BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

A ka një dilemë Shqipëria: BE apo Unionin Euroaziatik (EAEU)?

A ka një dilemë Shqipëria: BE apo Unionin Euroaziatik (EAEU)?

Shqipëria që pas 1912 e deri më sot, 2019 mbetet në një dilemë të vazhdueshme se nga do ta ketë drejtimin e vet gjeo-politik dhe kjo nuk është ashtu si duket sepse forca të tjera të errëta e kërkojnë Shqipërinë të rrijë përjetësisht e destabilizuar me qëllim që të vazhdojnë përfitimet e tyre në: toka, prona, para, pushtet. Historia e Shqipërisë është e mbushur me udhëkryqe historike, të cilat në shumë raste kanë treguar se ishin shumë të rrezikshme për vetë popullatën, për formimin e një shteti të fortë, për të mbajtur një binom shtetformues Fe +Atdhe dhe për një gjeopolitikë moderne përsa i përket kohëve të sotme. Historikisht, popullsia shqip folëse është quajtur në kohë të ndryshme me emra të ndryshëm, por një element e ka ruajtur, gjuhën, por popullsia kishte këto tipare: ruanin gjuhën e folur, ishte luftarake, shumë krenare madje arrogante, me pamje fizike të bukur dhe kishin aftësinë të përshtateshin me pushtuesin nëse humbin betejat përfundimtare. Në kohët e lashta, në Luftën e Trojës u shkaktua një luftë midis Dardanëve trojanë të veriut me aleatët e tyre dhe Akejve dhe epirotëve të jugut me aleatët e tyre Molosët. Të dy palët flisnin të njëjtën gjuhë dhe nuk kishte qenë e nevojshme për përkthyes. Rezultati ishte vetëm një shkatërrim i botës së lashtë dhe krijimi i një Perandorie të fuqishme që do të bëhej në të ardhmen nga themelimi i Romës përmes Martesës së Eneas me Lavinjën. Kështu lindi një gjuhë e re, ajo romake, latinishtja. Ardhja e fiseve te tjera (Fenikas, Dorianë) asimiloi fiset pellazge Trakët, Maqedonasit dhe pjesërisht Epirotët që flisnin të njëjtën gjuhë, por mbetën fiset e tjera ilire të veriut dhe të jugut duke krijuar një bashkësi që iluministët dhe historianët i quajtën helenë, por se në fakt ishin përzierje pellazgësh ilirësh dhe epirotësh, të cilët krijuan qytete- shtete në luftë të vazhdueshme me fqinjët e gadishullit Ilirik dhe persët. Gjuha ishte e njëjtë, por alfabeti dhe shkronjat u përdorën nga popullata e përzierë që u quajt Helene. Rezultati ishte përsëri shkatërrim, por ruheshin pesë karakteristikat e mësipërme.

