Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ka edhe një pasuri në formën e vlerave të vërteta

Postuar: 08/11/2019 - 07:13

Profesorët tanë i përkasin plejadës së diturisë, që jo vetëm hodhën bazat e arsimit të lartë, por u bënë edhe shkollë edukimi për gjeneratat e ardhshme. Përvoja e tyre, idealizmi i tyre, abnegacioni i tyre, për krijimin e katedrave, laboratorëve e teksteve, mbetet shembulli më i shkëlqyer i pasionit, punës, frymëzimit dhe mbi të gjitha, modele të patriotizmit modern qytetar. Është për të ardhur keq dhe ndjen trishtim kur kujton se si u trajtua kjo plejadë në vitet e "demon-tranzicionit", duke i shpërfillur dhe nënvleftësuar, duke pritur ditën dhe orën e saktë për t'i nxjerrë në pension, pa marrë parasysh vlerat dhe kontributin e tyre. Dhe akoma më e trishtueshme që trajtohen sot me një pension sa 2% e rrogës së deputetëve. Turp për ta e neveri për mosmirënjohjen e tyre, që sipas Kantit, kjo e fundit - është kuintesenca e poshtërsisë. Mosmirënjohës të tillë koha ka filluar t'i hedhë në koshin e plehrave! Kurse plejada e profesorëve dhe shkencëtarëve të vërtetë e K. Popes, K. Paparistos, S. Kuneshkes, M. Karajanit, K. Fundos, SH. Baxhakut, P Pilikës (Pepi), P.Skëndes, S.Kojës, V. Bilushit dhe N. Thomos që iu bashkua kësaj plejade dhe prehet i qetë në këtë Panteon, do të të mbeten për gjithë kohën "asete kombëtare" të dijes dhe kulturës sonë. Ka edhe shumë të tjerë që kanë vendin e nderit në këtë Panteon dhe për të cilët kanë shkruar autorë të fushave përkatëse. Psh. Bardhyl Bejo për inxhinierët e talentuar të ndërtimit, Novrus Limaj për kërkuesit e studiuesit e naftës etj., por unë jam përqëndruar tek profesorët e Shkencave të Natyrës. Të vetmen pasuri që kishin, përkundrejt varfërisë, ishte dija dhe mençuria e tyre. Do të ishte në nderin e institucioneve kompetente që kjo pasuri e tyre të "hipotekohej"! Po kaq në nderin e këtyre institucioneve do të ishte edhe respektimi i atyre pasardhësve të kësaj plejade, të paktë si numër, por me vlerë si modele të gjalla të virtytit, dinjitetit, përkushtimit dhe ndershmërisë akademike. Do të përmendja këtu në mënyrë të veçantë prof. Dritan Spahiun, i cili pavarësisht se një pjesë të aktivitetit akademik e përjetoi në internim, ai mbetet edhe sot e kësaj dite një personalitet me integritet të lartë profesional, shkencor e mbi të gjitha moral. E veçoj përveç këtyre cilësive që përmenda, për një veprim qytetar të tij..... Ishte rektori i parë i Universitetit privat "Kristal". Dha dorëheqjen nga posti i rektorit të Universitetit privat "Kristal" dhe nga të gjitha privilegjet, sepse refuzoi të bëhej bashkëfajtor me pronarin për ta kthyer tempullin e dijes në biznes të rëndomtë të shitjes së diplomave. U largua në mënyrë demonstrative duke humbur edhe të gjitha privilegjet: rrogën e majme, makinën luksoze e benefite të tjera, që kishte aq shumë nevojë. E denoncoi këtë aferë dhe paralajmëroi rrezikun që i kanosej shoqërisë shqiptare nga universitetet private, e denoncoi deri në "apogjeun" e pushtetit të asaj kohe, por jo vetëm nuk e dëgjuan, por edhe e kërcënuan që të mbyllte gojën. Dhe siç rrodhën ngjarjet "plasi bomba" më vonë me Renzo Bossin, që na bëri gazi i botës, por tashmë me një rektor të tjetër, edhe ky profesor, por që për të, më tepër rëndësi "kishte kuleta se e vërteta". E gjemb në këmbë nuk i hyri. Doli profecia e Vasjarit, e pësoi sekretarja. E përmenda, këtë rast për të treguar se një "specie" e tillë humane si prof. Dritani është në zhdukje e sipër. Dhe aq sa kanë mbetur të tillë si prof. A. Minga, B.Golemi, M. Fundo, K.Bukuroshi, M. Naqo, K. Dollani etj. (që mund të ketë padyshim edhe të tjerë në fushat e tjera), personalitete shkencorë dhe me moral qytetar, që