BREAKING NEWS

“Po s’u shkatërrua korrupsioni do të futemi në krizë të madhe”, Spartak Ngjela ngre alarmin dhe paralajmëron goditje të bujshme nga SPAK: Ka një plan!

“Po s’u shkatërrua korrupsioni do të futemi në
x
BREAKING NEWS

Befason Yuri Kim, shfaqet në mes të Tiranës si asnjëherë më parë

Befason Yuri Kim, shfaqet në mes të Tiranës si
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata/ Suedia në NATO, Erdogan nuk tërhiqet nga vendimi: Nuk do të keni “po” nga ne pa kthyer ...

Ndizet situata/ Suedia në NATO, Erdogan nuk tërhiqet nga vendimi: Nuk
x
BREAKING NEWS

Rikthimi i Ilir Metës dhe Sali Berishës në politikë? Frrok Çupi del me deklaratën e fortë, zbulon çfarë po përgatitet: Këta të dy...

Rikthimi i Ilir Metës dhe Sali Berishës në politikë? Frrok
x
BREAKING NEWS

Kush e ka radhën? "Po hetohen persona me funksione të larta shtetërore"/ Kreu i SPAK i paralajmëron: 80% të rasteve që kemi në dorë nuk e dinë se janë nën hetim, në “lupë” edhe zyrtarë të lartë

Kush e ka radhën? "Po hetohen persona me funksione të larta
x
BREAKING NEWS

A ka deputetë dhe zyrtarë të lartë nën hetim? Përgjigjet kreu i SPAK, Arben Kraja

A ka deputetë dhe zyrtarë të lartë nën hetim?
x
BREAKING NEWS

“Berisha ndjehet si miu në çark”, Frrok Çupi zbulon ‘grackën’ ku po e fut SHBA ish-kryeministrin dhe paralajmëron zhvillimet e rëndësishme: Që të mos shpërthejë si një ‘bombë’...

“Berisha ndjehet si miu në çark”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Balla e pyeti a ka hetime për Berishën, kreu i SPAK ia thotë troç LIVE: E keni të shkruar në ligjin që e keni votuar vetë

