BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x

Opinion / Editorial

“Kacafytja” në PD ose goditja me bisht e të plagosurit politikisht “lider maximus”!

“Kacafytja” në PD ose goditja me bisht e të plagosurit

Ditët dramatike në PD, janë në fakt, ditët e rikonceptimit të saj nga goditja fatale e “biografisë së tashmë kalbur” të liderit “maximus” Berisha nga State Department. Vetë lideri i famshëm bën sikur tashmë e ka me Ramën, ose me Bashën ose me të tjerë, kur në fakt ai betejën e ka me ndërkombëtarët që në Amerikë nuk duan t’iu shkelë në tokën e tyre dhe në Europë nuk e mbrojnë. Marrëzitë e fundit të “partizanëve” të Berishës që deklarojnë se Basha ka fyer bazën e partisë janë sigurisht dëshpërim i jashtëzakonshëm dhe shpresë idiote se Berisha do t’iu kthejë “lavdinë” e partisë bolshevike që pikërisht ata kanë jetuar së bashku në unitetin e marrëzisë së një partie që ka emrin demokratike dhe mënyrat më bolshevike në klasën politike shqiptare. Me këtë soj partie kanë jetuar të gjithë. Ata që ua mbajti prapanica të përballen me Berishën dhe atyre që nuk ua mbajti. Atyre që u përjashtuan, u denigruan dhe persekutuan nga “lideri maximus” dhe atyre që nuk ua mbajti kurrë të shprehen kundër tij nga frika sigurisht. Një shumicë nga frika sepse Berisha sigurisht afër tij, në një sasi impresionante, kishte njerëz që kishin rekorde dhe letra aspak të mira përballë publikut. Po ato që flasin shpesh herë marrëzi të tipit me lider historik, pagabueshëm dhe moral lartë dhe që ky lideri ju ka pasur gjithmonë në dosje këto letra. Në PD ka pasur dhe ka burra dhe gra që kërcënoheshin menjëherë nga lideri maximus me letrat që ai ose kishte për to ose sajonte, por askush nuk do të kishte mundësi po t’i nxirrte ti kundërshtonte. E unitetin në parti Berisha e ruante me partizanët e tillë që pastaj lëshohen mbi të gjithë të tjerët që ngrenë kokën nga marrëzitë tiranike të Berishës. Tani kjo parti që ka vite me kryetar Bashën dhe që nuk ka dëgjuar njëherë të vetme ta korrigjojë atë ose ta qortonte se po imitonte disa herë Berishën, kërkon që ta largojë pse lideri maximus ka luftë me Amerikën? Kjo është marrëzia më e madhe që një parti medemek demokratike, po arrin të përjetojë duke i bërë një nder pothuaj kriminal pushtetit të Ramës dhe të tijëve si Rilindje apo si të doni ti quani. I them “nder pothuaj kriminal” sepse tashmë në PD po acarohet lufta e shpëtimit të prapanicës së “liderit maximus” që është bërë gati për kurban, realisht kurban politik plotësisht i merituar dhe duhet që përpara se të shkojë “dashi Berisha” të piqet në hell sipas tij – “qengji ose shelegu Basha”. Sigurisht politikisht them. Kjo nuk ka mundësi as sot, as nesër, as pasnesër, sepse orët politike të vazhdimit të ‘96-s dhe ‘97-s apo dhe ‘98-s së Berishës kanë mbaruar. Basha ka kusure të jashtëzakonshme, por nuk është ai që duhet djegur sot. E kjo, jo sepse nuk i ka bërë fresk Ramës. Por sepse nuk duhet t’i bëjë më as fresk dhe as tolerim Berishës. Berisha është njeriu që ka prodhuar Bashën dhe e kam me bindje të plotë, ai është njeriu që ka bërë të mundur prodhimin politik të Ramës. Mos të ishte Berisha bolsheviku i fundit post diktaturë dhe enveristi i fundit në Europë në pushtet si Edi Rama i rrahur prej tij dhe Nano i burgosur prej tij nuk do të kishin shans të komandonin dhe përpunonin PS-në dhe kjo e fundit nuk do të kishte shans që të ishte fuqia më e madhe politike e trevave shqiptare. Jo nuk do të ishte, sepse do të ishte Partia Demokratike ose ajo e idealeve europianiste dhe demokratike. PS-ja nuk do të kishte shanse të ruante masivitetin dhe rëndësinë e madhe politike në qoftë se Berisha nuk do të kishte transformuar PD-në në një marrëzi politike bolshevike (shumë më keq se sa PS-ja e rinovuar) dhe të kapur nga lideri maximus me letra dhe përgjime që ka bërë dhe me Bashën. Kë nuk kishte me dosje apo me letra të “komplikuara Berisha” ose e largonte, ose nuk e pranonte ose me trima eeee.... Ramën kështu e bëri, pasi nuk i gjeti dosje të sigurimit dhe i sajoi pastaj dosje familje sikundër e ka zakon ose e sulmoi me babain komunist, duke qënë vetë po komunist. Rritja e rolit të PS-së dhe ish-komunistëve që qëndruan në PS dhe nuk erdhën në PD, u arrit sepse Berisha acaroi politikën me bolshevizmin e tij manjakal politik, në folklorizmin më idiot që ka pasur ndonjëherë ky vend. As në kohë mbas 1920-s nuk ka qënë ky perversitet politik, as në Monarki as në pushtim dhe kam frikë se vetëm Enveri mund ta kalojë mënyrën perverse të sundimit si të Berishës në parti dhe shtet. Tashmë krijesa e tij politike e katapultuar në parti ose Basha, duhet mbytur politikisht, sepse do që të shpëtojë veten Berisha. Lideri maximus pra, kur në fakt nuk ka çfarë t’i bëjë dhe atë që rrahu (Ramën) për ta bërë më vonë hero të sulmeve të tija kriminale individëve që e kundërshtojnë. Duket sikur është lëvizje demokratike kjo e liderit maximus. Në fakt është pjesa kur bisha e plagosur jep goditje me bisht dhe nuk ka kurrfarë lidhje me demokracinë, sepse vetë Berisha dy muaj më përpara ishte me Bashën dhe mbrojti Bashën. E një dore aty, që sot dalin me Berishën, nuk ua mbante prapanica të thonin asgjë kundër Bashës sepse mendonin se do të kishin pas dere hakmarrjen e Berishës. Ja, kaq është e gjithë trimëria dhe “burrnia” e tyre. Në PD, nuk po ndodh asgjë demokratike sot. Sot ti besosh Berishës partinë edhe një herë, është vetëvrasje politike. Sot kacafytja në PD është goditja me bisht e të plagosurit politikisht lider maximus”. E sot sëpaku ata jashtë dhe pjesa më e madhe brenda, e dinë mirë sepse “kurban” ose me të drejtë para drejtësisë do të shkojë dashi lider maximus, jo shelegu Basha. Këtë gjë një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare dhe pse e di se kush është Basha e kuptojnë mirë dhe qartë. Kjo kacafytje irracionalë që ka lënë vendin pa opozitë dhe e bën Ramën tiran politik dhe ekonomik, po i shkakton vendit një tragjizëm të madh pluralist, prej të cilit, do të ketë pasoja të rënda po vazhdoi kështu më gjatë.