BREAKING NEWS

Rama jep lajmin e mirë në mesnatë nga Infektivi

Rama jep lajmin e mirë në mesnatë nga Infektivi
x

Opinion / Editorial

Kakofonia opozitare-mediatike antiRama, dhe “krimi” i ngrohje-ftohje së gomarit nga kryeministri

Kakofonia opozitare-mediatike antiRama, dhe “krimi” i ngrohje-ftohje

Ka një kakofoni zërash të cilat bëjnë fajtor kryeministrin për masat e  marra në luftën e tmershme me koronavirusin.

Zërat antiRamë kundërshtojnë çdo masë të marë nga ai, duke u kthyer në anekdotën e ujit me gomarin. Kur mbyll kufijtë ftohet gomari, kur i hap kufijtë ngrohet gomari e kështu me radhë çdo masë e qeverisë dhe vetë Edi Ramës komentohet sipas oreksit opozitar me ftohje apo ngrohje të gomarit.

A është koha të ulërasim apo pëllasim pa arsye a thua se jemi në tregun e gjësë së gjallë ku kafshët therren dhe shiten për të plotësuar zinxhirin tonë ushqimor?

Këtu bëhet fjalë për jetë njerëzish, jetë ta dashurish, prindërish, vëllezërish dhe gjithçkaje të afërt që kemi ndarë jetën nga dita që hapëm sytë deri më sot.

 Kakofoni opozitare. Kakofoni opinionistësh që dinë dhe  njohin gjithçka, nga lloji i linesit për periodat e femrave, deri te perzervativët për mbrojtje seksuale. Të gjithë si një orkestër e çakorduar kanë kohë të na japin prezantojnë një sinfoni të çmendurish që në këto ditë stresi dhe dhimbje na krijon alergji vdekjeprurëse.  

Të jemi realistë. Edi Rama ndodhet sot në ditën më të zezë të qeverisjes së tij që nga qershori i 2013 që vuri këmbë në qeveri.

Si njeri human ai ka mbi shpatullat e tij gjithçka që mund të prodhojë kjo gjëmë që i ka rënë mbarë globit. Çdo ditë shefi i qeverisë rri në ankth për numrin e të infektuarve që shtohet dhe kandidatët që mund të ndahen nga jeta, të cilët do i ngelen në ndërgjegjen e tij tërë jetës për arsyen e vetme dhe pikpyetjen e madhe, nëse mund të merrte masa më efikase nga këto që janë marrë deri më tash.

Sinqerisht ka marrë shumë përgjegjësi. Ka qenë më drastik nga çdo shef qeverie në të gjitha vendet europiane.

Mbylli shkollat, mbylli shërbimin urban, mbylli bizneset ristoracioneve, bareve dhe shumë e shumë shërbime të tjera që Italia i mbylli sot pas 25 mijë të prekurve.

Sot numërojnë 51 të prekur. Ditët në vijim mund të shtohen edhe të tjerë. Lufta kundër kontaktit fillojë shumë më shpejt nga gjithë europa. I vetmi defekt i kryeministrit ka qenë mënyra kaotike dhe mungesa e koordinimit midis institucioneve, të cilat kanë lënë në ankth biznesin, kanë paralizuar punën dhe kjo do jetë një nga kostot më të pariparueshme që do i kthehen në bombe atomike pas mbylljes së kësaj pandemie.

Edi Rama duhet të vërë në lëvizje institucionet që të krijojnë mundësinë e krijimit të lehtësirave për bizneset e prodhimit, shërbimit dhe të gjitha gamave të tjera që janë jashtë aktit normativ.

Njerëzit janë trembur.

Njerëzit bllokohen çdo ditë të punojnë në mënyrë abuzive nga segmente të caktuara shtetërore, të cilat po asfiksojnë në mënyrë terribile edhe ato pak fronte pune që po mbahen me shprit në dhëmbë.

Papërjegjshmëria dhe mungesa e efikasitetit nga administrata, nga policia me lejet për qarkullimin e bizneseve do kthehen shumë shpejt gropa e buxhetit dhe për më keq qindra mijëra njerëz nuk do kenë të hanë në krye të 15 ditëve apo qoftë dhe 30 ditëve.

Ky do jetë makthi më i tmershëm edhe nga koronavirusi nëse Edi Rama nuk vë në lëvizje dinamike administratën dhe policinë e shtetit të vihen në dispozicion të bizneseve, ndryshe do kemi kaos ekonomik.

Kina pësoi 15 përqind rënie ekonomike që është superfuqi. Italia nuk po i llogarit dëmet pasi po subvencionon gjithçka dhe BE hoqi dorë nga pakti i stabilitetit.  

Çdo ndodhë me ne kur të asfiksohet gjithçka. Nëse ka gjë që duhet të akuzohet Edi Rama është paaftësia për të futur në ritëm administratën dhe panikun e krijuar që po mbyt edhe atë pak dëshirë të njerëzve për punë në këto ditë terrori. Për më shumë vijnë informacione që batakçinjtë e të gjitha uniformave shtetërore janë turrur si hijena duke vënë gjoba mbi bizneset.