BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Kakofonia pa sens dhe rezymeja e një tërmeti

Kakofonia pa sens dhe rezymeja e një tërmeti

Tërmeti i 26 nëntorit krijoi jo pak viktima, trauma që zor se kanë për t’u harruar, por gjithashtu evidentoi një sërë problematikash, situatash komplekse në çdo aspekt. E para gjë pozitive ishte solidariteti i njerëzve të thjeshtë i shfaqur si kurrë më parë. Për pak kohë harruam rubrikën e zezë të vrasjeve me armë, vetëvrasjeve për motive të ndryshme dhe të gjithë u vunë në shërbim të jetës. Në këtë sipërmarrje gjigante përveç trupave të specializuara shumëkombëshe për emergjencat një kontribut madhor dhanë edhe qentë e trajnuar, të cilët në këmbim nuk kërkojnë asgjë përpos një trajtimi më dinjitoz, apelit virtual të konsiderimit “qenie” të të njëjtit planet, të pandërgjegjshme në kuptimin klasik të fjalës, por të nevojshme, të domosdoshme. Shtetet përreth nesh, me të cilët kemi jo pak problematika të pazgjidhura të vjetra apo të reja, lanë mënjanë çdo lloj axhende dhe qoftë materialisht, mediatikisht, publikisht qenë më afër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Muret e politikës dhe mendjeve të mbrapshta sikur u rrëzuan vetvetiu dhe pamë një tjetër Ballkan, një hapësirë bashkëjetese për t’u pasur zili. Qe një rizgjim shpirtëror, vlerash, cilësish, virtytesh, ku definicionet “komb”, “racë”, “etni” u shuan dhe predominoi “humania”. Tek e fundit na u bë e qartë “forcërisht” se jemi kalimtarë dhe duhet të operojmë në terma afatshkurtër, të gëzojmë çastin, të sotmen, të falim dashuri. Kjo dhe vetëm kjo është deviza e jetës! Në këtë kontekst “vdekja” megjithë konotacionin negativ që i veshim, shfaqet si tabelë “Stop” në kryqëzim, që kërkon të heqim këmbën nga gazi i marrëzive për jetën. Në sintoni edhe akujt e politikës lokale sikur zunë të shkrinë, dhanë sinjale të bashkëpunimit.

Ndonjërit apo disa protagonistëve tërmeti mund t’ju ketë “shërbyer”, qe si një bonus, një frymëmarrje para SPAK-ut dhe kordhës së drejtësisë së re. Kjo shton paranojat se edhe Zoti favorizon më të fortët dhe shton mundimet e të vobektëve, largon grigjën nga besimi dhe drejtësia hyjnore. Nga ana tjetër me të drejtë kërkohet hetim për objektet e shembura, për shkeljen e procedurave dhe protokolleve të ndërtimit, për mënyrën se si ja dhënë lejet përkatëse. Abuzimi në këtë drejtim nuk është diçka spontane, e panjohur dhe i shkon më për shtat shprehja librore: “Ra ky mort dhe u pamë”! Këtej e tutje askush nuk do guxojë të ndërtojë për hava. Njohëm gjithashtu sizmologët, inxhinierët, specialistë të çdo fushe që qenë eklipsuar apriori nga personazhe tallava të ekranit. Por edhe protagonizmi i disa individëve, gjithologëve, nekrofilëve, që bëjnë Kasandrën nëpër ekrane, nuk ka munguar në këto ditë. Tonet e tyre, batutat, cinizmat ja kalojnë njëqindfish zhurmës së tërmetit. Nuk kanë munguar as teoritë e konspiracionit me kuçedra, me vampirë, delirantë, fallxhorë etj. As dekorimet me “Urdhëra Shqiponje” ende me tokën që na dridhet nën këmbë dhe vajin e pambyllur për viktimat. Realiteti dhe virtualiteti, engjëjt dhe djajtë, moralistët dhe falsifikatorët kanë krijuar një miks të paparë. Por koha shoshit gjithçka, i vë vulën e vetë të pashlyeshme çdo ngjarje, çdo dukurie, çdo njeriu.

Nga Luan KURTI