Balla e pyeti a ka hetime për Berishën, kreu i SPAK ia thotë
x

Opinion / Editorial

“Kalinka” nuk do të këndohet në Shqipëri, por rusishtfolësit do të shtohen

“Kalinka” nuk do të këndohet në Shqipëri, por

Lufta në Ukrainë filloj edhe pse shumë nga prognozat e shumë analistëve dhe gjeneralëve të gjeostrategjisë iu duk krejtësisht e pamundur dhe me të drejtë nuk e parashikuan. Kur e shikon se çfarë spastrimi apo genocidi po kryhet nga ushtria ruse ndaj popullsisë civile bindesh që këtu asnjë pretekst ushtarako politik  justifikohet. Përpjekja e kreut të Kremlinit për ta rritur dozën e ultimatumeve ndaj Ukrainës ia kalon edhe nazizmit hitlerian. Histeri e pashoq e kundër kujt, një vendi që për arsyen e vet ka zgjedhur të votojë për hyrjen në BE dhe aspiron për të qenë anëtare e NATO-s. Ndërkohë që ka në territorin e saj popullsi ruse, por edhe rusishtfolëse dhe simpatizant të Rusisë. Pra në një rast tjetër me një vend që nuk do t’i kish këto rrethana, shteti rus edhe mund të ndiqte politikën e luftës, por qartazi kur rrezikohej integriteti territorial i tij e jo sipas oreksit për ëndrrën e Bashkimit Sovjetik. E vërteta e kësaj lufte të padrejtë është se politika ruse nuk e përballon dot progresin demokratik të vendeve që kryejnë zgjedhje të lira e të ndershme nën monitorimin e organizatave ndërkombëtare. Për arsye anakronike qëndrimi në pushtet për një kohë të gjatë të klikës së Putinit e dëshmon qartë se rruga për demokraci është shumë e gjatë për disa popuj,  mentaliteti i të cilëve ka brenda epistomologjinë e tyre që lëviz me vështirësi.  Historiani Jael Tamir e ka përcaktuar (nacionalizmin liberal dhe joliberal)  pra liberali policentrik dhe joliberali etnocentrik. Një nga faktorët më rëndësishëm, që ndikon në suksesin e tranzicionit paskomunist dhe integrimin e mëvonshëm në Bashkimin Evropian, do të jetë rezultat i ”ndeshjes” midis formave të ndryshme të nacionalizmit, brenda vendeve të veçanta të Evropës Qendrore dhe Lindore. Nuk ka qenë e largët koha, kur revolucionet bëheshin me faqe internet e jo me tanke e raketa. Ekuacionet e spiunazhit politik, ideologjik e industrial janë thjeshtuar në saj të internetit ti i thua botës se kam bomba atomike e mbushje nukleare e kuptoni sa e turpshme për një vend që mendohet se është fuqi botërore, por për çfarë? Që i vuri një njollë të pamerituar popullit rus, i cili në vend të ngrejë standartet ekonomike dhe lirit e të drejtat e njeriut, ia ka ulur kokën një klikë e cila e gjen shpëtimin tek gjoja mbrojtja e interesave strategjike të Rusisë. Po vetëm një logjik e thjeshtë me aq shumë filorus që ka në Ukrainë nuk e rrëzonin dot qeverinë e presidentin Zelensky. Po megjithë ata agjentë që ka KGB-ja përse duhej gjithë kjo shfaqje lufte? E turpshme kur e kujton se një njeri hero si presidenti i Ukrainës, i cili vinte nga bota e artit dhe e spektaklit po shfaq anën më pozitive të popullit të tij liridashës. Presidenti Ukrainës është tashmë ai i pari botës që ka fituar zemrat e miliona njerëzve, është miti i lirisë e çdo ditë që vjen ai do jetë modeli kudo që ekzistojnë krerët vasal të politikës së Putinit, popujt e tjerë do të ngrihen shumë shpejt e rokada politike e këtyre vendeve dhe brenda Rusisë së mbetur do të ndodhë. Kush e njeh shpirtin e lirisë njeh dhe vuajtjen dhe sakrificën për ta mbrojtur atë e kanë shkruajtur si të lashtët edhe të hershmit e perëndimit, por edhe gjigandët e letërsisë ruse. Krimeja Odessa e shumë qytete sot janë lajmi I ditës në të gjithë botën e kujt I duhej ky imazh lufte? Vetëm këtu nuk ka gjetur justifikim politika ruse, sepse media botërore nuk mund të ushqejnë me lajme fallco opinionin botëror…Zgjimi i opinionit botëror është fundi i politikës ruse për njëqind vjetët e ardhshëm. Kjo botë e klikimit ka hyrë për mirë a për keq për disa gjëra, por tek lufta e Ukrainës tek sheh presidentin nëpër llogore si ushtarin e parë të vendit nuk ka ngelur njeri i madh apo i vogël nëpër botë, që nuk i ka bërë përshtypje ky gjest heroik. Radari apo kundërarma e imazhit të popullit të Ukrainës që po përgatitet të mbrojë vendin janë goditje vdekjeprurëse për imazhin e rusisë. Asnjë armë sado e sofistikuar nuk mund ta mund opinionin publik ndërkombëtar, që kështu betejën për imazhin Rusia e ka humbur përballë një populli që Lufton për vendin e tij. Aleanca perëndimore së shpejti do aprovojë masa të tjera kundër shtetit rus dhe në javët e muajt e tjerë do të ndihen pasojat, e rëndësishme është qëndrimi unik i saj. Kjo tregon se popujt që luftojnë për liri dhe demokraci janë një model i ruajtjes së vlerave e jo një klikë që për hir të pushtetit futet në aventura të rrugëve pa krye që të çojnë drejt pushteteve të absolutizmit e ca më keq akoma natyrave fashiste. Frika e Hobsbau-mit, Plamenate-it, Shopflin-it dhe të tjerëve politolog e historianë, të cilët paralajmëronin për trashëgimin e nacionalizmit joliberal në Evropën Qendrore dhe Lindore, duket se u justifikua. Shqipëria duhet të ndjek me vëmendje ngjarjet në të gjithë hapësirën mbarë shqiptarçe të krijoj me shpejtësi një lloj hospitalizmi për  emigrantët që mund të strehohen në vendin tonë për arsye të luftës. Rishikimi i bazës ushqimore e parashikimi në kohë të jashtëzakonshme janë masa imediate të qeverisë. Duhet një strategji mbarëkombëtare në çdo fushë për të parashikuar çdo skenar edhe nga më absurdët. Koha kur edhe këndohej ndonjë këngë ruse nga ato si Kalinka e Kozaçok duket se mori fund me këto ngjarje që po ndodhin në Ukrainë. Do të kemi nëpër rrugët e Shqipërisë më shumë rusishtfolës se kurrë e do të ndajmë me ta bukën e do ti presim me besë e bujar siç i ka hije shqiptarit.