nuk mund të paragjykoj asnjë takim, as këtë të fundit në Kretë ku ka qenë edhe ministri Bushati, por dua të them se paragjykimi mbetet sa herë nuk ka mirëkuptime për dosjen çame që ka brenda edhe një Rezolutë të pluhurosur dhe pse të vërtetë dhe reale. As edhe nuk mund të flas për njohuritë personale të një ministri të jashtëm, por kur gjërat i lexon të shkruara si e zeza mbi të bardhë, çdo gjë tjetër merr kuptim dhe është një ecuri në formë spiraleje për të menduar për zgjidhjen e këtij problemi që e ka emrin “çështje mbarëkombëtare”.

Për fatin e keq, e gjithë kjo sinoptikë ngjarjesh në marrëdhëniet shqiptaro-greke, ka qenë në sinkron edhe me vetë marrëdhëniet brenda vetë komunitetit çam, ku ka munguar pjesa konsultative, e të marrurit mendim apo e diskutimeve në mënyrë që përfaqësimi i vetë komunitetit çam të certifikohet brenda vetes së tij. E thënë më troç, llogaritë me Zotin dhe me ndërgjegjen tonë për kauzën çame nuk kanë qenë të sinqerta ose nuk janë kryer në përputhje me kërkesat që tashmë janë të njohura. Vetëm mediatikisht dimë se çfarë foli Micotaqis me Aleksandër Meksin, vetëm mediatikisht dimë që ka një traktat miqësie shqiptaro-grek, po ashtu siç dimë se ka një rezolutë çame. Por asnjëherë nuk u hartua një strategji dhe një program i qartë me taktika të sanksionuara, jo thjesht për trajtimin, por për të qenë një dosje shoqëruese për ministra të jashtëm shqiptarë dhe kryeministrat e këtij vendi. Patetizmi apo fjalët patriotike të thëna aty këtu apo si përgjigje pyetjesh gazetareske, janë tullumbace për shërbime politese.

Nëse do të kthejmë kokën pas që në fillimet e shekullit XX, që nga Rasip Dino apo Filip Noga, Mehmet Konica apo Mit’hat Frashëri, ne marrim mesazhe të një përfaqësimi dinjitoz, diplomatik edhe pse në kushte aspak të favorshme gjeopolitike dhe gjeostrategjike të kohës, hartimi i një teksti programatik dhe i detajuar me ekspertë që e njohin problemin çam, do të ishte një favor dhe një këshilltar i mirë për çdo ministër të jashtëm kur nis rrugën për në Greqi, nëse vërtet do të përfaqësojë edhe atë pjesë të popullatës shqiptare që vazhdon të vuajë një tragjedi. Mungesa e interpelancave parlamentare në lidhje me çështjen çame, nuk janë thjesht një rastësi, por një vetëcensurë që i bëhet politikës dhe diplomacisë. Ndoshta leksionet apo këshillat kanë nevojë të dëgjohen nga ata që kanë veshë dhe duan të dëgjojnë, se, përkundër kësaj ato mbeten si dëshira për informalitet diplomatik që janë shumë të dëmshme në kushtet e një vendi që meriton të ketë një orientim të saktë dhe të zgjuar në çështjet kombëtare.

Nga Hyqmet ZANE