BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi përfundon në SPAK, ja pse e thirrën

Monika Kryemadhi përfundon në SPAK, ja pse e thirrën
x
BREAKING NEWS

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që mund të përmbysë rezultatin në Shkodër

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që
x
BREAKING NEWS

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti që lë mandatin për t’u bërë kryebashkiak (Emri)

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti
x
BREAKING NEWS

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”, ish-deputeti plas deklaratën e fortë dhe bën denoncimin e bujshëm

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”,
x
BREAKING NEWS

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të policisë: Operacion i gabuar, ja çfarë duhej bërë

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të
x
BREAKING NEWS

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh detajet e forta nga atentati i Ylli Brahimit: Atentatorët bllokuan valët e kamerave

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh
x
BREAKING NEWS

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa
x
BREAKING NEWS

Analisti zbërthen lëvizjen e dyshimtë të Bashës: Po luan me mendjen e Berishës, në momentin...

Analisti zbërthen lëvizjen e dyshimtë të Bashës: Po
x

Opinion / Editorial

Ç’ka po e pengon ecjen tonë përpara në aktualitetin shqiptar?

Ç’ka po e pengon ecjen tonë përpara në aktualitetin

Ende e mbaj mend kur në rrjetet sociale,shtrohej pyetja dhe hidhej në diskutim të lirë se në aktualitetin shqiptar çfarë na pengon të ecim përpara, madje jo vetëm për shqiptarët e shtetit amë, por edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Kanë kaluar mbi 20 vjet,e duke e shikuar në disa këndvështrime aktualitetin mbarë shqiptar e kudo ne trojet e tjera etnike, ende gjendemi përballë një turbulence të përgjithshme, ku së pari mbizotëron kaosi politik, varfëria ekonomike, papunësia, emigracioni i pafund e shumë fenomene të tjera. Largimet nga puna,reformat e dhimbshme, por mbase të duhura, përbëjnë humbjen e shpresës si në Shqipëri dhe në Kosovë për shumicën e të rinjve dhe po mësyjnë ikjen nga atdheu. Ikjet, ndonëse tashmë Europa është treguar e “ashpër” për azilantët shqiptarë, janë për motive ekonomike, të mbetur pa punë, por edhe për jetë më të mirë, për siguri më të mirë, shkollim, perspektivë jetese më të stabilizuar dhe më të mbarë,gjë të cilat vijnë si rezultat i reformave dhe krizave shoqërore në tranzicionin e stërzgjatur shqiptar. Akoma në Shqipëri nuk ka stabilitet politik as ekonomik,duke sunduar politikanë,ligjvënës politikisht dhe ekonomikisht të korruptuar, të cilët çdo ditë pasurohen me lekët e taksapaguesve shqiptarë,duke abuzuar me fondet e shtetit, korrupsionin pasiv, me tenderët e deri me udhëtimet e tyre pseudozyrtare, abuzime të cilat bien mbi sovranin e lodhur dhe të sfilitur tash një çerek shekulli me gënjeshtra e spekulimet, me një drejtësi që nuk pranon dekriminalizim e reformë,e një mijë e një qind problem të tjera tashmë grumbulluar qeverisë Rama,mbi kurrizin e së cilës bien fajet e politikës 30 vjeçare të shqiptarëve. Çuditërisht e njëjta situatë politike dhe ekonomike sundon edhe në Kosovë,ku pakënaqësia popullore ka arritur kulmin. Politikanë dhe pushtetarë te mefshtë,të korruptuar që i kushtojnë më shumë rëndësi paraqitjes së tyre të jashtme para mediave, se sa për të përveshur llërët për zgjidhjen e problemeve akute që ka shteti i Kosovës në shumë plane, e veçanërisht shqiptarët në Mitrovicë,në Kosovën Lindore,etj.,etj. Akoma nëpër Europë shfaqet fenomeni ku qindra kosovarë me familjet e tyre ende trokasin dyerve të ambasadave serbo-malazeze për një pasaportë, apo dokument tjetër të këtij lloji, e ku duhet të deklarojnë shtetësinë serbe për çështje dokumentash, veprime këto që detyrimisht janë të imponuara nga zyrtarët e vendeve ku kosovarët gjenden si azilantë gjatë viteve. E dhimbshme, po e vërtetë. Sovrani nuk kërkon që ne të hamë me lugë të florinjtë,siç shpreheshin në fillimvitet nëntëdhjetë disa trutharë që mungesa e përvojës në politikë mbeten të shpërlarë para tij,por të paktën të ruajmë disa vlera si komb dhe t’i zhvillojmë ato duke përqafuar vlerat e kohës,duke u ndarë përfundimisht nga ky tranzicion i dhimbshëm, duke marrë fund reformat institucionale,duke garantuar ato çka shkruan ligji themeltar i shtetit,kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e gjyqtarët e “plepave” të dalin në pension tashmë se kanë plotësuar vitet e punës,nxënësit e shtetarëve,politikanëve,ligjvënësve të vazhdojnë studimet bashkërisht me fëmijët e malësorëve të Nikaj -Merturit në Tropojë, drejtuesi vendor,deputeti pas përfundimit të mandatit ta kenë peshën trupore më të ulët e të jetojë aty, në provincë në banesën ekzistuese dhe mos të vrapojë vilave luksoze të Tiranës të ndërtuar gjatë mandatit të tij 4 vjeçar, e të tjera e të tjera.