nuk kanë konsumuar pushtet, tendera e borde, duhen nderuar, respektuar dhe "shfrytëzuar" si modele të gjalla morali dhe dinjiteti profesional dhe shkencor. Ata e kanë refuzuar atë edhe kur iu është dhënë rasti për të ruajtur lirinë dhe dinjitetin e tyre. Sepse dashuronin profesionin, shkencën, lirinë e tyre, ruanin identitetin individual dhe mendor, kuptonin se paraja dhe pushteti të shpërfytyrojnë, siç aktualisht ndeshemi me shumë raste që të ashtuquajturit profesorë e akademike janë bërë "lolo e puthadorë" të politikanëve e pushtetarëve, duke iu servilosur deri në neveritje për të shtuar llogaritë bankare, apartamentet, makinat e privilegje të tjera duke "shitur" nga vetja e tyre dinjitet e personalitet. Në fakt po të bësh një vëzhgim të hollësishëm të vlerave shkencore dhe morale të departamenteve dhe fakulteteve ku kanë milituar personalitetet e përmendur më lart do të përballesh me një zhgënjim të madh. Nuk ekziston as bota akademike si dije se bota shkencore si kërkim-hulumtim. Ekziston trafiku shkencor, kusaria e dijeve (plagjiatura).dhe tregtia e diplomave. Ashtu si në çdo institucion të Shqipërisë postkomuniste, e tashmja akuzon, por më dramatike është se nuk ka të ardhme dhe nuk ka se si të ketë kur nuk ka të tashme sepse të shkuarën e asgjësuan, u ndërpre tradita. A do ketë nga këto stafe akademike individë që do të kujtohen nga të gjallët për vlerat që kanë krijuar? A do të ketë individë, që do të mbahen mend për veprat e tyre të mira, për misionin e tyre fisnik dhe qytetar? Deri tani që kanë kaluar 30 vjet po vërtetohet e kundërta! Personalitetet e vërtetë që pasuri të vetme kanë dijen e mençurinë, sa herë kujtohen tek të gjallët, asnjëherë nuk vdesin. Ata kujtohen për veprën e tyre, misionin e tyre, ndërgjegjen e tyre. Ata kanë bërë histori dhe do të mbeten në histori, përkundrejt këtyre të katapultuarve, të promovuar si shkencëtarë, profesorë, doktorë shkencash, rektorë, akademikë, "honoris causa", tani mbas 30 vjetësh, ndonëse janë pasuruar shumë, disa në mënyrë të marrëzishme për arsye korruptive e abuzive janë dhe do të mbeten anonimë dhe nuk do t'i kujtojë më askush, siç kujtohen sot profesorët, rektorët, dekanët, akademikët, gjuhëtarët, inxhinierët e hidrocentraleve, naftës, piktorët e para 90-tës. Vetëm "...ata që janë personalitete të vërteta... që kanë mbetur dhe të varfër, por jo nga mendja, sepse nga mendja janë shumë të pasur, pikërisht ata do të jenë të pranishëm në histori. Dhe kjo është loja inteligjente dhe madhështore, iluminuese e historisë, që në fund të fundit ka gjithmonë një drejtësi në formën e një vlerësimi, në formën e vlerave të vërteta". (Moikom Zeqo) Diturinë nuk ta prek askush: as mbreti, as perandori, as diktatori, as zjarri, as uji e as vetë Perëndia. Dhe si e tillë ajo është forcë dhe energji e brendshme. Ajo është e patjetërsueshme.

Nga Jorgo Mandili

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 13:40

Sipas nenit 129 të Kushtetutës “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës”.

Postuar: 15/11/2019 - 07:14

Sa nisi reforma në drejtësi të skicohej dhe komisioni i posaçëm nisi punë, përplasjet mes palëve

Postuar: 15/11/2019 - 07:13

Quhet Francesko Becchetti (në shqip Françesko Beketi).

Postuar: 15/11/2019 - 07:11

...Nuk kanë asnjë ndryshim bile muhabetet e gjahtarëve pas gjahut sikur plagosin arinj, ujq, çake

Postuar: 15/11/2019 - 07:10

Tashmë janë të qarta dhe ditët e përfundimit të "dashurisë" së politikanëve andaj këtej

Postuar: 15/11/2019 - 07:09

Për nga faktet dhe historia e shqiptarëve të Kosovës, vërehen dy elementë kryesorë që i ngjajnë k

Postuar: 15/11/2019 - 07:08

Pas më shumë se një viti pritjeje për fillimin e punimeve në shëtitoren “Naim Frashëri&rdqu