Edhe në periudhën e Perandorisë Romake, fiset ilire që flisnin të njëjtën gjuhë u ndeshën vazhdimisht me këtë Perandori, por u dorëzuan. Rezultati ishte shkatërrim. Sidoqoftë nëpërmjet 5 karakteristikave përkatëse ata u përshtatën me Perandorinë madje edhe e drejtuan atë. Në periudhën e dyndjes sllave, kjo popullsi humbi emrin Ilir dhe u asimilua pjesërisht pra një shkatërrim, por sidoqoftë pesë karakteristikat mbijetuan dhe u krijua një popullatë e re si Arbërit dhe mbeti Epiri i Lashtë, pra u përshtatën me gjendjen. Në periudhën Bizantine kjo popullatë mbijetoi në formë principatash sëbashku me sllavët dhe Maqedonasit dhe Epirotët, por ruajtën pesë karakteristikat duke u përshtatur me gjendjen, por u krijuan kushte për një shtet Arbër deri në 1453 kur ra Kostandinopoja. Rezultati ishte shkatërrim. Periudha islamike osmane 450 vjeçare, dëmtoi rëndë popullatën e Arbërit dhe Epirotët sepse krahas pushtimi u fut edhe një religjion i ri me dhunë, me largim popullate, me konvertim, ose me kalimin e popullatës në një popullatë tjetër me qëllim që të ruante fenë dhe pronat. Sidoqoftë, kjo ndikoi në formimin e popullatave dhe shteteve që do të krijoheshin: grekët (arvanitas dhe popullatë tjetër), serbët (arbër dhe shkie), malazezët (arbër dhe serbë-shkie), kroatë (arbër dhe sllavë të jugut), rumunë (arbër dhe dakë, romanë, sllavë), italianë (arbëreshë dhe romakë-fise italiane). Kurse nga popullata arbër e islamizuar dhe e marrë për shërbime nga Perandoria Osmane u krijua mbretëria e Egjiptit, vetë Turqia, Siria. Sidoqoftë mbeti në territoret e pushtuara osmane të Arbërisë dhe Epirit një popullatë që fliste të njëjtën gjuhë të lashtësisë, por që rreth fundshekullit XVII u quajt popullatë shqiptare. Një popullatë e re, por me gjuhë të lashtë të ruajtur, e cila e mori këtë emër tek Arbërit e islamizuar dhe tek të ardhurit shqipfolës dhe më vonë kjo fjalë u përhap në të gjithë territoret e banuara dhe humbi fjala Arbër madje dhe fjala epirot, por u ruajt gjuha dhe katër karakteristikat e tjera. Rezultati ishte shkatërrim, por popullata u përshtat dhe mbijetoi. Edhe pas formimit të shtetit shqiptar, duke qenë se binomi ngjizës i një shteti (Fe dhe Atdhe) kishte humbur, pesë karakteristikat u ruajtën, por humbi kujtesa historike dhe përplasjet politike për pushtet vazhduan gjithë kohën deri në ditët e sotme duke e bërë këtë shtet të paqëndrueshëm politikisht dhe kjo paqëndrueshmëri u rëndua pas diktaturës komuniste qoftë për shkak të izolimit, popullsisë së madhe fshatare, por edhe për shkak të tensioneve të krijuara nga fqinjët, të cilët i kishin marrë më 1913 toka këtij shteti. Problemi se nga cila anë do të shkonte Shqipëria me popullatë kryesisht muslimano-ateiste, ka qëndruar pezull tek politikanët shqiptarë të ditëve të sotme. Pavarësisht betimeve dhe stërbetimeve se “e duan Shqipërinë në Europë”, duke aluduar se ne (pra ata) janë bij të Gjergj Kastriotit, flamurin e kanë të krishterë, etj, sofizma politikanësh. Një pjesë e inteligjencies deri në `90 ishte arsimuar në Perëndim, politikanët katundarë që u vendosën nga PPSH pas `90, kishin si synim pasurimin dhe e lanë pas dore gjeopolitikën shqiptare, madje duke bërë një gabim të pafalshëm gjeopolitik duke hyrë në Konferencën islamike, duke pakësuar kështu shanset për t’u bërë europianë të vërtetë për t’u integruar në BE. Një pjesë e mirë e politikanëve të sotëm ashtu si dhe ata të djeshëm luajnë “me shumë porta”, madje duke u bërë edhe katolikë për të shpëtuar pasurinë, por duke filtruar me gjeopolitikën turke, arabe, madje dhe ruse, (megjithëse Rusia ka qenë një aleat i dikurshëm që na ka ndihmuar). Dilemat e sotme në politikën shqiptare mbeten gjithsesi të fshehura nga sytë e SHBA dhe BE dhe në dukje reklamohen dobitë e integrimit, në brendësi kanë frikë për pasuritë e fituara me pa të drejtë dhe përpiqen që dita e integrimit të jetë sa më e largët... Oferta e Unionit Euroaziatik sado që pak utopike, qëndron në mendjen e shumë përfaqësuesve të popullit dhe në mendjet e errëta të krimit të organizuar apo dhe në mendjet e spiunëve të fqinjëve tanë të nderuar, të cilët ndezin herë pas here kur zjarri i urrejtjes nacionaliste shuhet, zjarrin e mllefeve dhe smirave të vjetra. Përse Unioni Euroaziatik? Nëse BE ka 27 anëtarë dhe GDP 17 trilion $ dhe 380 milion banorë, EAEU (Euro-Asian Economic Union) ka 5 anëtarë ( Rusia, Bjellorusia, Kazakistan, Kirgistan, Armenia) dhe 5 të tjerë për t’u anëtarësuar (Mongolia, Siria, Taxhikistan Uzbekista) me 5trilion $ dhe 180 milion banorë (https://en.wikipedia.org/wiki/Member_states_of_the_Eurasian_Economic_Union); politikanëve shqiptare u mbetet të zgjedhin pavarësisht se me zë të lartë blasfemojnë Lindjen dhe lavdërojnë Perëndimin, në koshiencën e tyre, ashtu si politikanët e të kaluarës së që thërrisnin “dum babën” dhe rroftë BRSS, edhe sot kërkojnë një politikë pro-lindore. Kjo pasqyrohet ashtu siç e sheh edhe populli shqiptar, i cili po vuan prej vitesh nga kjo klasë politikanësh të korruptuar si tek: vonesa për bërjen e vetingut, tek vështirësitë për të bërë reformat, tek problemet për vendosjen dhe respektimin e ligjeve, tek fake-neës nga portalet anti-shqiptare të cilat duan destabilitet, tek bashkëjetesa e çuditshme e krimit politik-ekonomik-social me ligjin. E fuqizuar kjo me mungesën e civilizimit dhe me frymët religjioze radikaliste, kryesisht në Kosovë, Maqedoni më pak në Shqipëri, por të rrezikshme gjithsesi, potenciali i forcës anti-BE mbetet i lartë dhe dilema si një urë shpëtimi e kundërshtarëve vazhdon të ekzistojë, dilemë e cila magnetizohet edhe nga nostalgjia ndaj privilegjeve të të parëve të tyre në kohën e Perandorisë Osmane dhe BRSS.

Kjo pasqyrë përmbledhëse e të kundërtave që ka në vetvete politika shqiptare nuk është e veçuar as nga popullata, sepse është po kjo popullatë që ka përzgjedhur këta përfaqësues të popullit me hile apo pa hile. Shpresojmë që pjesa përparimtare pro-europiane të fitojë.

Nga Pirro Prifti