BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Kadeti Mehmeti, që flet si agjitor politik Nishani

Kadeti Mehmeti, që flet si agjitor politik Nishani

Një nga "kryeveprat" e ish Presidentit më partiak dhe frenetik i lobit sundues në PD që është Bujar Nishani, është dekorimi i modeleve tradhtare dhe fashistoidë në pëlqim politik, gjatë kohës së presidencës më të anuar politikisht në demokraci. As Sali Berisha i 1992-1997 nuk ka qenë kaq "bruto dhe tragjikomik" i rrëzuar në një krah politik, sa ish kadeti Bujar Mehmeti ose në demokraci Bujar Nishani? Po pra e marr vesh këtë model të mbiemrit në rininë e vogël të tij nga një shkrim i 2012 http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/06/12/bujar-nishani-ushtaraku-qe-u-be-nje-politikan-profesionist/! Kishte përdorur këtë mbiemër (jo ai, familja) nga "persekutimi i madh" i partisë, e cila jo vetëm që e çoi kadet në shkollën e oficerave, por e bëri dhe profesor sepse ishte i zoti në teori. Imagjinoni një person që është i "nevrikosur" me regjimin i cili që të vogël e dalloi nga të tjerët, për ta edukuar si një kuadër të lartë ushtarak ku nuk kishte shans asnjë i persekutuar të shkollohej dhe t’i besohej ky shkollim. Një adoleshent që krijonte pasionin e tij me rregullat e partisë dhe ushtrisë dhe që mbaron shkëlqyeshëm dhe e mbajnë në profesoratin ushtarak, imagjinoni se çfarë zemërimi ka për regjimin. E di sa bukur tingëllojnë të tilla vërtetësi sot në 2018-tën kur një njeri i "promovuar" i regjimit komunist, i përkëdhelur nga ky regjim dhe i besuar i këtij regjimi, shkruan statuse dhe fjalime që tentojnë (jo mbrojtjen e bustit të Enverit si në Shkollën e Bashkuar dikur) mbrojtjen e shtatores së gjallë të SB-së, të cilit jo Bujar Mehmeti, por Bujar Nishani i ka bërë me pathos dhe arrogancë medemek të djathtë në Shqipëri dhe Presidencë. Duhej të humbte përballë Ramës i ndjeri Olldashi, i nxjerrë nga PD-ja në ankand, për t’u rrëzuar më shumë se sa përballje - që Nishani të bënte ministrin e Brendshëm të Lazaratit. Hahaha, po pra po, të atij vendi që SB-ja me burrni thotë: ishte vendimi im politik "full stop" dhe Nishan kadeti i partisë ja zbatonte! Ai sot, si një njeri që ka kuptuar se i ka ardhur fundi klikës së tij në ish pushtete shtetërore dhe tani pushtet opozitar shkruan: Platforma e narkotizimit të vendit ishte krimi shtetëror më i madh që pas diktaturës staliniste në Shqipëri. Mjeranët që e ideuan dhe implementuan rrugëtimin, nga kanabisi tek kokaina, jo vetëm që do të hyjnë në historinë e Shqipërisë si “narkotrafikantët e Ballkanit”, por edhe do të përgjigjen përpara historisë”. Sigurisht do të përgjigjen të gjithë, por duhet të përgjigjet dhe Bujar Mehmeti Nishani, për "bankën e Lazaratit në shërbim të partisë së tij"?! E po ashtu dhe për kanabisin dhe drogën në të gjithë Shqipërinë dhe në kohë të tij! Kadeti i vogël i PD-së, sigurisht që sot kërkon alarmin ushtarak kundër "komunistëve" në mbrojtje të komunistit më pa nder dhe ideal të vetëm që ka mbetur në Shqipëri e që është SB-ja. Por nuk mbron vetëm atë! Sigurisht mbron dhe të bërat dhe pabërat e veta si ministër. Po po, se ka qenë dhe ministër i Drejtësisë në emërimet më politike në drejtësi në kthimin më të pështirë të drejtësisë në shërbëtore të politikës.

Ky person tani të jep dhe leksione demokracie që sigurisht i ka lexuar që adoleshent në doktrinën politike dhe ushtarake të shkollës "Skënderbej", për të cilën kam respektin më të madh në edukimin e shumë e shumë njerëzve të mirë të ushtrisë tonë dhe fatkeqësisht dhe një personi të tillë që bën "antikomunistin" e revoltuar në 2018-tën, pa dhënë llogari për zullumet e mëdha politike të viteve të tija në pushtet.

Kadeti Mehmeti është tipikisht nga ato histori politike në botë që "ministrin e Brendshëm" e katapultojnë lart për arsye partie dhe "romance" në dijenitë e të palarave të pushtetit. Ky është shpërblimi dhe ky është momenti që ka dhe kadeti i famshëm Mehmeti, për t’u bërë fatkeqësisht për Shqipërinë Presidenti Nishani.

Sot, ai është një "provokator" i vogël i deklaratave në rrjete. Ai nuk e ka thjesht me Ramën dhe mazhorancën e sotme. Ai e ka me të vetët që nuk e "ndezin në flakë dhe zjarr" vendin. "Kadetizmi" i vonuar i tij është një marrëzi apostolike pafuqie personale dhe një romantizëm për partinë e tij të degraduar në një rrënojë historike. Sigurisht asaj partie që i "ra rruga" ta bënte dhe President të Republikës me "nishane" të mëdha për vendin. Po po, me rekorde të "mëdha" si kontribute partiake dhe kombëtare. Tipikisht, një kadet partie i Sali Berishës dhe i deklaruari i djathtë i Shkollës së Bashkuar, as me look-un e vet nuk gjeti qetësi shpirtërore. Ju ra në qafë dhe mustaqeve të tij. Ose kishte kuptuar se mustaqet fyheshin te ai e ndoshta mund të ishte dhe varianti që pa mustaqe roli i kadetit të vonuar në Presidencën e Shqipërisë i prishte punë të madhe.

Ai është i qartë se dekoratat që ju ka dhënë "fashistoballistoidëve" të këtij vendi nuk e shpëtojnë dot nga turpi i madh i të qënit një shërbëtor politik në krye të shtetit shqiptar! Prandaj acarohet dhe bën kadetin antikomunist më të vonuar të kontinentit Europian. Në vend të që rrijë në qoshe, të përfundojë me heshtje karrierën e tij të shërbëtorit të partisë dhe aspak të Shqipërisë, vazhdon të mbajë fjalime të hartuara marrëzisht dhe paturpësisht në provokim.

Por sigurisht koha po vjen për të gjithë dhe kam një bindje të vogël, se si me mustaqe, si pa mustaqe, kadeti gati-gati si togeri Bigler te Shvejku, do të ketë edhe ai rolin e qartë në marrëzinë prej 27 vitesh në medemek "demokracinë e ndërtuar" nga adoleshentë ushtarakë partie dhe sekretarë partie të dikurshëm në diktaturë.

Nga Besi BEKTESHI