Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ka plot që s’mund të ndjekin profesionin si Halimi!

Postuar: 11/02/2018 - 10:00

Halimi ka një profesion, mund ta luajë atë dhe i vlen ta luajë, por pyetja është nëse kanë profesion një dorë deputetësh dhe politikanësh në këtë vend. Ky është dhe problemi në fakt jo i tyre por yni si shoqëri. Janë ministra, ish ministra, ish deputetë dhe deputetë të sotëm, ish politikanë të lartë dhe ish drejtorë dhe juristë të dalë nga format të marra nga paratë. Halimi ka profesion, por më tepër se sa gjysma e politikës shqiptare burra dhe gra – nuk kanë profesion ose janë profesionalisht zero me xhufka, po bosh fare. Ka në forumet e politikës në opozitë dhe pozitë dembelë dhe injorantë, që askush nuk do t’i merrte në punë për asgjë, sepse nuk vlejnë. Bëjnë llap llap llap në tv dhe kudo në kafe, por janë profesionalisht bosh! Ka “trima dhe trimëresha politike” që nuk kanë punuar gjatë gjithë jetës dhe mbahen nga “profesioni politikan”. Ka liderë të lartë që kanë lënë profesionin e tyre të nderuar dhe janë shpartalluar ose bërë të dyshuar dhe atakuar apo dhe kthyer në makth për shoqërinë – duke kryer një turp dhe një imoralitet ndaj profesionit të tyre bazik. Kanë lënë profesionin e jetës dhe kanë bërë marrëzira e korrupsion me profesionin e politikanit - pra?! Kurse Halimi jo – nuk do më të kthehet në një marionetë boshe e politikës së degraduar deri në opozitë. Këtë sigurisht e them unë – jo zoti Halimi! Përveç këtyre më lart Nga Besi BEKTESHI Ku ka më reflektim të qartë dhe kapje okazioni të mirë, se sa ai i njeriut të zgjedhur tre herë deputet dhe që tani do ti përkushtohet “të drejtës ndërkombëtare” në një network ballkanik!? Ky është një moment tepër sinjikativ dhe Eduard Halimi për mua, sigurisht me këtë “përkushtim sot” që ka në bazë profesionin, ka bërë dhe përballjen më të mirë morale, konceptuale dhe politike të jetës së vet deri tani. Një person që ka tre mandate deputeti dhe përnjëherë zgjedh “okazionin” e network-ut ballkanik në të drejtën ndërkombëtare – do të thotë se ka kuptuar se profesioni politikan në partinë e tij dhe politikën shqiptare nuk vlen. Kjo është dhe sinjikativja e Halimit dhe kjo është bravura e madhe e tij. Absolutisht nuk dua të them se nuk ka mundur të vazhdojë më me Lulzim Bashën, absolutisht nuk dua të them se ka kuptuar se partia e tij ku ka qenë për tre herë deputet, nuk vlen më si një forcë që të bësh profesionin kryesorë tëndin. Jo nuk dua të them se ka kuptuar se – politikisht do të qullosej dhe kthehej në një “profesionist” i gjërave të imponuara idiote në politikë. Nuk dua pra të them kështu që u thanë dhe vazhdojnë të thuhen për pikërisht deputetin që lë mandatin për profesionin bazik të tij. Halimi ishte një person i butë dhe racional dhe tashmë më duhet të bëj “narracionin” tim dhe unë për këtë akt – e racionalizmi në politikën e partisë së tij dhe politikës shqiptare, është një eufemizëm dhe jo vetëm i termit, por dhe praktikës! Pra është me sikur dhe jo me të vërtetë! Problemi është se zoti në politikën shqiptare ka të lidhur me biznesin dhe politikanë jashtëzakonisht anti profesion – përveç atij të gangsterit që nuk ka as shkollim dhe as moral politik. Ka plot të tillë të futur në politikë dhe nuk janë vetëm në parlament, por dhe në afërsitë e politikës me të cilën bashkëjetojnë dhe bashkëpunojnë në faj. Në këtë pikë ka plot që mund të ndjekin shembullin “par exelance” të zotit Halimi! Por kam frikë se nuk e ndjekin dot! Pse? Po sepse nuk jetojnë dot, nuk kanë mundësi pasurimi, nuk mbrohen dot nga krimet dhe korrupsioni që kanë bërë. Halimi sigurisht nuk ka frikë! Ka plot që nuk kanë profesion të vetin, nuk kanë pasur dhe kanë blerë dhe shkollën. Nuk e ndjek dot kush kollaj zotin Halimi në këtë gjetje të mrekullueshme për t’u larguar nga politika tani, kur po fillon reforma e vërtetë në drejtësi. Shumë nga “profesionistët e politikës” janë kontigjent i akuzave dhe hetimeve apo dhe fakteve të korrupsionit. Ata, pa politikën nuk mbrohen dot! Zoti Halimi nuk është kurrë në këtë kontigjent dhe gjeti mënyrën për të mos qenë më prezent. Po, ka një mundësi që me sa duket nuk do ta shfrytëzojë, që të punojë si avokat i krimit. Hahaha, jo jo gjithë respektin avokatëve - sepse dhe kriminelët e politikës dikush duhet ti mbrojë përveç pikërisht politikës! Dosjet e rëndësishme dhe dëshmitarët e rëndësishëm, prokurorët e rëndësishëm e veprimet mbi faktet e rëndësishme po mblidhen, e zoti Halimi është më mirë në profesionin e tij në veprimin ndërkombëtar. Tani, më mbrojtësi i korrupsionit sidomos djathtas, por dhe majtas nuk është, sepse nuk është më Kryeprokuror, një që nuk ka qenë profesionist dhe moralisht në profesionin e duhur dhe për të cilin ka mbaruar medemek – shkollën. Nuk ka më “dhallë” akuze prokurorie në Shqipëri. Tani ndërkombëtarët kanë sovranitet mbi disa elementë kyç të drejtësisë dhe po shtohen interventi i tyre në këtë drejtim. Ata kanë shembullin e Kosovës se kështu veprohet më mirë me shqiptarët dhe qeverisjet e tyre të korruptuara. Tashmë, shumë duhet të kalojnë në profesionin e tyre duke u larguar nga politika. E bukura është se po shkuan në profesionin e tyre, do të ishin në profesionin real hajdut, grabitës, prostitutë, mashtrues, kontrabandist dhe deri vrasës e kriminel. Duke e ditur profesionin e tyre bazik – nuk lëvizin nga profesioni i politikanët. Dakord - dhe sigurisht kësaj mënyre të fshehjes së profesionit të vërtetë me anën e përfaqësimit në politikë i ka ardhur fundi. Reforma e drejtësisë e zymton deri në vetëvrasje profesionin e fshehur mbas politikanit! Zoti Halimi ka dhënë një shembull të mirë, por që shumica e tyre nuk e ndjekin dot!/Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 34

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2018 - 07:59

Europa është kontinenti ku gjendemi gjeografikisht. Ende nuk jemi pjesë e saj në kuptimin e përfshirjes në Bashkimin Europian. Herë na duket afër. Herë si një fiksion që as mendja s’e imagjinon. Tek shqiptarët, këto vite forcohet mendimi se bashkimi me Europën vonon.

Postuar: 24/05/2018 - 07:56

Ka dy kategori njerë- zish në këtë botë.

Postuar: 24/05/2018 - 07:55

Ankohen në forume, në biseda, në traktate publikimi në FB, por ankohen dhe në politikën e rëndomtë të ditës dhe në përballjen sociale në raport me jetën e sotme, se "Shqipë

Postuar: 23/05/2018 - 07:32

Doli një i “mençur” para pak ditëve dhe hodhi një gur në Lumë!

Postuar: 23/05/2018 - 07:30

Ky tranzicion i stërzgjatur albanez, na ka bërë ne shqiptarëve që të mos dimë as për të mbrojtur të drejtat tona, të mos dimë as për të protestuar për të drejtat tona.

Postuar: 23/05/2018 - 07:28

Të gjithë shfaqen dhe flasin në emër të popullit.

Postuar: 23/05/2018 - 07:26

Një nga "kryeveprat" e ish Presidentit më partiak dhe frenetik i lobit sundues në PD që është Bujar Nishani, është dekorimi i modeleve tradhtare dhe fashistoidë në pël